Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering Qura“an
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
   

ALEKSANDRA DJORDJEVIC:

RRUGA IME PREJ ERRĖSIRĖS SĖ INJORANCĖS NĖ DRITĖN E ISLAMIT

(Me kėrkesėn e redaksisė sonė ekskluzivisht pėr Fjalėn e Bukur shkruan Aleksandra Xhorxheviē, serbe e cila para pak kohe kishte hyrė nė Islam)

Falėnderimi i takon vetėm Allahut, i Cili ėshtė i Vetmi qė meriton tė adhurohet. I Cili tregoi qartė rrugėn e shpėtimit nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr, dhe ata qė ndoqėn kėtė rrugė shpėtuan dhe falėnderuan pėr kėtė. Falėnderuar qoftė Allahu qė pėr kėtė na mėson duke thėnė nė Kur'an: “Ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, e Ne as qė obligojmė ndokėnd ēka nuk ka mundėsi (tė veprojė), tė tillėt janė banues tė xhenetit dhe nė tė janė pėrgjithmonė. Nga zemrat e tyre kemi hequr (zhdukur) ēdo gjė qė ishte krijuar nga zilia (urrejtja), janė nė xhenet, ku rrjedhin lumenj, e ata thonė: Falėnderojmė Allahun qė na udhėzoi pėr kėtė (pėr iman, pėr punė tė mira, na hoqi zilinė, na futi nė xhenet), pse sikur tė mos na drejtonte Allahu, ne nuk do tė dinim tė udhėzohemi. Vėrtet, tė Dėrguarit e Zotit na e thanė tė vėrtetėn dhe ne i besuam! E atyre u drejtohet thirrje: Ky ėshtė xheneti, ju dha juve pėr atė qė vepruat.” [A’rafė, 42-43]

Salavatet dhe pėrshėndetjet tona qofshin mbi Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili nė formė praktike na e qartėsoi kėtė rrugė, qė me pasimin e kėtij udhėzimi ta pėrfundojmė jetėn me iman dhe tė bashkohemi me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nė Havdin e tij nė xhenet. Meqenėse Islami nuk ėshtė njė e drejtė e rezervuar vetėm pėr njė popull tė caktuar, apo klasė tė njerėzve, apo pėr njė vend tė veēantė, ai i takon ēdonjėrit qė e do atė dhe punon sipas tij. Madje, mė i miri ėshtė vetėm ai qė ėshtė mė i devotshmi dhe mė i binduri nė besim, pa dallim ngjyre, kombi, race a gjuhe, siē thotė edhe Allahu nė Kur'an: “S’ka dyshim se tek Allahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur dhe ėshtė mė i devotshmi.” [Huxhuratė, 13]

Padyshim se Islami u takon edhe serbėve, gjegjėsisht atyre qė e pėrqafojnė dhe i pėrmbahen. Kjo do tė thotė se edhe atyre po t’u ofrohej njė thirrje mė e dendur dhe mė serioze pėr nė Islam, sigurisht qė do tė pėrgjigjeshin njė numėr i konsiderueshėm i tyre. Kėtė e vėrteton pėrvoja praktike dhe realiteti i vėrtetė i kohėve tė fundit.

Ky realitet na mėson se Drita Hyjnore e Islamit depėrton edhe nė mese ku kemi menduar se ėshtė e vėshtirė, apo ndoshta kemi menduar se ėshtė fare e pamundur. Por, edhe rrjedha e ngjarjeve gjatė historisė na ka dhėnė shumė shembuj tė tillė duke u nisur qė nga koha e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e deri nė ditėt e sotme.

Andaj, ne jemi tė obliguar tė bėjmė da’vet kudo qė jemi dhe me tė gjitha format e mundėsitė, ndėrsa rezultati i mbetet Allahut qė Ai ta japė, qė me kėtė t’ua rikujtojmė dhe t’ua tėrheqim vėrejtjen muslimanėve si dhe t’i udhėzojmė e mėsojmė tė tjerėt.

