Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering Qura“an
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
   

Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė


Vajza e Ebu Bekrit dhe njėkohėsisht bashkėshortja mė e dashur e tė Dėrguarit alejhi selam lindi nė vitin e katėrt tė shpalljes. Emri i saj ishte Aishe, ndėrsa mbiemri Umu Abdullah (nėna e Abdullahut), mirėpo nė pėrgjithėsi e thėrrisnin “e sinqerta”. Kur nuk ke fėmijė, nuk ke as mbiemėr. Tė kishe mbiemėr nė atė kohė ishte nder i madh dhe njerėzit gjithmonė e donin njė gjė tė tillė. Njė ditė, Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, e pyeti tė Dėrguarin e Allahut, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė: “O i Dėrguar i Allahut, gratė e tjera kanė mbiemėr, ndėrsa unė nuk kam, prandaj tė lutem ma propozo njė.” I Dėrguari alejhi selam i tha: “Pėrse nuk merr mbiemrin e Umu Abdullahut?” Abdullahu ishte i biri i motrės sė Aishes.

Qė nė fėmijėri, Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ishte jashtėzakonisht inteligjente. Ende vajzė, ajo ishte e kėndshme, gazmore dhe kishte kujtesė fantastike. Madje, edhe kur u moshua, i mbante mend disa momente tė fėmijėrisė sė saj tė hershme. Kur ndodhi shpėrngulja e tė Dėrguarit alejhi selam prej Mekės nė Medinė, ajo ishte jo mė shumė se 9 vjeēe, por historia tregon se shumė gjėra janė transmetuar pikėrisht prej saj. Asnjė prej shokėve tė tė Dėrguarit alejhi selam nuk kishte mbledhur mė shumė hadithe se ajo.

I Dėrguari i Allahut alejhi selam dhe Ebu Bekri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, kishin deklaruar se ishin vėllezėr dhe ky deklarim kishte vlerė tė madhe. Martesa e tė Dėrguarit alejhi selam me bijėn e tij kėtė lidhje e bėri edhe mė tė fortė.

Pas vdekjes sė Hatixhes, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, gruaja e Othmanit, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, e pyeti tė Dėrguarin alejhi selam nėse kishte dėshirė tė martohej pėrsėri, pėr ta larguar pikėllimin. I Dėrguari alejhi selam i tha asaj: “Me kė tė martohem, me ndonjė tė vejė, apo me tė virgjėr?” Ajo iu pėrgjigj: “Prej tė dy kategorive ka. Aishja, bija e Ebu Bekrit, ėshtė e virgjėr dhe Sauda, bija e Zamės, ėshtė e vejė.” Mė vonė, i Dėrguari alejhi selam u martua me tė dyja. Para se Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, tė martohej me tė Dėrguarin e Allahut, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, ajo ishte e fejuar me njė jobesimtar. Familja e tė fejuarit tė Aishes e prishėn kėtė fejesė nga shkaku se mendonin se pasi tė martohej me Aishen, djali i tyre do tė bėhej musliman. Nė atė kohė, Aishja ishte vetėm 6 vjeēe.

Pas vendosjes nė Medinė, i Dėrguari alejhi selam e dėrgoi Zejd ibn Harithin dhe shėrbėtorin e tij Ebu Rafen pėr ta pėrcjellė Aishen, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, pėr nė Mekė. Shoqėruesve tė Aishes, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i Dėrguari alejhi selam u kishte dhėnė 500 dėrhemė si furnizim pėr atė udhėtim. Aishen, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, e sollėn nė Medinė pa pasur ndonjė problem gjatė rrugės, mirėpo ndryshimi i klimės ndikoi negativisht tek ajo. Ajo u sėmur dhe i ranė flokėt e saj tė mrekullueshme. Pasi i kaloi ajo sėmundje, ajo shtoi nė peshė. Pastaj Ebu Bekri e pyeti tė Dėrguarin alejhi selam: “Pse nuk e merr Aishen nė shtėpinė tėnde, o i Dėrguar i Allahut? Ceremonia martesore tanimė ėshtė bėrė e ditur.” I Dėrguari alejhi selam ia ktheu: “Nuk kam tė holla pėr t’ia paguar mehrin.” Kur e dėgjoi kėtė Ebu Bekri, mori 500 dėrhemė dhe ia dha tė Dėrguarit, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė. Ato tė holla i mori i Dėrguari alejhi selam dhe ia dėrgoi Aishes, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, e cila erdhi tek ai nė muajin sheval tė vitit tė parė tė hixhretit.

