Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering Qura“an
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
   

Udhėtimi pėr nė amshim

Sado qė tė jetoj njeriu nė kėtė dynja, sado qė ai tė dėfrehet me kėnaqėsitė dhe lezetet e saja, fundi i tij ėshtė i paevituar. Patjetėr ēdo njeri do ta ketė fundin dhe ky fund ėshtė vdekja, prej sė cilės nuk ka shpėtim. Thotė Allahu i Lartmadhėrishėm: "ēdo shpirt do ta shijoje vdekjen, e tek Ne keni pėr tu kthyer" [ali imran 185].

Patjetėr do t'a pėrjetojmė ditėn, nė tė cilėn do tė kthehemi tek Allahu i Lartmadhėrishėm, qė tė na llogarit pėr ate qė punuam nė kėtė dynja. Thotė Allahu i Lartmadhėrishėm “friksojuni ditės nė tė cilėn do tė ktheheni tek Allahu" [bekare 281].

Ajo ėshtė dita e fundit, nuk ka ditė pas saj. Ajo ėshtė ditė e madhe nė tė cilėn do tė dalim para Allahut tė Lartmadhėrishėm, ėshtė ditė qė do tė del para Allahut, i madhi e i vogli, i ndershmi e i pandershmi, i pasuri e i varfėri; ajo ėshtė dita dhe takimi i premtuar…

Para kėsaj dite ėshtė njė moment nė tė cilin njeriu kalon prej botės sė mashtrimit nė botėn e gėzimit ose hidhėrimit; mvarėsisht prej veprave tė tij. Ky moment ėshtė momenti nė tė cilin njeriu hedh shiqimin e fundit nė djemt e vajzat e tij, nė vėllezerit e motrat e tij kurse nė fytyrėn e tij lajmerohen agonitė e vdekjes dhe nga zemra e tij burojnė rėnkime dhe gjėmime tė thella. Ai ėshtė momenti nė tė cilin njeriu e kupton pavlefshmerinė e kėsaj dynjaje, ėshtė momenti nė tė cilin njeriu ndien dhimbje dhe humbje pėr ēdo moment tė cilin nuk e ka shfrytėzuar nė rrugen e Allahut tė Lartmadhėrishėm.

Atėherė ai mund tė thėrret "O Zoti im! Mė kthe, ndoshta do tė punoj mirė pėr ate qė leshova [nuk e bėra deri sa isha nė dunja]". [mu'minun 99-100].

Ai ėshtė moment nė tė cilin meleku i vdekjes e thėrret njeriun. Ah po ta dije se a therret pėr tė mirė [ta pėrgėzoje me xhennet] apo e thėrret vrazhdė si pėr banor tė xhehennemit!

Vėlla i dashur!

Vetmia e vėrtetė ėshtė vetmia nė qefin e varr. A i pėrkujton dhimbjet kur do shtrihesh nė shtratin ku familja jote do tė tė rrotullojnė [herė andej e herė kėndej], kur do tė kaplon dhimbja, e vdekja me ēdo herė do tė afrohet. Pastaj do t'ia dorėzosh shpirtin Zotit tė Lartmadhėrishėm. Pastaj do tė ēojnė nė xhami qė tė ta falin namazin e xhenazes, pastaj do tė tė lėshojnė nė varr, duke tė mos shoqėruar aty askush, as nėna as babai e as vėllai.

Nė varr njeriu do ndien sė ėshtė nė njė vetmi dhe bote tė frikshme. Gjatė njė momenti njeriu kalon nga kjo botė e frikshme pėr nė kėnaqėsitė e Allahut tė Lartmadhėrishėm, nėse ka qenė prej atyre qė janė penduar dhe kanė bėrė vepra tė mira apo kalon nė sketerre e ndėshkim tė dhembshėm nėse ka qenė vepėrkeq e mendjemadh ndaj Allahut tė Lartmadhėrishėm.

Nuk ka shpėtim nga momenti i dhėnies sė fletushkave pėr ate qė kemi bėrė. Ato ose do tė na jipen nė anėn e djathtė e tė jemi tė gėzuar ose nė anėn e majte e me zemėr tė thyer do ndiejmė dhimbje pėr ditėt, nė tė cilat nuk punuam diē pėr Allahun e Lartmadhėrishėm, ta kemi pėr nė Ditėn e Gjykimit.

