Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering Qura´an
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
   

Vëllazëria në Islam


Lutjet duhet të jenë të njëjta si ato që i bën për veten tënde (përveç rastit kur diçka fare personale). Ebu Derdaja kumton se i Dërguari i All-llahut (Paqja e All-llahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!), ka thënë:

"Kur muslimani lutet për vëllain e tij, pa ditur gjë (ky i fundit), lutja pranohet. Te koka e lutësit qëndron një engjëll që ka për detyrë që, pas çdo lutjeje të mirë për vëllain musliman të thotë Amin, ta dhëntë All-llahu edhe ty të njejtën gjë!'" [Transmetoi Muslimi]


-------------------------------------------------------------------------------

Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me anë të Muhammedit solli dritën dhe fenë e vërtetë, udhëzoi me anë të tij njerëzit dhe ua hapi atyre sytë, i bashkoi pasi ishin të përçarë, i bëri miq pasi ishin armiq.

E falënderojmë All-llahun që na urdhëron neve, besimtarëve, ta duam njëri-tjetrin dhe ta forcojmë gjithnjë besimin, duke forcuar dashurinë për njëri-tjetrin.

O njerëz, kini frikë All-llahun, përmbajuni urdhrave të Tij dhe urdhrave Të të Dërguarit të Tij, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrini lumturinë e vërtetë.

I Dërguari i All-llahut, Muhammedi (Paqja e All-llahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!) ka thënë: "Mos kini smirë për njëri-tjetrin, mos mashtroni, mos urreni njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit dhe mos ndërhyni në shitblerjen e njëri-tjetrit. Bëhuni vëllezër, siç u ka hije robve të All-llahut. Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën padrejtësi, nuk e lë në baltë, nuk e gënjen dhe nuk e përçmon atë. Devotshmëria është këtu (e tha këtë tri herë, duke bërë me shenjë nga zemra e tij). Për një njeri është shumë keq që ta përçmojë vëllain e tij musliman." (Marrë nga Muslimi)

Në një hadith tjetër ai thotë: "Atij që i largon musli anit një brengë, All-llahu ia largon brendn Ditën e Kijametit; Atij që i mbulon muslimanit një të metë, All-llahu do t'ia mbulojë Ditën e Kijametit "

Në hadithin që e përmendëm më lart, Pejgamberi (Paqja e All-llahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!), thotë: "Bëhuni vëllezër, siç u ka hije robve të All-llahut".

Vëllazëria, për të cilën na porosit Pejgamberi ynë i dashur, nuk është sipërfaqësore, ajo duhet të jetë e fortë dhe ta ketë vendin në shpirt e në zemër. Ajo nuk duhet të jetë me qëllime interesi, por një dashuri e vërtetë, që shprehet me fjalë e vepra të mira. Vëllazëri e vërtetë është kur t' i do për vëllanë atë që do për vete, kur dëshiron që ai të jetë besimtar i përpiktë, të jetë krenar, i fortë, i pasur e të sillet mirë, kur e këshillon atë dhe e mëson si të jetë në rrugë të drejtë, duke përdorur metodat më të favorshme për t'ia arritur qëllimit.

Gjithashtu, kur nuk do për vëllanë atë që nuk e do për vete, kur të shqetëson fakti që ai mund të jetë i shthurur, i poshtëruar, i varfër, i dobët dhe asnjëherë nuk pajtohesh me sjelljet e tij të këqija, kur i bëhesh krah gjithnjë dhe nuk mjaftohesh vetëm duke iu lutur All-llahut për të, nëse e sheh që ka nevojë, por t'i vetë përpiqesh ta ndihmosh me sa ke mundësi.

Dijetari i nderuar, Ibnu Kudame el-Makdesi në njërin nga shkrimet e tij, ka përmendur disa nga detyrimet që ka secili prej nesh ndaj vëllait të tij musliman. Ai thotë:


1. Plotësimi i nevojave të vëllait tënd musliman, ndërkohë që shpërblimi i All-llahut për ty varet nga fakti se në cilën kategori të poshtëshënuar bën pjesë:

T'ia plotësosh nevojat kur ai ta kërkon një gjë të tillë dhe ti je në gjendje për ta ndihmuar. Kjo të bëhet me dëshirë dhe mundësisht me buzëqeshje.

T'ia plotësosh nevojat kur nuk të kërkohet një gjë e tillë, por ti vetë e ndjen nevojën e tij për ty.

T'i plotësosh nevojat e vëllait para nevojave tuaja. Ishin sahabët ata që të parët e praktikuan këtë lloj veprimi, prandaj All-llahu i Madhëruar i ka lavdëruar në Kur'an, duke thënë: "Ata u japin për parësi të tjerëve para vetes edhe nëse është diçka personale. "


2. Gjuha duhet të heshtë

Këtë gjë mund ta sqarojmë në këtë mënyrë: duhet të heshtë dhe të mos përmendë të metat e vëllait musliman, në prani apo në mungesë të tij. Duhet të mos pyesish për ato gjëra që ai nuk dëshiron t'i tregojë, t'i ruash sekretet e tij edhe nëse ndahesh prej tij. Duhet të mos i fyesh shokët e tij, anëtarët e familjes, madje edhe nëse dëgjon dikë duke i bërë këto veprime, të mos i tregosh vëllait, për të mos shkaktuar grindje.


3. Gjuha duhet të flasë

Këtë mund ta sqarojmë kështu: ashtu siç përmendëm më lart faktin se nuk duhet ta themi atë që vëllait nuk i pëlqen, po kështu duhet që gjuha tashmë të zgjidhet, për të folur për anët e tij të mira.

