Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering Qura“an
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
   

YUSUF ISLAMI (CAT STEVENS)

Si e gjeta Islamin?

Pėr udhėzim falendėroj All-llahun

Jam rritur nė njė botė moderne me luksoz tė madhė dhe momentet kulminante tė shou biznesit. Jam lindur nė familje krishtere, por siē e dijmė ēdo fėmijė lind me natyrėn e vet origjinale, si musliman, por prindėrit e tij pastaj e kthejnė atė nė ndonjė religjion tjetėr. Pasi mė ishte dhėnė kjo fe filliva edhe tė mendoj nė kėtė mėnyrė. Mė kishin mėsuar se Zoti ekziston, por pasi nuk ekziston ndonjė kontakt direkt me Zotin, ne duhej tė kontaktonim me tė nėpėrmjet Jezusit. Nė fakt ai ishte dera pėr tė arritur Zotin. Pėr mua kjo ishte e papranueshme.

Shikoja nė disa statuja tė Jezusit, ato ishin vetėm gurė tė pajetė. Kur pėrmendej trinia dyshimi im rritej edhe mė tepėr. Unė pak a shumė besojė nė kėtė, sepse mė duhej tė rrespektoja fenė e prindėrve tė mi.

Graduakisht fillova tė largohem nga ky edukim religjioz dhe fillova tė merrem me muzikė. Dėshira ime e madhe ishte tė bėhem yll botėrorė. Tė gjitha ato gjėra tė cilat i shihja nė filma dhe nė media ndikuan shumė nė mua. Mendoja se ndoshta ky ėshtė Zoti im, synimi im tė fitoja shumė para. Xhaxhai im kishte njė veturė tė bukur dhe kishte shumė para, gjithnjė mė dukej se ai ia kishte arritur qėllimit. Nerėzit pėrreth meje mė shyenin tė mendoj se ky ėshtė qėllimi, kjo botė ishte zoti i tyre.

Vendosa tė jetoj duke pasur kėtė qėllim, tė bėhem i pasur dhe tė jetoj njė ‘jetė tė mirė’. Yjet botėrore ishin modeli im, prandaj fillova tė merrem me muzikė dhe tė shkruaj kėngė, por nė zemėr gjithnjė kisha ndjenjė humane, gjithnjė mendoja se nėse pasurohem do t’i ndihmoj nevojtarėt. Nė Kur’an thuhet se nė bėjmė premtime, por kur arrijmė diēka bėhemi mė shumė lakmitarė.)

U bėra shumė i njohur nė moshėn time tė re. Emri dhe fotografitė e mia u plasuan nė tėrė median. Ky sukse i madh mė shtoi dėshirėn qė tė jetoja edhe mė gjatė se sa vetė jeta. Prandaj fillova tė mendoj se kėtė mund tė arrijė duke u dehur dhe duke marrė drogė.

Pas njė viti me plot sukses financiar dhe njė jetė luksoze isha i detyruar tė shtrihesha nė spital ngase isha sėmurė nga TBC-ja. Aty fillova tė mendojė: A thua ēka do tė ndodhė me mua? A jam vetėm njė trup, dhe se a ėshtė synimi i jetės sime vetėm ta kanqqi kėtė trup? Kuptova se me kėtė fatkeqėsi mė ėshtė dhėnė njė mirėsi e madhe nga ana e All-llahut xh.sh., njė mundėsi pėr tė kuptuar se “Pse jam kėtu, pse gjindem nė kėtė shtrat.” Fillova tė kėrkoj disa pėrgjigje.

Nė atė kohė ishte njė interesim i madh pėr misticizmin e Lindjes. Fillova tė lexoj dhe tė bėhem i vetėdijshėm pėr vdekjen, kuptova se shpirti lėviz dhe kurrė nuk ndalet. Ndieja se po ecja rrugės sė lumturisė dhe tė pėrsosurisė shpirtėrore. Fillova tė meditoj,madje u bėra edhe vegjetarian. Tani unė besoja nė ‘paqe dhe nė fuqi tė lules’ gjė qė nė atė kohė kjo ishte nė trend. Nė veēanti, unė besoja se nuk isha vetėm njė trup. Kėtė e kisha kuptuar qysh kur isha nė spital.

Njė ditė derisa po ecja mė zuri shiu dhe fillova tė vrapoj duke kėrkuar vend pėr t’u strehuar. Mendova, “Trupi im ėshtė lagur, dhe se ai mė tregon se jam lagur”. Kjo mė shtyri tė mendoj se trupi ėshtė mu si njė gomar, gomarin duhet ushtruar ku duhet tė shkojė, ose pėrndryshe do tė shpjerė atje ku ai dėshiron tė shkojė.

