Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering Qura“an
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
   

Ē’THONĖ TĖ TJERĖT PĖR KUR’ANIN

Njerėzisė i ėshtė dhėnė porosia hyjnore vetėm prej dy burimeve: i pari, fjala e All-llahut dhe i dyti, e pejgamberėve tė cilėt u zgjodhėn prej All-llahut pėr t’ia komunikuar dėshirėn e Tij qenies njerėzore. Kėto dy burime gjithmonė kanė qenė sė bashku, kurse pėrpjekjet pėr ta njohur dėshirėn e All-llahut, duke mos e pėrfillur njėrėn prej tyre, kanė qenė mashtruese. Hindusėt nuk i kanė pėrfillur pejgamberėt e tyre dhe tėrė kujdesin ua kanė kushtuar librave tė tyre tė cilėt kanė qenė vetėm ngatėrresa tė fjalėve, kėshtu qė mė nė fund ato janė humbur. Gjithashtu tė krishterėt, nė kundėrshtim tė plotė me Librin e All-llahut, tėrė rėndėsinė ia dhanė Krishtit dhe kėshtu jo vetėm qė e kanė lartėsuar nė Hyjni, por gjithashtu e kanė humbur pikėrisht thelbin e Tevhidit (monoteizmit) qė ėshtė pėrfshirė nė Bibėl.

Nė tė vėrtetė, shkrimet kryesore tė shenjta janė shpallur para Kur’anit si psh. Dhjata e Vjetėr dhe Ungjilli si libra janė shkruar shumė mė vonė se koha e pejgamberėve (tė cilėve u janė zbritur), edhe kėto gjithashtu tė pėrkthyera. Kjo ka ndodhur pėr arsye se ithtarėt e Musaut alejhisselam dhe Isaut alejhisselam nuk janė pėrpjekur mjaft pėr t’i ruajtur kėto shpallje gjatė jetės sė kėtyre pejgamberėve. Pėrkundrazi, ato janė shkruar shumė mė vonė pas vdekjes sė tyre. Kėshtu, kjo qė sot e kemi nė formė tė Biblės (si Dhjata e Vjetėr ashtu edhe Dhjata e Re), ėshtė pėrkthim i pėrshkrimeve individuale tė shpalljeve origjinale, tė cilat pėrfshijnė shtojca dhe reduktime tė bėra nga ithtarėt e pejgamberėve tė lartpėrmendur. Sa i pėrket Librit tė fundit tė shpallur, Kur’anit, ai ekziston nė frymėn e tij origjinale. All-llahu vetė e ka garantuar ruajtjen e Tij dhe kjo ėshtė arsyeja pse Kur’ani nė tėrėsi ėshtė shkruar gjatė kohės sė jetės sė pejgamberit Muhammed alejhisselam, disa pjesė nė gjethet e palmave, nė pergament, nė eshtra e tė tjera. Pėrveē kėsaj, dhjetėra mijė shokė tė Muhammedit alejhisselam e kanė mėsuar pėrmendsh tėrė Kur’anin, kurse Pejgamberi personalisht e ka recituar para melekut Xhibril njė herė nė vit dhe dy herė para se tė vdesė. Pastaj halifi i parė, Ebu Bekri r.a., ia ka besuar pėrmbledhjen e tėrė Kur’anit (tė verifikuar) nė njė vėllim katibit (sekretarit) tė Pejgamberit alejhisselam, Zejd ibn Thabitit. Kėtė vėllim deri nė vdekjen e tij e ka ruajtur Ebu Bekri. Pastaj ai ka qenė te halifi i dytė, Umeri dhe pas tij e ka ruajtur Hafseja, bashkėshortja e Pejgamberit Muhammed alejhisselam Nga origjinali, halifi i tretė, Uthmani, ka pėrgatitur disa pėrshkrime dhe ato i ka dėrguar nė disa qendra muslimane.

Kur’ani ėshtė ruajtur nė mėnyrė aq tė pėrpiktė, sepse ai duhej tė jetė Libėr porosish pėr njerėzimin pėr tė gjitha kohėt qė vijnė. Pėr kėtė arsye, Kur’ani nuk u drejtohet vetėm arabėve nė tė cilėn gjuhė edhe ėshtė shpallur, por i drejtohet njeriut si qenie njerėzore:

“O njeri! Ēka ju ka larguar juve prej Zotit tuaj?”. Zbatueshmėria e mėsimeve tė Kur’anit ėshtė vėrtetuar me shembujt e Muhammedit alejhisselam dhe shembujt e musli­manėve tė mirė gjatė shekujve. Udhėzimi karakteristik i Kur’anit ėshtė ai qė instruksionet e tij janė tė orientuara nga mirėqenia e pėrgjithshme e njeriut dhe janė bazuar nė mundėsinė brenda suazave tė tij. Nė tė gjitha dimensionet, urtėsia kur’anore ėshtė pėrfundim­tare. Kur’ani nuk e dėnon as nuk e torturon trupin, por edhe shpirtin nuk e lė pas dore. Ai (Kur’ani) nuk e bėn Zotin njeri as njeriun Zot. Ēdo gjė ėshtė vendosur me kujdes aty ku e ka vendin nė skemėn e pėrgjithshme tė krijimit.

