Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering Qura“an
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
   

Dr. Ebu Emiine Bilal Filips

Bilal Filips thotė: “Nuk ka kohė pėr pushim, kur e kuptoni se sa pak kohė ka, dhe se sa shumė punė duhet tė kryhet pėr Islamin”.

Bilal Filips, i cili dikur ishte i krishterė, tani ėshtė dijetar i njohur islam. Ai kreu studimet Baechelor nė Universitetin Islam tė Medinės, dhe shkallėn e tretė Master nė lėmin e akides e kreu nė Universitetin “Mbreti Seud” nė Rijad. Studimi dhe kuptimi i tij i thellė i Islamit i fitoji atij respektin e muslimanėve tė thjeshtė si dhe tė shumė dijetarėve islamė.

I lindur nė Xhamajkė mė 1947, ai rrjedh nga njė familje e arsimuar. Tė dy prindėrit e tij janė mėsues dhe njė nga gjyshėrit e tij ishte ministėr nė kishė dhe predikues i Biblės. Bilali vjen nga njė familje e hapur. Ndonėse ai shkonte nė kishė ēdo tė diel me nėnėn e tij, ai kurrė nuk ishte i detyruar tė shkonte. Ai thotė: “Vajtja nė kishė ishte ngjarje shoqėrore, mė tepėr se sa fetare. Ajo qė ligjėrohej mė hynte nė njė vesh dhe mė dilte nga tjetri”.

Kur ishte 11 vjeē, familja e tij emigroi nė Kanada dhe pėr herė tė parė djaloshi i ndjeshėm filloi tė hetojė se asgjė nuk ishte nė rregull me botėn. Ai thotė se shumica e kanadezėve nė atė kohė ishin kanadezė me prejardhje evropiane dhe evropianėt natyrisht se kishin nė mend superioritetin e tyre. Ata kishin shkelur vendet tjera duke shkatėrruar shoqėritė e popujve tė ndryshėm, kėshtu qė duhej ta arsyetonin shkatėrrimin e civilizimit njerėzor dhe tė ngritin superioritetin e tyre mbi tė tjerėt. Ato ndjenja i gjejmė tė shprehura nė pjesėn dėrmuese tė letėrsisė sė tyre, nė filma, nė televizion e kėshtu me radhė. Rritja nė njė ambient ku njeriu ndryshon nga ēdokush tjetėr dhe pėrpjekja pėr ta racionalizuar atė ishte e vėshtirė pėr njė djalosh tė vogėl. Diskriminimi i vogėl e lėndonte mė tepėr posa u bė tinejxher. Ai thotė, mė vonė prindėrit e mi mė tregonin pėr vėshtirėsitė qė duhej t'i kalonin. Ata duhej tė pėrballonin shumė mė tepėr nė shoqėri se sa unė si fėmijė nė shkollė.

Kontakti i parė i Bilalit me njė shoqėri muslimane ndodhi kur prindėrit e tij shkuan nė Malajzi, nė detyrėn e mėsuesve dhe kėshilltarėve nė Ministrinė e Arsimit, nėn planin e Kolombos tė Kanadės. Ndonėse, shumė mė i lumtur atje, Bilali pothuajse nuk e vėrente se ishte nė njė shtet islam. Britanikėt kishin qenė nė Malajzi dhe i kishin lėnė gjurmėt prapa, shokėt e tij kishin prejardhje euroaziatike, ose ishin malajzianė muslimanė qė flisnin gjuhėn angleze. Bilali formoi njė grup tė muzikės "rok" dhe filloi t'i bie kitarės nė mėnyrė profesionale. Ai kishte njė motoēikletė dhe ishte mjaft i njohur dhe si pasojė studimet e tij pėsuan.

