Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering Qura“an
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
   

Muslimanėt Gjerman nė Gjermani


Numri i muslimanėve gjermanė shtohet. Nė mes tyre zhvillohet njė lloj Islami i cili nga vetėkuptimi i pėrshtatet strukturave demokratike tė Gjermanisė. Ursula Trüper bisedoi me gjermane tė konvertuara.

Mė sė keqi ishte pas 11 shtatorit 2001. "Papritmas tė gjithė sytė drejtoheshin kah unė", kujtohet Beate Al Katib. Isha nėn presion tė vazhdueshėm pėr justifikim, sikur tė isha edhe unė pėrgjegjėse pėr sulmet. Nė atė kohė ajo e ka nxjerrur shaminė e saj pėr njė kohė tė shkurtėr. Ndėrsa sot ajo prapė e mbanė mbulesėn e kokės. Dhe atė jo vetėm kur hynė nė xhaminė "Bilal" nė Berlin, hapsira kryesore e sė cilės ėshtė e shtruar me njė tepih tė kuq motivet e tė cilit janė tė drejtuar drejtė Mekkes.


Ligjeratat e xhumasė nė gjuhėn gjermane

Ēdo tė premte nė kohėn e drekės "Rrethi i muslimanėve gjermanfolės" (Deutschsprachige Muslim Kreis), e shkurtuar: DMK, organizon njė referat rreth njė ēėshtjeje aktuale. Njė murė i hollė nga druri e ndanė anėn e meshkujve nga pjesa e fėmrave, ashtu qė secili tė mund ta sheh referuesin. Pėrafėrsisht 20 femra vijnė njė nga njė nė anėn e cila i ėshtė caktuar fėmrave dhe ulen nė grupe afėr murit nė tokė. Tė gjitha mbajnė tesha tė gjata dhe shamija nė kokė. Nė mesin e tyre poashtu gjenden edhe shumė vajza tė reja. Aty ku gjendet pulti (katedra), prijsi i xhematit e vendosė mikrofonin dhe mė pas i pėrshėndet tė pranishmit pėrzemėrsisht, dhe atė nė gjuhėn gjermane. Gjermanishtja kėtu nė pėrgjithėsi ėshtė gjuha e komunikimit. Kjo nuk na habit sepse rreth shtatdhjet pėrqind tė anėtarėve tė DMK-sė janė me origjinė gjermane.

Kur Aishja r.a. kėrkonte diē nga Muhamedi a.s. ai ia jepte, ku edhe vetė ajo tregon: "Unė pija ujė nga ena ime, ndėrsa Pejgamberi a.s. mirrte enėn time dhe e vinte gojėn e tij ku unė e kisha vendosur pėr tė pirė ujė." Sjellja e tillė e Pejgamberit a.s. shfaq dashurinė dhe butėsinė e tij ndaj saj, si dhe e bėn njėkohėsisht qė ajo ta ndjen dashurinė e tij. E pyesim vetvetėn: ku gjejmė pėrkujdesė aq tė madh sot ndaj grave? Me siguri askund pėrpos se nė rasin e Resulullahut a.s., i cili rregullisht ka mbajtė llogari pėr tė drejtėn e grave tė tija.


Nga lindja nė perėndim

Njėra nga ato qė janė kthyer nė Islam ėshtė edhe Beate Al Katib. Ajo lindi nė vitin 1957 nė Berlinin lindor. Asaj ende i kujtohet mirė dita qė do t' ja ndėrronte jetėn tėrėsisht. Nė atė kohė ajo kishte 19 vjet dhe me prindėrit e saj gjendej nė restorantin "Press" i cili gjendet nė sheshin e "Alexandrit". Nė tavolinėn e afėrt ulej njė njeri tepėr interesant qė dukej se ėshtė i huaj. Pas njė kohe ai u ngritė drejtė saj dhe u prezentua. Siē u kuptua mė vonė ai ishte nga Siria dhe punonte nė Berilinin perėndimor si moler. Ai e vizitoi atė vazhdimisht duke i dhuruar asaj trėndafila dhe mė nė fund ia propozoi martesėn. Prindėrit e saj ishin kundėr kėsaj martese, ngase ata nuk dėshironin qė ta humbin vajzėn e tyre nė Sirinė e largėt apo nė Berlinin perėndimor i cili nė atė kohė ishte po aq larg.

Mirėpo zonja e re nuk u imponua nga e gjithė kjo dhe kėrkoi nga qeveria e Gjermanisė lindore lejen pėr emigrim. "Ishte shumė dramatike", kur i kujtohen ndjenjat e asaj kohe; "unė kaloja pikėn kufitare me ēantat e mija tė vogla tek rruga Friedrich, ndėrsa prindėrve tė mi i shpėrthyen lotėt. Ndėrkaq nė Berlinin perėndimor, disa stacione mė tutje, mė priste burri im.


Si i huaj nė shtetin amė

Perėndimi (Gjermania federale) ishte si njė tronditje. Tė hollat, mėnyra e tė sjellurit, prodhimet, mentaliteti, etj, me njė fjalė tė tėra ishin tė huaja. Njė vit pas martesės ajo lindi fėmiun e parė tė saj, tė birin Mehdiun. Pėr shakak tė njė gabimi mjeksorė nė klinikė i cili i shkaktoi njė infeksion tė rėndė, nėna e re u detyrua tė operohet disa herė. "A besoni nė Zot?" e pyeti atė, atėherė profesori i cili kujdesej pėr tė. Kur ajo e mohojė, ai vazhdoi duke i thėnė; "po ju duhet tė besoni". Ngase ajo pėr pakė i kishte shpėtuar njė infekcioni vdekjeprurės.

