Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering Qura“an
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
   

ISLAMI FEJA ME PĖRHAPJE MĖ TĖ SHPEJTĖ NĖ EVROPĖ


Gjatė njėzet vjetėve tė fundit numri i muslimanėve ėshtė duke u shtuar vazhdimisht. Statistikat tregojnė se nė vitin 1973 nė botė kishte 500 milionė muslimanė. Tani ky numėr ka arritur shifrėn 1.5 miliardė. Sot ēdo i katėrti person ėshtė musliman. Ėshtė e mundur qė popullata muslimane do tė vazhdojė tė rritet dhe se Islami do tė bėhet feja mė e madhe nė botė.

Asyeja pėr kėtė rritje tė vazhdueshme nuk qėndron vetėm nė rritjen e popullsisė nė shtetet islame, por edhe te numri i shtuar i atyre qė pranojnė Islamin, njė fenomen qė mori hov, sidomos pas sulmeve tė 11 Shtatorit nė Qendrat Tregtare Botėrore. Sulmi nė fjalė tėrheqi vėmendjen e njerėzve tek Islami. Njerėzit nė Perėndim po diskutojnė me tė madhe se ēfarė lloj feje ėshtė Islami, ēfarė predikon Kur’ani, ēfarė obligimesh ka muslimani, dhe se si duhet tė sillen muslimanėt nė jetėn e tyre tė pėrditshme?! Natyrisht se ky interesim ka qenė shkak pėr rritjen e numrit tė atyre qė e pranojnė Islamin. Nė kėtė mėnyrė, thėnia qė u bė e zakonshme pas 11 Shtatorit se “ky sulm do tė ndėrrojė rrjedhėn e historisė sė botės” nė njėfarė mėnyre ėshtė provuar si e vėrtetė.

Natyra e jashtėzakonshme e asaj qė ėshtė duke ndodhur mund tė shihet nė zhvillimet qė janė bėrė lidhur me kėtė trend, tė cilat kanė filluar tė lexohen nė gazeta ose tė dėgjohen nė raporte televizive. Kėto zhvillime qė raportohen nė pėrgjithėsi si elemente tė agjendės ditore, aktualisht janė indikacione shumė tė rėndėsishme se vlerat morale islame kanė filluar tė pėrhapen me shpejtėsi nė tėrė botėn. Ashtu si nė vende tjera edhe nė Evropė, Islami ėshtė nė njė rritje tė shpejtė. Ky zhvillim ka tėrhequr vėmendjen, mė tepėr nė vitet e fundit, siē evidentohet prej shumė temave, raporteve dhe artikujve “pėr vendin e Islamit nė Evropė” dhe “pėr dialogun mes shoqėrisė evropiane dhe asaj islame”. Rrėnjėt e kėtij interesimi qėndrojnė nė rritjen e vazhdueshme tė popullatės muslimane, e cila nuk ėshtė shkak vetėm i emigrimit. Pėrderisa emigrimi ka pasur rol tė rėndėsishėm nė shtimin e popullatės muslimane, shumė hulumtues kanė theksuar njė arsye krejt tjėtėr: Pėrqindja e lartė e konvertimit. Nė njė emision qė titullohej “Islami ėshtė feja me rritje mė tė shpejt nė Evropė”, i cili u shfaq nė kanalin NTV News me datėn 20.06.2004, dikutohej mbi njė raport tė nxjerrur nga Shėrbimi Sekret Francez. Ky raport deklaronte se numri i atyre qė po konvertohen nė Islam nė shtetet perėndimore ėshtė rritur edhe mė tepėr, veēanėrisht pas sulmeve tė 11 Shtatorit. Pėr shembull, mumri i tė konvertuarve nė Islam nė Francė u rrit pėr 30.000 deri nė 40.000 vitin e fundit.