Pėrderisa ishte nė Malajzi prindėrit e Bilalit e adoptuan njė djalė indonezian, i cili ishte musliman. Zonja Filips ishte mjaft nė dijeni pėr Islamin, kėshtu qė ia lehtėsoi atij tė agjėronte dhe tė falej. Bilali e kuptoi se ky djalė ishte i ndryshėm, sepse njėherė kur e hapi derėn e dhomės sė vėllai tė tij tė ri, gati shkeli ne kokėn e vėllait derisa ai ishte nė sexhde. Duke mos qenė kureshtar pėr Islamin nė atė kohė, ai nuk u interesua pėr kėtė ēėshtje.

Prindėrit e Bilalit e ndjenin se kishte shumė pengesa pėr tė nė Malajzi, kėshtu qė ata vendosėn ta kthenin nė Kanada, ku do tė studionte nė Universitetin Sinaj Frazer nė Vancouver. Bilali u gjet mu nė lėvizjet e paqėndrueshme studentore tė viteve gjashtėdhjeta dhe shtatėdhjeta. Kultura e drogės dhe lėvizjet hipi po propagandoheshin nga persona prestigjioz si Allen Ginsber dhe Tintharg Leary. Nė orė tė caktuara ligjėruesit do t'u jepnin studentėve cigare me marihuanė. Ata do tė pinin bashkė dhe pastaj do tė fillonin mėsimin. Nė kėtė kohė qėllimi i Bilalit ishte tė bėhej artist i mjekėsisė dhe nė kėtė mėnyrė tė kombinonte dashurinė e tij pėr artin dhe shkencėn. Si rrjedhim ai kishte filluar studimin e biokimisė dhe po ashtu po merrte njė bursė nga njė universitet i artit. Para se t'i realizonte qėllimet plotėsisht ai e gjeti veten tė zhytur thellė nė politikėn studentore. Fara e mbjellė gjatė fėmijėrisė, ideja se diēka nuk ishte nė rregull me shoqėrinė perėndimore dhe se gjėrat duhej tė ndryshoheshin, tani nxori frytin. Ai filloi tė pėrfshihej nė lėvizjet studentore. Kishte protesta dhe greva, ndonjėherė kishte protesta tė dhunshme ku do tė ndėrhynte policia. Profesorėt shpjegonin socializmin nė mėsimet e tyre. I impresionuar nga kjo, Bilali filloi njė studim tė thellė tė veprave tė Marksit dhe shpejt e konsideroi veten marksist-leninist. Ai thoshte: ”Socializmi po paraqitej si program pėr ta ndryshuar shoqėrinė, ndreqja e padrejtėsive dhe sigurimi se tė gjithė kanė drejta tė barabarta. Ky ndryshim do tė sillej me revolucion”.

Kėrkimi i tij pėr njė zgjedhje politike e ēoi atė nė Kaliforni. Kėtu ai punoi me lėvizje tė aktivistėve zezak, siē ishte “Black Panthers”. Kėto lėvizje ishin tė pėrbėra kryesisht nga zezakėt. Meqė zezakėt ishin shtresa mė e shtypur nė atė kohė, natyrisht se zėri i tyre ishte mė i larti. Megjithatė, ata kishin njė mbėshtetje tė madhe nga shokėt e bardhė tė kolegjit. Kishte po ashtu njė lėvizje pėr emancipimin e femrės. Mirėpo, Bilalin e kaploi zhgėnjimi shpejt. Shumė nga kėta njerėz ishin tė zhytur thellė nė drogė. Ata mblidhnin para pėr atė qė e quanin komitet i mbrojtjes dhe i pėrdornin shumicėn e parave pėr tė paguar gostitė e tyre, qiranė dhe drogėn. Ata ishin si shushunja, qė jetonin nga donacionet e njerėzve. Gjatė kėsaj kohe ekzistonte gjithashtu njė lėvizje e zezakėve, e njohur si "Kombi i Islamit" ose mė tė njohur si Zezakėt Muslimanė, e themeluar nga Elijah Muhamed, i cili e shpiku njė tė ashtuquajtur Islam, por qė ishte plotėsisht i ndryshėm nga Islami i vėrtetė.

