Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering Qura“an
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
   

PARIMET JURIDIKE LIDHUR ME MISHIN E DERRIT


Pėr muslimanėt, ngrėnia e mishit tė derrit ėshtė ndaluar qartė e prerė si nė Kur’an (el-Bekara, 2/173; en- Nahl, 16/115 etj.) ashtu edhe nė hadithet e Pejgamberit a.s. I kėtillė ka qenė edhe konsenzusi (pajtueshmėria) dhe praktika e ummetit islam. Edhe ashtu, sipas Islamit, numri i pijeve dhe ushqimeve tė ndaluara ėshtė tejet i kufizuar. Nė krye tė gjitha kėtyre vjenė mishi i derrit. Madje, kafsha e vetme qė pėr nga lloji nė Kur’an ėshtė e ndaluar, ėshtė derri.

Nė tė vėrtetė, ngrėnia e mishit tė derrit ėshtė e ndaluar edhe nė tė gjitha fetė hyjnore, si nė Hebraizėm e nė Krishterizėm. Nė Tevrat (Dhiata e Vjetėr, Libri i shenjtė i hebrenjve) derri ėshtė konsideruar si kafshė e papastėr dhe ėshtė ndaluar ngrėnia e mishit dhe prekja me dorė e cofėtinės sė tij: "Edhe derri ėshtė i ndaluar pėr ju. Ai ėshtė vėrtetė me thundra tė ndara, por nuk ėshtė ripėrtypės. Mos hani asnjėrėn prej kėtyre kafshėve dhe mos i prekni kur ngordhin. Ju duhet t’i mbani ato pėr tė papastra" (Libri i Besėlidhjes sė ripėrtėrirė, 14:8); "Gjithnjė kam qenė gati pėr ta pritur mirė popullin tim, i cili me kokėfortėsi bėn keq dhe shkon udhės sė vet...Ata hanė mish derri dhe pinė lėng mishi prej flijimesh pagane. Pastaj u thonė tė tjerėve: ‘Largohuni prej nesh; ne jemi shumė tė shenjtė, prandaj nuk duhet tė na prekni!’ Njerėz tė tillė i urrej - zemėrimi im kundėr tyre ėshtė si njė zjarr qė nuk shuhet kurrė" (Libri i Profetit Jeshaja, 65:2-5);" Zoti thotė: ‘Do tė asgjėsohen tė gjithė ata qė rrethojnė turma-turma priftėrinjtė idhujtarė dhe marrin pjesė nė flijimet qė bėhen nė korijet e shenjta, tė gjithė ata qė hanė derra, minj dhe ushqime tė tjera tė papastra. E di mirė se ēfarė bėjnė atje’" (Libri i Profetit Jeshaja, 66:17-18).

Kurse, nė Inxhil (Dhiata e Re, Libri i shenjtė i tė krishterėve) nuk hasim dot ndonjė shprehje tė qartė qė e ndalon ngrėnien e mishit tė derrit edhe pse vetė derri vende-vende ėshtė pėrmendur me nėnēmim: "Mos u jepni qenve pėr ushqim gjėra tė shenjta! Mos ua hidhni derrave margaritarėt tuaj. Ata vetėm sa do t’i shkelin, e pastaj do tė hidhen kundėr jush pėr t’ju sulmuar" (Ungjilli sipas Mateut, 7:6); "Aty pranė nė shpatin e malit po kulloste njė tufė e madhe derrash. Shpirtrat e kėqij iu lutėn: ‘Na dėrgo ndėr derra qė tė hyjmė nė ta! ’ Jezusi i lejoi. Ata dolėn nga njeriu, hynė nė derrat dhe e gjithė tufa u lėshua drejt greminės, u hodh nė liqen dhe u mbyt. Ishin afro dy mijė krerė. Barinjtė e derrave ua mbathėn kėmbėve dhe treguan nė qytete e fshatra se ē’kishte ndodhur" (Ungjilli sipas Markut, 5:11-14). Mirėpo, kjo gjendje shpjegohet me qėndrimin e Palit i cili, duke dashur qė ta mbjellė Krishterizmin ndėr shoqėritė qė thellė-thellė e kishin bėrė shprehi konsumimin e mishit tė derrit, shprehjet qė e ndalonin mishin e derrit i ka nxjerrė prej Inxhilit (Ungjillit) dhe e ka nisur njė praktikė tė re tė cilėn e ka shprehur duke marrė pėr bazė kėto parime: "Pastaj Jezusi e ftoi popullin t’i afrohej e i tha: ‘Dėgjoni mirė e kuptoni! Njeriun nuk e ndot ajo qė i hy nė gojė, por ajo qė i del nga goja’" (Ungjilli sipas Mateut, 15:10-11); "Gjithēka qė shitet nė treg, hahet lirisht. Nuk ka nevojė tė tė vritet ndėrgjegjja pėr kėtė, as tė shqyrtosh prejardhjen e mishit" (Letra e Parė Drejtuar Bashkėsisė sė Korintit, 10:25).

