Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering QuraŽan
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
    Unbenanntes Dokument

Kurani dhe malet

 

Libri me titull “Toka” është një referencë bazë në shumë universitete të botës. Njëri prej dy bashkautorëve të tij është prof. Frank Press. Ai ka qenë këshilltar shkencor i presidentit amerikan Xhimi Karter dhe për 12 vjet ka mbajtur postin e presidentit të Akademisë Kombëtare të Shkencës, Washington D.C. Libri i tij thotë se malet kanë rrënjë nëntokësore (1), të cilat janë të ngulura thellë në tokë. Për këtë arsye malet kanë formën e një kunji të

ngulur në tokë (fig. 7, 8, 9).

bild 1

Figura 7: Malet kanë rrënjë të thella nën sipërfaqen e tokës. (Earth, Press dhe Siever, f. 413.)

 

bild 2

Figura 8: Paraqitje skematike. Malet, sikurse kunjat, kanë rrënjë të thella të mbërthyera në tokë. (Anatomy of the Earth, Cailleux, f. 220.)

 

bild 3

Figura 9: Një ilustrim tjetër i cili tregon se malet janë sikur kunjat për shkak të rrënjëve të tyre të thella. (Earth Science, Tarbuck dhe Lutgens, f. 158.)


Ja sesi i përshkruan Kurani malet. Zoti thotë: “A nuk e bëmë Ne tokën si shtrat dhe malet si kunja (të ngulura).” {Kuran, 78: 6-7}

Shkenca moderne ka vërtetuar se malet kanë rrënjë të thella që mund të arrijnë nën sipërfaqen e tokës në thellësi disa herë më të madhe se sa pjesa e ngritur mbi sipërfaqe (2) (fig. 9). Kështu fjala më e përshtatshme për të përshkruar malet, duke u bazuar në këtë informacion është fjala kunj, meqenëse pjesa më e madhe e kunjit është e ngulur në tokë. Teoria e maleve me rrënjë të thella nën tokë, është prezantuar vetëm në gjysmën e dytë të shekullit 19-të.(3) Nga ana tjetër, malet luajnë një rol të rëndësishëm në stabilizimin e kores së tokës,(4) duke penguar lëkundjet e mundshme të saj. Zoti thotë në Kuran: “Dhe Ai vuri male të patundura në tokë, në mënyrë që ajo të mos lëkundet me ju …” (Kuran, 16:15) Në të njëjtën mënyrë, teoria moderne e rrafshit tektonik mban të njëjtin qëndrim përsa i përket rolit të maleve. Ajo pohon faktin se

malet shërbejnë si stabilizues për tokën. Kjo gjë filloi të kuptohej diku nga fundi i viteve gjashtëdhjetë (5). A është e mundur që një njeri në kohën e Muhamedit (paqja qoftë mbi të) të ishte në gjendje të dinte formën e vërtetë të maleve? A mund të imagjinojë ndonjë person se një mal masiv e solid shtrihet thellë në tokë dhe ka rrënjë, ashtu siç pohojnë shkencëtarët

sot?

Një numër i madh librash gjeologjikë, kur flasin për malet, përshkruajnë vetëm pjesën e dukshme të tyre. Kjo sepse këto libra nuk janë shkruar nga ekspertë të gjeologjisë. Sidoqoftë gjeologjia moderne ka konfirmuar vërtetësinë e ajeteve kuranore.

 

_______________________________________________

(1) Earth, Press dhe Silver, f. 435. Shiko edhe “Earth Science”, Tarbuck dhe Lutgens f. 157.

(2) “The Geological Concept of Mountains in the Qur’an”, El-Negar, f. 5.

(3) “The Geological Concept of Mountains in the Qur’an, El-Negar”, f. 5

(4)  The Geological Concept of Mountains in the Qur’an, El-Negar, f. 44-45.

(5) “The Geological Concept of Mountains in the Qur’an”, El-Negar, f. 5.