Mė poshtė kemi rrėfimin e njė personazheje tė kėtij realiteti tė pėrditshmėrisė sonė. Njė vajzė e re serbe, Aleksandra Djordjevic e tanimė me emrin Iman, e rritur dhe e edukuar nė njė ambient (dihet) aspak islam. Por, ndjenjat e saj tė mirėfillta e tė drejta e trazuan atė sa e sa herė gjatė rrugėtimit tė saj jetėsor duke u ballafaquar me pyetje sa shumė tė vėshtira, por edhe tė pakapshme dhe tė papėrgjigje. Ajo bėri jo vetėm udhėtim fizik, por sa herė edhe udhėtim shpirtėror derisa Allahu e udhėzoi pėr nė rrugėn e qetėsisė dhe kėnaqėsisė shpirtėrore qė rezultoi me pranimin e Islamit, tė cilin edhe e mban me dinjitet e krenari, pėrmes tė cilit e kuptoi edhe qėllimin dhe fisnikėrinė e jetės. Ngase kė do Allahu e udhėzon nė rrugė tė drejtė dhe kė do e humb: “Atė qė Allahu e udhėzon, ai ėshtė nė rrugė tė drejtė, e atė qė e humb, ata janė tė dėshpėruarit.” [A’rafė, 178]

“Atė qė e udhėzon Allahu, ai vėrtet ėshtė udhėzuar, e atė qė e humb, ti nuk do tė gjesh pėr tė ndihmės qė do ta udhėzonte.” [Kehf, 17]

Kėto dhe shumė gjėra tė tjera i ndodhėn asaj. Andaj pėr tė mos e zgjatur mė shumė, po ju lėmė me rrėfimin e saj nė vijim. Rrėfim, tė cilin ajo e shkroi enkas pėr lexuesit tanė shqipfolės, me kėrkesėn tonė, qė tė tregojė pėr jetėn dhe peripecitė qė pati, e aq mė tepėr pėr krenarinė dhe kėnaqėsinė qė ndjenė nė Islam.

Ajo fillon tė rrėfejė:

Rruga ime prej errėsirės sė injorancės nė dritėn e Islamit

Tregimi im fillon nė Shkup, ku jam lindur para 30 vjetėsh, nė ditėn e parė tė Ramazanit. Vitet e para tė jetės i kam kaluar nė njė mjedis tė pėrzier, mes tė krishterėve dhe muslimanėve. Prindėrit e mi sipas fesė janė tė krishterė ortodoksė, mirėpo ata nuk kanė jetuar si tė krishterė, por mė tepėr si ateistė. Nė atė kohė, nė vendin tonė sundonte komunizmi dhe thuaja askush nuk e njihte mjaft fenė e vet. Nuk mė kanė edukuar nė frymėn e fesė, por e kam kuptuar se Zoti ekziston. Mė kujtohet, kur isha shumė e vogėl, gjyshja ime e shtėpisė (nėna e babait) mė rrėfente se njeriu ka shpirt dhe trup, dhe shpirti jeton nė ne. Unė shpesh, si ēdo fėmijė naiv, jam pėrpjekur “ta shoh” shpirtin tim nė pasqyrė pėrmes gojės sė zgjeruar e tė hapur.

Njohuritė e para tė drejta rreth fesė i kam fituar tek nė moshėn 15 vjeēare. Atėbotė prindėrit e mi u shpėrngulėn nė Serbi dhe atėherė kemi jetuar nė njė mjedis ekskluzivisht tė krishterė. E vetmja fe qė kam mundur tė kem kontakt me tė ishte krishterimi. Kam lexuar Biblėn dhe shumė libra tjerė rreth krishterimit. Disa gjėra vėrtet kishin kuptim, por shumica e tyre ishin tė pakuptimta. Kishte shumė kundėrthėnie, tė cilat vetėm sa mė hutonin. Njėra prej tyre ishte edhe nocioni i Trinitetit. Nė tė gjitha pyetjet e mia qė kėrkoja tė ma shpjegonin nocionin e Botės sė Trinitetit, priftėrinjtė mė thoshin qė ashtu thjesht duhet tė besoja nė tė. Si tė besoj nė diēka, tė cilėn edhe vet priftėrinjtė e kishin tė paqartė e as qė pėrpiqeshin tė gjejnė ndonjė shpjegim tė arsyeshėm e logjik pėr tė, por vetėm thonė: “duhet ashtu tė besosh”.