Nė Kur’an disa herė pėrsėritet se ėshtė bėrė haram (ndaluar rreptėsisht) ngrėnia e kafshės sė ngordhur, e gjakut tė derdhur, e mishit tė derrit dhe e kafshės qė nuk ėshtė prerė nė emėr tė All-llahut xh.sh., por nė emėr tė ndonjė hyjnije tjetėr apo tė ndonjė personaliteti a sendi tjetėr tė ngritur nė kult. Kėshtu nė Kur’an thuhet:

"(All-llahu) ju ka ndaluar juve vetėm tė ngordhtėn, gjakun, mishin e derrit dhe atė qė therret jo nė emėr tė All-llahut. E kush shtrėngohet (tė hajė nga kėto) duke mos pasur pėr qėllim shijen dhe duke mos e tepruar, pėr tė nuk ėshtė mėkat. Vėrtet All-llahu fal, ėshtė mėshirues" (el-Bekara, 2:173); "Juve ju janė ndaluar (t’i hani): ngordhėsirėn, gjakun, mishin e derrit, ajo qė therret jo nė emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrėzuara, e shpuara (nga briri i tjetrės), ajo qė e ka ngrėnė egėrsira, pėrveē asaj qė arrini ta therrni (para se tė ngordhė), ajo qė ėshtė therrur pėr idhuj dhe (ju ėshtė e ndaluar) tė kėrkoni me short fatin. Kjo ėshtė mėkat ndaj All-llahut" (el-Maide, 5:3);

"Thuaj: ‘Nė atė qė mė ėshtė shpallur mua (nė Kur’an) nuk po gjej tė ndaluar diēka nga ushqimi, pėrveē nė qoftė se ai (ushqim) ėshtė: cofėtinė, gjak i derdhur ose mish derri, e ai ėshtė i ndytė, dhe pos asaj qė ėshtė therrur jo nė emėr tė All-llahut (por tė ndonjė idhulli) e qė ėshtė mėkat. E kush detyrohet (t’i hajė kėto tė ndaluara), por duke mos pasur pėr qėllim shijen dhe duke mos e tepruar, Zoti yt ėshtė qė fal e mėshiron shumė" (el- En’am, 6: 145)

dhe "Ai ju ndaloi juve vetėm cofėtinėn, gjakun, mishin e derrit dhe atė qė therret jo nė emėr tė All-llahut. E kush detyrohet (t’i hajė) duke mos qenė dhunues dhe duke mos e tepruar (nė ngrėnie), Allllahu ia fal dhe ėshtė mėshirues (ndaj tij)" (en-Nahl, 16: 115).

