KUR'ANI i SHENJTË 
 
 

91.Suretu Esh Shems 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

1. Pasha diellin dhe dritën e tij! 
2. Pasha hënën kur vjen pas tij! 
3. Pasha ditën kur ai (dielli) e shndrit! 
4. Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)! 
5. Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë! 
6. Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)! 
7. Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! 
8. Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. 
9. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. 
10. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten. 
11. Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet. 
12. Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë. 
13. e Pejgamberi atyre u pat thënë: “Kinie kujdes devenë e All-llahut dhe ndaj pengimit të saj që të pijë ujë. 
14. Ata nuk i besuan atij dhe atë (devenë) e therrën dhe Zoti i tyre për shkak të mëkatit të tyre ua rreshtoi ndëshkimet dhe i rrafshoi, 
15. Duke mos iu frikësuar prapavisë së atij (ndëshkimi). 
 

           

 Faqja Kryesore