Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering Qura“an
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
   

Kush ėshtė Krijuesi?

“All-llahu nuk ka marrė pėr veten kurrfarė fėmijė (as nga engjėjt, e as nga njerėzit), nuk ka me Tė ndonjė zot tjetėr, pse (sikur tė kishte zot tjetėr), atėherė secili zot do tė veēohej me atė qė ka krijuar, dhe do tė dominonte njėri mbi tjetrin!” (Mu’minun: 91)

----

Njė pyetje shumė e njohur e ateistėve ėshtė: “Pasi ekzistimi i gjėrave tė pėrkohshme kėrkon ekzistimin e shkakut tė pėrhershėm, atėherė pse ai shkak tė jetė Zoti i fesė? Pse nuk mund qė materia tė jetė e pėrhershme dhe pėr kėtė shkak tė mos ketė nevojė pėr krijues tė jashtėm?”

Nė bazė tė Islamit por nė tė njėjtėn kohė nė baza racionale, do tė argumentoja se atributi i tė pėrhershmes nxjerr atribute tjera, qė materia nuk i ka dhe nuk mund ti ketė, dhe sipas kėsaj nuk mund tė luajė rolin e shkakut tė pėrhershėm dhe final tė gjėrave tė pėrkohshme.

Teologėt muslimanė, thonė se pėrhershmėria e ekzistencės logjikisht nėnkupton pėrjetėsinė. Kjo ėshtė e vėrtetė pėr shkak se, nėse diēka ėshtė e pėrhershme, atėherė ekzistimi nuk varet nga asgjė jashtė tij. Nėse kjo ėshtė ashtu, atėherė asnjėherė nuk mund tė vdesė, pėr shkak se vetėm gjėrat qė vdesin humbin disa kushte tė jashtme nga tė cilat mvaren ata dhe ekzistenca e tyre. Nėse shkaku pėrhershėm i gjėrave tė pėrkohshme ėshtė e pėrhershmja dhe e pėrjetėshmja, atėherė pė shkak tė nevojės duhet tė jetė i vetė-varur, Kajjum dhe Gani (qayyoom dhe ghanee)

A mund tė ketė mė shumė se njė krijues tė tillė? Kur’ani na tregon se ajo ėshtė e pamundur: “All-llahu nuk ka marrė pėr veten kurrfarė fėmijė (as nga engjėjt, e as nga njerėzit), nuk ka me Tė ndonjė zot tjetėr, pse (sikur tė kishte zot tjetėr), atėherė secili zot do tė veēohej me atė qė ka krijuar, dhe do tė dominonte njėri mbi tjetrin!” (Mu’minun: 91)

Ky argument Kur’anor nga disa teologė muslimane ėshtė parafrazuar nė njė mėnyrė pėrafėrsisht tė kėtillė: Supozimi se ekzistojnė disa zotėra pėrveē njė Zoti tė vėrtetė, ēon nė pasoja tė gabuara, dhe pėr kėtė shkak ajo ėshtė e gabuar. Nėse ekziston mė shumė se njė zot, atėherė: (a) nėse ēdo detaj i ēdo gjėje nė botė ėshtė rezultat i veprimit tė njėrit prej atyre zotėrave, ajo nuk mund nė tė njėjtėn kohė tė jetė rezultat i veprimit tė njė zoti tjetėr. Por nėse (b) disa gjėra nė botė janė krijuar nga disa zotėra, dhe disa tė tjera nga disa zotėra tjerė, atėherė secili zot do tė kishte pushtet tė pavarur mbi gjėnė qė e ka krijuar, qė do tė thotė se asgjė nė botėn e tij nuk mund, tė ndikohet nga ēdo gjė jashtė saj. Por kjo bie nė kundėrshtim me unitetin dhe pavarėsinė nė botė. Dhe nėse kjo ėshtė e pamundur, atėherė (c) disa zotėra do tė tejkalojnė tė tjerėt, dhe nėse kjo ndodh atėherė ata tė cilėt janė tė mposhtur, nuk mund tė jenė zotėra tė vėrtetė. Pėr kėtė shkak nuk mund tė ketė mė shumė se njė krijues.

