Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering QuraŽan
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
    Unbenanntes Dokument

Kurani dhe zhvillimi i embrionit njerëzor

 

Duke përmendur fazat e zhvillimit të embrionit të njeriut, Zoti i Madhëruar thotë:


“… Ne e krijuam njeriun
(Ademin) prej një copë balte. Pastaj e bëmë atë si një pikë në një vend të sigurt. Pastaj e shndërruam pikën në alek, pastaj alekun e shndërruam në mudgah (diçka e kafshuar)…” (Kuran, 23:12-14)


Nga ana gjuhësore fjala alek ka tre kuptime: 1) shushunjë, 2) diçka e varur, 3) gjak i mpiksur. Po të krahasojmë një shushunjë me embrionin e njeriut, ashtu siç mund të shihet dhe në fig. 1, do të vërejmë një ngjashmëri të madhe. (1)

 

bild 1

 

Figura 1: Vizatimet ilustrojnë ngjashmëritë midis shushunjës dhe embrionit njerëzor në fazën alek. (Pamja e shushunjës nga Human Development as Described in the Quran and Sunnah,

Moore dhe të tjerët, f. 37, modifikuar nga Integrated Principles of Zoology, Hickman dhe të tjerët. Pamja eembrionit nga The Developing Human, Moore dhe Persaud,5th ed., f. 73.)


Gjithashtu, embrioni në këtë fazë e merr ushqimin nga gjaku i nënës ashtu si shushunja që ushqehet me gjakun e të tjerëve (2). Kuptimi i dytë i fjalës alek është “diçka e varur”. Kjo varje e

embrionit gjatë fazës së alek-ut në mitrën e nënës mund të shikohet qartë në fig. 2 dhe 3.

Kuptimi i tretë i fjalës alek është “gjak i mpiksur”.

 

bild 2

Figura 2. Në këtë diagram shihet suspensioni i një embrioni gjatë fazës alek në uterusin e nënës. (The

Developing Human, Moore dhe Persaud, 5th ed., f.66)

 

bild 3

Figura 3: Në këtë fotomikrograf shihet suspensioni i një embrioni (B) gjatë fazes alek (rreth15 ditë i vjetër) në barkun e nënës. Madhësia e embrionit është rreth 0.6 mm. (The Developing Human, Moore, 3rd ed., f. 66, nga Histology, Leeson dhe Leeson.)

 

Po të vëzhgojmë embrionin do të vëmë re se pamja e tij e jashtme si dhe e enëve të tij të gjakut, gjatë fazës së alek-ut, është e ngjashme me pamjen e gjakut të mpiksur. Kjo për shkak të prezencës së një sasie relativisht të madhe gjaku në trupin e embrionit gjatë kësaj faze (3) (shiko fig. 4). Gjithashtu, gjatë kësaj faze gjaku nuk qarkullon derisa embrioni të arrijë në javën e tretë (4) të tij. Kështu embrioni në këtë fazë është si gjak i mpiksur.

 

bild 4

 

Figura 4: Diagrami i sistemit primitiv kardiovaskular në embrion gjatë fazës alek . Pamja e jashtme e embrionit dhe e enëve të tij të gjakut është e ngjashme me pamjen e gjakut të mpiksur për shkak të prezencës së një sasie relativisht të madhe të gjakut në embrion. (The Developing Human, Moore, 5th ed., f. 65.)

 

Siç shihet, të tre kuptimet e fjalës alek korrespondojnë saktësisht me përshkrimin e embrionit në fazën e alek-ut. Faza tjetër e përmendur pas asaj të alek-ut është faza e mudga-s. Fjala arabe mudga do të thotë “diçka e kafshuar”. N.q.s. merret një copë çamçakëz dhe kafshohet me dhëmbë, pastaj krahasohet gjurma e lënë nga kafshimi me pamjen e embrionit në fazën e mudga-s, do të vërehet një ngjashmëri e madhe. Kjo sepse pamja e boshtit kurrizor të embrionit përngjason me gjurmët e lëna nga dhëmbët në çamçakëzin e kafshuar.(5)(fig. 5, 6)

 

bild 5

Figura 5: Fotografia e një embrioni në fazën mudga (28 ditë i vjetër). Embrioni në këtë fazë merr pamjen e një materiali të kafshuar, për arsye se segmentet në pjesën e pasme të embrionit ngjajnë me gjurmët e dhëmbëve në

një material të kafshuar. Madhësia e embrionit është 4 mm. (The Developing Human, Moore dhe Persaud, 5th ed., f. 82, nga Professor Hideo Nishimura, Kyoto University, Kyoto, Japan.)

 

bild 6

Figura 6: Kur krahasohet pamja e një embrioni në fazën mudga me një copë çamçakëz të kafshuar, ne

gjejmë ngjashmëri midis tyre. A) Vizatimi i një embrioni në fazën mudga. Aty mund të shihen segmentet

në pjesën e pasme të embrionit të cilat duken sikur gjurmët e dhëmbëve. (The Developing Human, Moore dhe Persaud, 5th ed., f. 79.) B) Fotografia e një cope çamçakëzi të kafshuar.