Ai predikonte se tė gjithė zezakėt janė “zotėra” dhe tė gjithė njerėzit e bardhė janė “dreqėr”.

Ishte njė zot kryesori, i cili e kishte mėsuar Elijah dhe Elijah ishte profeti i tij. Nė atė kohė ishte e popullarizuar biografia e njė ish-pasuesi tė Elijah, Malkolm X. Malkolm X e kishte braktisur lėvizjen e zezakėve, ndonėse ai kishte qenė zėdhėnėsi kryesor i tyre dhe e kishte gjetur Islamin e vėrtetė. Ai u vra brenda gjashtė muajve tė konvertimit tė tij dhe kishte pak kohė tė pėrdorte shkathtėsitė retorike pėr ta lartėsuar Islamin e vėrtetė. Nė kėtė mėnyrė vetėm pak nga ata qė e lexojnė biografinė e tij e kuptojnė rėndėsinė e udhėtimit tė tij. Bilali, i cili e kishte lexuar biografinė e Malkolm X, e vizitoi njė nga tempujt e muslimanėve zezakė. Edhe pse i impresionuar me organizatėn e tyre dhe faktin se gratė e tyre visheshin nė mėnyrė modeste, ai e vėrejti se ideologjia e tyre ishte e padobishme. Pas vdekjes sė Elijah Muhamed mė 1975, shumė ndryshime fundamentale u sollėn nga biri i tij Imam Warith Deen Muhamed. Kėto ndryshime graduale e transferuan organizatėn nga njė kult nacional nė njė lėvizje islame, tė afėrt me Islamin burimor. Pasi qė Bilali kuptoi se kėto lėvizje qė po qarkullonin nė Shtetet e Bashkuara nuk ishin relevante me qėllimet, tė cilat i kishte nė mendje, ai u kthye nė Kanada.

Tani ai e kishte lėnė fakultetin, pasi i kishte pėrfunduar vetėm dy vite dhe kishte bėrė lidhje me njė grup tė orientuar me ideologji socialiste nė Toronto.

Nė fillim tė viteve shtatėdhjeta kishte njė fluks tė zezakėve nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Perėndimi nė Kanada. Bilali dhe grupi i tij po pėrpiqeshin t'i arsimonin zezakėt pėr pozitėn e tyre nė shoqėri dhe t'i motivonin ata pėr tė bėrė pėrpjekje pėr t'i ndryshuar ligjet mbi diskriminimin. Bilali po mbante leksione pėr historinė e Afrikės dhe lėvizjen shoqėrore nė qendėr tė komunitetit tė organizuar nga grupi. Ai pėrdorte shkathtėsitė e tij muzikore pėr tė mbledhur donacione nga qendra. Edhe arti i ndihmonte nė realizimin e qėllimeve; ai vizatonte karikatura politike pėr gazetat e lėvizjes dhe posterė pėr protestat. Nė pajtim me dėshirėn pėr tė ndihmuar shoqėrinė, ai filloi punėn si kėshilltar pėr fėmijėt delikuent.

Nė tė njėjtėn kohė, idealisti i ri po thellohej tepėr nė komunizėm. Teoria mbizotėruese politike nė atė kohė ishte se nė njė shtet tė industrializuar si Amerika Veriore, revolucioni do tė duhej tė merrte forma tė ndryshme nga ai i Kinės ose Rusisė. Nė kėto shtete hovi kishte ardhur nga fshatarėsia dhe kryesisht pėrbėhej nga fshatarėt. Mirėpo, nė Amerikėn Veriore lufta do tė duhej tė vinte nga brenda qytetit dhe tė merrte formėn e luftės guerile urbane. Pėr tė qenė e suksesshme si luftė guerile urbane, njerėzit duhet tė zhvillonin celula brenda qytetit dhe tė ishin tė lėvizshėm. Nė kėtė lloj tė luftės vetura ishte instrument esencial dhe njohja e plotė e mėnyrės si punon ishte detyrim. Pėr ta arritur kėtė, Bilali shkoi nė njė kolegj teknik pėr tė mėsuar mekanikėn e veturės.