Kuptva se kisha njė vullnet, njė dhuratė tė madhe nga All-llahu xh.sh.: pėr tė pasut vullnetin e Zotit (All-llahut). Isha mahnitur me terminologjinė e re tė cilėn isha duke e mėsuar duke lexuar mbi religjionet e Lindjes. Deri tani, isha ngopur me fenė krishtere. Sėrish fillova tė merrem me muzikė, por kėtė herė fillova t’i reflektoj mendimet e mia. Mė kujtohet teksti i njė kėngė. Ajo fillon kėshtu: “Sikur ta dija, sikur ta dija se ēka ėshtė parajsa (Xhenneti) dhe ēka ferri (Xhehennemi). A duhet Tė tė njohė nė shtratin tim apo nė ndonjė qeli tė pluhosur, ndėrsa tė tjerėt janė nė hotele tė larta?” Dhe e dija se jam nė rrugė tė drejtė.

Gjithashtu shkrova edhe njė kėngė tjetėr: “Mėnyra si ta njoh Zotin”. U bėra edhe mė i famshėm nė botėn e muzikės. Fillova tė pėrjetoj njė kohė shumė tė vėshtirė, sepse bėhesha gjithnjė e mė i pasur dhe mė i famshėm, dhe nė tė njejtėn kohė sinqerisht kėrkoja tė vėrtetėn.

Erdha nė atė fazė kur vendosa tė orientohem nė Budizėm. Por, atėher nuk isha i gatshėm tė largohesha nga bota, ngase isha shumė i lidhur me tė. Nuk isha i gatshėm tė bėhesha murg dhe tė izolohem nga shoqėria.

Provova Zenin dhe Ēingun, numėrologjinė, letrat e tarotit dhe astrologjinė. Provova t’i rikthehem Biblės, por nuk mund tė gjeja asgjė. Nė atė kohė nuk dija asgjė pėr fenė Islame. Dhe atėherė ndodhi njė mrekulli. Vėllau im kishte vizituar xhaminė nė Jerusalem, dhe kishte mbetur i impresionuar me gjallėrinė aty (pėr dallim nga kishat dhe sinagogat e zbrazėta), ku mbizotėronte atmosferė e paqes dhe e qetėsisė.

Kur ai u kthye nė Londėr, me vete kishte sjellur Kur’anin me pėrkthim, tė cilin ma dha mua. Ai nuk e kishte pranuar Islamin, por kishte ndijerė diēka nė kėtė fe, dhe mendonte se edhe unė ndoshta mund tė gjejė diēka nė tė.

Kur e mora Librin (Njė udhėzim qė do tė sēarinte ēdo gjė pėr mua: kush jam unė, ēka ėshtė ēėllimi i jetės, ēka ėshtė realitet i vėrtetė, ēfarė do tė jetė realiteti dhe nga kam ardhur), kuptova se ky ishte religjioni i vėrtetė, religjion jo ashtu si e kuptonperėndimi, ose qė vlen vetėm pėr tė moshuar. Nė perėndim kushdo qė pėrqafon ndonjė religjion dhe jeton sipas sistemit tė tij, e quajnė fanatik. Unė nuk isha fanatik. Nė fillim isha hutuar mes trupit dhe shpirtit. Por, atėherė kuptova se trupi dhe shpirti nuk janė tė ndarė dhe se njeriu nuk duhet tė shkojė nė mėle pėr tė qenė religjioz. Krejt ēka duhet bėrė ėshtė ta pasojmė vullnetin e All-llahut xh.sh. Gjėja e para qė dėshiroja ta bėja ishte tė bėhem musliman.

Kuptova se ēdo gjė i takon All-llahut, dhe se Atė nuk e zė as tė koturit, e as gjumi. Ai ka krijuar ēdo gjė. Nė kėtė pikė fillova tė humbas kryelartėsinė time, ngase deri atėherė kisha menduar se arsyeja pse jam kėtu ėshtė vetė madhėshtia ime. Tanimė kuptova se unė nuk kam krijuar veten, dhe se i tėrė qėllim pse jam kėtu ėshtė t’i nėnshtrohem mėsimit tė pėrkryer tė fesė sė njohur Islam.

Nė kėtė pikė fillova ta zbuloj besimin tim. Ndieja se pas leximit tė Kur’anit isha musliman. Tani kuptova se tė gjithė profetėt a.s. tė dėrguar nga All-llahu xh.sh. kanė sjellė tė njejtėn porosi. Pse atėherė ēifutėt dhe tė krishterėt ishin tė ndryshėm? Mėsova se ēifutėt nuk e kishin pranuar Isanė a.s. si profet dhe se e kishin ndryshuar fjalėn e Tij. Madje edhe tė krishterėt e kishin keqkuptuar Fjalėn e Zotit (All-llahut xh.sh.) duke e quajtuar Jezuin (Isanė a.s.) bir tė Zotit. Atėherė, gjdo gjė mė dukej mė e kuptimtė.

