Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering Qura“an
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
   

Toleranca fetare


Ky artikull do tė shtjellojė trajtimin e diversitetit fetar nga perspektiva islame. Ai ndahet nė pesė pjesė. Pjesa e parė ėshtė hyrja. E dyta pėrshkruan tre reagime tė rėndėsishme ndaj fenomenit tė larmisė fetare dhe shoqėrohet nga pėrmendja e pikave tė dobėta dhe tė forta tė tė tre metodave. Pjesa e tretė pėrmend njė metodė islame pėr zgjidhjen e problemit. (1) E katėrta pėrmend tre kritika pėr kėtė zgjidhje dhe pėrgjigjen time pėr to. E pesta pėrmban mbylljen e artikullit.


I. Hyrje

Pavarėsisht nga kontributi i pamohueshėm i fesė pėr mirėqenien njerėzore, ajo kėrcėnon tė jetė ndarėse, veēanėrisht nėse nuk respektohen kufijtė e mosmarrėveshjeve mes njerėzve fetarė. Ndėrsa larmia e traditave fetare mund t\'i ndihmojė njerėzit tė krahasojnė fuqitė relative tė besimeve tė tyre pėrkatėse dhe tė pėrshtaten nė pėrputhje me rrethanat, fanatizmi fetar, qė ėshtė tendenca pėr tė deklaruar vėrtetėsinė e besimit tė njė individi dhe qė i trajton tė gjitha besimet e tjera si tė dėnueshme, shkakton jo vetėm vuajtjen e shumicės, por edhe i largon shumė njerėz nga ideja e marrjes sė fesė seriozisht. Megjithėse kohėt e fundit, fanatizmi fetar ishte nė njė shkallė mė tė ulėt, shumė ngjarje kanė bėrė qė njerėzit e kujdesshėm tė botės tė kuptojnė se pėrbindėshi ėshtė akoma gjallė. Lufta e pėrgjakshme civile nė Bosnje, ngjarjet e tmerrshme tė 11 shtatorit 2001 dhe pasojat e saj, gjakderdhja e vazhdueshme nė Izrael dhe nė Palestinė, manifestimet e pafundme tė urrejtjes mes hinduve dhe myslimanėve nė Indi dhe shumė shembuj tė tjerė tė ngjashėm nėpėr botė, u kėrkojnė tė gjitha grupeve tė botės sė vazhdojnė mallkimin e fanatizmit ekstrem fetar.


II. Metodat pėr ta trajtuar fenomenin e larmisė fetare

a) Metoda ekskluziviste

Metoda mė e njohur pėr larminė fetare ėshtė ajo qė ndiqet nga ekskluzivistėt fetarė, tė cilėt mendojnė se janė kujdestarėt e vetėm tė sė vėrtetės, duke i pėrjashtuar krejtėsisht tė tjerėt. Ndjekėsit e kėsaj metode, pėr shembull mes tė krishterėve, nė shtator 1991 u dėrguan gjithė klerikėve tė kishės sė Anglisė dhe kishės sė Uellsit njė letėr tė hapur, ku deklaronin se shpėtimi arrihet vetėm nėpėrmjet Jezu Krishtit, i cili ėshtė shpėtimtari i vetėm dhe rruga e vetme drejt Zotit (2). Pikėpamje tė ngjashme tė forta gjenden gjithashtu dhe mes myslimanėve dhe hebrenjve. Kurani e pėrmend metodėn ekskluziviste tė hebrenjve dhe tė krishterėve tė shoqėrisė arabe nė kohėn e shpalljes:

Ata edhe thanė: “Kurrsesi nuk ka pėr tė hyrė kush nė xhennet, pėrveē atij qė ėshtė jehudi ose i krishterė! (2:111)

Nė mėnyrė ironike, e njėjta metodė ekskluziviste ėshtė pėrdorur nga shumė myslimanė tė cilėt pretendojnė se vetėm ata do tė hyjnė nė parajsė. Ata pohojnė se kuptimi i tyre bazohet tek mėsimet kuranore qė pėrmendin se gjithė Kuffar-ėt (shumėsi i kafir) do tė shkojnė nė ferr. Shumė myslimanė e kuptojnė se pėrderisa tė gjithė jomyslimanėt janė kafira, tė gjithė janė tė destinuar tė shkojnė nė ferr. (3)

