Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering Qura“an
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
   

Judaizmi dhe Krishterimi nė perspektivėn e Islamit



Tre nivelet tė diskutimit

Sė pari, duke qenė feja mė e re dhe nė vetkuptimin e saj e pėrcaktuar pėr tė qenė pėr gjithė njerėzimin, Islami e sheh tė nevojshme vendosjen e marrėdhėnieve ndėrmjet tij dhe feve tė tjera, e pėrmes tyre me gjithė njerėzimin. Sė dyti, duke qenė njė riafirmim dhe rikristalizim i traditės fetare semite, Islami ka vendosur marrėdhėnie me tė gjitha fetė semite, d.m.th. me pararendėsit e tij brenda kėsaj tradite. Sė treti, Islami ka vendosur marrėdhėnie, nė njė mėnyrė tė veēantė, me Krishterimin dhe Judaizmin, kjo sepse nė vetkuptimin e tij ai e sheh veten nė njė afėrsi tė madhe me to. Rrjedhimisht, Islami e ka lidhur veten me judaizmin dhe krishterimin nė tė tre nivelet: si njerėz, si trashėgimtarė tė traditės fetare semite dhe si judenj dhe tė krishterė. Kjo marrėdhėnie, duke pasur parasysh atė qė thamė mė parė, ėshtė pjesė e natyrės dhe thelbit tė Islamit. Nuk ka Islam pa tė, siē do tė shohim nė vijim.


Niveli njerėzor ose universal

Islami pohon ekzistencėn e kahershme tė religjionit natyror, njė religious naturalis i mirėfilltė, i cili ėshtė dhurata qė Zoti i ka bėrė njerėzimit. Ai ėshtė quajtur din el fitrah, ose ndryshe feja e natyrshme, e krijimit. Tė gjithė njerėzit janė tė pajisur me tė pa pėrjashtim: ajo gjendet me ta qė nė lindje. Ėshtė pjesė pėrbėrėse e personalitetit tė tyre, e thelbit tė qenies sė tyre. Zoti e ka quajtur kėtė "feja e Tij" dhe i ka urdhėruar tė gjithė njerėzit ta nderojnė dhe tė jenė pjesė e saj. "Drejtohu me pėrkushtim nė fenė e pastėr monoteiste, natyrėn fillestare, nė tė cilėn Allahu i ka krijuar njerėzit. S\'ka ndryshim tė krijimit tė Allahut" (Kuran 30:30). Islami e ka identifikuar kėtė Ur-Religion si njė dhuratė e arsyes, tė kuptuarit dhe dhuntive kritike njerėzore. "...vetėm tė diturit arrijnė ti arsyetojnė dhe ti kuptojnė ato (argumentet)." (Kuran 29:43). Islami i sheh kėto shqisa njerėzore si rrugė tė dijes (Kuran 90:8-10; 2:269); tė pėrbėrėsve kryesor tė saj siē ėshtė gjuha dhe shkrimi (Kuran 96:1-5; 68:1). Tė gjitha kėto janė "perfeksione" tė krijuara nga Zoti, dhurata tė Tij, nė mėnyrė qė njeriu ta bėjė veten tė lumtur pėrmes pėrdorimit tė tyre. Zoti ka urdhėruar qė pėrdorimi i gjithė kėtyre dhuntive dhe perfeksioneve tė bėhet me pėrgjegjėsi; d.m.th. ato duhet tė dėrgojnė pėr tek feja e Zotit, ndjekja e sė cilės pėrbėn vetė lumturinė. "Vėrtetė, dėgjimi, shikimi, dhe tė kuptuarit [tė gjitha dhunti tė njohjes] duhet tė jenė tė pėrgjegjshme" (Kuran 17:36).

