Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering Qura“an
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
   

NJĖ GJERMANE E QUAJTUR TANJA PATRICIA STILP PRANOI ISLAMIN

Dita e xhuma e datės 02.09.2005 ishte njė ditė e veēantė, ditė kėnaqėsie dhe gėzimi pėr Kėshillin e Bashkėsisė Islame dhe pėr tė gjithė besimtarėt e qytetit tė Pejės.

Shqipėrim Berisha nga Peja, njė djalosh i ri, i cili para luftės sė vitit 1999 kishte qenė vijues i rregullt i mėsimit tė fesė pėr njė kohė tė gjatė nė xhaminė Kurshunli nė Pejė, tė imami i saj H. Nexhmedin ef. Hoxhaj, aktualisht kryetar i KBI-sė, shquhej pėr mendjemprehtėsi, shkathtėsi dhe seriozitet gjatė vijimit tė mėsimit nė xhami. I respektuar nga i gjithė xhemati i xhamisė dhe qytetarėt, pėr edukatėn, sjelljet e tija si dhe rrjedhėn e tij nga njė familje me tradita fetare islame.

Sikurse shumė qytetarė tė Kosovės, edhe ky djalosh i ri pas dėbimit tė popullatės nga Kosova nė vitin 1999, emigroi sė bashku me familjen e tij pėr nė Gjermani. Atje fillimisht mėsoi gjuhėn gjermane dhe vazhdoi shkollimin e tij. Ndėrkohė ai njoftohet me vajzėn Tanja Patricia Stilp, vajzė e bukur nga Shtutgarti i Gjermanisė. Pas shumė bisedave dhe konsultimeve mes vete, ata vendosėn qė tė fejohen.

Vajza Tanja Patricia Stilp me banim nė Keindl tė Shtutgartit tė Gjermanisė duke parė rregullin, drejtėsinė, dhe mbi tė gjitha pastėrtinė e madhe qė ka Feja Islame, vendosi pėrkundėr dėshirės sė prindėrve tė saj qė tė fejohet dhe martohet me njė djalosh shqiptar musliman. Mirėpo, dėshira dhe kureshtja e saj ishte shumė e madhe qė tė njohė sa mė shumė parimet dhe dispozitat islame, ndaj dhe filloi qė me pėrkushtim dhe seriozitet tė pėrcjellė dhe lexojė literaturėn islame. Ajo thotė se pėrderisa isha duke lexuar Kur’anin ndieja njė kėnaqėsi dhe qetėsi tė madhe shpirtėrore, tė cilėn mė herėt kurrė nuk e kisha pėrjetuar, ndaj dita ditės mua shumė e mė shumė mė shtohej interesimi dhe bindja pėr tė njohur mė shumė parimet dhe dispozitat islame.

Nė muajin gusht ajo sė bashku me tė fejuarin e saj vendosen qė tė vijnė pėr disa ditė pushimi nė Pejė-Kosovė. Meqė kishte kaluar njė kohė e mirė qė kur ajo kishte filluar qė tė lexojė literaturė islame, kishte vizituar edhe xhami nė kohėn e namazit, kishte dėgjuar edhe ligjėratat e imamėve dhe pas kalimit tė disa ditėve tė saj nė pushim, asaj iu ngulit nė zemėr dhe shpirt se nuk mundet mė tė jetė anash kėtij rregulli dhe kėsaj mėnyre tė jetės, prandaj filloi qė tė interesohet sinqerisht pėr mėnyrėn dhe procedurėn qė duhet ndjekur njė i huaj (jo musliman) pėr tė pranuar Islamin, moment tė cilin e priste me padurim. Pėr kėtė, ata vizituan Kėshillin e Bashkėsisė Islame nė Pejė ku edhe u njoftuan lidhur me rregullat dhe procedurat, tė cilat duhet ndjekur pėr tė pranuar Islamin.

Kėshtu qė mė datėn 02.09.2005, ditėn e xhuma, nė bazė tė kėrkesės, dėshirės dhe vullnetit tė saj, nė prezencė tė kryeimamit tė KBI-sė H. Ali ef. Gashi, sekretarit dhe disa anėtarėve tė kėshillit, pas parashtrimit tė disa pyetjeve nga ana e kryeimamit, ajo bindshėm pohoi se me vetėdėshirė, dhe bindje tė plotė shpirtėrore po e pranon Islamin. Ndėrsa, mė pas sė bashku me kryeimamin ajo dėshmoi dėshminė islame (shehadetin) tre herė, duke ia treguar edhe kuptimin dhe domethėnien e saj, ndėrsa nė fund tė gjithė tė pranishmit bėn njė lutje-dua.

Pas pranimit dhe pėrqafimit tė Islamit, ajo po ashtu me vetėdėshirė ndėrroi edhe emrin e vet nga Tanja nė emrin e ri Shqipe.

Mė pastaj kryeimami i dha disa kėshilla, tė cilat u cilėsuan si tė nevojshme pėr njė muslimane e cila tani e tutje do jetė pjesėtare e denjė e Islamit. Pėrveē kėtyre KBI i dha njė Dėshmi zyrtare mbi kalimin e saj nė Islam, si dhe disa libra nga literatura islame.

Ndėrsa, ēifti i ri bashkėshortor Shqipėrim dhe Shqipe Berisha shprehėn gatishmėrinė dhe dėshirėn e tyre, qė ēdo herė me mundėsitė e tyre tė kontribuojnė pėr tė mirėn e Islamit dhe muslimanėve nė pėrgjithėsi, e sidomos nė ngritjen e vetėdijes dhe moralit islam nė shoqėrinė e tyre dhe rininė ku ata jetojnė e veprojnė. Ata premtuan se nė tė ardhmen po qė se punėt do t’u shkojnė mirė, dėshira e tyre ėshtė qė bashkėrisht tė ndėrtojnė njė xhami nė qytetin e Pejės.

Nė fund kryeimami nė emėr tė kėshillit tė Bashkėsisė Islame nė Pejė i uroi kalimin nė rrugėn e shpėtimit pėr mbarė njerėzimin-nė Islam, me dėshirė qė angazhimi i saj nė vijėn e Islamit tė jetė i pėrhershėm, duke e lutur Allahun xh. sh. pėr mirėqenien e saj nė kėtė botė dhe botėn tjetėr!


Shkruar nga Burhan Hoxhaj
Burimi: fjalaebukur.com