Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering Qura“an
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
   

12 Argumente se Muhammedi ėshtė
i Dėrguari i vėrtetė


Vėllezėr dhe motra kudo qė tė jeni esselamu-alejkum ve rahmetullah! Me kėtė ese, nuk po i drejtohem vetėm pasuesve tė Islamit, tė cilėve u takoj edhe unė, por nė tė vėrtetė po e shkruaj kėtė artikull pėr secilin mashkull dhe femėr anembanė botės.

E lus All-llahun qė tė mundėsojė qė kjo ese tė arrijė nė secilin vesh, tė bien nė shikimin e secilit sy dhe tė kuptohet nga secila zemėr…

Muhammedi djali i `Abdullahut ėshtė i Dėrguari i All-llahut dhe Lajmėtari i fundit i dėrguar nga All-llahu pėr banorėt e botės.

Vėllezėrit dhe motrat e mia! Duhet ta dini se Lajmėtari, Muhammedi i biri i `Abdullahut (bekimi dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė), ėshtė Lajmėtari i All-llahut nė realitet dhe nė vėrtetėsi. Argumentet dhe dėshmitė tė cilat e tregojnė vėrtetėsinė e tij janė tė shumta. Askush pos mosbesimtarit, i cili vetėm pėr shkak tė arrogancės sė tij, nuk mund t’i mohojė kėto shenja.


Prej argumenteve:

1. Muhammedi (bekimi dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) ėshtė rritur si analfabet, i paaftė tė lexojė dhe shkruajė, dhe ka mbetur i tillė deri nė vdekjen e tij. Prej gjithė popullit tė tij ka qenė i njohur si i sinqertė dhe i besueshėm. Para se ta pranon shpalljen, ai nuk ka pasur dituri tė mėparshme tė religjionit apo tė ndonjė Lajmi tė mėparshėm. Ai ka mbetur i tillė dyzet vitet e para tė jetės tij. Mandej atij i erdhi Shpallja me Kur’anin tė cilin tani e kemi nė duart tona. Ky Kur’an i pėrmend shumicėn e rasteve tė cilat gjinden nė shpalljet e mėparme, duke na treguar pėr kėto ndodhi nė detajet mė tė imta sikur vet ai ti kishte pėrjetuar. Kėto raste u shpallėn nė mėnyrė precize ashtu siē gjinden nė Tevratin e shpallur Musės dhe nė Inxhillin e shpallur Isaut. Andaj as jehuditė tė as krishterėt nuk ishin nė pozitė ta pėrgėnjeshtrojnė pėr ēfarėdo qė ka thėnė.

2. Muhammedi (bekimi dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) po ashtu ka parashikuar tė gjitha gjėrat tė cilat mund t’i ndodhin atij dhe ummetit tė tij pas vdekjes sė tij, nė lidhje me ngadhnjimin e tyre, largimin e mbretėrive tiranike tė Kisraut (titulli mbretėror i mbretėrve Zoroastrian tė Persisė) dhe Cezarit, si dhe pėrhapjen e fesė Islame anembanė botės. Kėto ndodhi janė paraqitur saktėsisht nė atė kohė nė tė cilėn Muhammedi i ka parashikuar, mu sikur ai ardhmėrinė ta lexonte nga ndonjė libėr i hapur.

3. Muhammedi (bekimi dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) po ashtu solli Kur’anin nė arabisht nė kulminacion tė elokuencės dhe qartėsisė. Kur’ani i ka sfiduar arabėt qė kanė qenė elokuentėt mė tė rjedhshėm tė kohės sė tij, tė cilėt nė fillim e pėrgėnjeshtruan atė, qė tė sjellin sė paku njė kaptinė si nė Kur’ani. Prandaj arabėt elokuentė tė atyre ditėve, nuk kanė qenė nė pozitė ta kundėrshtojnė kėtė Kur’an.

Me tė vėrtetė, deri nė kėtė ditė, askush nuk ka patur guxim tė pohojė se ai ka qenė nė gjendje tė thurė fjalė tė cilat janė tė barabarta, apo sė paku tė afėrta me rendin, hijeshinė, bukurinė, dhe shkėlqimin e kėtij Kur’ani madhėshtor.

