Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering Qura“an
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
   

Roli i Islamit nė trojet
Shqiptare


Islami ndėr shqiptarė ka traditė disa shekullore, e cila ėshtė zhvilluar pa ndėrprerje qė nga shekulli XV e deri nė ditėt tona, duke ushtruar njė ndikim esencial nė mbijetesėn dhe nė formėsimin e identitetit fetar, kulturor dhe kombėtar. Mund tė bėhen gjithfarė hamendėsimesh se cila do tė ishte rruga jetėsore dhe fati historik i shqiptarėve si kolektivitet, po tė mbeteshin jashtė rrezes sė mesazhit Hyjnor Islam, nė darat e hekurta tė ordodoksisė bizantino-greke e serbe, tė cilat aq sa ėshtė parė nė disa shekuj pushtimi, synonin asimilimin dhe zhdukjen e plotė kulturore dhe etnike tė shqiptarėve. Pra, po qe se mirret si pikėnisje e vlerėsimit tė perspektivės sė shqiptarėve nė sfondin bizantino-grek e sllav gjendja nė tė cilėn ishin ata kur erdhi mė trojet e tyre mesazhi islam, ėshtė krejt e qartė se ajo gjendje do tė ēonte mė tutje zvogėlimin numerik dhe asimilimin e vazhdueshėm gjuhėsor e kulturor tė shqiptarėve. Mungesa e plotė e dėshmive tė shkrimeve shqipe, madje mungesa e gjurmėve kulturore nė shekujve VII- XIV, ku bie edhe sllavizimi i plotė i toponimeve nė trojet shqiptare dhe madje edhe sllavizimi i patronimeve tė vetė shqiptarėve, zbulojnė qartė atė katandisje etnike, qė vazhdonte pėrgjatė shekujve tė sundimeve bizantine e sllave, e tė cilat vetėm sa e thellonin asimilimin qė kishte pėrhapur romanizimi nga pushtimi i gjatė romak qė nga shekulli II para Isait, a.s. e deri nė shekullin e V pas Isait a.s. Prandaj, po tė vazhdonte ajo tkurrje dhe ai shfytyrim kulturor nėn presionin e sundimit bizantin e sllav, mė afėrmendėsh ėshtė se asimilimi do tė intensifikohej.


Shenjė e mėshirės sė Krijuesit

Por, pranimi i mesazhit hyjnor tė Islamit nga ana e njė pjese tė madhe tė shqiptarėve, qė kur ranė nė kontakt direkt me tė, dhe veēmas pas Betejės sė Kosovės tė vititi 1389, e ndali trendin negativ tė tkurrjes e tė asimilimit tė shqiptarėve dhe i dha njė drejtim tė ri zhvillimit tė tyre. Pranimi i Islamit nga shqiptarėt, qė pa dyshim ėshtė shenjė e mėshirės sė Krijuesit ndaj kėtij populli, e ndėrpreu procesin tragjik tė shfarosjes e tė asimilimit dhe solli ndriēimin e ri moral dhe shpirtėror, solli njė hov tė ri nė zhvillimin e tij demografik e kulturor.

Islami u ofroi shqiptarėve tė Mesjetės sė errėt europiane njė vision tė ri pėr pėr misionin e njeriut nė kėtė botė, para sė gjithash duke ua fiksuar nė ndėrgjejen e tyre tė vėrtetėn pėr njėshmėrinė e Krijuesit tė Botėrave. Tė ndėrgjegjėsuar nga kjo aksiomė pėr njėshmėrinė e Krijuesit, shqiptarėt muslimanė u larguan nga konceptimi shizofrenik pėr Krijuesin. Ky largim nga konceptimi shizofrenik pėr Krijuesin u dha njė kompaktėsim nė ndėrgjegje, i bėri mė tė durueshėm e mė tė qėndrueshėm nė furtunat jetėsore e historike, qė do tė pėrplaseshin mbi fatet e tyre si sprovė e re e aftėsisė sė mbijetesės fizike dhe kombėtare, pas daljes me pėrdhunė nga ombrella e hilafetit Islam. Edhe besimi i patundur nė botėn e amshueshme, nė Ahiret, si vazhdimėsi e jetės nė nivel dhe nė pėrmbajtje mė tė lartė pėr besimtarėt qė e gjejnė mėshirėn e Krijuesit tė Botėrave, u ndihmoi qė tė dilnin nga vorbullat e nihilizmit tė tė ashtuquajturit faj fillestar, i cili ushtron ndikim tė fuqishėm nė ndėrgjegjen e tė krishterėve. Ndėrsa, namazi dhe agjėrimi i ramazanit, u sollėn atyre shqiptarėve qė pėrqafuan Islamin, njė botėkuptim tė ri pėr adhurimin ndaj Krijuesit tė tyre, duke u edukuar me disiplinė, durim dhe sakrificė. Edhe praktika e zekatit u dha besimtarėve muslimanė njė vizion tė ri tė solidaritetit me njėri –tjetrin, duke e hequr bamirėsinė nga niveli i pėrkatėsisė fisnore, e duke e bėrė atė obligim pėr hir tė Allahut, ndaj tė gjithė nevojtarėve. Ky horizont i ri i bamirėsisė dhe solidaritetit, ka pasur ndikime pozitive nė zgjerimin e njohjeve dhe tė komunikimeve brendashqiptare, tė cilat me shekuj kanė qenė tė konservuara nė korniza tė ngushta fisnore.