Konfuzioni mė i madh ėshtė ndalur kur kam lexuar dhjetė porositė e Zotit, prej tė cilave e para thotė: “Unė jam Allahu, Zoti yt; mos beso zotėra tė tjerė, pėrveē Meje!”, e dyta thotė: “Mos i bėn vetes idhull ose ndonjė figurė; mos iu fal (lut) e as mos u shėrbe atyre!” Hutimi im ėshtė ndalur mu pėr shkak se Zoti shumė qartė ia bėri me dije njeriut se ai ėshtė i Vetėm, e jo tre. Poashtu ndalon edhe krijimin e figurave dhe idhujve si dhe adhurimin e tyre qė do tė thotė tė mos u shėrbesh atyre (atėherė ēfarė ėshtė ekzistimi i ikonave, puthja (tė dashurit) e tyre, lutja para ikonave nėse nuk ėshtė idhujtari?).

Pas tėrė kėsaj fillova tė lexoj pėr budizmin, i cili pėr mua ishte interesant, por tepėr konfuz.

Nė atė periudhė, nė njė kėmbim nxėnėsish, duhej tė shkoja nė Amerikė. Nuk doja tė shkoja nė vend tė huaj (jashtė vendit) pa mbrojtjen e Zotit, dhe mendoja se Zoti nuk do tė jetė me mua nėse nuk jam e pagėzuar (propaganda krishtere thotė se ata qė nuk janė tė pagėzuar janė tė njollosur dhe larg Zotit). Jam pagėzuar aty pėr aty me iniciativėn time para udhėtimit tim nė Amerikė, nė ditėlindjen time tė 18-tė.

Vitin e parė e kam kaluar nė njė familje amerikane si nxėnės i kėmbyer. Nė shkollė jam shoqėruar me njė vajzė muslimane, tė cilėn shpesh e kam pyetur pėr fenė e saj. Mė kujtohet, sa herė jam munduar ta detyroja tė hante me mua gjatė pushimeve ndėrmjet orėve (nė kohėn e agjėrimit tė Ramazanit), pėrderisa ajo me kėmbėngulje dhe pa kurrfarė nervoze mė shpjegonte se nuk mund tė hante gjatė ditės. Sa larg isha ta kuptoja pėrkushtimin e saj, por unė pėrsėri e pyesja: pse? Pse? Ajo, ashtu e re dhe naive fliste, dihet, gjithēka ėshtė e lehtė kur e do Zotin dhe punon pėr Tė. Natyrisht, raporti im me Zotin ishte shumė larg nė krahasim se ēfarė ajo ndjente pėr Krijuesin e Vet. Nuk e kuptoja pėr ēfarė fliste. Kaluan disa vite, unė fillova tė punoja dhe tė planifikoja studimet nė Kaliforni.

Qėndrimi larg nė Amerikė ishte tragjik dhe i keq pėr mua dhe shpirtin tim. Prej njė fėmije tė mirė, u bėra i keq, fėmijė i mbrapshtė. U largova nga feja, nga vet kisha dhe pėrgjithėsisht nga Zoti. Por, Krijuesi i Lartėsuar asnjėherė nuk e harroi robin e Tij, ngase ēdonjėri sa herė qė sinqerisht kėrkon pėrgjigjet, i gjen ato. Isha thellė e bindur nė shpirtin tim se me qėndrimin nė Amerikė, ku dollari ėshtė hyjni (zot), jeta nuk plotėsohet (pėrsoset) aspak dhe se njė ditė do tė rrėzohesha nė provimin e jetės.