Pasiqė ajo u kthye nė shtėpi, njė ditė para derės sė saj u gjenden disa femra turke. Ato banonin nė ndėrtesėn e njejtė dhe kishin sjellur me vehte lule, paliēeta dhe gatime tė ndyshme, dhe dėshironin qė tė njoftohen me tė. "Unė e pyta vehtėn, nga vjenė kjo zemėrngrohtėsi dhe solidaritet nė mes kėtyre fėmrave?", kujtohet Beate Al Khatib. Ajo e kuptonte mirė situatėn e atyre fėmrave turke, ngase vetė thotė se e ka ndjerė vehtėn si e huaj nė shtetin e vet.


Kalimi nė Islam

Fqinjėt e saj e muarėn atė nė xhami. Ajo filloi qė tė mirret seriozisht me Fenė islame, ashtu qė ajo lexonte ēdo gjė qė mund tė gjente rreth kėsajė teme. Qė nė vitin e njejtė ajo duke e shqiptuar Shehadetin e pranojė publikisht Fenė islame nė njė xhami nė Berlin. Sipas "Instutit qėndror dhe Arhiva Islame-Gjermani" (Zentralinstitut Islam Archiv Deutschland) nga gjithėsejtė 742 000 muslimanėve me nėnshtetėsi gjermane, pėrafėrsishtė 12400 janė me prejardhje gjermane.


Dėshira pėr dialogun ndėrfetar

Pėrveē DMK-sė nė Berlin vepron edhe njė grup tjetėr i musimanėve gjermanė i cili quhet "Bashkėsia Islame e muslimanėve gjermanfolės nė Berlin". Tė dyja kėto grupe janė tė interesuara dhe kėrkojnė dialog ndėrfetar dhe e pėrfaqėsojnė njė Islam me kuptim mė paqsorė dhe mė liberal. Nė aspektin juridik ata janė tė organizuar sikur shoqatat e xhamive.


Martesa me meshkuj muslimanė

Ky fenomen gjendet edhe tek DMK-ja (Grupi i muslimanėve gjermanfolės). Niveli arsimimit tek kėta njerėz ėshtė i lartė, shumica prej tyre janė akademikė. P.sh. Stefanie Muhammed, ėshtė studente e orientalistikės, e martuar me njė palestinez nga Libani dhe i takon forumit tė grave dhe ėshtė anėtare e komisionit pėr ēėshtje tė femrave pranė DMK-sė. Ajo tregon se DMK-ja tani mė i ka 65 anėtarė nga 26 nacionalitete tė botės nga tė cilėt shumica janė femra. Njė e treta e femrave, thotė Stefanie Mohammed kanė ardhur vetė, ndėrsa dy tė tretat janė tė martuara me burra muslimanė. "Shumica e grave kalojnė nė islam pėr shkak tė burrave tė tyre" thotė Beate Al Khatib duke buzėqeshur, "Tek ne situata ishte ndryshe, ashtu qė ai filloi tė interesohet mė tepėr pėr Islamin pėr shkak meje". Burri i saj nė realitet ishte rritur nė frymėn islame, por nė kohėn kur u martua ai kishte njė raport mė tepėr pragmatik ndaj Islamit. Nė fillim ai nuk ishte i entuziazmuar nga zelli i gruas, por papritmas filloi tė mos servojė mė verėra tė kuqe pėr ushqimet ditore e as shampanjė pėr ditėt festive. Nė anėn tjetėr edhe ai e kishte fituar bindjen qė si baba ai duhej tė jetė njė shembėlltyrė pėr fėmijtė e tij.


Dallimi nė mes Islamit dhe Traditės

Femrat nga DMK-ja kanė njė qėndrim tė ndryshėm sa i pėrket ēėshtjes sė femrės nė Islam: Aty dallojnė mirė se, "ēka ėshtė traditė e ēka islame", shpjegon Stefani Muhammed. "Ne muslimanet gjermane nuk jemi aq shumė tė ngarkuara me tradita. Ne edhe i zgjedhim burrat adekuat. Kjo ėshtė njė fat i madh edhe pėr burrat tonė".


Tė konvertuarit duan ta kuptojnė fenė e tyre

Monika Vohlrab Sahr, eksperte e sociologjisė religjoioze nga Leipzigu, mendon se preokupim intensiv me Kur`anin ėshtė njė "dukuri tipike e konvertimit". Sipas saj Islami tradicional paraqet njė kuptim mė praktik tė fesė, ndėrsa orvatja e tė kuptuarti tė fesė jashtė traditave autoktone me anė tė studimit tė shkrimeve (fetare), pėrmbanė nė vete metodė protestante.

Poashtu edhe vetėsiguria qė feja e posapranuar tė kuptohet mė intensivisht dhe mė mirė se ata qė janė lindur nė kėtė fe, ėshtė sipas Vohlrab-Sahr njė karakteristikė pėr anėtarėt e ri tė fesė dhe atė jo vetėm tek muslimanėt e ri por edhe tek krishterėt.


Pėrktheu Mr. Zekirija Sejdini

Burimi: drita-islame.org