Nė kohėn kur lindi Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, shtėpia e Ebu Bekrit ishte ndriēuar nga drita e Islamit dhe kjo dritė kishte zėnė vend nė zemrėn e saj. Kjo dashuri (pėr Islamin) u rrit edhe mė shumė kur ajo u martua me tė Dėrguarin, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė. Shumė ngjarje prekėse dhe interesante i kanė ndodhur asaj. Nė vijim do tė pėrmendim disa prej tyre:

Tregimi i parė ėshtė ai kur Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ishte me tė Dėrguarin alejhi selam nė njė karvan. Kur u bė natė, e ndalėn karvanin pėr tė pushuar. Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, u largua nga karvani pėr nevoja tė veta personale dhe e humbi qaforen e saj tė ēmuar. Kur e kuptoi se e kishte humbur, filloi ta kėrkonte. Ndėrkohė, karvani kishte vazhduar rrugėn, mirėpo Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, nuk e dinte se ai nuk ishte nė vendin ku e kishte lėnė ajo. Ajo u mbėshtoll me rrobat e veta dhe priste qė tė vinte dikush pėr ta shpėtuar. Pas pak u takua me Safvan ibn Mautalin, detyra e tė cilit ishte qė tė qėndronte pas karvanit dhe tė mblidhte gjėrat qė mbetnin mbrapa. Kur pa Aishen, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i tha qė ngjitet mbi devenė e tij. Afėr mesditės ata iu bashkėngjitėn karvanit. Kjo ngjarje u dha rast disa njerėzve qė tė keqkuptojnė dhe tė hedhin shpifje pėr tė. Hipokritėt filluan njė propagandė tė djallėzuar kundėr Aishes, duke e akuzuar atė pėr shkelje kurore. Kjo propagandė mori pėrmasa tė hatashme, saqė i Dėrguari alejhi selam u detyrua qė ta dėrgojė Aishen te prindėrit e vet pėr ca kohė. Nė njė rast, ai tha: “Nėse Aishja ėshtė e pafajshme, Allahu i Lartėsuar do ta mbrojė atė.” Kjo ēėshtje zgjati disa ditė, derisa Allahu i Lartėsuar e shfajėsoi Aishen, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, nga kjo shpifje. Shfajėsimi gjendet nė suren 24. Kjo ndodhi kur i Dėrguari alejhi selam shkoi te shtėpia e prindėrve tė saj. Ai i tha asaj se Allahu e kishte shfajėsuar dhe i lexoi ajetet e kėsaj sureje rreth ēėshtjes nė fjalė. Nėna e Aishes, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i tha asaj tė ngrihet e ta falėnderojė tė Dėrguarin, paqja dhe mėshira e Zotit qoftė mbi tė. Aishja ia ktheu: “Unė do tė falėnderoj vetėm Allahun e Lartėsuar, pasi Ai mė shfajėsoi.”

Tregimi i dytė ėshtė gjithashtu mjaft i rėndėsishėm. Furnizimi me tė mirat e kėsaj bote nga ana e tė Dėrguarit alejhi selam kundrejt grave tė tij ishte i pamjaftueshėm. Ushqimet qė konsumonte shtėpia e tė Dėrguarit alejhi selam pėrfshinin drithėrat, hurmat, etj.. Bashkėshortet e tė Dėrguarit alejhi selam njėzėri u ankuan tek ai pėr pamjaftueshmėrinė e ushqimeve. Ai nė kėtė rast tregoi pakėnaqėsi. Ebu Bekri dhe Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me ta, u thanė bijave tė tyre qė ta ndalojnė hovin e tyre kundrejt tė Dėrguarit alejhi selam nė lidhje me shtimin e furnizimeve ushqimore, megjithatė bashkėshortet e tjera e vazhduan atė kėrkesė. Mė nė fund, i Dėrguari alejhi selam vendosi t’i ndėrpresė marrėdhėniet me gratė e veta pėr njė muaj. Ai u largua edhe nga dhoma e tyre. Me kėtė rast u krijua njė rrėmujė e madhe ndėr njerėz dhe ata menduan se i Dėrguari alejhi selam ishte shkurorėzuar nga gratė e tij. Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, kėrkoi qė tė fliste me tė Dėrguarin alejhi selam dhe herėn e parė nuk iu plotėsua dėshira. Kėrkoi edhe pėr tė dytėn herė, por as kėtė herė nuk arriti tė takohet me tė. Pėr tė tretėn herė, mė nė fund, i Dėrguari alejhi selam ia plotėsoi dėshirėn atij dhe pranoi tė bisedonte me tė pėr kėtė ēėshtje. Kur hyri Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, nė dhomėn e tij, e pa tė shtrirė nė njė shtrojė tė pagdhendur dhe tė papėrshtatshme pėr tė qėndruar, prej sė cilės tė Dėrguarit i kishin mbetur shenja nė trupin fisnik. Enėt e ngrėnies ishin nė tokė tė shpėrndara nga njėra-tjetra. Kur Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, e pa kėtė skenė, u pikėllua shumė dhe e pyeti: “O i Dėrguar i Allahut, a je ndarė nga gratė e tua?” I Dėrguari alejhi selam iu pėrgjigj: “Jo!” Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, mė pas e transmetoi kėtė lajm te besimtarėt. Ai muaj kishte 29 ditė dhe i Dėrguari alejhi selam u kthye prej dhomės sė tij, nė tė cilin qėndroi i izoluar. Kur u kthye te gratė e tij, Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ishte e para e cila u vizitua prej tij.