U ndjeva keq dhe e pakėnaqur me veten time. Edhe pse mėsimi mė shkonte pėrdore dhe isha e suksesshme nė provime pa shumė mund e pėrpjekje. Vendosa tė kthehem nė vendin tim dhe atje tė mundohem tė studioj. E dija se pėr mua ishte mė mirė tė jem nė shtėpinė e prindėrve dhe larg nga Perėndimi i keq, ku shihej qartė se shejtani i ka robėruar njerėzit.

Nė verėn e vitit 1995 u ktheva nė Serbi. Disa muaj mė vonė u nėnshkrua marrėveshja e Dejtonit, pėrmes sė cilės pėrfundoi lufta mes Serbisė, Kroacisė dhe Bosnjės. Dikur nė atė kohė, u regjistrova nė Fakultetin Filozofik nė Prishtinė. Njė prej banueseve tė dhomės sonė (tė konviktit) nė vitin e parė tė studimeve ishte njė vajzė boshnjake nga Sarajeva. Mė kujtohet se ajo shpesh fliste pėr Allahun, e madhėronte dhe e falėnderonte... Mua mė pengonte entuziazmi i saj, ndoshta isha edhe xheloze qė unė nuk mund ta bėja njė gjė tė tillė, dhe se nuk dija ta doja Zotin. Me njė rast edhe u zumė lidhur me luftėn nė Bosnjė, ngase njė tė afėrm tė saj e kishte vrarė serbi. Unė i thashė asaj se edhe njė i afėrm i imi ėshtė vrarė nga njė musliman i Bosnjės. E pyeta: a mė urren pėr shkak tė kėsaj, ndėrsa unė nuk tė urrej? Ajo ėshtė pėrgjigjur se nuk duhet urrejtur qenien njerėzore tė cilėn e ka krijuar Allahu, ngase Allahu mė do edhe mua. Pas kėsaj shpesh mė ka thirrur motėr, e unė nuk e dija pse. I mora nga ajo disa pamflete qė shpjegonin disa parime themelore tė Islamit, ndėr to edhe tė tilla qė flisnin pėr xhihadin.

Atėherė, kuptova se sa afėr ishte krishterimi me Islamin dhe se tėrė ajo propagandė qė e dėgjonim nė media nuk ishte e saktė. Ndoshta kėto ishin dyert e para tė hapura pėr mua pėr ta kuptuar Islamin si feja e drejtė dhe e vėrtetė e Allahut.

Pas tėrė kėsaj shkova nė Beograd pėr tė studiuar. Studimet mė shkonin mirė, njėfarė dore. Megjithatė, shpesh kam rėnė nė kriza psikike dhe nė depresion. Nuk isha e lumtur, edhe pse isha e rrethuar me shokė tė mirė dhe isha e dashur nė mesin e kolegėve tė fakultetit. Filloi tė bie edhe suksesi im. Stagnova nė provime, dhe nuk e gjeja veten nė to. Ndėrkohė, njė shok i imi mė njoftoi me njė student libias tė postdiplomimit, njė musliman. Filluam tė shoqėrohemi. Pėrmes tij njoha edhe shumė studentė tė tjerė dhe bashkėshortet e tyre. Ramazani im i parė me ta ishte domethėnės. I shikoja ata, se si falnin akshamin me xhemat pas iftarit. Pėr mua ky ishte njė pėrjetim plotėsisht i ri dhe mallėngjyes qė mė la tė ngazėllyer nė njėfarė mėnyre tė ēuditshme. Jam orvatur, mu gjatė kėsaj kohe, sa mė shpesh tė shkoja nė kishė, tė lutesha sa mė shumė para ikonave, por s’mė shkonte dot. Doja qė edhe unė ta ndjeja atė entuziazėm nė fe, sikur e pėrjetonin shokėt e mi muslimanė. Sidoqoftė, sa herė qė pėrpiqesha t’i pėshpėritja lutjet para ikonės sė Jezusit, ndjeja se po bėj diēka joadekuate. Menjėherė i ndėrpreva shkuarjet nė kishė dhe fillova tė lexoja sa mė intensivisht pėr Islamin.