Prindėrit e Bilalit ishin kundėr drejtimit politik qė kishte marrė birri i tyre, ai dhe babai i tij bėnin diskutime tė nxehta lidhur me politikėn, pėrderisa nėna e tij rrinte e qetė. Bilali, i cili kishte qenė duke jetuar me prindėrit pėrkohėsisht, u shpėrngul dhe filloi tė jetojė nė njė komunė bashkė me tė rinj mendjelehtė. Pas njė kohe ai filloi tė vėrejė dallime nė mes tė vetes dhe njerėzve me tė cilėt po punonte, dhe kėto dallime ishin kryesisht nė ēėshtjen e moralit. Ata dėshironin tė ndėrtonin njė shoqėri tė re, por nuk dėshironin ta ndryshonin veten. Pyetje tė caktuara lidhur me socializmin po e brengosnin atė, sidomos dyshonte nė aftėsinė e tij pėr tė ndėrtuar njė shoqėri tė re.

“Dukej se nuk kishte themel tė moralit pėr komunizmin dhe socializmin”, thotė Bilali.

“Nėse masat e njerėzve e konsiderojnė alkoolizmin, homoseksualizmin, abuzimin e fėmijėve tė jetė moral, atėherė ēdo gjė pėr ata ėshtė nė rregull. Nė New York tani ėshtė legjitime tė mbahet marihuana, edhe pse shitja e saj ėshtė e ndaluar. Nė Angli tani homoseksualėt mund tė martohen, kjo mė preokuponte mua”.

Nė atė ēast, Bilali mendonte tė shkonte nė Kinė pėr tė mėsuar luftėn guerile. Mirėpo, ai mėsoi se njė nga zonjat e komitetit qendror tė grupit, tė cilit ai i pėrkiste, e cila kishte qenė komuniste e pėrbetuar, e kishte pranuar Islamin. Pasi kishte qenė njė admirues i bindjeve tė saj marksiste-leniniste, ai vendosi tė studiojė disa libra pėr Islamin, pėr tė parė se ēfarė e kishte bėrė atė tė marrė njė vendim tė tillė. Librin e parė, tė cilin e lexoi ishte ai i Muhamed Kutubit, “Islami, Feja e Keqkuptuar”. Muhamed Kutub ishte vėllai i Seid Kutubit. Diktatori i atėhershėm i Egjipit, Xhemal Abdu Naser e kishte varur Seid Kutubin pėr shkak tė besimit tė tij islam. Shumė nga njerėzit besimtarė tė pėrndjekur nga ky regjim u arratisėn nė Arabinė Saudite dhe u vendosėn nė Mekė dhe nė Medinė.

“Nė tė vėrtetė”, - thotė Bilalli, - “shumė nga dijetarėt islamė nė Universitetin e Mekės dhe tė Medinės vijnė nga ajo epokė. Muhamed Kutub tani ligjėron nė Universitetin Ummul Kura nė Mekė.” Libri i Muhamed Kutub ishte njė krahasim i Islamit, komunizmit, kapitalizmit nga njė pikėpamje shoqėrore, ekonomike dhe morale.

Pėr njė person qė i interesojnė vetėm anėt shpirtėrore ndoshta do tė ishte pak i thatė, por meqenėse Bilali kishte orientime politike ishte i qėlluar pėr tė.

Ai u bind se Islami ishte rruga mė e mirė pėr tė bėrė revolucion ekonomik edhe shoqėror nė shoqėrinė perėndimore. Posa e lexoi tė gjithė literaturėn qė e kishte nė dispozicion pėr Islamin nė gjuhėn angleze, njė ēėshtje tjetėr filloi t'i lė pėrshtypje se revolucioni nuk fillon me heqjen e njė rregulli ekonomik-shoqėror, por me ndryshimin e vet individit. Bilali kishte vendosur se nėse do tė bėhej musliman ai do tė vepronte kėshtu plotėsisht, nuk do tė luhatej.

