Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering QuraŽan
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
    Unbenanntes Dokument

Detet e thella dhe dallgët e brendshme

në Kuran

 

Zoti thotë në Kuran:

 

(Gjendja e jobesimtarëve është) si errësira në një det të thellë e të madh. Ai është i mbuluar me valë, mbi të cilat gjenden valë të tjera e mbi to gjenden re të dendura. Errësirë mbi errësirë. Nëse dikush do të zgjaste dorën, nuk do të ishte në gjendje ta

shihte atë…” (Kuran, 24: 40)

Ky ajet përmend errësirën në thellësinë e detit, errësirë ku nuk mund të shikosh as dorën tënde. Errësira në dete haset në thellësi nga 200 m e poshtë. Në këtë thellësi gati nuk ka dritë (fig. 15). Ndërsa nën 1000 m nuk ekziston asnjë lloj drite. (1) Njeriu nuk mund të zhytet më shumë se 40 m pa ndihmën e batiskafëve apo mjeteve të tjera speciale të zhytjes. Gjithashtu, njeriu nuk mund të mbijetojë pa ndihmën e mjeteve në pjesën e errët të oqeaneve, siç është

thellësia 200 m.

 

bild 1

Figura 15: Midis 3 dhe 30 përqind të dritës së diellit reflektohet në sipërfaqen e detit. Pastaj të gjitha nga të shtatë ngjyrat e spektrit të dritës absorbohen njëra pas tjetrës në 200 metrat e para, me përjashtim të dritës së kaltër.(Oceans, Elder and Pernetta, f. 27.)

 

Këto të dhëna për errësirën janë zbuluar duke përdorurbatiskafe apo mjete të tjera speciale që bëjnë të mundur zhytjen në thellësi. Nga pjesa “…një det të thellë e të madh. Ai është i

mbuluar me valë, mbi të cilat gjenden valë të tjera …” e ajetit të mësipërm mund të kuptojmë gjithashtu, se ujërat në thellësi të oqeaneve janë të mbuluara nga valë, mbi të cilat gjenden valë të tjera. Merret lehtë me mend se valët e dyta janë valët sipërfaqësore, sepse pas tyre përmenden retë. Po valët e përmendura për herë të parë ç’janë? Shkencëtarët kanë zbuluar kohët e fundit se ekzistojnë valë të brendshme, të cilat shfaqen në sipërfaqen midis shtresave të ujit me dendësi të ndryshme (2) (fig. 16).

bild 2

 

Figura 16: Valët e brendshme në hapësirën midis dy shtresave të ujit me densitet të ndryshëm. Njëra është e dendur (e poshtmja), kurse tjetra është më pak e dendur (e epërmja). (Oceanography, Gross, f. 204.)

Valët e brendshme mbulojnë ujërat e thella të deteve e oqeaneve, sepse ujërat në thellësi kanë dendësi më të madhe se ujërat mbi to. Valët e brendshme janë shumë të ngjashme me valët

sipërfaqësore. Ato nuk mund të shihen nga syri, por mund të perceptohen duke studiuar ndryshimet e temperaturës ose kripësisë në një zonë të caktuar. (3)

 

_________________________________________________

 

(1) “Oceans”, Elder dhe Pernetta, f. 27.

(2) “Oceanography”, Gross, f. 205.

(3) “Oceanography”, Gross, f. 205.