4. Historia e jetės tė kėtij tė Dėrguari Fisnik ėshtė shembull mė i pėrsosur i tė qenurit i drejtė, i mėshirshėm, i dhembshur, i vėrtetė, i guximshėm, bujar, zemėrgjėrė, i larguar prej tė gjitha karakteristikave tė kėqia dhe asket nė tė gjitha ēėshtjet e kėsaj bote, duke u pėrpjekur vetėm pėr shpėrblimin e jetės sė ardhme. Pėrveē kėsaj, nė tė gjitha veprat dhe sjelljet e tija, ai gjithmonė e ka pasur nė mend All-llahun dhe i ėshtė frikuar Atij.

5. All-llahu ka mbjellė dashuri tė madhe pėr Muhammedin (bekimi dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) nė zemrat e atyre tė cilėt e besuan dhe e panė atė. Kjo dashuri ka arritur deri nė atė nivel, saqė cilido prej shoqėruesve tė tij me gjithėdėshirė do ta sakrifikonte vetveten e tij (saj), babain apo nėnėn e tij pėr atė.

Deri mė sot, ata tė cilėt besojnė nė Muhammedin e respektojnė dhe e duan. Cilido qoftė prej atyre tė cilėt besojnė nė tė, do ta jipnin familjen dhe pasurinė e tyre si shpėrblim pėr ta parė atė, madje edhe vetėm njėherė.

6. Askund nė histori nuk ėshtė ruajtur biografia e ndonjė personi siē ėshtė ruajtur biografia e jetės sė Muhammedit, i cili ėshtė njeriu mė me ndikim nė historinė njerėzore.

Gjithashtu bota as qė e ka njohur ndokend tė cilin e pėrmendin ēdo mėngjez dhe mbrėmje dhe i cili shumė herė tjera gjatė ditės, u bie nė mend atyre tė cilėt besojnė nė tė. Duke e kujtuar Muhammedin, besimtarėt do ta pėrshėndesin atė dhe do ta lusin All-llahun ta bekojė atė. Ata e bėjnė kėtė me gjithė zemėr dhe me dashuri tė vėrtetė ndaj tij.

7. Gjithashtu nuk ka pasur ndonjėherė ndonjė njeri nė botė i cili ende pasohet nė tė gjitha veprat e tija nga ata tė cilėt besojnė nė tė.

Ata tė cilėt besojnė nė Muhammedin, flejnė nė mėnyrėn nė tė cilėn ai ka fjetur, pastrojnė veten (me anė tė abdestit dhe gusllit) nė mėnyrėn nė tė cilėn ai e ka pastruar veten, pasojnė veprat e tija nė mėnyrėn e ngrėnies, pirjes dhe veshmbathjes.

Me tė vėrtetė, ata qė besojnė nė Muhammedin nė tė gjitha aspektet jetėsore pasojnė edhe mėsimet tė cilat ai i ka shpėrndarė nė mesin e tyre dhe rrugėn tė cilėn ai e ka udhėtuar gjatė jetės sė tij.

Gjatė ēdo gjenerate, prej ditėve tė tija e deri nė ditėt e sotme, besimtarėt nė tė Dėrguarin Fisnik nė mėnyrė tė plotė kanė pasuar mėsimet e tija. Me disa prej tyre, kjo ka arritur nivelin qė ata dėshirojnė tė pasojnė dhe t’i bashkangjiten rrugės sė tė Dėrguarit nė gjėrat e tija personale nė lidhje me ato gjėra, tė cilat All-llahu nuk i ka kėrkuar prej tyre, e tė cilit ata i kryejnė gjatė adhurimit tė tyre. Pėr shembull, disa prej tyre ushqehen vetėm me ato ushqime specifike ose veshin vetėm ato tesha specifike tė cilat i ka pėlqyer Lajmėtari.