“Jeta ime nė kėtė kohė ishte tashmė mjaft e kontrolluar dhe disiplina e Islamit nuk paraqiste problem tė madh. Megjithatė, ėshtė fakt qė para se dikush tė konvertohet, shejtani bėnė pėrpjekje tė mėdha pėr t'ia ndryshuar bindjen. Nė kėtė kohė unė pija duhan dhe raki vetėm nė raste tė radha; megjithatė, njė zė brenda meje mė thoshte "a jeni gati t'i leni tė gjitha kėto kėnaqėsi, domethėnė kurrė tė mos i prekni ato pėrsėri?" Kjo vėri dyshim nė mendjen time dhe mė bėri tė hezitoj pėr tė deklaruar konvertimin tim”.

Nga pikėpamja politike Bilali ishte i bindur, mirėpo nga pikėpamja shpirtėrore e kishte vėshtirė tė pranonte idenė e ekzistimit tė Zotit, xhinėve dhe engjėjve.

Ai thotė: “Nė zemrėn time akoma ekzistonte njė ide e mjegulluar e Zotit, edhe pse ajo ishte shtypur nga filozofia komuniste, e cila kėrkon refuzim tė plotė tė ekzistencės sė Zotit. Eksperienca ime shkencore gjithashtu tentonte qė vėrtet tė mė ndalonte nga pranimi i Zotit”. Atėherė, Bilali e pėrjetoi njė eksperiencė shpirtėrore. "Unė isha i shtrirė nė dhomėn time, derisa shokėt e mi lexonin nė tavolinėn pranė. Unė isha gjysmė i zgjuar, edhe gjysmė i fjetur, pastaj fillova tė ėndėrroj. Ėndėrrova se po e ngisja biēikletėn nė njė punėtori. Sa mė shumė qė hyja mė thellė, aq mė errėt bėhej. Fillova tė brengosem. E ndjeja se kisha shkuar aq larg sa mundesha. Kur u ktheva prapa nuk e shihja daljen. Isha nė errėsirė tė plotė. Nė atė kohė frika e vėrtet mė kaploi, njė ndjenjė frike qė kurrė se kisha pėrjetuar. Kur mendoj pėr kėtė moment e kuptoj se ajo ishte frika nga vdekja. Frika ishte se nėse nuk do tė dilja nga kėtu, unė kurrė nuk do tė dilja. Do tė ishte fundi. Fillova tė bėrtas ndihmė! Mė ndihmoni! Provova tė bėrtisja me krejt mushkėritė, por fjalėt nuk dilnin, ato vetėm gurgullonin nė fytin tim. Mendja ime po buēiste, kishte njerėz nė dhomė mirėpo, ata nuk dėgjonin. Unė vazhdova pėrpjekjen pėr njė kohė derisa e kuptova se nuk kishte shpresė. Askush nuk mund tė mė ndihmonte. Nė atė moment unė hoqa dorė dhe ia dorėzova veten vdekjes. Kur unė veprova kėshtu, menjėherė mė doli gjumi."

Kjo ėndėrr la njė pėrshtypje tė thellė nė mendjen e Bilalit.

"Askush nuk do tė mund tė mė nxirrte nga kjo situatė, pėrveē Zotit, i cili mė nxori nga ky dėshpėrim i plotė dhe mė ktheu nė jetė."

Mė vonė ai gjeti aprovim pėr besimin e tij kur e lexoi ajetin e Kur'anit: “Allahu i merr shpirtrat kur ėshtė momenti i vdekjes sė tyre (i vdekjes sė trupave tė tyre), e edhe atė qė ėshtė nė gjumė e nuk ka vdekur, e atij qė i ėshtė caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atė tjetrin (qė nuk i ėshtė caktuar vdekja, por ėshtė nė gjumė), e lėshon (tė kthehet) deri nė afatin e caktuar. Vėrtet, nė kėto ka argumente pėr njė popull qė mendon”. (Zumer, 42).