Si mund tė krijojė ky krijues? Pasi ai ėshtė i vetė-varur, nuk mund tė thuhet se Ai varet nga ndonjė gjė tjetėr jashtė Tij nė ēfarėdo veprimi, dhe nuk mund tė thuhet se Ai prodhon efektet e Tij nė mėnyrė tė njėjtė si shkaqet natyrore. Por nėse Ai nuk ėshtė shkak natyror, atėherė Ai patjetėr ėshtė agjent pėrcaktues. [vendim-marrės]. Dhe pasi qėllimi pėrfshin dituri, dhe se dituria dhe qėllimi pėrfshijnė jetė, ai patjetėr ėshtė qenie e gjallė. Pasi ai ėshtė qenie e pėrhershme dhe e pėrjetshme, tė gjitha atributet e tij duhet tė reflektojnė kėtė cilėsi dhe pėr kėtė shkak ai nuk duhet tė jetė vetėm i dijshėm, por i gjithdijshėm, jo vetėm i fuqishėm, por i gjithėfuqishėm, etj.

Pasi qė asnjė materie nė asnjė formė nuk mund tė jep pėrgjigjėn e kėtyre atributeve, dhe pasi qė tė gjitha kėto atribute janė tė pėrfshira nga dy atributet e tė pėrhershmes dhe pėrjetshmes, asnjė formė e materies nuk mund tė jetė e pėrhershme ose e pėrjetshme, kėshtu qė asnjė materie nė asnjė formė nuk mund tė luajė rolin e shkakut tė pėrhershėm. Kjo sasi e atributeve qė krijuesi i pėrhershėm dhe i pėrjetshėm duhet t’i ketė mjafton, ma merr mendja, pėr tė treguar se ajo nuk mund tė jetė materia.

Por, ky pėrfundim mund tė konfirmohet edhe mė tutje me pohimet e shkencės moderne rreth natyrės sė materies.


Pse Ai duhet tė jetė Zoti i Islamit?

Disa mund tė thonė, “Pasi qė ky zot ėshtė Zot personal dhe i gjallė, dhe se Ai i ka atributet qė ju i pėrmendėt, pse Ai duhet tė jetė Zoti i Islamit dhe pse jo, tė themi, Zoti krishterė ose hebre?” Zoti i Islamit ėshtė Zoti i tė gjithė profetėve tė vėrtetė nga Ademi, alejhis-selam, Musa, alejhis-selam, Isa, alejhis-selam, dhe Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Por ėshtė pohim themelor i fesė me tė cilėn Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, erdhi, qė fetė tjera paraprake (duke pėrfshirė edhe krishterizmin dhe judaizmin) nuk e mbajtėn nė formėn e vėrtetė [pastėr] sipas tė cilės kėta pejgamberė flisnin, por e kanė ndryshuar dhe turbulluar atė. Feja e vetme, libri i tė cilės ka marrė pėrsipėr tė ruhet nga ērregullime [ndryshime] tė tilla ėshtė feja e pejgamberit tė fundit tė Zotit, me emrin Muhammed, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Kjo nuk do tė thotė se ēdo gjė nė kėto fe ėshtė e gabuar ose e keqe. Jo! Ka shumė gjėra nė to qė janė tė mira dhe tė vėrteta; janė vetėm ato elemente qė bijnė nė kundėrshtim me Islamin qė janė tė gabuara ose tė kėqija. Por edhe nėse ato pastrohen nga tė gjitha gjėrat qė nuk janė nė pėrputhje me Islamin, ato edhe mė tej do tė ishin mė pak tė pėrsosura se Islami, sidomos nė konceptet e tyre pėr Zotin, dhe pėr kėtė shkak nuk janė tė pėrshtatshme pėr tė qenė religjione univerzale.

Pasi e thash kėtė, me lejoni tė jap njė shembull tė njė besimi jo-islamik, tė cilėn Kur’ani e konsideron blasfemi tė marrė kundrejt Zotit; pohimi se Ai ka fėmijė.