Tregimi i tretė ėshtė ai kur i Dėrguari alejhi selam i tha Aishes, Allahu qoftė i kėnaqur me tė: “Mund tė mė pėrgjigjesh pėr njė pyetje qė do tė tė bėj, mirėpo pasi tė konsultohesh me prindėrit e tu.” Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i tha: “Cila ėshtė ajo pyetje?” I Dėrguari alejhi selam filloi t’i lexojė ajetet: “O ti Pejgamber, thuaju grave tė tua: “Nė qoftė se e lakmoni jetėn e kėsaj bote dhe stolitė e saj, atėherė ejani, unė po ju jap furnizimin (pėr lėshim) dhe po ju lėshoj ashtu si ėshtė e rrugės. E nėse e doni Allahun, tė Dėrguarin e Tij dhe botėn tjetėr, atėherė tė jeni tė sigurta se Allahu ka pėrgatitur shpėrblim tė madh pėr ato prej jush qė bėjnė punė tė mira.” (33: 28-29). Kur e dėgjoi kėtė Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, tha: “O i Dėrguar i Allahut, pse mė duhet t’i pyes prindėrit?! Unė preferoj Allahun, tė Dėrguarin e Tij dhe botėn e ardhme mė shumė se komoditetet e rėndomta.” I Dėrguari alejhi selam u kėnaq nga pėrgjigjja e Aishes, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, dhe i tha qė kėtė pyetje do t’ua bėnte edhe bashkėshorteve tė tjera. E bėri kėtė dhe secilės qė ia thoshte kėtė pyetje, ia tregonte edhe atė qė Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, kishte thėnė.

I Dėrguari alejhi selam ndjente dashuri tė madhe pėr Aishen, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, saqė kjo mund tė vėrtetohet me fjalėt: “O Allah, nga gjėrat qė kam nė kontroll gjithmonė mbaj drejtėsi mes tyre (e kishte pėr qėllim tė thoshte se ai mbante drejtėsi mes grave tė tij, pa e dalluar ndonjėrėn mbi tjetrėn), por mė fal pėr atė qė ėshtė jashtė kontrollit tim (kishte pėr qėllim tė thoshte se Aishen e dashuronte mė shumė)!”

Njė herė tjetėr, Amr ibn el-Asi i tha: “O i Dėrguar i Allahut, kė do mė shumė (prej bashkėshortėve)?” I Dėrguari alejhi selam iu pėrgjigj: “Aishen!” Amr ibn el-Asi pėrsėri e pyeti duke i thėnė: “Por, kė do mė shumė prej meshkujve?” I Dėrguari alejhi selam iu pėrgjigj: “Ebu Bekrin!”

Edhe Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ndjente po aq dashuri pėr tė. Ndodhte qė ajo zgjohej gjatė natės dhe nėse nuk e gjente tė Dėrguarin alejhi selam pranė saj, turbullohej. Njė natė, ajo nuk e gjeti atė nė shtrat, kur i doli gjumi nė mesin e natės. Filloi ta kėrkojė andej e kėndej dhe mendoi se mos vallė kishte shkuar te njėra nga gratė e tjera, mirėpo e gjeti duke u falur. U turpėrua nga ky akt dhe tha: “Prindėrit e mi t’u bėfshin kurban! Unė po mendoja pėr diēka, e ti paske qenė i zėnė me diēka tjetėr.”