Ja pra kjo ėshtė dynjaja. Ėvrreni se sa shpejt kalojnė ditėt e saja. Tash i shef sinjalet e para para vetes. Ia dorėzon shpirtin Allahut, kalon nė Ahiret dhe vėshtiresitė e tij. Ja pėr njė moment u bė sikur nuk kishte qenė kurrė. I kthehet jetės sė re, ose tė lumur ose tė hidhur. Allahu na ruajt!

Nuk ka dobi nga dunjaja, banorėt e sė cilės ēdo here ate e braktisin. Botė, tė cilėn ndėrtuesit e saj e lėnė. Ose varr nė begati e kėnaqėsi tė pėrhershme ose varr nė zjarre dhe mundime tė dhembshme. Ai thėrret, kėrkon ndihmė por s'ka kush qė i ndihmon. Pas kėsaj vjen dita e premtuar, dita nė tė cilėn toka shėndrrohet nė njė tokė tjetėr e qiejt i nėnshtrohen Allahut Fuqiplotė; ditė nė tė cilėn dosti nga dosti nuk ka dobi e as ndihmė. Thėrret thirrėsi [meleku] me zėrin e tij e ngriten tė vdekurit nga varret pėr tek Zoti i tyre, tė zhveshur e tė zbathur, kur nuk ka fis, miq, autoritet e as pasuri "e kur i fryhet Surit [pėr herė tė dytė] atėhere, nė atė ditė nuk do tė kete lidhje familjare mes tyre e as qė do tė pyes kush pėr njėri tjetrin. E kujt i peshojnė mė rėndė peshojat [veprat e mira], ata janė tė shpetuarit. Ndėrsa atyre qė u peshojne lehtė peshojat [veprat e mira] ata janė (ato) qė humbėn veten dhe janė nė xhehennem pėrgjithmonė. Zjarri do t'ua djegė atyre fytyrat dhe do tė duken shumė tė shėmtuar brenda tij" [mu'minun 101-104].

Ajo ėshtė dita nė tė cilan Allahu i bashkon tė parėt e tė fundit, ajo ėshtė dita nė tė cilėn shpėrndahen defteret [fletushkat] e vendosen nė peshore. Ajo ėshtė ditė nė tė cilėn njeriu ik nga vėllau, nėna, babai, gruaja e fėmijėt e tij. Ajo ėshtė dita kur vepėrkeqi dėshiron ta hedh gruan, vėllezėrit, fėmijėt nė zjarr, e vet tė shpėtoje.

Atėhere vėlla i dashur! Ti o vėlla qė ndaj Allahut mėkat bėn ! Imagjino veten tėnde duke qėndruar nė mesin e asaj turme tė madhe krijesash tė mbledhura para Allahut tė Lartmadhėrishėm, tė thirret emri: o filan filani eja tė dalėsh para Allahut tė Lartmadhėrishėm! Ngritesh e nga frika e madhe tėrė gjymtyrėt e trupit tė dridhen. Ngjyra e fytyrės tashme tė ka ndryshuar, e mundimet e vėshtirėsitė tė kanė kapluar, me asisoj dhimbje tė cilat ti din vetėm Allahu.

Imagjinoje veten tėnde duke qėndruar para Allahut tė Lartmadhėrishėm e zemra tė ėshtė mbushur frikė.

Tashmė kur ke fletushkėn nė dorė, nė tė cilėn veprat dhe ēdo gjė qė ka tė bėje me ty gjindet nė detaje. E lexove ate me zemer tė thyer.

Nė vete ndien turp prej Allahut, i Cili ende vazhdon tė ti fale mėkatet dhe tė jet bamirės ndaj teje.

Me ēfarė fjalė do ti pėrgjigjesh Allahut kur do tė pyet pėr veprat [e kėqia] dhe mėkatet e mėdha? Me cilat kėmbė do tė qėndrosh para Allahut? Me ēfarė zemre do ta pėrballosh tė folurit e Allahut drejtuar ty?

Si do jete puna jote kur tė pėrkujtosh mospėrfilljen e urdhėrave tė Allahut dhe bėrjen e mėkateve? Si do tė pėrkujtosh interesimin e paktė pėr ndalesat e Tij dhe adhurimin e cekėt ndaj Tij? Ēfarė do tė thuash nėse tė thotė ty "o robi Im! Nuk mė respektove, e as nuk u turpėrove prej Meje? A nuk tė kam bėrė mire? A nuk tė kam begatuar? Ēfarė tė mashtroi…?

Vėlla i dashur!