Shoku im nga Libia mė ofroi martesė, dhe dilema ime e parė lidhur me martesėn ishte: si mundem unė, njė e krishtere, t’i edukoj fėmijėt muslimanė? Nuk do tė dija asgjė pėr fenė e tij... dhe ashtu nga dashuria ndaj kėtij personi fillova tė interesohem sa mė shumė pėr fenė e tij, e kėshtu... kėshtu duke mėsuar sa mė shumė pėr fenė e tij fillova tė kuptoj se isha dashuruar nė Allahun xhel-le shanuhu dhe se zemra ime i ėshtė pėrkushtuar Islamit. I them nė besė shokut tim se unė dua ta ndėrroj fenė, kurse ai gjithmonė insistonte nė atė qė duhej tė isha absolutisht e sigurt lidhur me atė qė e thosha, ngase ky do tė ishte mėkati mė i madh nėse e bėja pėr shkak tė dashurisė ndaj tij. Nė zemrėn time s’kishte kurrfarė dyshimi nė asnjė moment, se unė e dėshiroja Islamin, shpėrblimin e Allahut xhel-le shanuhu, shpėrblimin e besimit tim tė ri nė Zotin, tė sapogjetur!!! Asnjėherė mė parė nuk isha mė e lumtur se sa atėherė kur mėsova pėr fenė..., ngase e kuptova se kjo ishte e vetmja fe e drejtė dhe e vėrtetė!!!

Kjo ndodhi nė verėn e vitit 2001.

Nė atė kohė, shoku im u kthye nė Libi, ngase i pėrfundoi studimet postdiplomike. Rrinim nė kontakt pėrmes internetit. Nė ndėrkohė, unė lexoja sa mė shumė pėr Islamin, thjesht kapėrdija tė gjitha librat e revistat ...

Pėrmes internetit u njoftova me disa motra, tė cilat mė udhėzuan nė literaturėn adekuate. Dhe pėrnjėherė... pėrjetova njė tronditje tė plotė. Mė nuk mund tė jetoja si e krishtere. Ndjeja se sikur po e gėnjeja veten dhe tė tjerėt. U frikėsova se mund tė vdes brenda natės dhe prindėrit e mi tė mė varrosnin si tė krishtere. Kisha ankthe nate. Flija keq ato ditė dhe dėshiroja qė ta deklaroj shehadetin nga frika se ajo ditė do tė jetė e fundit nė jetėn time. I kam lutur shokėt e mi muslimanė, njė ēift bashkėshortor arab, tė mė bėhen dėshmitarė tė shehadetit, por ata mė refuzonin nga frika e reagimit tė prindėrve tė mi dhe tė rrethit. Por unė megjithatė, kėmbėngulėse nė dėshirėn time, kėrkoja prej tyre tė mė bėhen dėshmitarė duke i pyetur: Ēka nėse sonte unė vdes dhe tė dal para Allahut si e krishtere, a do ta pranonit kėtė gabim qė keni refuzuar tė mė bėheni dėshmitarė?!

Natyrisht, tė prekur nga kjo, mė thanė tė shkoja nė shtėpinė e tyre, ku ata mė prisnin prej atij momenti. Atje vesha veshjen islame, e vendosa shaminė nė kokė dhe para tyre dhe para vajzės sė tyre tri vjeēare deklarova shehadetin: “Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah ve esh-hedu enne muhammeden abduhu ve resuluhu”. Pastaj tė gjithė sė bashku falėm akshamin, e mė pas shkova nė shtėpi qė tė lahesha, dhe e pastėr para Allahut ta fali namazin tim tė parė tė pavarur. Nga gėzimi i pamasė dhe mallėngjimi mezi arrita tė paktėn tė flija disa orė. Nė mėngjes menjėherė u tregova banueseve tė dhomės dhe motrės sime mė tė re se unė kam ndėrruar fenė. Mė habit fakti se askush nuk ishte aq i lumtur sa isha unė. Atėherė, kuptova se ata nuk mund tė jenė tė lumtur, ngase nuk e dinė ē’ėshtė Islami, nuk e njohin Allahun.