Transformimi esencial: nga piratė nė diplomatė

Kėsisoj, njohja e shtyllave tė Islamit dhe organizimi pėr shekuj tė tėrė i jetės nė bazė tė udhėzimeve kur’anore, pati ndikim tė fuqishėm nė formėsimin e individit shqiptar, nė strukturėn e familjes shqiptare dhe pjesėrisht tė shoqėrisė shqiptare. Ndjenja e pėrkushtimit tė individit pėr familjen dhe farefisin, respektimi i prindėrve dhe i mė tė vjetėrve, lehtėsia e emigrimit gjithandej nėpėr botėn islame, afirmimi i premtimit tė dhėnė si vlerė sublime, durimi nė vėshtirėsi, janė disa tipare qė kanė vulosur karakterin e individit shqiptar, e qė pavarėsisht se janė pėrzier edhe me shtresa tė tjera tė vlerave etike dhe kulturore, nė esencė kanė prejardhje nga mėsimet islame. Shkalla e pamjaftueshme e injektimit tė kėtyre vlerave nė individin shqiptar, ka bėrė qė disa prej tyre tė mos jenė tipike pėr kėtė individ, por vetėm tendenca tė karakterit tė tij. Por, pa ndikimin e fuqishėm tė Islamit nėpėr shekuj, vetėm mund tė supozohet se me ēfarė cenesh negative do tė zhvillohej individualiteti i njeriut shqiptar, i konservuar nė strukturat fisnore, dhe ēfarė drejtimesh do tė merrte historia shqiptare, pa durimin dhe pa maturinė me burim islam.

Nė burimet e shkruara nga autorė tė huaj antikė, tė cilėt kanė pasur kontakte me shqiptarėt, mė tė shumtėn dominon njė vlerėsim negativ pėr karakterin dhe pėr organizimin e tyre. Sado qė nė kėto vlerėsime ka pasur keqdashje tė autorėve, nuk mund tė pėrjashtohet plotėsisht objektiviteti i tyre, meqė organizimi dhe rrezatimi kulturor i ilirėve-albanėve/shqiptarėve nė kėto periudha historike ka qenė shumė inferior nė raport me romakėt nė fillim dhe me fqinjėt grekė e sllavė mė vonė. Nuk duhet injoruar as fakti se qytetet antike me rrezatim kulturor tė ndjeshėm, si Butrinti, Apollonia, Durrėsi, nė fakt kanė qenė koloni helene e romake dhe nė to nuk ka gjurmė tė shkruara nė gjuhėn ilire-shqipe dhe as aktivitete kulturore tė dokumentuara me prejardhje ilire. Fakti qė kėto qytete kanė ekzistuar si enklava nė trojet e ilirėve antikė dhe tė shqiptarvėe tė sotėm, nuk prodhon vetvetiu argumente pėr kulturė ilire nė to. Ka shembuj tė shumtė tė ekzistimit tė kulturave tė tjera nė njė territor tė njė populli tjetėr, madje pa ndikuar realisht nė ngritjen kulturore tė popullsisė vendėse. Qė nga kultura antike helene e romake nė qytetet e shumta pėrgjatė pellgut tė Mesdheut e deri te kultura perėndimore nė truallin e indianėve tė Amerikės.