Dashuria e saj pėr tė Dėrguarin alejhi selam mund tė matet edhe duke u bazuar nė faktin qė petku nė tė cilin i Dėrguari alejhi selam kishte vdekur, mė pas u ruajt nga Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, nė njė vend tė sigurt.

Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ishte tetėmbėdhjetė vjeēe kur i Dėrguari alejhi selam ndėrroi jetė. Ai qėndroi 13 ditė i sėmurė. Gjatė kėsaj periudhe, ai qėndroi 8 ditė me Aishen, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ndėrsa me gratė e tjera qėndroi 5 ditė. Ai po ashtu vdiq nė dhomėn e Aishes, Allahu qoftė i kėnaqur prej saj. Pas vdekjes sė tij, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, ajo jetoi edhe 48 vite si e vejė.

Dy vite mė vonė, Ebu Bekri, prijėsi i parė i muslimanėve, iu bashkėngjit tė Dėrguarit alejhi selam nė parajsė, kėshtu qė Aishja, krahas asaj qė ishte e vejė, tani mbeti edhe jetime. Ebu Bekri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, u varros afėr tė Dėrguarit, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė. Nė atė kohė, ajo ishte vetėm 20 vjeēe. Pas tij, prijės u zgjedh Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i cili caktoi nga njė shumė prej 10.000 dėrhemėsh pėr bashkėshortet e tė Dėrguarit, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, kurse pėr Aishen caktoi 12.000 dėrhemė. Duke e sqaruar veprimin e vet, ai tha se Aishja ishte mė e dashura pėr tė Dėrguarin, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, prandaj meritonte mė shumė.

Nė kohėn kur Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ishte afėr vdekjes, ai dėrgoi tė birin tek Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, me kėrkesėn qė t’i jepte leje atij (Omerit, Allahu qoftė i kėnaqur me tė) pėr t’u varrosur pranė tė Dėrguarit, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė. Aishja i tha: “E pata zgjedhur atė vend pėr vete, por do ta bėj atė pėr Omerin.”

Edhe pse Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i kishte dhėnė leje Omerit qė tė varrosej pranė tė Dėrguarit, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, prapėseprapė Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, nė testamentin e tij i kishte thėnė tė birit: “Dėrgoje kufomėn time te dera e Aishes, nėse pranon qė tė varrosem aty, mirė, pėrndryshe dėrgomė aty ku janė varrezat e muslimanėve!”

Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, e lejoi qė tė varrosej nė atė vend ku ishin marrė vesh me Omerin, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, para se ai tė vdiste. Tani i Dėrguari, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, Ebu Bekri dhe Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me ta, u varrosėn nė tė njėjtėn dhomė (vend). Ky akt argumenton shpirtgjerėsinė dhe natyrėn e saj tė mirė.

Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ishte e dobėt gjatė kohės kur ishte mė e re, mirėpo mė vonė shtoi nė peshė. Ajo kishte njė ēehre tė ēelur dhe ishte femėr shumė e bukur. Veshja e saj e preferuar ishte kėmisha e kuqe dhe fustani i zi. Ajo ishte e kėnaqur, edhe pse nė jetėn e saj ka pasur vetėm atė fustan, tė cilin e ka larė dhe e ka veshur... Ajo ishte njė ndjekėse e vėrtetė e sheriatit. Ajo i kėshillonte fėmijėt tė bėnin punė tė mira dhe i kėshillonte tė ishin modestė e tė druajtur. Ajo gjithashtu kujdesej shumė pėr mbulesėn e saj.

Njė ditė Is’haku, i cili ishte i verbėr, erdhi pėr ta vizituar, kurse ajo e mbėshtolli veten me njė mbėshtjellėse. Kur e kuptoi kėtė Is’haku, i tha: “Pėrse mbėshtillesh, kur unė nuk mund tė tė shoh?” Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, pa hezitim iu pėrgjigj: “Unė tė shoh, nėse ti nuk mund tė mė shohėsh.” Ajo asnjėherė nuk qe lakmitare dhe gjithmonė i bėnte ballė jetės sė vėshtirė. Transmetohet se njė herė ka thėnė: “Pas vdekjes sė tė Dėrguarit, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, thuajse kurrė nuk u ngopa. E kurdoherė qė e bėja kėtė, mė rridhnin lotėt.” Kur u pyet pėr shkakun, ajo tha: “Sepse e dija qė i Dėrguari alejhi selam deri nė vdekjen e tij nuk kishte ushqim tė mjaftueshėm pėr tė ngrėnė.”