Problemi kryesor i metodės ekskluziviste ėshtė se ajo e pengon besimtarin e njė traditė tė veēantė fetare tė pranojė faktin se pėrkrahėsit e traditave tė tjera kanė mundėsi tė ndjekin njė version tė sė vėrtetės fetare nė ēfarėdolloj shkalle. Kjo nuk le vend pėr tė imagjinuar se ėshtė i mundur shpėtimi nė jetėn tjetėr i atyre qė nuk besojmė formalisht nė besimin ekskluzivist. Kuptimi pasues i mungesės sė shpresės nė statusin fetar tė jobesimtarėve qė rezulton natyrshėm, nė raste tė caktuara mund tė shpjerė nė urrejtje kundėr tyre, qė nė rastin mė tė keq shfaqet nė formėn e dhunės. Nėse njė ekskluzivist ėshtė paqėsor dhe i respektueshėm kundrejt njerėzve qė u pėrkasin besimeve tė tjera, ai nuk do tė jetė i tillė sepse ai mendon se personi tjetėr e meriton atė. Ai vepron kėshtu vetėm sepse ėshtė njė pėrshtatje sociale e pashmangshme, ose si pjesė e njė strategjie afatgjatė tė menduar pėr tė asgjėsuar besimet e tjera (4). Zbatimi i metodės ekskluziviste nga njė grup njerėzish ėshtė njė dinamit i fuqishėm qė mund tė shpėrthejė nė ēdo kohė nėse pėrdoret nga njė lider fetar qė ėshtė larg udhės sė drejtė ose nga njė oportunist politik.

Megjithatė mund tė pėrmendet si pozitiv fakti se metoda ekskluziviste i mundėson besimtarit tė ketė besimin e nevojshėm tek e vėrteta pėrfundimtare e besimit tė tij. Khan ka theksuar me tė drejtė se qėllimi i vetėm e tė vėrtetės fetare ėshtė qė njeriu tė ketė vetėbesim. Njeriu ka nevojė pėr siguri qė tė jetojė nė kėtė botė. E vėrteta fetare i jep atij pikėrisht kėtė. (5) Nė rast se mungon bindja, njė besim fetar reduktohet nė njė hipotezė filozofike ose nė produktin pėrfundimtar tė njė koleksioni tė ēorientuar tė disa pėrvojave shpirtėrore.

Kritikėt e kėsaj metode frikėsohen se ky atribut shumė i aprovuar i ekskluzivistėve mund tė sjellė ndjenjėn e frikshme tė mohimit tė besimeve tė tjera, ose besimin se ajo qė po kėrkon besimtari ėshtė e paarritshme. Megjithatė mė vonė do tė tregoj se ky pėrfundim nuk ėshtė medoemos pėrfundimi i vetėm i mundshėm qė mund rrjedhė nga metoda ekskluziviste. (6)

b) Metoda inkluziviste (pėrfshirėse)

Nė metodėn inkluziviste, pranohet e drejta e mbijetesės sė besimeve tė tjera sė bashku me besimin e inkluzivistit, pavarėsisht se ai nuk e pranon vlefshmėrinė e tyre. Ajo u lejon atyre hapėsirė lehtėsuese dhe tė arsyeshme dhe u jep mundėsitė tė jetojnė me dinjitet. Pėr shembull Vatikani miratoi njė politikė tė Inkluzivizmit Fetar nėpėrmjet dekretit tė vitit 1967, ku shprehte ndjenja pėrzemėrsie pėr fetė e tjera tė rėndėsishme tė botės. Nė dekret u shkruajt me fjalė mirėkuptimi dhe pėr ata qė zgjedhin tė ndjekin rrugėn e ateizmit (7).

Megjithatė disa dijetarė, tė cilėt besojnė se inkluzivizmi fetar, pavarėsisht se ėshtė njė pėrmirėsim i mirėpritur i ekskluzivizmit fetar, nuk e largon kėrcėnimin e fanatizmit fetar. Ata besojnė se ai ka tendencėn t\'i shohė besimet e tjera si tė mira, pėr aq kohė sa kanė pika tė pėrbashkėta me Krishterimin. Pozicioni inkluziv mbetet i bindur pėr epėrsinė e tij, edhe pse pranon se ka tė pėrbashkėta me besimet e tjera dhe me tė gjithė njerėzit e tjerė dashamirės. Inkluzivizmi shkon larg, por jo aq sa duhet. (8)

Kritika e Badhamit pėr inkluzivistėt e krishterė ėshtė i vlefshėm vetėm pjesėrisht. Nuk ėshtė shumė e drejtė tė pohosh se dekreti i Vatikanit e pranon ekzistencėn e besimeve tė tjera vetėm pėr aq kohė sa ato kanė pika tė pėrbashkėta me Krishterimin. Vėrejtja e tij ėshtė e saktė kur shikojmė trajtimin e dekretit kundrejt myslimanėve dhe hebrenjve. Megjithatė me zemėrgjerėsinė e dekretit pėr ateistėt (9), tė cilėt nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me kuptimin themelor tė Krishterimit, Vatikani ka bėrė mjaftueshėm pėr t\'iu larguar kritikave tė Badham-it.

