Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering Qura“an
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
   

Jezusi dhe Muhamedi

Vėllezėr nė besim dhe sfida pėr tė ecur gjurmėve tė tyre
nė njė botė shekullariste


“Nėse Zotin do ta besonit siē i takon vėrtetė Madhėshtisė sė Tij, atėherė Ai do t’ju ushqente ashtu siē ushqen zogjtė, tė cilėt dalin prej foleve me barkun bosh dhe kthehen tė ngopur”, ka thėnė Profeti i fundit universal, Muhamedi (a.s). Ngjashmėrish, sipas autorit tė Ungjillit tė Mateut, Jezusi i drejtohet turmės mė kėto fjalė: “Prandaj po ju them tė mos shqetėsoheni pėr jetėn, se ēfarė do tė hani e ēfarė do tė pini; apo pėr trupin tuaj se ēfarė do tė vishni. A nuk ėshtė jeta mė e shtrenjtė se ushqimi dhe trupi mė i rėndėsishėm se sa veshja? Shihni njė herė zogjtė nė qiell; ata as nuk korrin, as nuk vjelin e as ruajnė nė hangar, e Ati i tyre qiellor i ushqen Ata. A nuk jeni ju shumė mė tė vlefshėm se ata?” Pa kaluar shumė kohė iu drejtua sėrish turmės: “O ju qė fort pak besoni?”

Fjala besim, si fillim nėnkuptonte pak a shumė tė kesh besim tek dikush, siē themi dhe ne ‘kam besim’ nė njė shok apo nė njė ideal. Apo siē ka thėnė Karen Armstrong, “Besimi nuk ishte thjesht njė pikėpamje intelektuale, por virtyt: ishte lėvrimi i kujdesshėm nėpėrmjet ritualeve dhe miteve tė fesė, i bindjes se pavarėsisht nga dėshmitė pėr tė kundėrtėn, jeta kishte njė qėllim dhe vlerė pėrfundimtare."

Ėshtė sėmundje e kohėve moderne qė kjo mėnyrė e tė kuptuarit tė besimit shihet brendaqenėsisht holistike, gjė qė i bėn shpalljet qiellore hutuese pėr mendjen e fėmijėve tė modernizmit. Nė Kuran thuhet: "Nuk ėshtė devotshmėri tė ktheni fytyrat nga lindja apo nga perėndimi, por i devotshėm ėshtė kush beson nė Zot…" Nė gjuhėn arabe kėto fjalė mbartin shumė peshė, peshė tė cilėn pėr fat tė keq e humbasin gjatė pėrkthimit. Ata kanė njė domethėnie tė madhe, pasi abstraktja duhet tė personifikohet, ideja e \'devotshmėrisė\' apo \'bir\' siē quhet nė arabisht, duhet t\'i pėrkasė dikujt dhe lokusi i kėtij personifikimi ėshtė njeriu. Bir, devotshmėria, siē ka thėnė interpretuesi i famshėm i Kuranit, Sujutiu: "Ėshtė vepra e mirė nė ēdo plan tė realitetit." Ngjashmėrish, tek autori i librit tė Veprave kemi pėrshkrimin qė i bėn Pjetri Jezusit, kur e kanė pyetur rreth tij: "Ai shkonte mes njerėzish duke u bėrė mirė dhe duke i shėruar tė gjithė ata qė ishin tė poseduar nga djalli, sepse Zoti ishte me tė." E tillė ishte trashėgimia dhe bujaria profetike.