Pėrmbajtja e fesė sė natyrshme ėshtė universalisht e domosdoshme pėr tu pėrmbushur. Tė gjithė njerėzit duhet ta pėrmbushin atė, duke qenė se ato janė pajisur qė nė lindje me gjithēka qė nevojitet pėr kėtė detyrė. Pėr kėtė arsye ajo pėrbėn raison d\'etre-nė e tyre. Pėrbėrėsi i saj i parė ėshtė njohja se Zoti ėshtė me tė vėrtetė Zot; se askush tjetėr nuk ėshtė i tillė. Pjesa tjetėr e pėrmbajtjes sė saj vėrtitet rreth raportit tė krijesave kundrejt Krijuesit, qė nuk mund tė jetė tjetėr vetėm se njė marrėdhėnie adhurimi dhe shėrbimi. "Xhinėt dhe njerėzit i kam krijuar vetėm qė tė Mė adhurojnė" (Kuran 51:56). Ėshtė ndjekja modelit tė Tij, i njohshėm nga arsyeja, me tė cilėn ai i ka pajisur tė gjithė njerėzit. Kėshtu qė asnjė njeri nuk mund tė gjej justifikim pėr kufrin (mohimin) ndaj Tij. Asnjė njeri nuk mund tė justifikohet pėr shirkun ose idhujtarinė e tij. Pranimi dhe njohja e Zotit si Zot ėshtė njė ēėshtje qė i pėrket ēdokujt, prerogativė e ēdokujt, mundėsi e ēdokujt dhe detyrė supreme e ēdokujt. Islami nuk ka vend pėr ato teori apo religjione tė cilat bėjnė diskriminim, qė nė lindje, ndėrmjet qenieve njerėzore, duke i konsideruar, pėr nga natyra, disa tė aftė dhe disa tė paaftė pėr ta njohur Zotin. Me doktrina tė tilla, kėto teori apo religjione, i shfajėsojnė ato tė cilėt i konsiderojnė tė paaftė pėr pėrmbushjen e detyrės supreme tė njohjes dhe adhurimit tė Zotit tė vetėm. Nė kėtė mėnyrė ato i zhvatin njerėzit nga tė qenit njerėz. Nė fakt, ēdo tolerancė e treguar nė kėtė pikė nėnkupton mohimin e normativitetit tė unitetit hyjnor, e qė kėtej tė bėhesh pjesėmarrės nė dėshtimin e kėtij synimi. Pėr nga pėrkufizimi, ai (normativiteti i unitetit hyjnor) nuk pranon asnjė pėrjashtim. Ndonėse ai nuk detyron askėnd pėr tė ndjekur parimet e tij, gjithsesi, ai ėshtė kategorikisht kundėr dhe domosdoshmėrish dėnues, ndaj atyre qė e shkelin atė, lejojnė apo tolerojnė dhunimin e tij. Ai ėshtė domosdoshmėrish prozelitizues dhe misionar pėr nga natyra. Islami e ka identifikuar atė me fenė e natyrshme (Kuran 2:19). Zoti e ka quajtur atė "feja" dhe e ka shpallur atė si tė Tijėn (Kuran 2:132). Pėr kėtė arsye Islami e paraqet ēėshtjen e tij si njė kėrkesė e natyrės njerėzore, njė kėrkesė e domosdoshme e arsyes, njė e vėrtetė kritike (Kuran 22:78).

Universalizmi i religio naturalis, gjen mbėshtetje tė mėtejshme edhe nė kuptimin islam tė historisė. Islami pohon se Zoti nuk e ka lėnė asnjėherė njerėzimin tė mbėshtetet vetėm tek forcat e veta nė lidhje me ēėshtjen e njohjes sė tij si Zot dhe Krijues. Nė mėshirėn e Tij, Ai ka dėrguar profetė pėr ti pėrcjellė njerėzimit mesazhin e Tij hyjnor."... e nuk pati asnjė nga popujt qė nuk pati tė dėrguar"... Ēdo populli Ne i ēuam njė tė dėrguar (qė u thoshte): "Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!" (Kuran 35:24; 16:36; 25:51); "Ne nuk kemi nisur asnjė tė dėrguar para teje, qė tė mos i kemi shpallur se: "S\'ka zot tjetėr pėrveē Meje, andaj mė adhuroni (vetėm) Mua!" (21:25). Kėshtuqė, tė gjitha justifikimet janė tė refuzuara. Pavarėsisht se nė ē\'mėnyrė njerėzit mund tė kenė mohuar humanitetin e tyre duke refuzuar tė perceptojnė tė vėrtetėn hyjnore, tė transcendencės dhe unitetit tė Tij, ato janė informuar nė mėnyrė tė mjaftueshme nga njė profet tė dėrguar nga Zoti pėr ti mėsuar atė tė vėrtetė nė gjuhėn e tyre (Kuran 14:4).