Dashuria e saj ndaj tė Dėrguarit alejhi selam mund tė parafytyrohet edhe nga njė ngjarje tjetėr. Njė herė, ajo u grind me Abdullah ibn Zubejrin dhe u betua se asnjėherė nuk do t’i fliste atij. Abdullahu u pendua dhe i kėrkoi falje. Familjarėt nga nėna e tė Dėrguarit alejhi selam iu lutėn asaj qė ta pranonte faljen e Abdullahut. Nė kėtė rast ajo qau dhe tha: “Ju jeni familjarėt e tė Dėrguarit, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, prandaj i nėnshtrohem kėsaj kėshille.” Kjo nėnkupton shkelje tė betimit tė saj, kėshtu qė ajo liroi 40 robėr si kefaret (shpagim nė rast tė shkeljes sė betimit).

Njė herė, Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, po agjėronte dhe kishte vetėm njė copė bukė pėr tė bėrė iftar. Njė lypės erdhi tek ajo dhe i kėrkoi diēka pėr t’i dhėnė. Ajo ia dha atė copė buke dhe pastaj bėri iftar me ujė.

Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, falte shumė. Ajo nuk kishte armiqėsi, madje as edhe ndaj armiqve tė vet. Vėllai i saj, Muhamed ibn Ebu Bekri, ishte vrarė nga Muaviu, por ajo ia fali atij.

Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, tregonte vėmendje pėr ēdo person. Njė herė erdhi njė lypės dhe ajo i tha tė shkonte. Njė ditė tjetėr erdhi njė udhėtar i veshur mirė dhe i tha se ishte i uritur. Ajo i ofroi ushqim dhe ujė. Njerėzve nuk u pėlqeu ky ndryshim sjelljesh. Ajo e sqaroi kėtė qėndrim duke thėnė: “I Dėrguari alejhi selam ka thėnė se njerėzit duhen trajtuar nė bazė tė rangut dhe meritave tė tyre.”

Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ishte zemėrgjerė dhe e mėshirshme. Ebu Zubejri i dėrgoi asaj 100.000 dėrhemė si dhuratė. Atė ditė ajo po agjėronte. Paratė qė mori nga Ebu Zubejri menjėherė ua shpėrndau tė varfėrve. Nė mbrėmje, nė kohėn e iftarit, shėrbėtorja e saj i tha: “Oj nėnė e besimtarėve, pse nuk i ruajte tė paktėn disa tė holla pėr tė blerė pak ushqim pėr iftarin tėnd?” Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, iu pėrgjigj: “Pėrse nuk ma kujtove nė atė kohė?”

(Nuk ka menduar pėr vete, por e ka parė tė arsyeshme qė ato tė holla t’ua shpėrndajė menjėherė tė varfėrve, sh.p.)

Nė luftėn e Hendekut muslimanėt ishin tė rrethuar nga tė gjitha anėt prej jobesimtarėve. Rreziku prej sabotimit nga ana e ēifutėve tė Medinės ishte gjithashtu i pashmangshėm, por Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, e vėshtronte terrenin e hendekut pa pasur aspak frikė. Pėrveē kėsaj, edhe nė luftėn e Uhudit ajo u jepte ushtarėve ujė dhe mjekonte tė plagosurit.

Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, kishte shumė virtyte tė mira. Si rezultat i kėtyre virtyteve, ajo konsiderohej si njeriu mė i mirė prej shoqėruesve tė tė Dėrguarit, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė. Ajo dallohej pėr dituri, inteligjencė dhe miqėsinė mė tė ngushtė me tė Dėrguarin alejhi selam, pėrveē babait tė saj (Ebu Bekrit). Historia njeh shumė ngjarje qė e argumentojnė superioritetin e saj ndaj tė tjerėve.

Njė ditė, ajo u tha tė pranishmėve: “Unė kam 10 cilėsi, tė cilat mė japin pėrparėsi ndaj grave tė tjera tė tė Dėrguarit, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė:

1) Unė jam femra e vetme e virgjėr qė jam martuar me tė Dėrguarin alejhi selam.