Kisha katolike dhe ngritja e Islamit

Kisha katolike e Romės me qendėr nė Vatikan ėshtė njėra prej institucioneve qė pėrcjellė trendet e konvertimit. Njė nga temat kryesore gjatė takimit tė tetorit 1999 nė Kėshillin Evropian tė Kishės, nė tė cilin morėn pjesė gati i gjithė kleri katolik, ishte pozita e kishės nė Mileniumin e Ri. Diskutimi kryesor i konferencės ishte pėrhapja e shpejtė e Islamit nė Evropė. Gazeta “The National Catholic Reporter” raportoi se disa individė radikal deklaruan se mėnyra e vetme pėr tė parandaluar forcimin e muslimanėve nė Evropė ėshtė tė stopohet tolerimi i muslimanėve dhe i Islamit. Disa individė tjerė, tė cilėt ishin mė tė arsyeshėm dhe mė objektiv, theksuan faktin se meqė tė dy fetė besojnė nė njė Zot, nuk duhet tė ketė vend pėr konflikt ose luftė nė mes tyre. Nė njė sesion kryepeshkopi nga gjermania Karl Lehman nėnvizoi se nė Islam ka mė tepėr pluralizėm tė brendshėm sė sa vėrehet nga shumė tė krishterė dhe se deklaratat e radikalėve pėr Islamin nuk kanė bazė nė vėrtetėsi.

Konsiderimi i pozitės sė muslimanėve me rastin e shqyrtimit tė pozitės sė kishės nė mileniumin e ri ishte mjaft e natyrshme, sepse njė analizė e Kombeve tė Bashkuara tregonte se nė mes tė vitit 1989 dhe 1998 popullata muslimane e Evropės u rrit 100 %. Raportohet pėr 13 milionė muslimanė qė jetojnė nė Evropė. 3.2 milionė nė Gjermani, 1 milionė nė Britani tė Madhe, 4-5 milionė nė Francė dhe pjesa tjetėr e shpėrndarė nė vende tjera tė Evropės, sidomos nė Ballkan. Shifra paraqet mė tepėr se 2 % tė popullsisė totale tė Evropės.

Po ngritet vetėdija fetare e muslimanėve nė Evropė

Hulumtimet kanė zbuluar gjithashtu se krahas shtimit tė numrit tė muslimanėve ėshtė duke u ngritur edhe vetėdija fetare e muslimanėve. Sipas njė kėrkimi tė drejtuar nga gazeta franceze “La Monde” nė tetor 2004, shumė mė tepėr muslimanė kryejnė faljen, shkojnė nė xhami si dhe agjėrojnė nė krahasim me tė dhėnat e marra nė vitin 1994. Kjo dukuri shihet mė tepėr nė mesin e studentėve nė universitete.

Nė njė raport tė bazuar nė shtypin e huaj nė vitin 1999, revista turke “Akt?el” deklaroi se hulumtuesit perėndimor vlersojnė se nė 50 vitet e ardhme Islami do tė ketė njė pėrhapje tė bujshme nė Evropė.

Islami ėshtė pjesė e pandashme e Evropės

Sė bashku me kėtė hulumtim sociologjik dhe demografik ne gjithashtu s’duhet tė harrojmė se Evropa nuk njihet me Islamin vetėm gjatė kohėve tė fundit, por Islami ėshtė pjesė e pandashme e Evropės.

Evropa dhe Islamit kanė lidhje tė ngushta shekullore me njėra tjetrėn. Sė pari, shteti i Andaluzisė nė Gadishullin Iberian dhe mė vonė Kryqėzatat dhe pushtimi Osman i Ballkanit, sollėn marrėdhėnie tė ndėrsjella nė mes tė dy shoqėrive. Shumė historianė dhe sociologė sot shohin Islamin si shkak kryesor tė daljes sė Evropės nga errėsira e Mesjetės nė shkėlqimin e Renesansės. Nė njė kohė kur Evropa ishte e prapambetur nė mjekėsi, astronomi, matematikė dhe fusha tjera, muslimanėt posedonin njė thesar tė gjėrė tė njohurive dhe mundėsi tė mėdha tė zhvillimit.

Lajme tė gėzueshme pėr njė kohė tė shenjtė

Kur t’i mbledhim tė gjitha kėto fakte arrijmė nė pėrfundim se Islami ėshtė duke u bėrė pikė e rėndėsishme e interesit tė botės. Kėto zhvillime lėjnė tė kuptosh se bota ėshtė duke shkuar drejt njė epoke tė re ku dhashtė Zoti Islami do tė zė vend tė rėndėsishėm dhe se mėsimet etike tė Kur’anit do tė pėrhapen me tė madhe. Ėshtė me rėndėsi tė pėrmendet se ky zhvillim shumė i rėndėsishėm ėshtė cekur nė Kur’an para 14 shekujve: “Ata duan ta shuajnė Dritėn e Allahut me gojėt e tyre, por Allahu nuk do ta lejojė kėtė, pėrkundrazi Ai do ta pėrsosė Dritėn e Tij, edhe pse kėtė e urrejnė kafirat (jobesimtarėt). Ėshtė Ai qė ka sjellė tė Dėrguarin e Tij me udhėzim dhe me fenė e vėrtetė pėr ta ngadhėnjyer pėrmbi tė gjitha fetė, edhe pse politeistėt e urrejnė.” [Tevbe, 32-33]