Si njė kundėrpėrgjigje e inferioritetit kulturor tė ilirėve ndaj pushtuesve dhe fqinjve, mentaliteti pirat dhe plaēkitės dhe prirja pėr rebelime e pėr konflikte ndėrfisnore, mbetėn si shenja tė identifikueshme tė individit dhe bashkėsisė ilire/shqiptare nėpėr histori. Ndėrsa, kjo ka ndikuar nė ngadalėsimin e procesit tė formėsimit tė njė identiteti tė qartė, dhe qė do tė lente gjurma konkrete nė histori dhe nė kulturė. Fakti qė bashkėjeteta e gjatė me grekėt dhe me romakėt nuk ka rezultuar me njė organizim mė tė qartė shtetėror dhe me njė manifetim tė zhvillimit tė identitetit gjuhėsor e kulturor, ėshtė dėshmi e inferioritetit dhe e dezorganizimit. Shkaqet qė numėron historiografia romantike shqiptare pėr kėtė ngecje, janė pjesė e kėtij inferioriteti dhe kėtij dezorganizimi. E vėrteta mbetet qė individi ilir/shqiptar ishte i konvertueshėm nė romak, grek e sllav, duke pėrvehtėsuar edhe gjuhėn e kulturėn e tjetrit. Ndėrsa nė planin e bashkėsisė, duke mbetur tė shtrėguar pėr lidhjet e ngushta fisnore, ilirėt dhe shqiptartė pėr njė kohė tepėr tė gjatė nuk e arritėn organizimin, qė do tė rezultonte me krijimin e njė entiteti shtetėror dhe njė identitet kulturor tė diferencuar nga fqinjėt.

Prova tė identitetit tė tillė do tė jipeshin mė vonė, pas disa shekujsh tė jetės nėn sundimin osman, ku ndodhi njė transformim real i jetės sociale, kulturore, fetare dhe kombėtare tė shqiptarėve. Kėta shembuj do tė vijnė pasi tė ketė kaluar gati pesė shekuj tė sundimit osman, nė tė cilin shqiptarėt njohėn njė rikonsolidim tė brendshėm demografik dhe kulturor, pas shpėrbėrjes sė gjatė nėn sundimet romake, bizantine e serbe. Janė themeluesit e Lidhjes sė Prizrenit identifikim i njė profili tė ri tė individit shqiptar, qė kėrkon realizimin e vet dhe tė fateve tė kolektivitetit, me anėn e njė angazhimi tė disiplinuar dhe tė menduar mirė nė sfondin e komplikuar tė zhvillimeve politike, diplomatike e ushtarake tė kohės. Pa njė profilizim tė tillė ka qenė e paimagjinueshme qė tė krijohet njė lėvizje indipendentiste qė synonte ruajtjen dhe afirmimin e identitetit shqiptar dhe islam tė shqiptarėve, nė rrethimin armiqėsor ballkanik, nė moskuptimet tragjike tė qeveritarėve osmanė dhe tė gjeopolitikave antishqiptare dhe antiislame tė shekullit XIX dhe tė shekullit XX nė Europė. Kur analizohen me kujdes biografitė dhe bėmat e personaliteteve tė kėsaj lėvizjeje, ėshtė e qartė se ato dėshmojnė pėr njė emancipim tė individit shqiptar nė Islam, ku kishte pėrfituar vlera tė larta organizative nga pėrvoja shtetėrore, politike dhe fetare nė Perandorinė Osmane. Falė kėtij transformimi dhe kėsaj vetėdijeje vepruese islame, edhe u kultivua toleranca e brendshme shqiptare. Kjo tolerancė e brendshme mundėsoi integrimin e shqiptarėve, tė cilėt edhe pse u pėrkisnin feve tė ndryshme, realizuan njė projekt unik politik dhe nacional. Ky projekt rezultoi me identifikimin e kėrkesave politike dhe nacionale nė vitin 1878 dhe me krijimin e shtetit shqiptar nė 1912. Nga faktet historike ėshtė krejt e qartė se barrėn kryesore tė kėtij projekti kombformues e shtetformues, pėrfshirė edhe pasojat nė formėn e gjenocidit serb nė viset veriore pas Kongresit tė Berlinit dhe ndėshkimin e pushtetit turk, qė erdhi si reaksion i detyrueshėm, pėr shkak tė imponimit tė diktatit tė Fuqive tė Mėdha tė kohės, e ka bartur mbi vete popullsia muslimane shqiptare dhe elita intelektuale e politike e dalė prej saj.