Ėndrra la pėrshtypje tė fort nė Bilalin se Zoti ishte i vėrtetė dhe si rezultat ai e pranoi Islamin nė shkurt tė vitit 1972. Ai u largua nga muzika e arti dhe filloi tė studiojė Islamin tėrė kohėn. Ai filloi tė mėsoi gjuhėn arabe dhe shpejt mėsoi tė lexojė Kur'an. Ai tani po mėsonte gjuhė arabe dhe fikh te njė hoxhė egjiptian. Bilali kishte mėsuar shumė informata pėr Islamin nga burime tė ndryshme, sa qė ishte pak i hutuar, dhe me qėllim qė tė zgjidhte konfliktin e informatave ai vendosi tė shkonte nė Lindje, nė burim aktual tė Islamit dhe tė mėsonte gjuhėn arabe nė mėnyrė tė rrjedhshme bashkė me lėndėt tjera. Kėshtu ai aplikoi pėr njė bursė nė Universitetin e Medinės. Ai u pranua dhe u nis pėr nė Arabi Saudite. Kushtet e jetesės nė Universitetin e Medinės ishin pak tė vėshtira nė atė kohė. Studentėt jetonin nė baraka tė braktisura tė ushtrisė, ku nuk kishte ujė tė nxehtė gjatė dimrit tė ftoftė dhe nuk kishte klimė gjatė verės pėrvėluese. Bilali u kafshua dy herė nga akrepat. Ai iu mbėshtet Zotit dhe vazhdoi studimet.

Nga pikėpamja e mėsimit tė tė gjitha aspekteve tė Islamit, Bilali e kishte zgjedhur vendin e saktė. Nė Perėndim metoda e shkollimit thekson tė kuptuarit, punėn kėrkimore dhe interpretimin, ndėrkaq nė Lindje theksohet memorizimi dhe citimi fjalė pėr fjalė.

Bilali studioi nė Medinė pėr gjashtė vite. Dy vitet e para kaluan duke mėsuar gjuhė arabe. Ai po ashtu u mbante ligjėrata studentėve arabė nė gjuhė angleze dhe karate. Nė vitin e fundit e pa njė shpallje pėr vende tė lira pune pėr mėsues nga shkolla ndėrkombėtare Minarat-ul-Riyadh dhe i njoftoi prindėrit e vet, tė cilėt sa ishin kthyer nė Kanada, pasi kishin punuar si mėsues nė Jemenin Jugor. Ata aplikuan dhe u pranuan menjėherė. Pasi pėrfundoi shkallėn Baechelor, Bilali aplikoi nė Universitetin e Rijadit “Mbreti Seud” pėr shkallėn master, ku edhe u pranua. Meqenėse shumica e orėve ishin nė mbrėmje, ai filloi tė jap mėsim nė lėndėn e edukatės islame nė shkollėn ndėrkombėtare Minarat-ul-Riyadh, nė seksionin e anglishtes. Atij i kishin sugjeruar tė pėrkthente kurrikulėn e seksionit tė gjuhės arabe, mirėpo pėrkthimi i saj nuk ishte i pėrshtatshėm, sepse ajo bazohej kryesisht nė mėsim pėrmendėsh. Shumica e studentėve tė Bilalit ishin me prejardhje evropiane ose vinin nga SHBA-tė. Me kėta studentė duhej tė pėrdorej njė metodė tjetėr, sepse ata nuk ishin mėsuar me ato metoda. Bilali pėrpiqej t'u siguronte materiale tė bazuara nė arsyetim dhe kėrkim, me qėllim qė t'i inkurajonte studentėt ta kuptonin Islamin. Duke pasur kėtė qėllim nė mendje, nė vitet vijuese, ai shkroi pesė tekste shkollore pėr Islamin. Kjo ishte pėrpjekja e parė pėr tė bėrė njė kurrikulė pėr mėsimin e Islamit nė gjuhėn angleze. Nevoja pėr kėtė ishte urgjente, pėr shkak tė numrit tė madh tė fėmijėve muslimanė tė ēatdhesuar nė Britani tė Madhe, tė cilėt mund tė arriheshin vetėm pėrmes medieve. Edhe pse plani themelor pėrbehej nga lėndėt si Kur'an, Fikh, Hadith, Tefsir dhe Tevhid, nganjėherė Bilali harxhonte njė pjesė tė madhe tė orės duke diskutuar ēėshtje, tė cilat janė tė njė rėndėsie tė madhe pėr gjeneratėn e re islame. Bilali nė kėtė mėnyrė pėrdorte ajete relevante nga Kur'ani, hadithe, statistika dhe logjikėn pėr tė sqaruar qėndrimin islam. "Rreth 15 deri 20 pėrqind tė tė diplomuarve i pėrkushtoheshin Islamit seriozisht. Ata kthehen nė Pakistan, Angli ose nė Shtetet e Bashkuara dhe bėjnė punė tė madhe pėr Islamin." Disa nga djemtė qė ai i ka mėsuar ishin ateistė tė deklaruar, edhe pse kishin lindur nė familje muslimane. Ėshtė kėnaqėsi pėr Bilalin kur kėta djem mė vonė pėrmes mėsimeve, bėhen muslimanė aktiv. Ai thotė se kokėdhembjet dhe vėshtirėsitė e mėsimit tė tyre bėhen tė vogla. Bilali i pėrktheu tri libra pėr sektin e devijuar tė quajtur "shia", sepse ai ndien se nuk ka libra tė mjaftueshme pėr kėtė sekt nga kėndvėshtrim sunit. Ai ka qenė bashkautor i njė libri tė quajtur “Poligamia nė Islam”, sepse ai thotė: "Kjo ėshtė njė anė tė cilėn jomuslimanėt shpesh u pėlqen ta kritikojnė. Po ashtu shumė muslimanė tė moderuar, pėr shkak tė ndikimit nga kolonializmi e mohojnė kėtė aspekt tė Islamit. Vėrtet, nė disa vende islame poligamia ndalohet me ligj."

