Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering Qura“an
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
   

Suzanne Haneef

[Gazetare - SHBA]

Pėrkundėr propagandės sė paskrupullt e tepėr tė fėlliqtė qė po zhvillohet nė Perėndim, me tė gjitha mjetet aq tė fuqishme e tė sofistikuara kundėr muslimanėve dhe Fesė Islame, megjithė­kėtė muslimanėt po shtohen dhe Feja Islame po gjallėrohet, duke pėrfituar pėr ēdo ditė anėtarė tė rinj!


Ninian Smart, profesor i Religjioneve nė Universitetin e Kali­fornisė, nė Santa-Barbara, nė lidhje me kėtė ia dha kėtė dekla­ratė revistės mė tė njohur amerikane, tė pėrjavshmes "TIME" (KOHA): "Ėshtė tradicionale paraqitja e shtrembėruar e lslamit nė Perėndim. Aq mė tepėr, viteve tė fundit po paraqitet edhe si terroriste..."

Por, kush po e kėrkon tė vėrtetėn nuk po e pėrfill fare kėtė propagandė tė fėlliqtė... Virginia Martson, (tani quhet Kerima Omar Kameuneh, ish-anėtare e Kishės Episkopale) nga Burbanku, Kaliforni, Ogen Davis nga Atlanta, Xhorxhi, dr. Stejf Xhonson, (tani quhet dr. Faruk Abdullah) dhe shumė tė tjerė, nuk i pengoi fare propaganda anti-islame pėr ta pėrqafuar tė Vėrtetėn, Fenė Islame. Tė konvertuar amerikanė janė jo me dhjetėra, por me qindra e mijėra, bile edhe me tituj tė lartė shkencorė, qė e kanė pranuar Fenė Islame. Por, ne veēuam nė kėtė rast njė gazetare. Pėrse kjo gazetare amerikane e pranoi Fenė Islame?

Gazetarja amerikane, Suzanne Haneef (Hanif), e kėrkoi tė Vėrtetėn dhe e gjeti nė Fenė Islame. Si gazetare ajo kishte mun­dėsinė qė tė udhėtojė shumė dhe nėpėr vende tė ndryshme tė Botės islame. Ajo atje u njoh pėr sė afėrmi me muslimanėt dhe me Fenė Islame. Nė fillim nga kureshtja e mė vonė nga dashuria, ajo iu pėrkushta me gjithė shpirt studimeve pėr Fenė Islame, dhe mė nė fund, me ndihmėn e All-llahut, u ndriēua me Dritėn e saj dhe e pranoi Islamin, kėtė fe tė vėrtetė, e cila po dėshmohet ēdo ditė se po i pėrshtatet natyrės njerėzore, nė ēdo vend e nė ēdo kohė!

Muslimania e re amerikane, Suzanne Haneef, pasi e gjeti atė qė e kėrkonte - qetėsinė shpirtėrore, dėshironte qė edhe tė tje­rėt nė Amerikė dhe kudo nė botė ta kuptojnė e ta pranojnė kėtė fe tė pėrsosur. Si rezultat i kėsaj dėshire tė zjarrtė, ajo shkroi njė libėr pėr Fenė Islame, i cili u botua nė gjuhėn angleze nė qytetin Lahore tė Pakistanit.

Gazetarja amerikane, pasi e falėnderoi All-llahun e Madhė­rueshėm, i lutet Atij pėr mirėkuptim dhe udhėzim dhe pėr pra­nimin e Fesė Islame, ndėr tė tjera, thotė:

"Jetojmė nė shekullin e ndėrrimeve tė mėdha e tė shpejta dhe nė pasiguri tė plotė. Njerėzit janė shumė tė shqetėsuar. Megjithėkėtė, ka njerėz qė po pėrpiqen tė gjejnė rrugėdalje, qė tė shpėtojė njerėzimi nga kjo rrugė qorre ku ėshtė katandisur. Ėshtė e vėrtetė se sot po jetojmė nė kohėn kur pėrparimi dhe civilizimi materialist kanė arritur kulmin, par, njėkohėsisht, ci­lėsia e jetės, morali njerėzor, kanė rėnė aq poshtė, saqė racės njerėzore po i afrohet kataklizma...

Feja Islame ofron zgjidhje! Vetė fjala Islam do tė thotė Pa­qe, Bindje...! Kur besimtari jeton nė paqe, dhe i bindet Zotit, i Cili ėshtė Njė dhe i Vėrtetė, atėherė Feja Islame ndikon inten­sivisht nė mendimet dhe sjelljet e tij. Vetėm Zoti ėshtė Krijues, Sundues i Gjithėsisė dhe njeriu vetėm Atij i pėrgjigjet...

Feja Islame e udhėzon njeriun, e drejton nga pėrparimi dhe zhvillimi i vazhdueshėm. Parimet e kėsaj feje janė tė arsyeshme, tė dobishme pėr shėndetin fizik e psikik dhe i pėrshtaten plotė­sisht natyrės njerėzore.

Kjo fe nuk ėshtė vetėm njė sistem fetar, njė ideologji, apo njė religjion, sikur jemi mėsuar ta quajmė, par ėshtė tėrėsia e jetės sė njeriut, ėshtė njė sistem i gjithmbarshėm, gjithėpėrf­shirės, i cili tė udhėzon, tė drejton nė ēdo fushė tė jetės, qoftė si individ, shoqėri apo bashkėsi...!

Pėrmes obligimeve fetare qė i ka caktuar Zoti, marrėdhėniet ndaj jetės kanė njė optimizėm, njė shpresė dhe pėrmes tyre krijohet njė identitet i veēantė nė dobi tė vetvetes, shoqėrisė dhe natyrės.

Feja Islame nė Amerikė dhe nė Evropė kuptohet gabimisht, sepse si e tillė edhe ju prezentohet! Shumė njerėz nė Amerikė mendojnė se kjo fe ėshtė ndonjė sektė apo ndonjė kult! All-llahu pėr ta ėshtė njė hyjni pagane, kurse pėr Muhammedin (a.s.) kuj­tojnė se ėshtė njė person qė adhurohet nga paganėt e tejdetit, tejoqeanit...! Pse ndodh kėshtu?

Ndodh kėshtu sepse ka lėnė pasoja e kaluara historike me plot paragjykime, pasojat e kryqėzatave shekullore, propaganda e vazhdueshme me qėllime tė caktuara, hegjemonizmi e tė tjera...

Por, e vėrteta ėshtė se Feja Islame njeriun si krijesė e (iron nga prangat e sundimit material, nga epshet e shfrenuara shta­zarake dhe e humanizon. Sinqerisht i lutem Zotit qė tė ma pra­nojė kėtė pėrpjekje modeste dhe tė mė ndihmojė qė edhe tė tjerėt ta kuptojnė Fenė Islame, e cila u sjell dobi dhe ėshtė e vetmja rrugė pėr paqe dhe shpėtim..."


Burimi: kurandhesunet.net