Pėrveē kėsaj, tė gjithė ata tė cilėt besojnė Muhammedin i pėrsėrisin ato lėvdata tė All-llahut, lutjet e veēanta, si dhe pėrmendjet tė cilat ai i thoshte gjatė veprave tė tija gjatė ditės dhe natės, siē janė fjalėt tė cilat ai i thoshte kur i pėrshėndeste njerėzit, fjalėt tė cilėt i thoshte duke hyrė dhe duke dalė prej shtėpisė, duke hyrė dhe duke dalė prej xhamisė, duke hyrė dhe duke dalė prej banjos, duke shkuar tė flejė dhe duke u zgjuar prej gjumit, duke vėrejtur hėnėn e re, duke vėrejtur pemėt e reja nėpėr drunj, duke ngrėnė, pirė, veshmbathur, kalėruar, udhėtuar dhe duke kthyer prej udhėtimit, etj.

Pėrveē kėsaj, tė gjithė ata tė cilėt besojnė Muhammedin, nė mėnyrė tė plotė i kryejnė, madje edhe nė detajet mė tė imta, tė gjitha aktet e adhurimit, siē janė namazi, agjėrimi, zekati dhe haxhi mu ashtu siē ka vepruar dhe siē i ka mėsuar tė tjerėt tė veprojnė ky Lajmėtar Fisnik (bekimi dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė).

Tė gjitha kėto gjėra u mundėsojnė atyre qė besojnė nė tė, ta jetojnė jetėn e tyre nė tė gjitha aspektet me kėtė Lajmėtar Fisnik si shembull i tyre, mu sikur ai tė qėndronte para tyre, me qėllim qė ata ta pasojnė nė tė gjitha punėt e tyre.

8. Asnjėherė nuk ka pasur dhe as qė do tė ketė ndonjė njeri dikund nė kėtė botė i cili ka pranuar dashuri tė tillė, repsekt, nder, dhe dėgjueshmėri nė tė gjitha gjėrat, tė vogla apo tė mėdha ashtu siē ka bėrė ky i Dėrguar Fisnik.

9. Qė nga ditėt e tija, nė tė gjitha religjionet botėrore dhe gjatė ēdo periudhe kohore, ky i Dėrguar Fisnik ka qenė i pėrcjellė nga individė prej tė gjitha racave, ngjyrave dhe popujve. Shumė prej atyre tė cilėt e kanė pasuar atė, mė pare kanė qenė krishterė, jehudi, paganė, idhujtarė ose edhe pa anjėfarė religjioni. Nė mesin e atyre tė cilėt kanė zgjedhur ta pasojnė, ka pasur edhe tė tillė qė kanė qenė tė njohur pėr gjykimin e tyre tė shėndoshė, pėr menēurinė, mendimet dhe parashikimet e tyre. Ata zgjodhėn ta pasojnė kėtė tė Dėrguar Fisnik pasi qė ishin dėshmitarė nė shenjat e vėretėsisė sė tij dhe nė argumentet e mrekullive tė tija. Ata nuk zgjodhėn ta pasojnė Muhammedin nga detyrimi pėr ta bėrė kėtė ose nga dhuna, ose pėr shkak tė asaj se kishin pranuar traditat e baballarėve dhe nėnave tė tyre.

Me tė vėrtetė, shumė prej pasuesve tė kėtij tė Dėrguari (bekimi dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė), zgjodhėn ta pasojnė atė gjatė kohės kur Islami ishte i dobėt, kur kishte pak muslimanė dhe kur kishte persekutime tė rrepta tė pasuesve tė tij nė botė. Shumica e njerėzve tė cilėt kanė pasuar kėtė tė Dėrguar (bekimi dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) nuk e kanė bėrė kėtė me qėllim qė tė pėrfitojnė ndonjė dobi materiale. Me tė vėrtetė, shumė prej pasuesve tė tij kanė pėrjetuar format mė tė vėshtira tė dėmtimit dhe persekutimit si rezultat i pasimit tė kėtij tė Dėrguari. Krahas tėrė kėtij dėmi dhe persekutimi, kjo nuk i largoi ata nga religjioni i tij.

Vėllezėrit e mi, e tėrė kjo tregon qartė se cilido qė posedon pak logjikė, do ta kuptojė se ky i Dėrguar me tė vėrtetė dhe nė realitet ka qenė i Dėrguari i All-llahut dhe se nuk ka qenė vetėm njė njeri i cili ka pohuar se ėshtė i Dėrguar ose ka folur pėr All-llahun pa dituri.