Kjo ishte nė fund tė janarit tė vitit 2002.

Njė muaj pas kalimit nė Islam, pėr herė tė parė vendosa tė shkoj nė xhami. Kjo ndodhi rastėsisht disa ditė pas Kurban Bajramit. Allahu deshi qė tė shkoja nė xhami pak para fillimit tė namazit tė akshamit. Nuk kam ditur asgjė se nė atė kohė ėshtė ligjėruar pėr motra dhe vėllezėr nė hapėsirat e xhamisė. Vetėm se kur jam nisur pėr nė namaz kam parė njė grumbull tė rinjsh e tė rejash duke dalė nga medreseja dhe hynė nė xhami. Hipa nė tarracėn (mafilin) e xhamisė ku faleshin femrat, ishte ftohtė nė atė kat. Motrat ishin renditur nė saf, ndėrsa unė e padijshme nuk e dija se duhet t’u afrohem atyre. Njėra prej motrave mė dėftoi me dorė qė t’u afrohem dhe ta plotėsoja safin. Atė ngrohtėsi tė zemrės dhe atė ngazėllim nė namaz po e pėrjetoja pėr herė tė parė.

Kur imami tha zėshėm: “Allahu ekber”, xhamia e vogėl beogradase ėshtė dridhur sė bashku me mua. Doja tė fluturoja, tė qaja, tė bėrtisja nga gėzimi e lumturia!!! Pas pėrfundimit tė namazit jam njohur me motrat, tė cilat thanė tekbiret dhe qanė nga gėzimi kur mėsuan se dikush ka gjetur Islamin. Aty mėsova se kishte edhe motra tjera serbe qė kishin ndėrruar fenė. Allahu ekber!!!

Jo shumė gjatė pas kėsaj, fillova tė takohem sa mė shpesh me motrat, sė paku njė herė nė javė. Sa mė shumė mėsoja pėr fenė e Allahut dhe isha mė e lumtur pėr ēdo informacion tė ri. Para meje u hap njė horizont i ri, tė cilin mė herėt nuk e kisha parė e as ditur. Pėr herė tė parė nė jetė e pėrjetoja kėnaqėsinė dhe gėzimin nė lutje!!! Andaj, arrita tė kuptoj ēka do tė thotė qė sinqerisht tė biesh nė sexhde pėr Allahun!!! E kuptova se si janė ndier miliona muslimanė qe 14 shekuj e mė tepėr, pjesė e tė cilėve tanimė jam edhe unė. Falėnderimi i takon Allahut tė Lartėsuar, i Cili mė zgjodhi dhe mė udhėzoi, el hamdulil-lah!!!

Prindėrve nuk kam guxuar t’u tregoj asgjė. Pėrderisa isha nė Beograd mund t’ua fshihja tė vėrtetėn deri nė verė, kur duhej tė kthehesha nė shtėpi. Diku nė pranverė, nėna ime erdhi nė Beograd pėr disa ditė. U pėrpoqa t’ia them tė vėrtetėn, por nuk arrija dot, nuk kisha guxim, andaj dhe disa ditė jam falur duke u fshehur nga ajo. Mirėpo, dashuria ndaj Allahut mė forcoi, dhe njė ditė nė vend qė ta pėrgatiti sa mė bukur kėtė, vendosa shaminė nė kokė... nė pyetjen e saj se ēfarė bėj, i thashė: “Po shkoj tė falem, e pastaj flasim pėr gjithēka”. Nėna ime e mirė, e tėra nė lotė, pas pėrfundimit tė namazit tim hyri nė dhomė, mė puthi dhe qetas qante. Nuk ishte e hidhėruar, por vetėm e hutuar. Mė tha qė babait tė mos i them asgjė derisa ajo ta parapėrgatitė pėr kėtė, ngase atij do t’i vinte rėndė kjo. Natyrisht, babai kėtė e kuptoi gabimisht, gjoja se unė dua tė jem muslimane pėr shkak tė martesės sė ardhme me njė musliman. Pėrgjithėsisht, e falėnderoj Allahun, se familja ime mė ka pritur mirė dhe kjo ėshtė gjėja mė e rėndėsishme nė tėrė kėtė!!