Njėmend, dijetarėt tė cilėt kanė pohuar se Muhammedi alejhisselam ka qenė autor i Kur’anit, pohojnė diē qė ėshtė e pamundur pėr njeriun. A ka qenė e mundur qė njė person nė shekullin e gjashtė tė epokės sonė, t’i shqiptojė tė vėrtetat shkencore ashtu siē janė tė pėrfshira nė Kur’an? A do tė kishte mundur ai ta pėrshkruajė evoluimin e embrionit brenda uterusit aq pėrpikshėm si e gjejmė atė nė shkencėn moderne?

E dyta, a ėshtė e logjikshme tė besohet qė Muhammedi alejhisselam, i cili nė moshėn dyzetvjeēare ka qenė i njohur pėr ndershmėri dhe besnikėri, pėrnjėherė tė fillojė tė bėhet autor i njė libri me vlera tė pakrahasueshme letrare, kurse njė numėr i madh i poetėve dhe oratorėve arabė tė kalibrit tė lartė, nuk kanė qenė nė gjendje tė prodhojnė barasvlershėm.

Dhe nė fund, a ėshtė e arsyeshme tė thonė qė Muhammedi alejhisselam, i cili ka qenė i njohur si “el-emin” (i besueshėm) nė shoqėrinė e tij, dhe nga ana e dijetarėve jomuslimanė qė ėshtė ende i admiruar pėr ndershmėri dhe besnikėri, tė vijė me njė pohim fals dhe me kėtė gėnjeshtėr t’i bindė mijėra njerėz me karakter, besnikėri dhe ndershmėri, tė cilėt kanė qenė tė aftė tė formojnė shoqėrinė mė tė mirė nė sipėrfaqen e tokės?

Me siguri, ēdo hulumtues i sinqertė dhe objektiv i tė vėrtetės, do tė vijė deri te konkludimi qė Kur’ani ėshtė Libėr i shpallur i All-llahut.

Edhe nėse nuk pajtohemi me tė gjitha ato qė i thonė ata, ne kėtu do tė japim disa mendime tė dijetarėve tė rėndėsishėm jomuslimanė rreth Kur’anit. Lexuesi lehtė do tė mund tė vėrejė se si bota moderne i afrohet realitetit nė lidhje me Kur’anin. Ne apelojmė te tė gjithė dijetarėt objektivė (pa paragjykime), ta studiojnė Kur’anin nė dritėn e pikave tė lartpėrmendura. Jemi tė sigurt qė njė pėrpjekje e tillė duhet ta bindė lexuesin qė Kur’ani nuk ka mundur tė jetė i shkruar nga ana e njeriut…


“Sa herė qė ne i drejtohemi Kur’anit, nė fillim na shkakton neveritje, dhe ēdoherė sėrish ai sė shpejti bėhet tėrheqės, na mallėngjen dhe mė nė fund na detyron ta nderojmė… Stili i tij, nė pajtim me kontekstin dhe qėllimin e tij, ėshtė i rreptė, madhėshtor dhe i tmerrshėm – pėrgjithmonė i lartėsuar – kėshtu qė ky libėr do tė ushtrojė ndikim shumė tė fuqishėm gjatė tėrė kohės.”

Goethe, i cituar nė T.P. Hughes, Dictionary of Islam, p. 526.


“Kur’ani, sipas mendimit pėrgjithėsisht tė pranuar, zė vend tė rėndėsishėm ndėr librat e mėdhenj religjiozė nė botė. Ndonėse ėshtė mė e reja prej veprave mė tė rėndėsishme qė i pėrkasin kėtij niveli tė literaturės, ai nuk ia lėshon rrugėn asnjė vepre tjetėr nė efektin e mrekullueshėm qė ka ndikuar nė masat e gjera tė njerėzve. Ai ka krijuar njė fazė gati tė re tė mendimit njerėzor dhe njė tip tė ri tė karakterit. Ai sė pari ka transformuar njė numėr tė fiseve heterogjene nė shkretėtirėn e Gadishullit Arabik nė njė popull heroik, dhe pastaj ka vazhduar tė krijojė organizata tė panumėrta politike-fetare tė Botės Islame, tė cilat janė njė nga format mė tė mėdha nė tė cilat Evropa dhe Lindja duhet tė llogarisin sot”.