Me kėto ngjarje edhe finalizohet formimi i kombit shqiptar dhe i shtetit shqiptar. Kur mirret si pikėnisje gjendja nė tė cilėn ishin shqiptarėt kur hynė nė Perandorinė Osmane dhe njė shumicė e tyre e pėrqafuna Islamin, dhe gjendja kur dolėn prej asaj Perandorie, ėshtė e qartė se nė ata pesė ndodhi njė konsolidim i dukshėm social, kulturor e politik dhe me kėtė njė konfirmim i identitetit kombėtar nė sfondin ballkanik. Bash nė atė sfond tė mbushur pėrplot atavizma dhe konflikte, kėto objektiva do tė ishin tė paarritshme pa ndikimin e fuqishėm tė Islamit nė individin dhe nė bashkėsinė shqiptare.

Fatkeqėsisht, pas pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 1912 dhe mbetjes sė shumicės sė trojeve shqiptare nėn sundimet e huaja sllave e greke, filloi “vesternizimi” artificial i karakterit tė shqiptarėve, gjė qė solli ndryshimin e dhimbshėm tė individualitetit dhe tė sistemit tė vlerave me tė cilat matet e mira dhe e keqja, e drejta dhe e shtrembėta, hallalli dhe harami. Ky deformim mund tė shihet mė sė qarti nė elitat politike shqiptare ‘tė vesternizuara”, tė cilat u shquan dhe shquhen edhe sot pėr qeverisje tė padrejta, pėr shpėrdorim tė pushtetit, pėr korrupsion, pėr servilizim ndaj tė huajve dhe pėr njė varg dukurish, secila mė e keqe se tjetra. Gjendja nė tė cilėn ėshtė sot profili moral i individit politik shqiptar, posaēėrisht tė atij qė ėshtė jashtė besimit fetar dhe veēmas jashtė besimit islam, ėshtė e njohur. Qeveritarėt e sotėm tė Shqipėrisė llogariten si nga mė tė korruptuarit nė rruzullin tokėsor, e edhe tendencat nė Kosovė e nė Maqedoni nuk janė inkurajuese.

Individi shqiptar i shkėputur nga ai sistem vlerash morale dhe fetare islame, qė e mbrujtėn karakterin e shqiptarit nė shekujt e parė tė pėrqafimit tė Islamit, ėshtė bėrė moskokėqarės ndaj ndershmėrisė, ndaj korrektėsisė, ndaj mbajtjes sė premtimeve. Por, ėshtė e qartė se politikanėt dhe qeveritarėt nuk janė njė kategori mė vete e kėtij ēmoralizimi, sepse nė sistemet demoratike tė votimit tė lirė, sado qė nuk pėrjashtohet manipulimi i llojllojshėm, ata janė produkt direkt i shijes, i kėrkesave dhe i vlerėsimeve tė bashkėsisė pėrkatėsisht tė qytetarėve.


Njė projekt gjysmak

slami pati ndikim tė fuqishėm edhe nė strukturėn e familjes shqiptare muslimane dhe nė vlerat qė funksionalizohen brenda saj, edhe pse ky ndikim mė tė shumtėn nuk ka qenė i plotė as nė periudhat mė tė ndritshme tė Islamit ndėr shqiptarė. Kjo ka ndodhur pėr shkak se mbi strukturėn dhe mbi vlerat e familjes shqiptare kanė ushtruar ndikim gjendja sociale, e drejta zakonore dhe administratat e pushteteve tė ndryshme joislame dhe antiislame dhe sistemet e tjera fetare. Sidoqoftė, raportet ndėrmjet bashkėshortėve, ndėrmjet fėmijėve dhe prindėrve tė tyre, qėndrimi ndaj lindjes dhe ndaj vdekjes, deri nė ditėt tona kanė ruajtur disa elemente tė ndikimit tė Islamit.