Unė nuk jam dakord me frymėn e dekretit tė Vatikanit nė lidhje me mospėrputhjen e tij me mėsimet biblike. Nė Dhiatėn e Re thuhet:

Sepse Perėndia e deshi aq botėn, sa dha Birin e tij tė vetėmlindurin, qė, kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme. (10)

Nėse tė krishterėt besojnė se ky kuptim ėshtė i saktė, ata nuk duhet t\'i harxhojnė energjitė e tyre pėr tė mbrojtur besimet e tjera pa qenė nevoja. Pas sė gjithash nėse Jezu Krishti ėshtė shpėtimtari i vetėm pėr njerėzit, tė krishterėt duhet tė pėrpiqen shumė qė tė sigurohen se ata qė nuk e pranojnė kėtė kuptim, duhet tė detyrohen. Lavdėrimi i mėsimeve tė besimeve jo tė krishtera qė tė largojnė nga udha e drejtė, duhet tė konsiderohen nga tė krishterėt e pėrkushtuar si njė pėrpjekje pėr t\'i drejtuar jo tė krishterėt drejt shkatėrrimit.

Toni i sjellshėm dhe i gjindshėm i Dekretit tė Vatikanit nuk duket se ėshtė nė pėrputhje me frymėn e vėrtetė tė tekstit biblik.

c) Metoda pluraliste

Sipas metodės pluraliste, tė gjitha fetė e rėndėsishme janė reagime njerėzore tė vėrteta ndaj Realitetit Transcendental, edhe pse ndikohen nga mjediset pėrkatėse kulturore tė liderėve fetarė. Si rrjedhim tė gjitha janė njėkohėsisht tė sakta dhe ofrojnė njohuri tė rėndėsishme pėr tė kuptuar tė Fundit.

Pluralizmi fetar deklarohet se ėshtė "njė kėrkim krejtėsisht i hapur pėr tė vėrtetėn, duke u bazuar nė supozimin se tė gjitha fetė e mėdha tė njerėzimit kanė njohuri pėr tė ofruar dhe duhet tė pranojė gjithashtu se pjesa mė e madhe e kritikės laike tė fesė tradicionale ėshtė e justifikueshme dhe ka nevojė tė merret parasysh". (11) Pozicioni pluralist refuzon ekskluzivizmin dhe inkluzivizmin dhe bėn thirrje pėr pluralizmin fetar tė vėrtetė.

Sipas shpjegimit tė racionalizmit tė Pluralizmit fetar, nė kėtė botė tė errėt me ndjenjė fetare, besimi dhe jobesimi mund tė jenė pėrgjigje njėlloj tė vlefshme. Ēėshtja duhet tė vendoset nė bazė tė pėrvojės dhe jopėrvojės sė realitetit transcendental nga vetė individi. Njeriu qė beson ndihet i justifikuar nga besimi qė ka, sepse nė kėtė mėnyrė ai i interpreton disa prej pėrvojave mė tė vlefshme. Nė analizėn e fundit, gjithė mendimi ynė pėr natyrėn e realitetit interesohet nė bazė tė pėrvojave tona. (12)

Zgjidhja pluraliste e diversitetit fetar ėshtė hedhur poshtė nga Khani, i cili deklaron se e vėrteta nuk mund tė jetė asnjėherė e shumėfishtė. Nėse e vėrteta nuk ėshtė njė, nuk ėshtė e vėrtetė. Nė teorinė e Pluralizmit fetar nuk ka tė vėrtetė logjike. Edhe pse harmonia mes njerėzve ėshtė nė tė vėrtetė thelbėsore, ajo nuk mund tė arrihet nėpėrmjet sloganeve artificiale si "Unė jam nė rrugėn e vėrtetė, ashtu si dhe ju". Rruga e vetme e drejtė pėr tė arritur harmoninė ėshtė konsiderimi i tė gjithė njerėzve tė denjė pėr t\'u respektuar. Formula e drejtė qė na shpie drejt unitetit fetar ėshtė: "Ndiq njė, respektoji tė gjithė". (13)