Nė kėtė mėnyrė, Islami i njeh tė gjithė hebrenjtė dhe tė krishterėt si krijesa tė Zotit, tė cilėve Zoti i ka bekuar me dhuntinė e arsyes dhe tė kuptuarit, e mjaftueshme pėr tė njohur Atė nė transcendencėn dhe unitetin e Tij. Pajisur me kėto dhunti, ato duhet tė kenė njohur Zotin si Zot, njė, transcendent dhe pėrfundimtarė. Pėr mė tepėr Islami njeh se tė gjithė krishterėt dhe hebrenjtė kanė marrė prej Zotit mesazhe profetike tė sė njėjtės natyrė si ato tė Islamit, kėshtu qė nėse p.sh., per impossibile, ata kanė humbur dhuntitė natyrore dhe tė domosdoshme pėr njerėzit, ajo i ėshtė dhėnė, si njė dhuratė nga Zoti, pėrmes profecisė. Si tė tillė, hebrenjtė dhe tė krishterėt janė njerėz tė fesė sė vėrtetė, din el-fitra. Asnjė mysliman nuk mund ta mohojė kėtė fakt tė natyrės pa kundėrshtuar, nė kėtė mėnyrė, Kuranin dhe refuzuar Islamin. Njohja e kėsaj tė vėrtetė ėshtė pjesė e fesė sė tij. Si pasojė, fetarisht duke folur, myslimanėt pranojnė se tė krishterėt dhe hebrenjtė janė dyfish tė pajisur me fenė e Zotit, njė pėrmes dhuntive natyrore dhe domosdoshmėrish universale dhe tjetra nga bujaria e Zotit shfaqur pėrmes profetėve.


B. Niveli i traditės Semite

Ndryshe nga niveli i parė nė tė cilin Islami i shihte hebrenjtė dhe tė krishterėt si de juro zotėrues tė fesė sė vėrtetė, pėrmes lindjes sė tyre si qenie njerėzore dhe si marrės sė profecisė universale, ky nivel i sheh ato si zotėrues sė fesė sė vėrtetė pėrmes trashėgimisė qė ato i kanė bėrė traditės fetare semite. Nėse flasim fetarisht, hebrenjtė dhe tė krishterėt janė tė njė tradite tė mirėfilltė fetare, ndoshta mė e madhja duke pasur parasysh numrin e profetėve. Historia i njeh ato si tė tillė.

Ėshtė e vėrtetė qė tė jesh trashėgimtar i njė trashėgimie ėshtė mė shumė njė ēėshtje rastėsie se njė ēėshtje domosdoshmėrie. Trashėgimia historike mund tė refuzohet apo braktiset dhe mund tė pėrftohet njė tjetėr identitet. Tė jesh pjesė e njė trashėgimie tė caktuar ėshtė njė zgjedhje personale. Por fakti se hebrenjtė dhe tė krishterė kanė vendosur tė jenė pjesė e kėsaj trashėgimie dhe e kanė njohur atė si tė tyren ėshtė i pamohueshėm. Prandaj Islami i ka njohur si pjesėmarrės nė religjionin e Zotit. Ėshtė e vėrtetė, ato duhet fillimisht ta pranojnė trashėgimin dhe ta njohin si trashėgimia e fesė sė Zotit, por ato qė e bėjnė kėtė, Islami i nderon si zotėruesit e fesė sė vėrtetė. Tradita semitike e fesė, pohon Islami, ka filluar me Nuhun (Noe). "Ai ka urdhėruar pėr ju atė Fe, tė cilėn ta zbuloi ty (o Muhamed) dhe qė pati urdhėruar pėr Nuhun", pohohet nė Kuran (42:13). "Allahu i zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe fėmijėt e Imranit...Ne tė frymėzuam ty (o Muhamed) me shpallje, ashtu siē frymėzuam me shpallje Nuhun dhe profetėt para tij... Adin, Themudin dhe shumė tė tjerė qė vetėm Zoti i njeh tė cilėt erdhėn pas tyre dhe rreth tė cilėve ne nuk tė kemi treguar, atyre (njerėzve) ne u kemi sjellė profetėt Tanė... qė tė mos ketė asnjė dyshim nė Zot, Krijuesin e qiejve dhe tė tokės... ne i ke pėrfshirė ato tė gjithė nė mėshirėn tonė...ne i kemi rehabilituar dhe udhėzuar ato nė rrugėn e drejtė. (Kuran 3:33; 4:163; 21:85; 6:86). Historia e lashtė dhe arkeologjia i kanė shtuar pėrveē atyre qė Kurani ka pėrmendur edhe emrat e Sargonit, Ishtarit, Hamurabit dhe tė tjerėve tė cilėt kanė pėrhapur mesazhin e marrė nga qielli dhe i kanė bėrė thirrje tė gjithė njerėzve qė ta ndjekin atė nė besim tek Zoti.