2) Unė jam e vetmja qė tė dy prindėrit i kam pasur prej migruesve pėr shkak tė Islamit.

3) Unė isha ajo qė Allahu i Lartėsuar drejtpėrsėdrejti mė justifikoi dhe dėshmoi pafajėsinė time kur u akuzova pėr diēka qė nuk e kisha bėrė.

4) Unė u zgjodha prej Xhibrilit alejhi selam qė tė personifikohesha nga ai dhe ai (Xhibrili a.s.) nė atė formė shkoi tek i Dėrguari alejhi selam dhe i propozoi qė tė martohej me mua.

5) Unė shpesh qėndroja para tė Dėrguarit alejhi selam kur ai falte namaz.

6) Unė isha nė prani tė tė Dėrguarit alejhi selam kur atij i vinte shpallja.

7) Unė, pėr dallim nga tė tjerat, lahesha sė bashku me tė Dėrguarin, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė.

8) Unė isha e fundit qė do tė vizitohesha nga i Dėrguari alejhi selam para se tė ndėrronte jetė.

9) Unė isha ajo qė e mbajta trupin e tij nė gjoksin tim, kur shpirti i tij tanimė kishte dalė prej trupit.

10) Unė u nderova qė trupi i tij tė varrosej nė dhomėn time.

Ka shumė hadithe tė tė Dėrguarit alejhi selam dhe libra tė shumtė qė vėrtetojnė se s’ka pasur asnjė grua tė tė Dėrguarit alejhi selam me aq shumė virtyte sa Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur prej saj. I Dėrguari alejhi selam ka thėnė: “Aishja ėshtė superiore ndaj grave tė tjera sikurse tharidi (njė lloj gjelle qė bėhet nė Arabi) ėshtė superior ndaj ushqimeve tė tjera.”

Njė njeri prej gjeneratės pas tė Dėrguarit alejhi selam ka thėnė: “I kam parė shumė shokė tė tė Dėrguarit alejhi selam qė e pyetnin Aishen, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, pėr ēėshtje tė rėndėsishme tė fesė.”

Imam Zuhri thoshte: “Dituria e Aishes, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ėshtė mė e mirė sesa gjithė dituria e tėrė grave tė tė Dėrguarit alejhi selam dhe e tėrė muslimanėve tė tjerė.” Njė herė, Ebu Musa Ehrari ka thėnė: “Ne qė ishim nė prani tė tė Dėrguarit alejhi selam vetėm njė herė, asnjėherė nuk hezitonim ta pyesnim Aishen, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, pėr ēėshtje fetare dhe ajo me pėrpikmėri na jepte pėrgjigje dhe na udhėzonte.”

Urve ibn Zubejri thoshte: “Ajo ishte superiore nė logjikėn fetare, nė mjekėsi dhe nė poezi. Ajo kishte kujtesė tė mrekullueshme.”

Ebu Selma ibn Abdurrahman ibn Aufi thoshte: “S’kam parė dijetar mė tė mirė tė Sunetit tė tė Dėrguarit alejhi selam sesa Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur prej saj. Ajo e dinte interpretimin e shpalljes hyjnore dhe tė ajeteve kuranore.”

Njė citat i Ata ibn Rebah thotė: “Aishja ishte dijetare e mrekullueshme dhe mendimtare e shquar.”

Njė herė, Muaviu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, kishte pyetur: “Kush ėshtė dijetari mė i madh i kohės sonė?” Tė pranishmit i thanė: “Ti je ai, o i nderuar!” Muaviu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, pastaj u tha: “A mund tė betoheni pėr kėtė qė po thoni?” Njėri prej tyre tha: “Jo, pasi nuk ėshtė askush mė i mirė sesa Aishja.”

Pa dyshim qė Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ishte bashkėshortja mė e dashur tek i Dėrguari alejhi selam dhe u mundua tė pėrfitonte sa mė shumė dituri dhe udhėzim prej tij. Kishte edhe tė tjera gra tė tė Dėrguarit alejhi selam qė kishin afėrsi tė ngjashme me Aishen, por asnjė prej tyre nuk mund t’i interpretonte gjėrat mė mirė se ajo. Ajo mund tė depėrtonte nė thellėsinė e problemeve aty pėr aty, kurse tė tjerėt nuk mundeshin.

Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, kishte njė logjikė tė thellė. Ėshtė i njohur mendimi qė njerėzit sa mė tė aftė tė jenė nė aspektin mendor, janė mė tė prirur pėr ateizėm e mosbesim dhe si rezultat i racionalizimit tė ēdo problemi, ata bėhen pre e teorive tė ndryshme botėrore. Megjithėkėtė, edhe pse Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ishte njė person me intelekt tė rrallė, kishte mė sė shumti dituri nė jurisprudencėn islame dhe kultivonte shumė dashuri pėr Islamin. Koncepti i ndotur i Islamit, qė mbretėronte nė atė kohė nė Arabinė Saudite, ishte i plot paragjykime tė fėlliqura. Njerėzit e thjeshtė mbanin hajmali pėr t’u mbrojtur prej belave dhe pėr tė zgjidhur problemet. Gratė e asaj kohe i praktikonin me zell kėto punė. Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i urrente paragjykimet, duke u bazuar nė atė se vetėm Allahu i Lartėsuar ka tė drejtė ta dėnojė apo shpėrblejė dikė. Ajo luftonte pa u pėrkulur kundėr kėtyre ligėsive shoqėrore. Njė herė ajo pa njė brisk rroje pranė shtratit tė njė fėmije. U hidhėrua shumė dhe e ndaloi atė duke thėnė: “I Dėrguari alejhi selam ishte kundėr tė gjitha hajmalive!”

Kjo ngjarje i jep hov pėr ecje pėrpara orientimit pėrparues tė Islamit. Vetėm injorantėt bėhen pre e kėtyre paragjykimeve, pasi kėto paragjykime muslimanin e ēojnė madje deri nė mosbesim. Muslimani i vėrtetė beson se ēdo e mirė apo e keqe mund tė ndodhė vetėm me lejen e Allahut tė Lartėsuar. Gratė duhet tė jenė mė tė kujdesshmet dhe nuk duhet t’u dorėzohen kėtyre ligėsive.

Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka transmetuar mė tepėr se 2250 hadithe. Jeta e saj zgjati 63 vite. Gjatė jetės sė saj nuk ėshtė shėnuar diku qė ajo ka bėrė ndonjė lajkė. Ajo i urrente lajkat dhe lajkatarėt. Nė kohėn kur ishte e sėmurė nga sėmundja e fundit (prej sė cilės edhe ndėrroi jetė), Abdullah ibn Abasi i kėrkoi leje qė ta vizitonte, mirėpo ajo refuzoi, sepse e dinte qė ai do ta lavdėronte atė. Me insistimin e nipave tė saj, ajo e lejoi Abdullahun qė ta vizitonte. Me tė hyrė Abdullahu nė shtėpi tė saj, ai filloi tė thotė lėvdata, por ajo i tha: “O ibn Abas, mė lėr tė qetė dhe mos u mundo tė bėsh kėsi punėsh! Betohem nė Allahun, se mė shumė do tė doja tė kisha qenė gur.”

Madhėshtia e Aishes, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, mund tė njihet nga fakti se ēdoherė qė dikush e vizitonte gjatė sėmundjes fatale tė saj, ajo thoshte: “Falėnderimet i takojnė vetėm Allahut, mirė po ndihem.”

Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ndėrroi jetė gjatė udhėheqjes sė Muaviut, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, nė muajin Ramazan. Atė natė fenerė tė panumėrt ishin ndezur nė qytetin e Medinės dhe kishte tepėr gra nėpėr rrugė. Njė i huaj e pyeti Ubejd ibn Kumejrin: “Kush ėshtė lėnduar nga vdekja e Aishes?” Ai iu pėrgjigj: “Tė gjithė ata qė e konsiderojnė atė nėnė. E ajo ishte Nėna e gjithė besimtarėve.” Nė testamentin qė kishte lėnė, kishte thėnė se dėshironte tė varrosej nė atė natė qė kishte vdekur, kėshtu qė atė natė, menjėherė pasi vdiq, u varros. Ebu Hurejra ishte ai qė ia fali namazin e xhenazes, ndėrsa Abdullah ibn Muhammed ibn Abdurrahmani dhe Abdullah ibn Abdurrahmani e lėshuan trupin e saj nė varr. Allahu qoftė i kėnaqur prej Aishes!

Allahu qoftė i kėnaqur me tė dhe na bashkoftė me tė nė xhenetin Firdeus!


Pėrktheu dhe pėrshtati: Arsim Jonuzi
burimi: www.prophetmuhammadforall.org
7.9.2007