Kėtu qėndron bukuria e Kur’anit, tė shtyen tė pėrsiatėsh dhe tė arsyetohesh, jo qė tė adhurohet Dielli apo Hėna, port ė adhurohet Ai qė krijoi tė gjitha. Kur’ani kėrkon nga njeriu pėrsiatje tė thellė mbi Diellin dhe Hėnėn dhe nė pėrgjithėsi mbi krijimet e Zotit (All-llahut xh.sh.). A e vėreni se si Dielli ndryshon shumė nga Hėna? Ata ndodhen nė largėsi tė ndryshme nga Toka, megjithatė neve na duken me madhėsi tė njejtė herė-herė njėri duket se e mbulon pjesėrisht tjetrin. Kur astronautėt shkojnė nė gjithėsi, shumė prej tyre shohin madhėsinė e parėndėsishme tė Tokės dhe gjerėsinė e madhe tė Gjithėsisė, dhe bėhen shumė religjioz, sepse shohin shenjat e Zotit (All-llahut xh.sh.).

Duke lexova Kur’anin mė tutje, pashė se fliste pėr lutjen (namazin), mirėsinė dhe lėmoshėn. Unė ende nuk isha musliman, por ndieja se e vetmja pėrgjigje pėr mua ishte Kur’ani dhe se Zoti (All-llahu xh.sh.) ma kishte dėrguar atė. Kėtė e mbajta nė fshehtėsi. Por, Kur’ani gjithashtu flet nė nevele tė ndryshme. Unė fillova ta kuptoj atė nė njė nivel tjetėr, ku All-llahu xh.sh. thotė:

“O ju qė besuat, mos i zini miq jobesimtarėt e t'i lini manash besimtarėt!... (En Nisaė, 144)

Pėr kėtė arsye, kisha dėshirė tė njohtohem me vėllezėrit e mi muslimanė.

Vendosa tė shkoj nė Jerusalem, siē kishte vepruar vėllau im. Nė Jerusalem vajta nė xhami dhe u ula. Njė njeri mė pyeti se ēka dėshiroja. Unė i tregova se isha musliman. Ai mė pyeti pėr emrin tim, i tregova se quhem “Stevens”, mbeti i hutuar. Unė iu bashkangjita namazit, jo mė shumė sukses. Me tė kthyerit nė Londėr, takova njė motėr e cila quhej Nafisa. I tregova se dėshiroj tė pranoj Islamin, ajo mė orientoi nė xhaminė New Regent. Kjo ndodhi nė vitin 1977, rreth njė vit e gjysėm pasi qė kisha marrė Kur’anin. Tanimė e kisha tė qartė se duhėj ta mundja kryelartėsinė time dhe Iblisin, dhe t’i kthehem njė drejtimi. Dhe kėshtu njė tė premte, pas xhumasė, shkova te imami dhe deklarova besimin tim (Shahadetin).

Ju kenu pėrpara njė njeri qė kishte arritur famė dhe pasuri. Por udhėizimin nuk mund ta gjeja dot, pėrkundėr pėrpjekjeve tė mia tė mėdha, derisa ma treguan Kur’anin. Tani e kuptoj se mund tė kem kontakt tė drejtpėrdrejtė me Zotin (All-llahun xh.sh.), pėr dallim nga krishterimi apo ndonjė religjion tjetėr. Njė hinduse mė tha: “Ti nuk i kupton hindusėt. Ne besojmė nė njė Zot (All-llahun xh.sh.), ne kėta idhuj i pėrdorim vetėm pėr shkak tė koncentrimit”. Ajo ēka fliste ishte se pėr tė arritur Zotin (All-llahun xh.sh.) duhet krijuar shoqėrues (idhuj) pėr atė qėllim. Por Islami i largon tė gjitha kėto pengesa. E vetmja gjė qė i dallon besimtarėt nga jobesimtarėt ėshtė namazi. Ky ėshtė procesi i pastrimit.

Pėrfundimisht, dua tė them se ēdo gjė qė e bėj ėshtė pėr kėnaqėsinė e Zotit (All-llahut xh.sh.). Besoj se sadopak keni pėrfituar inspirim nga eksperienca ime. Pėrveē kėsaj, dua tė theksoj se nuk kam pasur kontakte me asnjė musliman para se tė pranoj Islamin. E lexova nė fillim Kur’anin dhe kuptova se asnjė person nuk ėshtė i pėrkryer. Islami ėshtė i pėrkryer, dhe nėse e imitojmė sjelljen e tė Dėrguarit tonė s.a.v.s. do tė jemi tė sukseshėm. Allahu xh.sh. na udhėzoftė ta pasojmė rrugėn e Ummetit tė Muhammedit s.a.v.s.

Amin


Burimi: rruga-drejt.com