Profeti Muhamed (a.s) njė herė ka thėnė: "Njerėzit janė vartėsit e Zotit dhe mė tė dashur prej tyre tek Zoti janė ata qė shfaqin moralin mė tė mirė tek vartėsit e Tij." Tek dashuria vėllazėrore manifestohet besimi i vėrtetė, pasi ai ka thėnė: "Askush nuk do tė besojė vėrtetė derisa tė dojė pėr vėllanė e tij atė qė do pėr vete." Dijetarėt e mėdhenj tė traditės profetike si Ibn Haxher Askalani dhe Sherafudin Neveviu kanė thėnė se fjalėt \'vėllai i tij\' pėrfshijnė ēdokėnd, pavarėsisht nga besimi. Ngjashėm me kėtė, autori i Ungjillit tė Lukės ka shkruar lidhur me Jezusin: "Nė njė takim, njė njohės i mirė i ligjit u ngrit pėr ta testuar Jezusin. \'Mėsues,\' -pyeti ai- \'ē\'duhet tė bėj pėr tė fituar jetėn e pėrtejme? Ēfarė thotė Ligji?" Ai u pėrgjigj: "Po ti si e lexon atė?" Ai tha: "Duaje Zotin tėnd me gjithė fuqinė e zemrės, tė shpirtit dhe tė mendjes" dhe "duaje fqinjin siē do veten tėnde." Nuk ka dyshim se ky ėshtė shembulli i njė samaritani tė mirė, i dikujt jashtė traditės zakonore hebreje, i njė njeriu qė pasqyron vetėm tė mirėn e cila i karakterizon njerėzit e Zotit. Tė mos i drejtosh sytė vetėm kah vetja por dhe nga tė tjerėt, ėshtė shumė thelbėsore pėr njė fe qiellore, diēka diametralisht i kundėrt me modernizmin.

Tipari dallues i modernizmit ėshtė individualizmi; nė gjuhėn e spiritualitetit klasik islam quhet annaanija. Ky tipar na pengon tė ecim nė gjurmėt e Jezusit dhe tė Muhamedit (paqja qoftė mbi ta). Ja si e pėrshkruan me tė drejtė Huston Smith: "Modernizmi na fryn me njė lloj besimi se nuk ka tė drejtė mė tė lartė se sa e drejta pėr tė zgjedhur atė qė ne besojmė, dėshirojmė, qė na nevojitet apo qė duam ta zotėrojmė. Kjo na brumos me kulturėn e \'narcizizmit\'. Por shpalljet qiellore kėrkojnė prej nesh qė t\'i druhemi unit. Kjo ėshtė norma profetike, e cila na nxit tė futemi nė kėtė garė.

Gara nė punė tė mira ėshtė thelbi i ekonomisė hyjnore. Autori i Ungjillit tė Mateut shprehet se Jezusi ka thėnė: "Njė nxėnės nuk qėndron mė lart se mėsuesi i tij, e as njė shėrbėtor mbi padronin e tij. I mjafton njė nxėnėsi tė jetė si mėsuesi dhe njė shėrbėtori tė jetė si padroni i vet."

Njė herė Muhamedi (a.s) duke folur pėr namazin iu drejtua shokėve tė tij: "Faluni ashtu siē mė keni parė mua." Dhe Zoti kur i drejtohet ymetit tė Muhamedit (a.s) thotė: "Nėse mė doni mua, atėherė mė pasoni qė Zoti t\'ju dojė."

Pra Zoti ka dėrguar profetė pėr bijtė dhe bijat e Ademit, duke mbjellė tek ata njė besim qė vendos profetin mbi veten. Sėrish autori i Ungjillit sipas Mateut shprehet se Jesusi (a.s) ka thėnė: "Kushdo qė don babanė apo nėnėn e tij mė shumė se sa mua, nuk mė meriton; kushdo qė don birin apo bijėn e vet mė shumė se sa mua, nuk mė meriton; kushdo qė nuk merr kryqin dhe nuk mė pason, nuk mė meriton; kushdo qė gjen jetėn do ta humbasė atė dhe kushdo qė humb jetėn pėr hir timin, do ta gjejė atė." Transmetohet se Muhamedi (a.s) ka thėnė: "Askush nga ju nuk do tė besojė vėrtetė derisa unė tė jem mė i dashur pėr tė se sa prindėrit, fėmijėt apo gjithė njerėzimi!"