Nė verėn e vitit 2002, nė vend qė nė qershor tė kthehesha nė Vranjė, unė shkova nė Bosnjė nė njė kamp nė Sarajevė. Atje kishte shumė femra nga Sanxhaku, Bosnja dhe Serbia, tė cilat ishin mbledhur nė atė vend qė tėrė kohėn ta madhėronin dhe adhuronin Allahun xhel-le shanuhu, si dhe pėr t’i njohur motrat e reja muslimane. Me mua nė grup ishte edhe njė motėr serbe, e cila e kishte pranuar Islamin njė vit para meje. Pas kalimit njė muaj e gjysmė nė Sarajevė kthehem nė shtėpi nė Vranjė.

Nuk kam mundur ta manifestoj haptas Islamin. Nuk kam mundur ta bart hixhabin, mė ėshtė dashur tė fshihesha kur doja tė falem qė tė mos mė shihnin fqinjėt ose tė afėrmit, tė cilėt vinin nė vizitė. Sidoqoftė, mu pėr kėtė shkak qė duhej ta fshihja kėtė, Islami gjithnjė e mė shumė kishte kuptim nė jetėn time. Ishte ndjenjė e ėmbėl (e mirė) tė jesh muslimane dhe ta dish se je njėra prej robėrve tė zgjedhur e tė lumtur tė Allahut, inshaallah. Atė vit, pėr herė tė parė agjėrova Ramazanin vetėm, pa shokėt e mi arabė. Nuk mė erdhi vėshtirė. Jo shumė pas fillimit tė Ramazanit, babai im e ftoi shokun e tij shqiptar tė na vizitojė, dhe me kėtė rast ai mė ftoi qė tė shkoj tek ai dhe gruaja e tij e t’i kaloj te ata disa ditė gjatė agjėrimit. Ishte e papėrshkrueshme, tepėr bukur tė jesh pėrsėri nė mesin e muslimanėve. Nuk e di ēfarė ėshtė ajo ndjenjė qė e kaplon njeriun kur gjendet nė mes tė muslimanėve, por e di se unė ndjehem si njė trup dhe shpirt me motrat dhe vėllezėrit muslimanė. Thonė se njeriu mund ta pėrjetojė kėtė, ngase Allahu i bashkon zemrat e njėjta (tė pėrafėrta).

Kėshtu kaloi njė vit dhe pėrfundimisht mora vizėn pėr tė dalė jashtė vendit. Menjėherė pas kėsaj udhėtova pėr nė Libi sė bashku me nėnėn, ndėrsa njė muaj mė vonė u martova me atė shokun tim. Tanimė ai ėshtė shoku im i jetės, dhe mashaallah ėshtė njė bashkėshort tejet i mirė. Allahu ma ka dhuruar njė njeri, tė tillė qė as vetė nuk do tė kisha ditur ta kėrkoja mė tė mirė, ngase i posedon cilėsitė qė shumė njerėz nuk i kanė, por Allahu e di mė sė miri! Jeta ime si muslimane dhe si besimtare kuptohet ėshtė lehtėsuar shumė me shkuarjen time nė Libi, ngase atje gati secila grua e bartė hixhabin. Porse, kam vėrejtur se atje disi jam dobėsuar nė anėn e imanit, nuk e ndjeja atė ngazėllim nė namaz sikur qė e pėrjetoja kur jetoja nė mesin e jomuslimanėve. Allahu na ka sprovuar mua dhe bashkėshortin tim tė mos kemi ende fėmijė, tė cilėt i duam aq shumė, por shpresojmė nė Mėshirėn e Allahut dhe e dimė se njė ditė, nėse do Allahu, kėrkesat tona do tė plotėsohen.