Megjithatė Khan nuk ofron ndonjė metodologji pėr tė rrėnjosur frymėn bazė qė do ta ngjallte atė respekt. Nuk mund tė tregosh respekt pėr tė tjerėt pa ndonjė arsye. Nėse respekti nuk ngjallet nga njė qartėsi e vėrtetė teorike, ai ėshtė i destinuar tė jetė i cekėt, i shtirur dhe i brishtė. Ka gjasa qė ai tė zhduket nėse je nėn presion. Shumė fetarė i refuzojnė tė tjerėt si tė padenjė pėr t\'u respektuar nga ata, sepse ata besojnė se tė tjerėt e refuzojnė perceptimin e tyre tė tė vėrtetės fetare. Duhet tė bėhet diēka pėr ta ulur kėtė ndjenjė, ose respekti pėr besimet e tjera do tė mbetej njė ėndėrr e parealizuar.

Pluralizmi nuk ėshtė njė metodė e pranueshme, sepse supozon se tė gjitha fetė janė njėkohėsisht tė sakta, qė ėshtė njė absurditet i dukshėm. Individi e kėrkon fenė qė tė gjejė pėrgjigje tė qarta pėr problemet me tė cilat po pėrballet. Problemet pėr tė cilat feja ndihmon tė zgjidhen, nuk mund tė zgjidhen nėpėrmjet pėrgjigjeve gjysmė tė sigurta. Pėrgjigjet e paqarta pėr pyetjet si qėllimi i jetės, e vėrteta pėr jetėn pas vdekjes dhe ajo qė pret Zoti nga ne, faktikisht nuk kanė pėrgjigje.

Sugjerimi se Zoti e ka shfaqur vullnetin e Tij tek njerėz tė ndryshėm nė mėnyra tė ndryshme ėshtė ēorientues. Feja duhet tė pėrpiqet qė pėrgjigjet tė jenė tė shprehura qartė. Pėrgjigjet e paqarta janė njėlloj sikur nuk jepet asnjė pėrgjigje. Ėshtė detyrė e fesė qė tė ngjallė besimin tek besimtari. Mosarritja e kėtij qėllimi e shpie njė njeri besimtar, qė kėrkon siguri fetare, nė njė territor tė paqartė tė filozofisė, qė mund tė pretendojė se gėzon luksin e reflektimin objektiv, por i mungon kėnaqėsia e besimit, qė vjen nga siguria fetare.

Njė shembull do ta sqaronte qėllimin tim. Dhiata e Re e Biblės pėrmend pohimin se Jezusi ėshtė biri i Zotit (14). Nga ana tjetėr Kurani e refuzon qartė mundėsinė se Zoti mund tė ketė fėmijė. (15) Kėto dy pohime nuk mund tė jetė qė tė dyja tė sakta. Pėr mė tepėr, kėto pohime nuk duket se ndikohen nga mjediset pėrkatėse kulturore tė liderėve fetarė, ato janė pohime tė sigurta, megjithėse konfliktuale, pėr njė pozicion fetar.

Megjithatė nuk ka dyshim se ky ėshtė elementi i sigurisė nė fe, qė ėshtė shkaku dhe i shumė problemeve tė saj. Ata qė besojnė se ajo qė pėrmban mesazhi i tyre ėshtė e vėrteta pėrfundimtare, veprojnė kėshtu duke pėrjashtuar tėrėsisht ēdo mundėsi pėr tė respektuar besimet e tjera. Kjo shkakton fanatizmin mes besimtarėve. Nė shumicėn e rasteve, njerėzit qė i pėrkasin njė tradite fetare, nuk e kuptojnė se homologėt e tyre nė traditat e tjera janė po aq tė sigurt pėr sigurinė e versionit tė tyre tė fesė. Badham beson me tė drejtė se ky kuptim ėshtė rezultat i mungesės sė plotė tė bashkėpunimit me njerėzit qė u pėrkasin besimeve tė tjera. (16)

Nga diskutimi i mėsipėrm lind njė pyetje e rėndėsishme: Si mund tė jemi tė sigurt se ajo qė po ndjekim ėshtė mesazhi i vėrtetė i Zotit? Pėrgjigja ėshtė se individi duhet tė jetė objektiv nė analizimin e mėsimeve tė besimit tė tij, tė cilat duhet tė ngjallin brenda tij besimin pėr vėrtetėsinė e tij. Ky vlerėsim objektiv do tė sillte pyetje tė tjera qė duan pėrgjigje. Pėrgjigjet ose do ta kėnaqnin besimtarin duke konfirmuar besimin nė fenė e tij, ose do ta dobėsonin atė dhe si pasojė ai do tė prirej tė kėrkonte shpjegime tė tjera alternative. Kjo betejė do tė vazhdonte derisa kėrkuesi i tė vėrtetės do tė merrte siguri relative ose do tė vazhdonte udhėtimin e tij.