Po kėshtu nė Kur’an thuhet se gjithēka qė ėshtė e pastėr ėshtė e lejuar (hallall) pėr njerėzit, kurse gjithēka qė ėshtė e pistė dhe e ndytė ėshtė e ndaluar (haram), (el-A’raf, 7:157; Taha, 20:81; el-Mu’minun, 23:51). Edhe Muhammedi a.s. vazhdimisht e ka mbėshtetur kėtė ndalesė duke thėnė: "All-llahu dhe Pejgamberi i Tij jua kanė ndaluar shitblerjen e verės (alkoolit), mishin e kafshės sė ngordhur, derrin dhe idhujt!". Kurse nė vazhdim tė hadithit ka thėnė se ėshtė haram pėrdorimi i dhjamit tė cofėtinės edhe pėr lustrimin (dyllosjen) e anijeve, pėr lyerjen e lėkurave dhe pėr ndriēim si lėndė djegėse (qiri etj.), (Buhariu, Buju’ :112; Ebu Davudi, Buju’ : 66; Tirmidhiu, Buju’ : 61). Pėr nga aspekti i ngrėnies, juristėt islamė janė tė njė mendimi se nuk ka dallim midis mishit dhe dhjamit tė derrit dhe se tė dyja janė haram.

Sa i pėrket pėrdorimit tė pjesėve tė derrit, fjala vjen tė dhjamit tė brendshėm, qimeve etj. jo pėr nevoja ushqimore, shumica e juristėve muslimanė duke i komentuar ajetet dhe hadithet gjegjėse, kanė arritur nė pėrfundimin se edhe kėto janė tė papastra dhe tė ndaluara.

Mendimtarėt islamė, me qėllim qė ta sqarojnė arsyen e ndalimit tė mishit tė derrit, insistojnė nė theksimin e ndikimit negativ tė mishit tė derrit mbi shėndetin dhe karakterin e njeriut dhe pėr kėtė sjellin shpjegime e prova tė ndryshme racionale, eksperimentale dhe shkencore. Mirėpo, meqė kėto veēori tė tij qė pėrmenden me kėtė rast nuk janė arsyeja (il-leti) e vėrtetė dhe e vetme pėr ndalimin e mishit tė derrit, vendimi pėr ndalim nuk ndryshon sipas ekzistimit apo mosekzistimit tė kėtyre rreziqeve e dėmeve. Madje kėtė ndalesė tė qartė fetare nuk e shfuqizon as edhe shmangia e kėtyre rreziqeve, pėrgatitja nė forma e pėrbėrje tė ndryshme e mishit dhe e dhjamit tė derrit ose pėrdorimi i tyre si lėndė shtesė nė tretje tė ndryshme me anė tė mundėsive teknologjike bashkėkohore. Sepse, edhe sikur urdhresat e ndalesat fetare pashmangshėm tė kishin nga njė arsye e sqarim racional, do tė ishte i pamatur pretendimi sipas tė cilit sot janė kuptuar e gjetur tė gjitha arsyet e mirėfillta tė tyre. Me rritjen e zhvillimeve dhe pėrvojave shkencore do tė kuptohen mė drejtė edhe urtėsitė dhe arsyet e urdhresave e ndalesave fetare. Nga ana tjetėr, pėr njė musliman, urdhresat dhe ndalesat e fesė paraqesin nga njė aksiomė, nga njė tė vėrtetė tė qartė e tė padiskutueshme. Tė jesh musliman i mirė pėr tė nėnkupton t’u pėrmbahesh fort kėtyre urdhresave e ndalesave tė shpallura nga Zoti. Nė shoqėritė islame, pėr sa i pėrket ndalimit tė ngrėnies sė mishit dhe dhjamit tė derrit, ekziston njė konsenzus i qartė si nė praktikė ashtu edhe nė doktrinėn juridike. Mirėpo, sa u pėrket ēėshtjeve juridike jashta ngrėnies sė mishit tė derrit, ekzistojnė dallime mendimesh. Ndėr to mund tė veēojmė: vendimi pėr enėn dhe ujin nė tė cilėn derrri e ka futur turirin; pėrdorimi i qimeve, lėkurės dhe eshtrave tė derrit; shitblerja e derrit; duhet apo jo tė paguhet dėmshpėrblim nė rast tė mbytjes sė tij etj.