Pėrkujto njerėzit e devotshėm tė cilėt dalin nga varret e tyre me fytyra tė bardha si shenjė e veprave tė mira. U ringjallėn me kėtė cilėsi si dhuratė nga ana e Allahut. Ata takohen me melaiket e ato i pėrgėzojnė duke u thėnė: ja kjo ėshtė dita qė u ishte premtuar juve [bėtė durim e u shpėrblyet]…pėrkujto kur Allahu do urdhėron melaqet tė drejtojnė robėrit e Tij pėr nė xhennetet e lumtura. Ti dėrgojnė nė ato vendet ku gjejnė kėnaqesinė e pėrhershme.

Ata me kėnaqėsinė e Allahut, arritėn kėtė jetė tė lumtur, iu hapen dyert e xhenneteve e rreth tyre sillen hyrite symėdha. Hiqet prej tyre lodhja e mundimi.

Pėrkujto kur shpirtėrat e kėqinj, tiran e mėkatarė takojnė Allahun e Ai melaqet urdhėron tė marrin dhe lidhin nė pranga e pastaj ti hedhin nė zjarr, sepse hidhėrimi i Tij ėshtė i ashpėr ndaj atyre qė kanė pak turp ndaj Tij".

Ndalen shpirtėrat e kėqinjėve nė zjarrin e xhehennnemit. Tashmė mendojnė shpirtėrat e tillė qė tė kthehen prap nė dynja e tė pendohen e tė bėjnė vepra tė mira por larg, shumė larg ėshtė kthimi. Vėrtet dallim i madh nė mes kėtyre dy grupeve, nė mes atyre qė jane nė begati dhe atyre qė jane nė zjarre. Allahu i Lartmadhėrishėm thotė "vėrtet tė mirėt janė nė begati ndėrsa tė kėqinjt nė zjarre" [infitar 13-14].

O ti qė lexon kėto rreshta, ndalu pak dhe llogarit veten:

Nėse je prej atyre qė bėjnė vepra tė mira e u largohen mėkateve falenderoje Allahun pėr kėte dhe kėrko nga Ai qė tė tė bėje tė paluhatshėm nė kėte derisa tė vdesish dhe mos harro se Allahu t'a jep ate qė ti kėrkon.

E nėse nuk je i tillė pendohu sepse nuk ke arsye tė ngulsh kėmbė nė mėkatet qė tė sjellin ndėshkim, se VALLAHI ti nuk ke forcė ti pėrballosh ndėshkimit tė Allahut, ngase edhe kodrat e forta po tė ballafaqoheshin me ato zjarr do tė shkriheshin nga ashpėrsia e nxehtėsisė sė tij.

A mund ta krahasosh veten me malet dhe kodra tė tilla o njeri i dobėt?

Ti i bėn ballė urisė e etjes, vėshtirėsive e obligimeve por pasha Ate qė nuk ka tjetėr pos Tij, ti nuk mund ti bėsh ball atij zjarri…

Atėherė nuk tė mbetet tjeter pos qė ta shpėtosh veten nga zjarri i tillė derisa je nė kėtė periudhė tranzicioni dhe ke gjasa pėr pendim. Mos harro se sabri nga ndalesat e Allahut nė kėtė botė ėshtė shumė me i lehtė se sabri ndaj ndėshkimit tė Allahut nė Ditė tė Gjykimit.

Vėlla mos harro se nė rrugėn e drejtė dhe tė devotshmėrisė nuk ka vėshtirėsi e ndalesa tė mėdha siē mendojnė disa, por rruga e devotshmėrisė ėshtė e tėra lumturi, e tėra kėnaqėsi, e tėra qetėsi. E ēfarė tjetėr dėshiron ti nga dynjaja?! Por sa i pėrket jetės tirane e mėkatare e tėra ėshtė frikė, humbje, mashtrim nė kėtė botė e pastaj ndėshkim e mundime nė botėn tjetėr.

Andaj vėlla provoje kėtė rrugė tė drejtė dhe tė devotshmėrisė tani dhe mos u luhat sepse ne jemi duke tė keshilluar dhe ta dojmė tė mirėn!!!


Marrė nga njė fletushkė origjinali i sė cilės ėshtė nė gjuhėn arabe.
Pėrktheu: Sedat Islami
Student nė FSI - Prishtinė dhe nė Brunei Darussalam
Pėrkthyer mė: 25 Qershor 2003

Redaktura: AlbIslam.Com