Ky kėrkim pėr tė vėrtetėn ndihmohet nga pėrpjekjet e predikimit tė besimtarėve tė besimeve tė tjera. Njė predikues inteligjent jo vetėm e pėrēon mesazhin e tij tek tė tjerėt, por edhe e merr mesazhin nga tė tjerėt gjithashtu. Si rrjedhim besimtarėt e besimeve tė ndryshme hyjnė nė dialogė kuptimplote me pėrfitim reciprok. Mundėsia e kėtij shkėmbimi zvogėlohet nga kuptimi i pluralizmit fetar, qė e largon ndjenjėn e urgjencės nga njė besimtar, i cili i konsideron edhe shpjegimet e feve tė tjera po aq tė vlefshme.

Ne mund tė pyesim nėse ka njė mundėsi realiste tė shkėmbimeve tė tilla tė pikėpamjeve fetare. A ndodh me tė vėrtetė ndonjėherė nė kėtė mėnyrė? Pėrgjigja ėshtė pozitive. Kjo ndodh mes njerėzve fetarė nė shumė raste. Kjo e shpjegon fenomenin e ndėrrimit tė fesė qė vazhdo tė ndodhė rregullisht nė tė gjithė botėn. Nėse do tė pranonim shpjegimin e pluralistėve fetarė, atėherė tė gjitha fetė nuk do tė pėrpiqeshin mė tė ndikonin tek njerėzit e besimeve tė tjera. Kjo faktikisht do t\'ia hiqte fesė dhe ndjekėsve tė saj frymėn kumbuese tė prezantimit tė besimit tė tyre, gjė qė i motivon ata. Do tė ishte tragjedi ta vrisje atė frymė pėr shkak tė frikės se keqpėrdorimi i saj mund tė shkaktonte dėm. Fakti qė ndonjėherė aeroplanėt rrėzohen nuk na shpie nė pėrfundimin se nuk duhet t\'i pėrdorim mė. Por duhet tė merren mė tepėr masa nė mėnyrė qė frekuenca e kėtyre aksidenteve tė minimizohet. I ngjashėm duhet tė jetė dhe qėndrimi ynė kundrejt shkėmbimit tė pikėpamjeve fetare dhe i predikimit.

Ky proces garanton gjithashtu se besimet fetare tė njerėzve nuk mbeten rezultati pėrfundimtar i procesit tė ndėrrimit tė pikėpamjeve, por duhet tė jetė rezultati i zgjidhjes inteligjente. Ky proces predikimi dhe shkėmbimet e pikėpamjeve fetare i mundėsojnė njė besimtari inteligjent tė ketė besim nė vetvete, se nuk po beson si pasoje e tė qenit i nėnshtruar ndaj procesit tė propagandės sė njėanshme pėr besimin e tij dhe se nuk po i bėhet "shpėlarje truri" kundėr besimeve tė tjera pėr shkak tė padijes sė tij. Ai duhet ta dijė dhe shumė fetarė e dinė, se besim i tij ėshtė rezultati pėrfundimtar i procesit tė shkėmbimit dhe pėrzgjedhjes vullnetare.

Pyetjet qė mbeten pa pėrgjigje janė: 1) A ekziston versioni i fesė sė vėrtetė? 2) Nėse ekziston, atėherė a janė tė pavėrteta tė gjitha versionet e tjera? 3) A ka gjithmonė garanci se nėse njė person pėrpiqet me sinqeritet tė njohė tė vėrtetėn pėrfundimtare, ai do ta gjejė atė? 4) Nėse kjo nuk mund tė garantohet, atėherė cili ėshtė qėllimi i kėtyre versioneve tė sė vėrtetės pėrfundimtare? 5) A duhet tė fajėsohet individi pėr kėtė dėshtim, i cili pavarėsisht nga pėrpjekjet e sinqerta nuk arrin ta pranojė versionin e saktė tė sė vėrtetės pėrfundimtare? Pjesa tjetėr do tė pėrpiqet t\'u pėrgjigjet kėtyre pyetjeve nga njė perspektivė islame