Megjithėse, jeta mbi gjysmė shekulli nėn regjimin komunist nė Shqipėri, po edhe nė viset e tjera shqiptare, ka rrėnuar ndjeshėm stabilitetin dhe sistemin e vlerave tė familjes shqiptare. Ndėrsa, nė Kosovė, tragjedia e viteve 1998-1999, kur ndodhi dėbimi i mbi njė milionė shqiptarėve nga Kosova, i shoqėruar me gjenocid, me dhunime dhe me poshtėrime tė tmerrshme, ka sjellė njė krizė tė re nė familjen shqiptare. Rritja e numrit tė shkurorėzimeve, rritja e dhunės nė familje, zgjerimi i prostitucionit, janė dukuri tė reja qė po e atakojnė stabilietin dhe strukturėn e famijes shqiptare nė Kosovė. Kėtė e ndihmon edhe prezenca enorme e administratorėve civilė dhe e ushtarėve tė huaj nė Kosovė, qė kanė imponuar njė gjendje tipike koloniale. Rritja e varfėrisė sė popullsisė vendase pėrkrah pasurimit enorm tė administratorėve tė huaj dhe tė bashkėpunėtorėve tė tyre, kushtėzimi i punėsimit tė femrave me shėrbime seksuale pėr punėdhėnėsit e huaj, kanė provokuar njė “zgjim” abnormal tė femrės shqiptare, i cili po bėhet kėrcėnues pėr familjen.


Fisi - simboli i ngecjes shqiptare

Ndėrsa, nė strukturat e fisit dhe tė shoqėrisė shqiptare, pėrgjatė tėrė kėsaj historie, mė shumė ka dominuar koncepti zakonor se sa ai islam. Pėr kėtė shkak edhe ka pasur mė shumė sherre ndėrmjet fiseve, mė shumė gjakmarrje dhe krime. Pra, ky element negativ i shoqėrisė shqiptare nėpėr kohė, aspak nuk ka prejardhje islame, sepse nė Islam gjakmarrja ka qenėė e ndaluar me shpalljet kur’anore dhe me ligjėratėn lamtumirėse tė Muhamedit a.s.

Gjakmarrja, kamata, martesa e femrave me mblesėri, mercenarizmi dhe dukuri negative si kėto, janė me prejardhje nga injoranca, dhe si tė tilla e kanė penguar edhe forcimin e Islamit nė bashkėsinė shqiptare. Fatkeqėsisht, organizimi i fuqishėm fisnor paraislam ka mbetur edhe pas pranimit nga njė shumicė e shqiptarėve tė Islamit, edhe pėr arsye se Perandoria Osmane ka respektuar format e organizimit lokal dhe ia ka pėrshtatur ato sundimit tė vet nė territoret e mėdha tė saj. Pra, mund tė thuhet se nė fushėn e organizimeve fisnore nuk ka arritur ndikimin e duhur ndriēimi i mesazhit islam, gjė qė ka rezultuar me krijimin e strukturave qė do tė luftonin sistemin e vlerave islame edhe nė individėt e edhe nė familjet shqiptare muslimane. Madje edhe kryengritjet e shekullit tė XV tė udhėhequra nga Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, nė fakt janė organizime fisnore, qė u shndėrruan nė struktura tė fuqishme antiislame falė edhe rolit vasal, qė morėn ndaj disa shteteve europiane tė asaj kohe, veēmas tė Napolit, tė Venedikut e tė Vatikanit.

Tradita e fuqishme fisnore e cimentuar pėr shekuj tė tėrė, edhe gjatė sundimit osman, e bashkuar me fragmentimin fetar dhe mercenarizimin e motivuar nga interesata parciale, u shndėrrua nė problem kritik edhe pėr shtetin shqiptar pas formimit tė tij mė 1912 e edhe sot ka ndikime negative nė trojet shqiptare nė pėrgjithėsi. Por, si e tillė, me prirje pėrēarėse dhe diversive, ajo traditė ka prejardhje dhe motivim antishqiptar dhe antiislam. Edhe kriza e Shqipėrisė e vitit 1997, e cila pati si pretekst skemat piramidale kurse si shkak strukturat antishqiptare greke dhe tė lobeve tė ndryshme mafioze ndėrkombėtare, nė kulmet e saj kėrcėnonte edhe me ndarjen e Shqipėrinė nė Shqipėrinė e Jugut dhe tė Veriut, me kėrcėnimin e bandave ndaj “malokėve veriorė” dhe madje ndaj “ēeēenėve”. Pra, nė kėtė kėrcėnim pėrfshihen ndarjet rajonale, fisnore dhe fetare pėrnjėherėsh, gjė qė flert pėr fragjilitetin e shtetit dhe tė kombit shqiptar nė pėrgjithėsi.


