Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering Qura“an
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
   

Muhammed A. Russel Webb

[Diplomat - SHBA]

Alexandėr Russel Webb, amerikan, u lind nė qytetin Hadson tė shtetit Nju-Jork, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Pas diplomimit merrej me krijimtari letrare-artistike, duke shkruar ese dhe tregime tė ndryshme. Mė vonė filloi tė merrej edhe me gazetari dhe ishte mjaft i suksesshėm. Arriti tė udhėheqė dy ga­zeta tė njohura "Saint Joseph Gazzette" dhe "Missouri Republi­can". Dikur, pasi u bė mjaft i njohur, e la gazetarinė dhe kaloi nė diplomaci. U emėrua konsull dhe e caktuan tė shėrbejė nė Manilė tė Filipineve.


Gjatė kėsaj kohe, sa ishte duke kryer shėrbimin diplomatik, filloi tė interesohej pėr Fenė Islame. Sa mė mirė qė e njihte Islamin, aq mė tepėr i shtohej dashuria pėr tė! Dhe njė ditė e pranoi Islamin me zemėr e me shpirt!

Pasi e pranoi Fenė Islame, amerikani Alexandėr Russet Webb e ndėrroi edhe emrin dhe tani e gėzon emrin e lavdėruar Muham­med Webb. Ky zotėri i ndershėm, tani besimtar, ia mėsyu Botės islame prej skajit nė skaj! Vizitoi shumė vende, popuj dhe kudo qė shkonte ato vizita merrnin edhe karakter studimor.

Pjesa qė i mbeti prej jetės tokėsore dhe ajo qė i kishte mbe­tur prej kursimeve jetėsore, vendosi qė ta shpenzojė pėr ēėsht­jen islame, me tė vetmin qėllim: Qė me pėrkushtim tė thellė ta pėrhapė kudo Fenė Islame!

Pėr shqiptarėt e shkretė qė ndodhen nė udhėkryq, tė hutuar, tė mashtruar dhe shumė tė dėshpėruar, kėtu mė poshtė po e pa­raqesim dėshminė e tė konvertuarit tė fundit tė kėtij tibri, po ua paraqesim dėshminė e diplomatit amerikan se qysh erdhi deri te e Vėrteta Islame dhe pėr ēfarė arsye u bė musliman?

"Pėrse unė, njė amerikan i lindur nė njė vend i cili ėshtė kryesisht i krishterė, ku jam edukuar e ku jam rritur nė njė rreth ku dominon Kisha Protestante Presbitariane, e pranova Fenė Isla­me si tė vetmen udhėrrėfyese tė jetės?

Mund t'ju them menjėherė me krenari, sinqeritet e vėrte­tėsi, se kėtė fe e pranova sepse nė tė zbulova, pas studimeve se­rioze e tė thella, se Feja Islame ėshtė feja mė e pėrsosur dhe i vetmi sistem jete qė u pėrshtatet nevojave shpirtėrore.

Qė nė moshėn njėzetvjeēare, kur praktikisht, si thonė, u bė­ra i zoti i vetvetes, nė atė kohė isha aq i mėrzitur, i penguar, i kufizuar dhe i zhgėnjyer nga Kisha Protestante Presbitariane, sa­qė u detyrova ta braktis e tė largohem njėherė e pėrgjithmonė, pėr tė mos u kthyer kurrė mė te ajo...!

Ndonėse isha njė djalė i sjellshėm, tolerant, i kthyeshėm, unė dėshiroja shpjegime pėr pyetjet qė i shtroja por, mjerisht, asnjėri, qoftė nga kleri ose laikėt, nuk ishin nė gjendje tė mė shpjegonin ose tė mė jepnin pėrgjigje tė duhura e tė kėnaqshme! Nuk ishin nė gjendje tė ma shpjegonin nė mėnyrė racionale kėtė fe (Krishterimin), por, nė vend tė ndonjė pėrgjigjeje, mė thonin: "Kėto gjėra janė tė shenjta, janė misterioze" ose, kinse, "pakuptueshmėria ime s'mund t'i pėrfshijė... ! "

Para rreth njė dekade filluan tė zgjohen tek unė dėshira dhe interesimi pėr studime orientale, nė veēanti pėr religjionet e Lindjes (Orientit). Shkrimtarėt e mėdhenj dhe dijetarėt e njohur si Milli, Locku, Kanti, Hegeli, Fichte, Huxley dhe shumė tė tjerė, kush mė pak e kush mė shumė, rreth ēėshtjeve tė ndryshme e mė delikate ligjėronin me shumė urtėsi, por asnjėri prej tyre nuk qe nė gjendje tė shpjegojė se: "Ē'ėshtė thelbi i sė Vėrtetės?

Thelbi i sė Vėrtetės ėshtė bindja ndaj Vullnetit tė All-llahut dhe baza e saj ėshtė Namazi. Namazi me pėrkushtim sjell vėlla­zėrimin e pėrgjithshėm, dashurinė universale dhe sjell mirėsi tė shumta: pastėrtinė e mendjes, tė zemrės e tė shpirtit. Pra, kup­tohet, sjell pastrim tė pėrgjithshėm dhe tė pėrsosur.

Feja Islame, pa dyshim, ėshtė mė e thjeshta, mė e lehta dhe mė e larta, prej tė gjitha feve giellore qė ka njohur njeriu...".


Burimi: kurandhesunet.net