Nė kohėn e Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, disa prej arabėve kanė besuar se melaiket ishin vajzat e Zotit, ndėrsa disa krishterė kanė besuar se Isa, alejhis-selam, ishte djali i Zotit, ndėrsa disa hebrenj kanė besuar se Ezra ishte djali i Zotit. Kur’ani, siē ka dhėnė argumente se ėshtė e pamundur ekzistimi i zotėrave tjerė pėrveē njė Zoti tė vėrtetė, ai poashtu ka dhėnė argumente elaboruese pėr tė treguar se ėshtė e pamundur qė Ai tė ketė fėmijė, qoftė mashkull, ose femėr. Nėse Krijuesi ėshtė njė dhe i vetė-varur, atėherė Ai poashtu ėshtė unik, ahad, “Asnjė send nuk ėshtė si Ai” (Shura: 11), mirėpo nėse ėshtė ashtu atėherė, “As s'ka lindur kė, as nuk ėshtė i lindur.”(Ihlas: 3), “e si do tė ketė Ai fėmijė kur nuk pati bashkėshorte? Ēdo send e krijoi Ai.” (En’am: 101)

Kur’ani kėtu thotė qė pohimi se Zoti ka fėmijė bie nė kundėshtim me faktet (e njohura nga ata qė e bėjnė kėtė pohim) se Ai ėshtė Krijuesi i ēdo gjėje, se Ai ėshtė i vetė-varur, dhe se Ai nuk ka bashkėshorte. Tani, pasi qė ai ėshtė Krijuesi i ēdogjėje, kjo nevojė pėrfshinė edhe atė pėr tė cilin thuhet se ėshtė fėmija i Tij. Por, nėse ky ėshtė i krijuar nga Ai, atėherė ky nuk mund tė jetė fėmija i Tij; ky ėshtė njė nga krijesat e Tij. Njė person nuk mund tė krijojė njė fėmijė; ai e lind atė. Nėse thuhet dhe insistohet qė fėmija lindet dhe nuk krijohet nga Zoti, kjo i sjell kėto pasoja tė gabuara:

1. Fėmija i krijuar duhet tė jetė i natyrės sė njėjtė me babain e tij, e nė kėtė rast Zoti nuk do tė ishte unik dhe njė.

2. Zoti nuk do tė ishte krijuesi i ēdo gjėje.

3. Zoti do duhej tė kishte bashkėshorte, e cila kuptohet, duhej tė jetė e natyrės sė njėjtė siē ėshtė Ai, ndryshe ata nuk mund tė lindin asgjė.

4. Nė kėtė rast numri i qenieve tė cilat janė tė natyrės sė njėjtė me Zotin do tė rriteshte nė tre.

5. Nėse fėmija lindet, atėherė ai nuk mund tė jetė i pėrhershėm, domethėnė ai nuk mund tė jetė i natyrės sė njėjtė me babain e tij.

6. Pėr kėtė shkak ai patjetėr ėshtė i pėrkohshėm; por nė kėtė rast, ai duhet tė ketė krijues. Por nėse Zoti, qė ėshtė babai i tij, nuk mund nė tė njėjtėn kohė tė jetė krijuesi i tij, atėherė patjetėr duhet tė jetė krijuesi i tij, atėherė patjetėr duhet tė ketė edhe njė krijues tjetėr pranė Zotit babait; por nė atė rast, ky krijues tjetėr, do tė ishte krijuesi njė dhe i vėrtetė pėr shkak se vetėm nėpėrmjet fuqisė sė tij, i pari kishte mundėsi ta lindė djalin e tij. Kjo do ta rriste numrin e zotėrave nė katėr.

Nuk ka dyshim nė atė qė e thotė Kur’ani pėr ata qė thonė se Allahu ka fėmijė, “Ju (jobesimtarė) vėrtet sollėt njė fjalė shumė tė shėmtuar. Aq tė shėmtuar sa gati u copėtuan qiejt, gati pėlciti toka dhe gati u shembėn kodra nga ajo (fjalė). Pėr atė se tė Gjithėmėshirshmit i pėrshkruan fėmijė. (Merjem: 89-91)


Dr. Xhafer Shejh Idris
Menarus-Sebil 7, fq. 6 Rajab 1413 H. - Janar 1993


Burimi: albislam.com