Pėrhapja e moralit islam ėshtė njė nga premtimet e Zotit ndaj besimtarėve. Pėrveē kėtyre ajeteve ka shumė thėnie tė Pejgamberit tonė, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, qė pohojnė se mėsimet e Kur’anit do tė triumfojnė. Nė kohėn e fundit, para mbarimit tė kėsaj bote, njerėzimi do tė pėrjetojė njė periudhė nė tė cilėn keqbėrja, padrejtėsia, mashtrimi, dredhia, grindja, konflikti dhe degjenerimi moral do tė jenė shumė tė pėrhapura. Pastaj do tė vie periudha e artė, nė tė cilėn morali i mirė do tė jetė prezent tek njerėzit nė tėrė botėn. Disa nga kėto thėnie janė tė dhėna poshtė sė bashku me komentimin e tyre.

“Gjatė kėsaj periudhe Ummeti im do tė bėjė jetė tė rehatshme dhe tė pa brenga, tė cilėn asnjėherė nuk e kanė pėrjetuar mė parė. Toka do tė jepė prodhimin e saj pa ndalur asgjė dhe se pasuria do tė ekzistojė me bollėk nė atė kohė.” [Transmeton Ibn Maxhe nė Sunenin e tij]

“Banorėt e qiejve dhe tė tokės do tė jenė tė kėnaqur. Toka do tė nxjerrė gjithė atė qė rritet nė tė dhe qielli do tė lėshojė shi me bollėk. Pėr shkak tė kėtyre tė mirave tė gjallėt do tė dėshirojnė qė tė vdekurit tė kthehen nė jetė pėrsėri.” [Muhtesar Tedhkire Kurtubi fq. 437]

“Toka do tė mbushet me barazi dhe drejtėsi siē qe mbushur mė parė mė shtypje dhe tirani.” [Transmeton Ebu Davudi]

“Drejtėsia do tė mbizotėrojė deri nė atė masė sa qė ēdo pronė e marrė me dhunė do t’i kthehet pronarit tė saj; pėr mė tėpėr, sendi qė ėshtė marrė nga dikush do tė kthehet edhe nėse gjendet nėn dhėmbėt e marrėsit. Bota do tė jetė plotė siguri sa qė disa gra do tė mund ta kryejnė haxhin pa shoqėrimin e burrave.” [Ibn Haxher Hejthem, Al-Qaėl Muhtasar fq. 23]

Duke u mbėshtetur nė kėto thėnie, periudha e artė do tė jetė njė epokė nė tė cilėn drejtėsia, bollėku, mirėqenia, siguria, paqja dhe vėllazėrimi do tė ekzistojnė nė mes tė njerėzimit nė njė periudhė ku njerėzit do tė pėrjetojnė dashuri, vetėsakrificė, tolerancė, kujdes, mėshirė dhe lojalitet. Nė fjalėt e tij Pejgamberi jonė, Muhammedi, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, thotė se kjo kohė e bekuar do tė pėrjetohet me ardhjen e Mehdiut, i cili do tė paraqitet nė kohėn e fundit pėr ta shpėtuar botėn nga kaosi, padrejtėsia dhe rėnia e moralit. Ai do t’i shkatėrrojė ideologjitė jofetare dhe do tė ndalojė padrejtėsinė qė mbizotėron. Pėr mė tepėr, ai do tė bėn qė mėsimet e Kur’anit tė pėrhapen nė mes tė njerėzimit dhe do tė ngre paqe dhe mirėqenie nė botė.

Ngritja e Islamit qė po ndihet tani, si dhe roli i muslimanėve nė epokėn e re janė shenja se periudha e paralajmėruar nė Kur’an dhe Hadith ėshtė shumė afėr. Ėshtė dėshirė e jona qė Zoti tė na mundėsojė tė jemi dėshmitarė tė kėsaj kohe tė bekuar.


Referencat:
1.Muslimanėt e Evropės i brengosin peshkopėt, “National Catholic Reporter”, 22 Tetor 1999.
2.Muslimanėt nė Evropė, “The Economist”, 18 Tetor 2001
3.”Time”, 24 Dhjetor 2001

Shkruar nga Harun Jahja
(Nga anglishtja: Driton Maxhuni)
Burimi: fjalaebukur.com