Duhet që me fjalë e vepra të përpiqesh ta fitosh zemrën e tij, ta pyesish për ndonjë hall që mund ta ketë dhe gjithnjë kur je me të, të përpiqesh të jeshë i gëzuar dhe i qeshur. I Dërguari i All-llahut (Paqja e All-llahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi Të!), thotë në një hadith: "Nëse dikush prej jush e do vëllain e tij musliman. le t'ia thotë atë." (Transmetoi Tirmidhiu)

Këtu mund të përmendim se është detyrë që vëllain ta thërrasim me emrin apo pseudonimin që ai e pëlqen. Umer ibn Hattabi (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!), ka thënë:

"Dashurinë e vëllait tënd musliman mund ta fitosh me anë të tri gjërave: ta përshëndesish kur e takon, t'i bësh vend kur jeni ulur për të kuvenduar dhe ta thërrasish me emrin që ai e pëlqen më shumë."


4. Lutu për vëllain kur është gjallë dhe kur ka vdekur

Lutjet duhet të jenë të njëjta si ato që i bën për veten tënde (përveç rastit kur diçka fare personale). Ebu Derdaja kumton se i Dërguari i All-llahut (Paqja e All-llahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!), ka thënë: "Kur muslimani lutet për vëllain e tij, pa ditur gjë (ky i fundit), lutja pranohet. Te koka e lutësit qëndron një engjëll që ka për detyrë që, pas çdo lutjeje të mirë për vëllain musliman të thotë Amin, ta dhëntë All-llahu edhe ty të njëjtën gjë!'" (Transmetoi Muslimi)


5. Besnikëria dhe sinqeriteti

Besnikëri do të thotë ta duash vëllain musliman deri në vdekje, dhe pas saj t'u qëndrosh besnik fëmijëve dhe miqve të tij. I Dërguari i All-llahut (Paqja e All-llahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi Të!), një herë, pasi ka nderuar siç duhet një të moshuar, tha: "Ajo vinte tek ne shpesh kur Hatixheja ishte gjallë. Ruajtja e marrëdhënieve të tilla është pjesë e besimit." (Transmetoi Hakimi)

Që të tregohesh besnik i vërtetë me vëllain tënd, duhet që marrëdhëniet t'ua me të të mos ndryshojnë edhe nëse përparon në post, të shtohet pasuria etj. Duhet gjithashtu që të mos ua vësh veshin fjalëve që mund të t'i thotë dikush për vëllain, dhe të mos e mbash për shok e mik armikun e tij.


6. Lehtësim, jo stërmundim


Duhet të mos e stërmundosh vëllain tënd duke i kërkuar të bëjë atë që nuk ka mundësi, apo t'i kërkosh të t'i zgjidhë problemet, të të shërbejë, etj. Në lidhjet t'ua me të, duhet që qëllimet t'ua kryesore të jenë: arritja e kënaqësisë së All-llahut, kënaqësia dhe çlodhja kur takohesh me të, ta kesh si ndihmë për të forcuar besimin për t'u afruar edhe më shumë me A11-llahun, duke zbatuar detyrimet që ke ndaj vëllait tënd musliman.

Si mendoni ju, a thua është shenjë e vëllazërisë që ta përvetësosh pa të drejtë pasurinë e tjetrit, t'i kalosh kufijtë e të drejtave reciproke, t'i heqish riskun vëllait tënd, t'i ndërhysh në tregti (për t'i prishur punë), të fejohesh apo të martohesh me atë vajzë që ai e ka kërkuar para teje dhe pret të marrë përgjigje (nga familja e vajzës), ta mashtrosh vëllain tënd, ta presish në besë, të flasish për të metat e tij dhe t' i harrosh anët pozitive që ka ai, ta përgojosh duke folur pas krahëve të tij?!

Duhet të mos harrohet se përgojimi i tjetrit është një nga mëkatet e mëdha. O muslimanë, kini frikë A11-llahun dhe mos harroni se jeni vëllezër të një feje dhe se marrëdhëniet vëllazërore që keni, janë për hir të A11-llahut. Kjo është lidhja më e fortë se të gjitha, si në këtë botë ashtu edhe Ditën e Gjykimit.

All-llahu në Kur'an thotë:

"Atë ditë, miqtë e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç të devotshëmve (besimtarëve). "

(Zuhruf, 67)

All-llahu i Madhëruar dhe I Dërguari i Tij (Paqja e All-llahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi Të!), na kanë dhënë disa rregulla bazë që rrisin dhe forcojnë dashurinë vëllazërore, na afrojnë më shumë me njëri-tjetrin dhe i japin fund njëherë e përgjithmonë përçarjes dhe armiqësisë midis nesh. Prej tyre mund të përmendim përshëndetjen (kryesisht selamin).

Në një hadith Muhammedi (Paqja e Al1-llahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi Të!), porosit ata që janë grindur me njëri-tjetrin dhe thotë: "Nuk i lejohet askujt që të mbajë mëri me vëllanë e tij më shumë se tri ditë. Më i mirë prej tyre është ai që e përshëndet i pari tjetrin (i jep selam)".

Është detyrë e atij që dëgjon selamin që të përgjigjet në të njëjtën mënyrë ose më mirë, duke shoqëruar përshëndetjen me buzëqeshje, çiltërsi dhe me zë, që të dëgjohet.

Në një hadith, I Dërguari i A11-llahut, Muhammedi (Paqja e All-llahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!), porosit njërin prej shokëve të tij (Ebu Ejubin): "Të të tregoj një tregti të suksesshme?" — "Po", - ia ktheu Ebu Ejubi. "Nëse dy veta janë të grindur, - vazhdoi Pejgamberi (Paqja e A11-llahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!), pajtoi dhe afroi!"


Burimi: kurandhesunet.net