Kur Musai (a.s) iu drejtua Zotit se pėr kė ėshtė dėrguar tek Faraoni, sipas pėrkthimit tė shekullit tė dytė p.e.s nga gjuha hebraike e njohur si septuagint, Zoti thotė: "ego eimi ho On\', "Unė jam Ai qė jam". Ngjashmėrish, nė Kuran thuhet se Zoti iu drejtua Musait (a.s) kur ai ishte pranė zjarrit: "Vėrtetė Unė jam Zoti yt, e ti zbathi kėmbėt sepse je nė luginėn e shenjtė Tuva. Unė tė zgjodha ty, prandaj dėgjo me vėmendje atė ēka tė shpallet. Vėrtet Unė, Unė jam Zoti dhe nuk ka tjetėr pėrveē Meje, prandaj mė adhuroni Mua dhe faleni namazin pėr tė mė pėrkujtuar." Musai (a.s) u zgjodh pėr tė shkuar te ai qė i kishte kaluar caqet, "Shko tek Faraoni sepse vėrtetė ai e ka tepruar." Por kur Musai (a.s) u pėrball me tė, pėrgjigja e tij nuk ishte tjetėr veēse: "A nuk jam unė zoti juaj mė i lartė?" Pikėrisht kjo vete faraonike, e cila kėrkon t\'i veshė vetes \'Unin\' hyjnor, ėshtė shkatėrrimi dhe helmi i njeriut modern.

William Shaddon, anėtar i kolegjiumit tė mjekėve nė Universitetin e Kolumbisė, pas njė reflektimi dhe meditimi mbi karrierėn e tij citon: "Vėzhgimet e vazhdueshme nėpėr klinika mė kanė ēuar nė pėrfundimin e pashmangshėm se ekziston njė etje mė universale dhe mė gjithėpėrfshirėse nė ndėrtimin e njeriut, e cila ėshtė mė e zjarrtė se dėshira pėr marrėdhėnie seksuale, mė e fortė se etja pėr pushtet shoqėror, mė e ngulur se dėshira pėr tė pasur...Ajo ėshtė etja pėr tė gjetur rrugėn e drejtė- etja pėr orientim."

Muhamedi dhe Jezusi (paqja qoftė mbi ta) erdhėn qė tė dy nė kėtė botė- ashtu si dhe profetėt e tjerė- pėr tė ndėrtuar njė Realitet ku Zoti ėshtė nė qendėr tė gjithēkaje, njė realitet qė mbizotėron mbi ēdo realitet tjetėr. Erdhėn pėr tė siguruar se boshti rreth tė cilit sillen individėt, bashkėsitė dhe qytetėrimet ėshtė njė bosht vertikal qiellor dhe jo njė bosht horizontal tokėsor, si ai i modernizmit. Archibald MecLeith ka thėnė: "Njė botė merr fund kur metafora e saj vdes dhe metafora e modernizmit- zhvillimi pa fund nėpėrmjet teknologjisė sė fuqishme shkencore- ka vdekur tashmė.\'

Qė tė dy, Jezusi dhe Muhamedi patėn ngritjet e tyre; tė krishterėt besojnė nė kthimin e Jezusit; pėr myslimanėt, kthimi i Muhamedit (nga nata e miraxhit) qe ndihmė qiellore qė sistemoi jetėn e njerėzimit- qė para sė gjithash ēoi nė themelimin e institucionit tė namazit. Kthimi kah Qabeja, qė nė vetvete ėshtė njė shėmbėlltyrė e strukturės qiellore dhe parajsore, Bujt el-M\'amur, ėshtė pikėrisht pėrgjigje pėr tė gjetur orientim. Kėsisoj, kur njeriu nuk mund tė ngrihet njėherėsh nė qiell, Zoti ia lehtėson rrugėn duke i mundėsuar qė kėtu njė pjesė tė saj. E gjatė kėsaj ngritjeje nuk tė ndihmon asgjė tjetėr, veē busullės profetike; tregues dhe shenjė pėr njerėzit e Zotit.

Nė vitin 1882 nė veprėn e tij \'Shkenca Homoseksuale\' Niēja shpalli se Zoti kishte vdekur. Ai pėrdori si alegori shembullin e njė njeriu tė ēmendur qė lėvizte nėpėr treg duke thirrur me zė tė lartė: "Po kėrkoj zotin!\' Tek po sorollatej kėtej e andej, kalimtarėt i thoshin nėse e imagjinonte dot se Zoti kishte emigruar apo shkuar diku me pushime. Ndėrsa ai i shikonte me habi. "Ku ka shkuar Zoti? Ata i pėrgjigjeshin: "Ne e kemi vrarė atė, unė dhe ti bashkė! Tė gjithė ne jemi vrasėsit e tij!" I ēmenduri i Niēes besonte se vdekja e Zotit e kishte shkatėrruar njerėzimin qė nga rrėnjėt, duke e flakur tokėn nė njė univers pa udhė. Ēdo gjė qė mė parė u kishte dhėnė njerėzve ndjesinė e orientimit pėrfundimtar, ishte zhdukur. "A ekziston mė njė mbi dhe njė nėn"- kishte pyetur. "A nuk ėshtė sikur po ecim nė njė kotėsi pafund?" Pa busullėn profetike, me gjithė dinamizmin dhe entuziazmin pėr tė ardhmen, mendimin vizionar dhe kulturėn pėrparimtare, do tė ishim tė paaftė tė orientonim veten. Ndoshta kjo gjė ishte fryti i hidhur i gjithė asaj ēka William Shaddon vėzhgoi gjatė veprimtarisė sė tij klinike. Njohja dhe ecja mbi rrugėt qė shtruan Jezusi dhe Muhamedi u bė thuajse e pamundur.