Tash, gati thuaja dy vjet pas martesės, pėr herė tė parė vij nė vizitė tė prindėrve tė mi nė Vranjė. Jam duke kaluar nėpėr shumė sprova tė ndryshme nė kėtė mjedis, ngase e barti hixhabin (madje shumė mendojnė se jam shqiptare muslimane), edhe pse pėr kėtė mua mė vjen mirė. E di se Allahu, inshaallah me secilėn sprovė do tė m’i fshijė disa nga mėkatet e mia. Kur ta krahasoj veten me sahabėt e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e kuptoj se unė asgjė s’kam vuajtur nė jetė. Shpesh nė rrugė dėgjoj komente tė ndryshme, sharje nė llogarinė time, fjalė fyese... por unė pėrpiqem tė mos i dėgjoj (tė mos ua vė veshin), tė jem gjithmonė e buzėqeshur, ta kem zemrėn tė pastėr dhe qė ato shigjeta helmuese tė drejtuara kah unė tė mos arrijnė nė zemrėn time. Kėtu ėshtė Jugu i Serbisė dhe nuk mund tė pres prej kėtyre njerėzve tė kuptojnė se ē’do tė thotė shamia ime. Pėr ta kjo paraqet kėrcėnim. Pėr mua kjo shami ėshtė siguri, hyrja ime nė xhenet inshaallah, mbrojtja ime. Pa tė, mė nuk di as tė dal nė rrugė, do tė ndjehesha si tė jem e zhveshur lakuriq. Lus Allahun qė kėta njerėz t’i udhėzojė, t’ua ndriēojė zemrat e tyre qė njė ditė ta kuptojnė tė vėrtetėn e fesė sė Allahut, aminė!!!

Pėr fund, dėshiroj t’i drejtohem Allahut tė Lartėsuar me lutje qė ne muslimanėve besimtarė tė na udhėzojė nė rrugėn qė na dėrgon drejt nė xhenet, dhe tė na i falė mėkatet tona, tė vogla e tė mėdha, si dhe tė na mbledh tė gjithėve nėn freskinė e Tij nė xhenet kur nuk ka freski tjetėr, aminė!!! Poashtu lus Allahun qė t’i mėshirojė prindėrit dhe motrat e mia, qė edhe ata t’i udhėzojė nė Islam, t’ua ndriēojė zemrat dhe mendjet e tyre, aminė!!! Lus Allahun e Mėshirshėm tė mėshirojė tė gjithė ata qė sinqerisht kėrkojnė pėrgjigje nė fe dhe t’i udhėzojė nė Sirat Mustekim (Rrugėn e Drejtė). Aminė ja Rabb!! Familja ime ende nuk ėshtė nė Islam, por shpesh dhe shumė lexojnė pėr tė. Disa bindje e besime tė devijuara kam arritur me ndihmėn e Allahut qė t’ua evitoj el hamdulil-lah!!!

Lus motrat dhe vėllezėrit muslimanė qė tė bėjnė dua pėr prindėrit dhe motrat e mia qė sa mė shpejtė tė na bashkohen nė rrugėn e Allahut!!! Lus Allahun qė tė gjithė juve t’ju shpėrblejė dhe tė gjithėve tė na mėshirojė, aminė!


Motra juaj nė Islam
Aleksandra Iman Djordjevic
e martė, 20 shtator 2005


Shkruar nga Bahri Curri
Burimi: fjalaebukur.com