Efektet praktike nga pranimi i Islamit

Kalimi i hershėm nė Islam i shqiptarėve, pėrveē si ikje nga feja e zullumqarėve tė tyre, serbėve dhe grekėve dhe si ikje nga kujtesa e llahtarshme e dhunimeve qė kishin lėnė prapa vetes nė trojt shqiptare kryqėzatat, fillimisht pati edhe qėllime praktike. Perandoria Osmane u dha mundėsi atyre qė pėrqafonin Islamin qė tė ruanin pronat, ose t’i fitonin ato me lojalitetin e treguar ndaj saj, e ku pika themelore e lojalitetit kishte tė bėnte me pranimin e Islamit. Me lojalitetin e shprehur me kėtė rrugė, shqiptarėt me shpejtėsi rimorėn veten dhe filluan tė tregojnė epėrsi ndaj fqinjve tė tjerė ballkanikė, serbėve, grekėve, bulgarėve, rumunėve, tė cilėt rezistuan mė shumė ndaj pranimit tė Islamit, pėr shkak se kishat e tyre ortodokse ishin tė konsoliduara dhe pėr arsye se Perandroia Osmane, veēmas nė kohėn e sulltan Mehmet Fatihut, tregoi njė tolerancė tė pashoqe ndaj ortodoksisė.

Pėrmbysja administrative dhe sociale qė solli rėnia e Mbretėrisė Serbe pas vdekjes sė car Dushanit dhe veēmas pas Betejės sė Kosovės tė vitit 1389, dhe kalimi nė defansivė i Perandorsiė sė Bizantit nė raport me Perandorisė Osmane, e cila lėshoi shtat nė fqinjėsi tė saj, u mundėsoi shqiptarėve qė tė dyndeshin nėpėr qytete dhe ta bėnin gjuhėn shqipe gjuhė dominuese tė komunikimit, pas dobėsimit tė serbishtes dhe tė greqishtes. Nga ana tjetėr, gjuha turqishte po depėrtonte me ngadalėsi, sepse ende po vazhdonte ekspansioni ushtarak i Perandorisė Osmane (1683) gjė qė kishte mundėsuar njė pushtet mjaft tė decentralizuar nė territoret ku ishte stabilizuar gjendja e sundimit osman. Osmanishtja ishte gjuhė e administratės sė re, por nuk ishte gjuha e fesė sė re, nuk ishte gjuhė e Shpalljes Hyjnore. Pra, ndikimi i saj ishte mė i kufizuar se ai i serbishtes dhe i greqishtes, tė cilat nė tė njėjtėn kohė kishin qenė gjuhė tė administratės dhe gjuhė tė detyrueshme tė fesė. Rrjedhimisht, kultivimi i gjuhės shqipe nė komunikimin e pėrditshėm, bashkė me forcimin e strukturave tė reja sociale qė e shprehnin realitetin e ri politik dhe fetar islam, u shndėrruan nė faktor kompaktėsimi nacional tė shqiptarėve kundruall serbėve e grekėve dhe fqinjve tė tjerė.