Pa Zotin nė qendėr, zemra e njeriut nuk mbetet bosh, por mbushet me diēka tjetėr, me veten e tij, siē ka thėnė Karl Marks, \'profeti\' i kohėve moderne: "Humanizmi ėshtė mohimi i Zotit dhe pohimi i plotė i njeriut." Tek ungjillit sipas Lukės thuhet se Jezusi ka dhėnė shembullin e mbjellėsit: "Por fara mbin tek ata qė kanė njė zemėr tė mirė dhe fisnike, qė e dėgjojnė fjalėn kapen pas saj dhe me qėndrueshmėri japin tė korrura." Muhamedi, pesė shekuj mė vonė, pėrforcon kėtė mėsim tė vėllait tė tij duke thėnė: "Vėrtet qė Zoti ka enėt e veta mes njerėzve nė tokė; enėt e Zotit tuaj janė zemrat e shėrbėtorėve tė Tij tė devotshėm dhe mė tė devotshėm tek Ai janė ata mė tė pastrit, mė fisnikėt." Ai gjithashtu ka thėnė: "A nuk gjendet brenda jush njė copė mishi qė nėse ėshtė nė rregull, i gjithė trupi ėshtė nė rregull e nėse devijon, i gjithė trupi devijon? A nuk ėshtė ajo zemra?"

Duhet tė pyesim veten se ēfarė di njeriu modern pėr zemrėn, pėr atė zemėr pėr tė cilėn flisnin Jezusi dhe Muhamedi, pasi ajo ėshtė bėrė shumė periferike dhe mendja ėshtė bėrė boshti i gjithēkaje. Siē na mėson dhe Kurani, nuk ėshtė syri fizik ai qė verbohet, por syri i zemrės; syri fizik ėshtė porta qė ndihmon intelektin pėr tė njohur realitetin, njė dimension ky horizontal, por ėshtė syri i zemrės ai qė pranon nga qielli mesazhet hyjnore, njė dimension ky vertikal.

Tek fliste pėr zemrėn, Jezusi pėrmendi qėndrueshmėrinė, atė qėndrueshmėri qė prodhon \'tė korra tė majme\'. Zoti pėrdor njė gjuhė pak a shumė tė ngjashme nė Kuran kur pohon: "Suksesi i vėrtetė u pėrket besimtarėve." Dhe kėsaj here pėrkthimi na lė nė baltė. Fjala \'felah\' e gjuhės arabe, e pėrkthyer si sukses, gjuhėsisht do tė thotė ta punosh tokėn dhe tė prodhosh shumė tė ardhura, ndėrsa fjala \'fallaah\' do tė thotė bujk, punues i tokės. Kur flet pėr shpirtin Zoti thotė: "Vėrtet ka fituar ai qė pastroi vetveten dhe ka humbur ai qė e poshtėroi atė." Kjo fitore arrihet duke ditur se si tė bėhet, jo me duhet tė bėhet. Alkimistėt e hershėm kėrkonin tė gjenin njė substancė qė do tė kthente ēdo metal nė ar. Me gjithė ritmin e vrullshėm nė fushėn e shkencės, si duket njeriu modern nuk po arrin dot tė bėjė realitet ėndrrėn e alkimistėve, e jo mė tė ketė njohuri pėr alkiminė e zemrės.