Feja e pasardhėsve tė Nuhut pėrbėhet nga principe tė cilat janė afirmuar nė mėnyrė tė pėrsėritur nga tė gjitha revelatat Semite. I pari ka tė bėjė me transcendencėn e Zotit, afirmuar nė ndarjen ontologjike nga pjesa tjetėr e krijimit. E dyta ėshtė relevanca e Zotit pėr krijimin, gjė qė pėrbėn raison d\'źtre-nė e tij, qėllimin dhe pėrmbushjen, normėn pėrmes sė cilės duhet tė zhvillohet krejt jeta njerėzore. E treta ėshtė se kjo relevancė hyjnore ėshtė e njohshme pėr njeriun, qoftė pėrmes hyjnizimit (d.m.th. duke lexuar nė tė shenjat e natyrės), shkencės (d.m.th. ta zbulosh atė nė modelin e paimitueshėm tė ligjeve natyrore), apo profecisė, vullneti i drejtpėrdrejt i Zotit shprehur pėrmes fjalėve, tė gatshme pėr tu rrokur nga mendja njerėzore. E katėrta ėshtė se qenia njerėzore ėshtė e aftė tė pėrmbush urdhėresat hyjnore, si pasojė e dijes, aftėsisė pėr tė vepruar dhe nėnshtrimit tė natyrės njeriut, aftėsi kėto tė dhuruara nga Zoti. E pesta dhe e fundit ėshtė se qenia njerėzore ėshtė e pėrgjegjshme dhe, nė kėtė mėnyrė, e nėnshtruar ndaj gjykimit; ndaj shpėrblimit nė rast pajtimi me urdhėresat dhe ndėshkimi nė rast devijimi prej tyre. Kėto pesė principe janė thelbi dhe themeli i religjiozitetit semitik, qė nga Nuhu deri tek Muhamedi. Te gjithė ata qė i pėrkasin traditės semitike i njohin kėto principe pavarėsisht nga fakti nėse i zbatojnė apo jo ato nė jetėn e tyre tė pėrditshme. Pėrmes kėsaj, hebrenjtė dhe tė krishterėt e vendosin pohimin e tyre se i pėrkasin fesė sė Zotit. Njohja e kėtij fakti ėshtė pjesė pėrbėrėse e besimit islam.


C. Niveli i veēantė i Judaizmit dhe Krishterimit

Njohjet e lartpėrmendura, tė padyshueshme dhe tė pandryshueshme pėr myslimanėt pėr arsye se vijnė nė formė proklamimi nė Kuran, pėrforcohen pėrmes njė pėrligjjeje tė tretė: lloji direkt. Dy nivelet e para preknin kėtė pėrligjje duke shpalosur fillimisht principet e duke deklaruar mė pas se hebrenjtė dhe tė krishterėt ishin konkretizim i tyre. Niveli i tretė pėrballet me hebrenjtė dhe tė krishterėt nė vetė tė qenurit thelbėsor tė tyre dhe i sheh ato si tė justifikuara nė sytė e Zotit. "Ata qė besojnė, hebrenjtė, tė krishterėt dhe sabi\'inėt-kushdo prej tyre qė beson Allahun dhe jetėn tjetėr, dhe bėn vepra tė mira, do tė shpėrblehen nga Zoti i tyre; ata nuk do tė kenė pse tė frikėsohen apo tė pikėllohen! (Kuran 2:62; 5:72); Dhe thoni: "Ne besojmė nė atė qė na ėshtė zbritur neve dhe nė atė qė ju ėshtė zbritur juve. Zoti ynė dhe Zoti juaj ėshtė njė. Ne tė gjithė i nėnshtrohemi Atij. (Kuran 29:46); Thoni (o myslimanė): Ne besojmė nė Allahun, nė atė qė na ėshtė shpallur neve, nė atė qė i ėshtė shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is\'hakut, Jakubit dhe Esbatėve (12 bijve tė Jakubit), nė atė qė i ėshtė dhėnė Musait e Isait dhe nė atė qė u ėshtė dhėnė profetėve nga Zoti i tyre dhe vetėm Allahut i pėrulemi. (2:136).