Nuk mund tė jetė rastėsi as fakti qė librat e parė nė gjuhėn shqipe u shkruan nė shekullin e XVI, sepse shqipja kishte arritur njė shkallė zhvillimi qė ia mundėsonte tė bėhej edhe gjuhė e shkrimeve liturgjike. Sa pėr krahasim mund tė shėrbejė ky fakt: njė shekull para Gjon Buzukut, Gjergj Kastrioti- Skenderbeu, nė administratėn e vet gjatė tėrė kohės ka pėrdorur vetėm sllavishten dhe latinishten e nė asnjė rast nuk e ka pėrdorur shqipen. Nga ana tjetėr, vetė autori i librit tė parė nė gjuhėn shqipe, Gjon Buzuku, ka shkruar se mė parė nuk kishte libra nė gjuhėn shqipe. Edhe pse Gjon Buzuku ėshtė njė prift katolik dhe librin e shkroi dhe e botoi nėn nxitjen e Kundėrreformės sė Vatikanit, pėr tė parandaluar pėrhapjen e Reformės protestane tė Martin Luterit dhe tė Islamit ndėr shqiptarė, kjo vepėr ėshtė dėshmi se gjuha shqipe nė shekujt XV e XVI tė sundimit osman kishte njohur zhvillim dhe kishte mbėrritur aftėsinė qė tė bėhej gjuhė e shkrimit. E dyta, Perandoria Osmane kishte tolerancė fetare, sepse lejonte pėrhapjen e librave fetare katolike nė territoret, tė cilat prej shekujsh i qeveriste me sovranitet tė plotė. Vetėm mė vonė, kur filloi dobėsimi i Perandorisė Osmane, ajo do tė pranonte me presion Kultusprotektoratin austriak mbi katolikėt e Shqipėrisė, si koncesion e qė do tė shndėrrohej nė njė lėvizje fetare katolike e nė njė aktivitet evident gjuhėsor e kulturor ndėr shqiptarė dhe mbikqėryrjen ruse mbi ortodoksinė nė Ballkan dhe nė Shqipėri.

Krahas krijimit tė ambientit pėr kultivimin e gjuhės shqipe nė komunikimin e pėrditshėm dhe nė shkrim, nė shekujt XVI-XVIII u ndėrtua njė rrjet i madh i medreseve dhe i shkollave tė tjera tė mėsimit islam, nga tė cilat dolėn njė numėr i madh i intelektualėve islamė. Shkrimtarėt alamiadistė shqiptarė si Nezim Frakulla, Hasan Zyko Kamberi, Muhamet Ēami-Kyēyku, pastaj rilindasit Naim e Sami Frashėri, formimin e parė e morėn nė shkollat vendėse islame. Gjeneratat e shqiptarėve tė formuar nė kėto shkolla islame, mandej u bėnė ideator dhe ideolog tė krijimit tė kombit shqiptar, si reaksion ndaj projektit nacionalist turkomadh pėr asimilimin e shqiptarėve. Projekti nacionalist turkomadh qė u shfaq nė Perandorinė Osmane me reformat e Tanzimatit tė vitit 1830 ishte nėn ndikimin dhe nėn presionin e shteteve tė mėdha europiane, tė cilat kishin formuar konceptin e kombit-shtet. Reformat e bazuara nė kėtė koncept tė kombit-shtet, u bėnė katalizator i konflikteve brenda muslimanėve qė jetonin nė Perandorinė Osmane, dhe mandej i shpėrbėrjes sė saj.

Me njė fjalė, ndikimi i Islamit nė formėsimin praktik tė identitetit gjuhėsor, kulturor, shtetėror dhe nacional dhe madje nė faktorizimin e tyre demografik, ėshtė evident dhe nė disa raste ka qenė vendimtar. Pra, nga ana e perspektivės historike, Islami ka rrėnjė tė thella nė trojet shqiptare dhe ato rrėnjė nuk mund tė shkulen.

Meqė ky ėshtė njė identitet islam i formėsuar nė rrjedhė tė shekujve dhe tė fateve dramatike, ėshtė e sigurt se ėshtė mundėsuar vetėm me vullnetin e Krijuesit tė Botėrave. Prandaj, askush tė mos ketė iluzione se mund tė ndryshohen ligjet e Allahut, pėr tė formėsuar perspektivėn e njė individi, tė njė populli a njė kombi. Allahu ka shpallur qartė:

Ai ėshtė qė dėrgoi tė dėrguarin e Vet me udhėzim tė plotė dhe me fenė e vėrtetė, qė tė triumfojė mbi ēdo fe, e mjafton Allahu dėshmitar” (Suretu el Fet-h: 28)

Triumfi i fesė sė vėrtetė Islame edhe ndėr shqiptarė, ėshtė i garantuar nga vetė Allahu, ndėrsa ne duhet tė marrim pjesė nė formėsimin e kėtij triumfi nė komunitetin tonė, pėr tė fituar mėshirėn dhe mbrojtjen e Tij. (Botohet me leje tė autorit).


Dr. Milazim Krasniqi

Burimi: zeriislam.com