Muhamedi (a.s) ka thėnė: "Ēdo shpallje hyjnore (fe) gėzon njė cilėsi tė veēantė, dhe e veēanta e kėsaj feje ėshtė modestia apo \'haja\'." \'Haja\' rrjedh nga fjala hajja qė do tė thotė \'tė jetosh\'. Ēdo mesazh profetik ėshtė jetėdhėnės. Autori i ungjillit tė Gjonit shkruan se Jezusi (a.s) ka thėnė: "Zoti aq shumė e deshi botėn sa dha birin e Tij tė vetėm, e kushdo qė do ta ndiqte nuk do tė zhdukej, por do tė fitonte jetėn e pėrjetshme." Ky verset biblik mbart diēka universale dhe nė tė njėjtėn kohė shėnjon njė cilėsi unike tė thirrjes sė Jezusit e mbėshtetur mbi dashuri; ky mesazh universal pėrēohet dhe nė Kuran: "O ju qė keni besuar! Pėrgjigjuni thirrjes sė Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij qė ju ftojnė nė atė qė ju jep jetė." Njė ditė tek po fliste me shokėt e tij, Muhamedi tha: "Tregohuni modest ndaj Zotit, ashtu siē i takon Atij." Ne arabisht kemi fjalėn \'istahju\', pėrforcim i foljes \'hajj\', ku kuptimi i parė leksikor ėshtė \'tė japėsh jetė\' apo tė bėsh tė mundur \'jetėn\'. Lutja profetike atėherė nėnkupton se ka njė dėshirė hyjnore, e cila nėpėrmjet Muhamedit kėrkon t\'i japė jetė njerėzimit.

Megjithatė, tipari dallues i Muhamedit ėshtė mėshira: "Ne tė dėrguam ty mėshirė pėr gjithė krijimin." Nė njė hadith kudsi, ku Zoti i flet Muhamedit jo me shpallje, por me inspirim, thuhet: "Unė jam Zoti, Unė jam i Gjithėmėshirshmi, Unė e krijova mitrėn (rahim) dhe ajo ka rrjedhur nga Emri Im." Ėshtė pikėrisht kjo cilėsi mėshire e fesė profetike ajo qė siguron jetėn. Gjithēka Muhamedi solli nga Zoti i Tij ishte pėr ta motivuar dhe veshur me njė petk tė shenjtė jetėn tonė, sepse kjo botė ėshtė thjeshtė njė vend pėr tė reflektuar mbi realitetin e jetės e cila i pėrket Xhenetit. Shpallja apo zbulesa ėshtė njė grisje e perdeve qė na pengojnė tė dallojmė tė Vėrtetėn.

Njeriu modern me ekzistencėn e tij shekullariste dhe homo-centrike nuk e nuhat dot aromėn e Parajsės. Para se tė binte dėshmor, Enes ibn Nadhiri iu drejtua Sad ibn Muadhit: "Sa e mrekullueshme ėshtė era e Xhenetit, o Sad! E ndjej tek po vjen nga ana tjetėr e Uhudit!" Kėshtu ishin ata burra dhe gra qė u ulėn nė mexhlisin e shenjtė tė Profetit (a.s); dhe ky ėshtė dėshtimi i njeriut modern. E vetmja mėnyrė pėr t\'u bėrė pjesė e atij realiteti ėshtė tė kapemi fort pas litarit tė Zotit; shpalljes dhe shembullit profetik, siē na ėshtė transmetuar nėpėrmjet zinxhirit tė trashėgimtarėve tė profetėve, nga myslimanėt, tė devotshmit dhe dijetarėt e traditės sė shenjtė islame. Zoti nuk na ka privuar prej udhėzimit, siē ka thėnė dhe Sejid Husejn Nasėr: "Nė pėrputhje me natyrėn e vėrtetė tė gjėrave, janė njerėzit ata qė duhet t\'i pėrshtaten hyjnores dhe jo hyjnorja njerėzve."

"O ju njerėz, juve u erdhi i dėrguari me tė vėrtetėn (fenė e drejtė) nga Zoti juaj, pra t’i besoni se ėshtė mė e dobishme pėr ju. Po nėse vazhdoni ta refuzoni, ta dini se ē’ka nė qiej e tokė ėshtė vetėm e All-llahut. All-llahu di (gjendjen e robėve), ėshtė mė i urti." (Kuran, 4:170)


Nga Sheh Neim Abdul Ueliu (Gary Edwards)

Burimi: vizion-islam.com