Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering QuraŽan
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
    Unbenanntes Dokument

Kurani dhe origjina e Universit


Kozmologjia moderne tregon qartë se në një kohë të caktuar i gjithë Universi nuk ishte gjë tjetër, veçse një re e dendur dhe e nxehtë “tymi”(1). Ky është një nga principet bazë e të

pakundërshtueshme të Kozmologjisë Standarde Moderne. Shkencëtarët tani mund të vëzhgojnë yje të reja duke u formuar prej mbetjes së këtij “tymi” (fig. 10, 11).

 

bild 1

 

bild 2

 

Figura 11: Nebula Laguna është një re e gazit dhe pluhurit rreth 60 vite drite në diametër. Është ngacmuar nga rrezatimi ultraviolet i yjeve të nxehtë që janë formuar rishtas brenda korpusit të saj. (Horizons, Exploring the Universe, Seeds, plate 9, nga Association of Universities for Research in Astronomy, Inc.)

 

Të gjithë yjet vezullues që ne shikojmë natën kanë qenë, ashtu si gjithë Universi, pjesë e “tymit”. Zoti thotë në Kuran: “Pastaj Ai iu kthye qiellit, i cili ishte tym…” (Kuran, 41:11)

Për shkak se toka dhe qielli janë formuar nga i njëjti “tym”, ne arrijmë në përfundimin se ata ishin një, më pas ato u formuan dhe u ndanë. Zoti thotë:

“A nuk e dinë ata që nuk besojnë se qielli dhe toka ishin një e pastaj Ne i ndamë ato…?” (Kuran, 21:30)

 

Dr. Alfred Kroner, një nga gjeologët më të shquar botërorë, profesor i Gjeologjisë dhe drejtor i Departamentit të Gjeologjisë në Institutin e Gjeoshkencave, Johannes Gutenberg University, Mainz, Gjermani, thotë: “Duke menduar se nga erdhi Muhamedi… mendoj se është gati e pamundur që ai të ketë ditur për gjëra të tilla si origjina e përbashkët e Universit, sepse shkencëtarët e zbuluan këtë fakt vetëm vitet e fundit me metoda teknologjike mjaft të

komplikuara e të avancuara, kjo është e gjithë çështja.”(2) Gjithashtu ai ka thënë: “Dikush që nuk dinte ndonjë gjë rreth Fizikës Bërthamore katërmbëdhjetë shekuj më parë mendoj se nuk mund të ishte në gjendje të nxirrte nga mendja e tij, për shembull, se toka dhe qielli kanë të njëjtën origjinë.” (3)

 

___________________________________________________________________________________

 

(1) “The First Three Minutes, a Modern View of the Origin of the Universe,

Weinberg”, f. 94-105.

(2)  Marrë nga videokaseta: “This is the Truth”.

(3)  Marrë nga videokaseta: “This is the Truth”.