Ai po ashtu ka shkruar njė komentim tė Sures Huxhratė (nr.49). Ka shkruar edhe njė numėr tė librave me tema tė larmishme. Bilali ndien se ka shumė punė pėr t'u bėrė pėr Islamin, sidomos nė Perėndim. Stinėn e verės ai e kalon duke dhėnė mėsime nė gjuhė arabe nė SHBA dhe nė Kanada. Ai po ashtu ka udhėtuar shumė nė Amerikėn Qendrore dhe Jugore si dhe nė West Indies pėr t'ua mėsuar Islamin komuniteteve muslimane tė shpėrndara nė atė rajon.

Bilali ndien se muslimanėt mund ta ruajnė veten dhe fenė e tyre nė Perėndim duke themeluar shkollat e tyre islame dhe komunitetet e tyre muslimane.

Emigrimi nga njė vend jomusliman nė vend tė muslimanėve, ai e konsideron obligim pėr muslimanėt tė cilėt nuk mund tė jetojnė si muslimanė dhe pėr ta pėrforcuar kėtė ai e citon ajetin e Kur'anit: “Ata tė cilėt vdiqėn nė gjendje tė shtypjes, engjėjt do t'i pyesin, mirė a nuk mund tė emigronit, toka e Allahut ishte e gjerė? Dhe kėta njerėz do tė shkojnė nė Xhehenem”.

"Prioriteti i ēdo muslimani, thotė Bilal Filips, duhet tė jetė jo ku mund tė gjej punė, por ku mund ta praktikojė Islamin dhe tė gjej punė." Qėllimi i Bilalit ėshtė tė ndryshojė shoqėrinė pėr mė mirė, por revolucioni duhet tė vijė me pėrhapjen dhe praktikimin e Islamit nga secili individ, dhe kėsaj ai ia ka pėrkushtuar jetėn.


Burimi: FEJA E VĖRTETĖ E ZOTIT. Dr. Ebu Emiine Bilal Philips