G. Margoliouth, Introduktion to J.M. Rodwell’s. The Koran, New York, Everymans Library, 1977, p. VII.


“Vepra, ndėrkaq, e cila shkakton ndjenja tė fuqishme dhe gjoja tė papajtueshme, lexuesi i largėt – i largėt pėrsa i pėrket kohės – por edhe mė shumė i largėt nė zhvillimin mendor – vepra e cila jo vetėm qė ngadhėnjen neveritjen me tė cilėn ai mund ta fillojė shqetėsimin e tij, por e ndėrron kėtė ndjenjė tė keqe nė mallėngjim dhe admirim, vepra e atillė duhet tė jetė krijim i mrekullueshėm i mendjes sė vėrtetė tė njeriut dhe problem me interes tė lartė pėr ēdo kundrues (mendimtar) tė kujdesshėm nė fatin e njerėzisė”.

Dr. Steingass, cituar nė T.P. Hughes, Dictionary of Islam, pp. 526-527.


“Janė tė paqėndrueshme hipotezat tė cilat janė paraqitur prej atyre qė mendojnė se Muhammedi alejhisselam ėshtė autor i Kur’anit, kur dihet shkaku i vėrejtjeve tė lartpėrmendura. Si ka mundur njeriu analfabet tė bėhet autori mė i rėndėsishėm nė kuptim tė meritave letrare, nė mbarė literaturėn arabe? Si ka mundur ai atėherė t’i shpjegojė tė vėrtetat e natyrės shkencore, qė asnjė njeri deri nė atė kohė nuk ka mundur ta zhvillojė, dhe tėrė kėtė duke mos bėrė asnjėherė as gabimin mė tė vogėl nė tė shpjeguarit e ēėshtjeve.”

Maurice Bucaille, The Bible, the Qur’an and Science, 1978, pp. 125.


“Kėtu pra, meritat e tij si krijim letrar nuk duhet matur sipas disa maksimave paragjykuese tė shijes subjektive dhe estetike, por sipas efekteve qė i ka shkaktuar ai te bashkėkohėsit dhe bashkatdhetarėt e Muhammedit alejhisselam Nėse ai me aq forcė dhe arsyeshmėri ka folur pėr zemrat e dėgjuesve tė tij, pėrsa i pėrket bashkimit tė elementeve deri tash centrifugale dhe antagoniste nė njė tėrėsi kompakte dhe mirė tė organizuar, tė frymėzuar me idetė mė tė larta se ato qė deri tash kanė udhėhequr me botėkuptimin arab, atėherė elokuenca e tij ka qenė e pėrkryer, e thjeshtė, sepse ai krijoi njė popull tė civilizuar larg fiseve tė egra dhe u dha njė petk tė ri themeleve tė vjetra tė historisė”.

Dr Steingass, cituar nė T.P. Hughes’, Dictionary of Islam, pp. 528.


“Nė zhvillim e sipėr ėshtė e pranishme pėrpjekja pėr t’i pėrmirėsuar veprimet e paraardhėsve tė mi dhe pėr tė krijuar diē qė mund tė pranohet si jehonė, sado e zbehtė nė retorikėn madhėshtore tė Kur’anit nė arabishte. Jam pėrpjekur t’i studioj ritmet e ndryshme tė ndėrlikuara dhe madhėshtore tė cilat, pėrveē porosisė sė vet, kanė konstituuar kėrkesėn e pakontestueshme qė Kur’ani tė rangohet ndėr kryeveprat mė tė mėdha letrare tė njerėzisė… Kjo veēori mjaft karakteristike – “ajo simfoni unike” siē e ka pėrshkruar besimin nė librin e tij tė shenjtė Muhammed Marmaduke Pickthalli, “tingujt e sė cilės i kanė shtyer njerėzit deri nė lotderdhje dhe ekstazė” – ka qenė gati tėrėsisht e pranuar nga pėrkthyesit e mėparshėm; prandaj, nuk ėshtė ēudi qė ajo qė e kanė shkruar tingėllon nė mėnyrė anemike dhe tė zbehtė nė krahasim me tė dekoruarit madhėshtor tė origjinalit”.

Arthur J. Arberry, The Koran Interpreted, London, Oxford University Press, 1964, pp. X.


“Njė shqyrtim krejtėsisht objektiv i tij (Kur’anit) nė dritėn e diturisė moderne, na shpie ta njohim pajtimin ndėrmjet kėtyre dyve, sikur qė tash ėshtė i njohur nė disa raste. Kjo na detyron tė gjykojmė se ėshtė fare e pakuptueshme qė njeriu nga koha e Muhammedit alejhisselam tė jetė autor i pohimeve tė tilla, duke e marrė parasysh shkallėn e diturisė sė asaj kohe. Konsiderimet e tilla janė pjesė e asaj qė i jep shpalljes sė Kur’anit vendin e saj unik dhe e shtynė shkencėtarin objektiv ta pranojė joaftėsinė tė sigurojė njė shpjegim i cili do tė thirrej vetėm nė anėn materialiste”.

Maurice Bucaille, The Qur’an and Modern Science,1981, pp. 18.


Pėrktheu nga anglishtja:
Shpresa Prekadini