 

Si mund t’i kishte ditur të gjitha këto Muhamedi (paqja qoftë mbi të) një mijë e katërqind vjet më parë, kur dihet se pajisjet e avancuara dhe mikroskopët e fuqishëm janë zbuluar vetëm këto kohët e fundit? Hamm dhe Leenenhoek ishin shkencëtarët e parë që observuan qelizat spermatozoide, duke përdorur një mikroskop modern për kohën, bëhet fjalë për vitin 1677, pra më shumë se një mijë vjet pas Muhamedit. Ata gabuan duke menduar se qeliza e

spermës përmbante një njeri në miniaturë që rritej kur depozitohej në organin gjenital të femrës.(6)

Profesor Keith L. Moore është një nga shkencëtarët më të spikatur në fushën e Anatomisë dhe Embriologjisë. Gjithashtu, ai është autor i librit me titull “The Developing Human”, i cili është përkthyer në tetë gjuhë të ndryshme. Ky libër është një punim shkencor i zgjedhur nga një komitet special në SHBA, si libri më I mirë i shkruar nga një person i vetëm. Dr. Keith Moore është profesor i Anatomisë dhe i Biologjisë Qelizore në Universitetin e Torontos, Kanada. Atje ai u emërua Dekan i Shkencave Bazë në Fakultetin e Mjekësisë dhe për tetë vjet ishte Kryetar I Departamentit të Anatomisë. Në 1984 ai mori çmimin më të lartë nga Shoqata e Anatomistëve Kanadezë në fushën e Anatomisë në Kanada, çmimin “Çmimi i Madh J.C.B.”. Ai ka drejtuar shumë shoqata ndërkombëtare si “Shoqata e Anatomistëve Kanadezë e

Amerikanë” dhe “Këshilli i Unionit të Shkencave Biologjike”.

 

Në 1981, gjatë Konferencës së 17-të Mjekësore në Daman, Arabi Saudite, profesor Moore tha: “Ka qenë një kënaqësi e madhe për mua të ndihmoj në qartësimin e kuptimit të thënieve të Kuranit që flasin për zhvillimin e njeriut. Për mua është fare e qartë se këto thënie i kanë ardhur Muhamedit (paqja qoftë mbi të) prej Zotit, sepse gati të gjitha këto njohuri janë zbuluar vetëm shumë shekuj më vonë. Kjo provon se Muhamedi (paqja qoftë mbi të) ka qenë i

dërguar i Zotit.”(7) Më pas profesor Moore u pyet: “A do të thotë kjo se ju besoni se Kurani është Fjalë e Zotit?” Ai u përgjigj: “Unë nuk gjej ndonjë vështirësi për ta pranuar këtë.” Gjatë një conferenceprof. Moore deklaroi: “… Meqenëse fazat e embrionit të njeriutjanë komplekse, për shkak të procesit të vazhdueshëm të ndryshimit gjatë zhvillimit, është propozuar se një sistem i ri klasifikimi mund të zhvillohet duke përdorur termat e përdorur në Kuran dhe Sunet(8). Sistemi i propozuar është i thjeshtë, i kuptueshëm dhe përputhet me

njohuritë e sotme embriologjike. Studimi intensiv i Kuranit dhe i fjalëve të Profetit në katër vitet e fundit ka nxjerrë në pah një system për klasifikimin e embrionit të njeriut, i cili është mahnitës për shkak se ai u formulua në shekullin e 7-të. Megjithëse Aristoteli, zbuluesi i shkencës së Embriologjisë, kuptoi nga studimi i vezëve të pulës në shekullin e 4-t p.e.s. se embrioni i pulës zhvillohej në faza, ai nuk dha ndonjë detaj për këto faza. Siç dihet nga historia e Embriologjisë para shekullit të 20-të dihej fare pak për fazat dhe klasifikimin e embrionit të njeriut. Për këtë arsye përshkrimi i embrionit të njeriut në Kuran nuk mund të bazohej në njohuritë shkencore të shekullit të 7-të. Konkluzioni i vetëm i arsyeshëm është:

Këto përshkrime i janë shpallur Muhamedit (paqja qoftë mbi të) prej Zotit. Ai nuk mund t’i dinte detajet e tilla, sepse ai ishte analfabet dhe absolutisht pa asnjë përvojë shkencore.”(9)

 

 

__________________________________________________________________________

(1) “The Developing Human”, Moore dhe Persand, botimi i pestë, f. 8.

(2) “Human Development as Describe in Qur’an and Sunnah”, Moore dhe të tjerët, f. 36.

(3) “Human Development as Described in Qur’an and Sunnah”, Moore dhe të

tjerët, f. 37-38.

(4) “The developing Human”, Moore dhe Persand, botimi i pestë, f. 65.

(5) “The developing Human”, Moore dhe Persand, botimi i pestë, f. 8.

(6) “The developing Human”, Moore dhe Persand, botimi i pestë, f. 9.

(7) Marrë nga videokaseta: “This is the truth”.

(8)  Fjala ‘Sunet’ përmbledh thëniet, veprimet apo aprovimet e bëra nga Profeti

Muhamed.

(9) Marrë nga videokaseta “This is the truth”.