Kjo pėrbėn mė shumė se sa njė pėrligje pėr Judaizmin dhe Krishterimin. Ajo pėrbėn ngjashmėri dhe njėzėshmėri tė Judaizmit dhe Krishterimit me Islamin. Pėrbėn vetidentifikim me ta. Natyrisht justifikim mė tė madh se ky nuk mund tė gjendet. Islami e sheh Zotin e Judaizmit dhe Krishterimit si Zotin e tij, profetėt e tyre ti tė tijėt, revelatat dhe shkrimet e tyre si revelatat dhe shkrimet e tij. Islami i sheh kėto dy religjione dhe veten e tij si tė lidhur pėrmes vėllazėrisė fetare. Asgjė mė tepėr se kaq nuk mund tė kėrkohet apo dėshirohet. Njėsoj si nivelet e tjera tė pėrligjes, edhe ky nivel e ka mbėshtetjen nė Kuran, qė sipas tė gjithė myslimanėve e ka origjinėn nga Zoti, verbatim.

Ky unitet, madje identitet, i tre religjioneve bėn qė myslimani ti shohė hebrenjtė dhe tė krishterėt si vėllezėr tė tyre nė fe. Natyrisht ekzistojnė edhe mospajtime ndėrmjet tyre, por nėn kupolėn e besimit nė Zot dhe tė qenurit pjesėtarė tė fesė sė Tij, tė gjitha mospėrputhjet shihen si probleme brenda familjes. Nė fakt, nuk gjendet qoftė edhe njė kriticizėm i vetėm, qė myslimanėt kanė drejtuar ndaj Judaizmit dhe Krishterimit apo ndaj ndjekėsve tė kėtyre feve qė hebrenjtė dhe tė krishterėt tė mos e kenė bėrė nga ana e tyre ndaj traditės tė cilės ato i pėrkasin. Dėshira fetare qė Islami pret nė lidhje Judaizmin dhe Krishterimin ėshtė e njėjtė me atė qė kanė pasur njė mori hebrenjsh dhe tė krishterėsh gjatė shekujve. Islami i ka kritikuar hebrenjtė pėr dėshtimin e tyre nė ndjekjen e torahut (teurat) (Kuran 5:71), vetėkėnaqėsinė morale (5:20), pėr legalizimin dhe autoritarizmin e ekzagjeruar tė rabinėve (9:31; 3:50), pėr shtrembėrimin e teksteve tė revelatės (4:45; 5:14). Kėto janė cene qė asnjė historian i ndershėm nuk mund ti mohoj. Mbi tė gjitha, Islami asnjėherė nuk e ka dėnuar popullin hebre in toto, duke qenė se tekstet kritike qėndrojnė krahė pėr krahė me ato tė cilat pėrligjin hebrenjtė, duke i konsideruar si myslimanėt ashtu edhe tė krishterėt si zotėrues tė autoritetit hyjnor. Nė mėnyrė qė tė davarisė ēdo hutim, Kurani nė mėnyrė tė qartė bėn dallim ndėrmjet tė drejtėve dhe tė padrejtėve. (3:113-114)