Nė vija tė pėrgjithshme do tė thonim se nė tė drejtėn islame, nga aspekti i muslimanėve, derri nuk llogaritet si mall i vlefshėm juridikisht (malu’l-mutekavvim). Njė musliman, si nuk mund tė ketė tė drejtė pronėsie mbi derrin, ashtu nuk duhet tė paguajė dėmshpėrblim nė rast tė mbytjes sė tij me paramendim apo tė dėnohet nė rast tė vjedhjes sė tij. Sa i pėrket derrit nga aspekti i jomuslimanit, ėshtė e diskutueshme nėse ėshtė ose jo mall i vlefshėm. Sipas shkollės juridike hanefite dhe malikite, nė kėtė rast ai konsiderohet mall dhe nė qoftė se njė derr i njė jomuslimani mbytet me paramendim e pa tė drejtė, ai duhet tė shpaguhet me dėmshpėrblim.

Shumica dėrmuese e juristėve islamė janė tė mendimit se derri edhe sa ėshtė gjallė konsiderohet i pistė, i papastėr, ndaj dhe sendi apo objekti qė ėshtė prekur nga jargėt, djersėt etj. tė derrit, konsiderohet e papastėr. Pėr kėtė shkak thonė se njė enė qė ai e ka prekur apo lėpirė, duhet tė lahet shtatė herė, prej tė cilave njė herė me dhź, truall. Juristėt malikitė janė tė mendimit se ai, derisa ėshtė i gjallė, nuk konsiderohet i papastėr, ashtu sikurse edhe te qeni. Rezultati praktik i kėtij mospajtimi idesh shfaqet te ēėshtja e pastėrtisė dhe pastrimit tė ujit nė tė cilin ka hyrė e dalė derri, apo nė tė cilin i ka lėshuar jargėt e tij. Pėrderisa shumica e juristėve islamė janė tė mendimit se lėkura e derrit nuk mund tė pėrdoret dhe konsiderohet e papastėr, edhe nė qoftė se ėshtė regjur (rrahur); disa juristė tė tjerė si Dhahiritėt, Ebu Jusufi, Ibnu Hazmi, janė tė mendimit se lėkura e regjur e derrit mund tė pėrdoret.

Kurse disa juristė tė tjerė thonė se kjo lėkurė nuk mund tė pėrdoret nė lėndė tė lėngėta, si nė janxhik (enė prej lėkure pėr bartje tė ujit e tė ushqimeve), kurse mund nė sende qė nuk preken me ujin, si nė mbulesė, shtruese, tendė etj. Lejen qė e kanė dhėnė shumica e juristėve islamė lidhur me pėrdorimin e qimeve tė derrit pėr gjilpėrė dhe brusha, e kanė dhėnė pėr shkak tė nevojės qė e kanė patur njerėzit asokohe. Nė qoftė se derri shkrihet e prishet dhe shndėrrohet nė njė materie tjetėr, sipas shumicės sė juristėve islamė, pėr bazė merret vendimi lidhur me kėtė lėndė tė re qė ėshtė formuar. Edhe ndodhja e njė sasie dhjami tė derrit nė ndonjė pėrzierje mbrojtėse, mund tė shpjegohet e pėrligjet nė bazė tė kriterit dhe qasjes dominuese lidhur me shndėrrimin dhe ndryshimin e njė sendi duke u pėrzier me sendet e pastra.


Fragment i shkėputur nga, ILMIHAL - Islam ve Toplum (ILMIHALI - Islami dhe Shoqėria), grup autorėsh, bot. ISAM, Ankara, 2001, vėll. 2, f . 43-45.

Pėrktheu Mr. Rejhan Neziri
Gjermani, me 27.09.2003

Burimi: drita-islame.org