10. Me tėrė kėtė, Muhammedi ka arrdhur me njė religjion tė madhėrueshėm nė besimin dhe ndėrtimin ligjor tė tij.

Muhammedi e ka pėrshkruar Allahun me kualitete tė plota tė pėrsosmėrisė dhe nė kohėn e njėjtė e ka pėrshkruar edhe nė mėnyrė tė pastėr ēfarėdo mospėrsosmėrie. Kėshtu as filozofėt e as njerėzit e menēur nuk kanė mundur ta pėrshkruajnė All-llahun nė mėnyrė tė tillė. Me tė vėrtetė, ėshtė e pamundur tė paramendohet se cilado mendje njerėzore do tė mund tė parafytyronte ekzistencėn e njė qenie e cila posedon aq aftėsi tė plota, aq dituri dhe madhėri, e Cila e ka nėnshtruar tė krijuarėn, e Cila ka pėrshkuar ēdo gjė nė gjithėsi, tė vogėl apo tė madhe, dhe e Cila posedon aq mėshirė tė pėrsosur.

Gjithashtu nuk ėshtė nė aftėsinė e ndonjė krijese njerėzore tė vendsė njė ligj tė pėrsosur tė bazuar nė drejtėsi, barazi, mėshirė dhe vėrtetėsi pėr tė gjitha aktivitetet njerėzore nė kėtė botė sikur ligjet tė cilat Muhammedi i ka sjellė nė tė gjitha sferat e aktiviteteve njerėzore, siē ėshtė shitblerja, martesa, ndarja, qiraja, dėshmia, ruajtja, kujdestaria, si dhe tė gjitha kontratat tjera tė cilat janė tė domosdoshme pėr mirėqenien e jetės dhe qytetėrimit nė botė.

11. Eshtė e pamundur qė cilido njeri tė paramendojė menēurinė, sjelljen e mire dhe fisnikėrinė e karakterit siē e ka bėrė kėtė ky i Dėrguar i nderuar (bekimi dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė).

Nė mėnyrė tė pėrmbushur dhe tė plotė, Muhammedi ka pėrhapur mėsimin pėr karakterin dhe sjelljen ndaj prindėrve, kusherinjėve, shokėve, familjes, njerėzimit, kafshėve bimėve dhe tė gjitha objekteve tjera tė vdekura. Eshtė e pamundur pėr mendjen, e njeriut ta pėrshkojė tėrė atė mėsim ose ta zėvendėsojė me njė mėsim tė ngjashėm.

E tėra kjo, nė mėnyrė tė qartė tregon se ky Lajmėtar nuk e ka sjellė kėtė religjion prej dėshirės sė tij, por nė tė vėrtetė ky ka qenė mėsim dhe inspirim tė cilin e ka pranuar nga Ai i Cili krijoi botėn dhe qiejt e lartė dhe krijoi kėtė gjithėsi nė arkitekturėn e saj tė mrekullueshme dhe tė pėrsosur.

12. Ndėrtimi ligjor dhe besimi nė religjionin tė cilin e solli Lajmėtari, Muhammedi (bekimi dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė), i ngjanė ndėrtimit (inxhineringut) tė qiejve dhe tė tokės. E tėra kjo tregon se Ai i cili ka krijuar qiejt dhe tokėn ėshtė Ai i Cili e ka dėrguar kėtė ligj tė madhėruar dhe kėtė religjion tė drejtė.

Grada e pamundėsisė tė imitohet ligji Hyjnor i cili i ėshtė dėrguar Muhammedit ėshtė nė grade tė njejtė me pamundėsinė tė imitohet krijimi Hyjnor i qiejve dhe i tokės. Ashtu si nuk mund njerėzimi tė krijojė gjithėsinė, nė mėnyrė tė njėjtė njerėzimi nuk mund ta krijojė njė ligj tė ngjajshėm me atė tė All-llahut tė cilin ai ia ka shpallė shėrbėtorit dhe lajmėtarit tė Tij, Muhammedit (bekimi dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė).


Abdurrahman AbdulHalik,
12.6.2001

Burimi: albislam.com