Pėrsa i pėrket Krishterimit dhe tė krishterėve, Islami i kritikon ato pėr hyjnizimin e Jezusit (9:30), si edhe pėr doktrinėn e trinitetit (4:171-172), apo pėr murgėrinė (57:27) dhe pėr ekzagjerim nė ēėshtjet e fesė (4: 171). Por ai nė po tė njėjtėn mėnyrė i ka lavdėruar tė krishterėt pėr pėrunjėsinė dhe altruizmin e tyre, drojėn ndaj Perėndisė dhe i ka deklaruar ata mė tė afėrt me myslimanėt falė dijes, devotshmėrisė dhe se nuk janė kryeneē (5:82). E vėrtetė, Islami i refuzon pohimet e krishtera se tekstet e shkrimeve tė shenjta janė raportime plotėsisht tė sakta tė mesazhit qė Jezusi ka pėrēuar. Nė kėtė, si dhe nė kriticizme tė tjera, Islami nuk ėshtė i vetėm. Njė mori shkollarėsh biblik dhe teologėsh kanė thėnė tė njėjtėn gjė nė lidhje me kėtė ēėshtje. Madje edhe ndėrmjet "etėrve apostolik", e sigurisht nė "etėrit nicejanė, anti dhe post nicejanė, e shumė tė tjerė mė pas gjejmė tė pohuar pak a shumė ekzaktėsisht atė qė ka deklaron edhe Islami.

Tani qė kam shpalosur mėnyrėn se si i sheh Islami, Krishterimin dhe Judazimin si dhe ithtarėt e tyre, unė dėshiroj ta mbyll kėtė shqyrtim duke shpjeguar se ēfarė ne myslimanėt kėrkojmė prej hebrenjve dhe tė krishterėve. Mė parė i dėgjuam ligjėruesit e shquar tė cilėt na treguan se ēfarė kishin thėnė disa prej hebrenjve dhe tė krishterėve nė lidhje me Islamin dhe myslimanėt. Ishte pak zhgėnjyese. Njė prirje fetare kundrejt myslimanėve qė pėrbėjnė pothuajse njė tė katėrtėn e qenies njerėzore nuk mund tė varet nga opinioni i njė shkollari apo teologu, autoriteti i tė cilit pėr nga natyra ėshtė i kufizuar. Ne e pėrshėndesim dhe e falėnderojmė Vatikanin pėr bėrjen e njė hapi pėrpara dhe nxitjes sė njė qėndrimi zyrtar tė krishterimit ndaj Islamit dhe myslimanėve, nė konēillin e dytė tė Vatikanit.

Ndonėse ai nuk ia arriti krejtėsisht qėllimit pėr tė pėrligjur Islamin, gjithsesi, ndryshimi i qėndrimit ėshtė njė hap i madh pėrpara. Asgjė e tillė nuk ka ardhur ende nga ndonjė grup autoritativ protestant siē ėshtė p.sh. Kėshilli botėror i kishave (World Council of Churches), Kėshilli kombėtar i kishave (National Council of Churches) nėpėr botė, nga ortodoksia greke, ruse, apo nga ēdo Sanhedrin po kėshill rabinik. Thirrja e Zotit ndaj tė krishterėve dhe hebrenjve qėndron, si a propos dhe e domosdoshmėri, sot njėsoj si nė ditėn e parė kur ėshtė bėrė: "Thuaj: "O ithtarėt e Librit, ejani tė biem nė njė fjalė tė pėrbashkėt mes nesh dhe jush: se do tė adhurojmė vetėm Allahun, se nuk do ti shoqėrojmė Atij asgjė (nė adhurim) dhe se njeri-tjetrin nuk do ta mbajmė pėr zot nė vend tė Allahut" (3:64). Ėshtė e nevojshme pėr dialogun qė Islami tė njihet fetarisht nga Judazimi dhe Krishterimi si njė formė legjitime religjioni. Pėrsa kohė ky pohim nuk ėshtė bėrė, myslimanėt do tė jenė gjithnjė mė lart dhe kolegėt hebrenj dhe tė krishterė pėrsa i pėrket vullnetit tė mirė dhe kooperimit.


Muhamed Abdul-Rauf
Pėrktheu: Rezart Beka

Fragment i shkėputur nga "Trialogue of the Abrahamic Faiths", edited by Ismail Raji el-Faruqi, El Sadawi Publication, Virginia U.S.A 1991

Burimi: vizion-islam.com