III. Metoda islame

Myslimanėt janė konsideruar normalisht si ekskluzivistė fetarė, tė cilėt nuk i konsiderojnė njerėzit e besimeve tė tjera fetare tė denjė tė respektohen, pėr shkak tė angazhimeve tė tyre fetare. Ky autor mendon se megjithėse kjo pikėpamje pasqyron qėndrimin e shumė myslimanėve, megjithėse jo medoemos tė pjesės mė tė madhe, nuk ėshtė nė pėrputhje me kuptimin e saktė tė mėsimeve tė Islamit. Prezantimi i mėposhtėm pėrpiqet tė tregojė se mėsimet islame sugjerojnė tė ndalohet ēėshtja e pluralizmit fetar.

Nga njėra anė Islami deklaron se mėsimet e tij janė njė version i vėrtetė i realitetit nga Zoti dhe nga ana tjetėr bėn thirrje qė jomyslimanėt tė respektohen. Edhe pse njė personi tė ndikuar nga kuptimi i pluralizmit fetar mund tė mos i bėjė shumė pėrshtypje kjo pikėpamje, njė kuptim mė i mirė i ajeteve tė ndryshme tė Kuranit pėr kėtė temė do tė sugjeronte se kjo pikėpamje ėshtė njė kuptim i saktė islam dhe gjithashtu mund tė mbėshtetet nė mėnyrė tė arsyeshme. Kuptimi islam nė lidhje me diversitetin fetar mund tė pėrmendet shkurtimisht nė kėtė mėnyrė:

Njeriu e filloi udhėtimin e tij fetar me qartėsinė mė tė madhe. Kjo qartėsi iu dha nga Zoti apriori. Megjithatė pėr arsye se kjo botė ėshtė e pėrkohshme njeriut iu dha liri. Kjo liri bėri qė ata tė ndryshojnė dhe tė mos jenė dakord pėr ēėshtjet fetare. Si pėrgjigje Zoti dėrgoi profetė, tė cilėt konfirmuan tė vėrtetėn dhe refuzuan tė gabuarėn. Nė praninė e profetėve, marrėsit mund ta shihnin realitetin fetar nė formėn e tij origjinale dhe si rrjedhim nuk kishin asnjė arsye tė justifikueshme pėr ta refuzuar atė. Ai qė e refuzonte atė, pasi kishte kaluar njė kohė e mjaftueshme predikimi, quhej kafir, qė do tė thotė njė person qė e mohon tė vėrtetėn nga Zoti, edhe pse e di se ėshtė nga Ai. (17) Disa prej kėtyre profetėve ishin Resulė (tė dėrguar), qė ėshtė njė status mė i lartė se pjesa tjetėr e profetėve, tė cilėt u quajtėn Nebi. (18) Nė rastin e njė Resuli, nėse kombi i tij e refuzonte atė, ai shkatėrrohej nė kėtė botė ose nga fatkeqėsitė natyrore, ose nėpėrmjet fuqisė ushtarake tė besimtarėve. Nė kohėn kur profetėt nuk janė tė pranishėm, asnjė nuk mund tė identifikohet si kafir dhe as nuk mund tė dėnohet nė kėtė botė sepse nuk e beson mesazhin e sjellė nga i dėrguari i tij, pėr shkak tė ekzistencės sė mundėsisė se mesazhi mund tė mos jetė pėrhapur plotėsisht dhe me saktėsi nga predikuesit tė cilėt nuk janė profetė. Pra pritet qė besimtarėt ta pėrhapin fenė e tyre me zgjuarsi nė mungesė tė profetėve. Pėrderisa Muhamedi ishte resuli i fundit (dhe nebiu), mundėsia qė njė njeri tė emėrtohet kafir, ose tė dėnohet pėr mosbesimin e tij pas vdekjes sė tij eliminohet pėrgjithmonė.

Ndėrsa ata predikojnė, besimtarėt priten tė tregojnė respekt pėr besimet e tjera dhe tė sillen nė atė mėnyrė qė tė mos nxihet imazhi i fesė sė tyre. Nė rast se njė jomysliman (ose njė mysliman i pakėnaqur) largohet nga Islami pėr shkak tė sjelljes sė patakt tė njė myslimani, ky i fundit ėshtė pėrgjegjės pėr sjelljen e tij dhe pasojat e saj. Kurani thotė:

(E thonė atė shpifje) Sa pėr t’i bartur nė ditėn e gjykimit mėkatet e veta tė plota dhe njė pjesė tė mėkateve tė atyre qė, pa farė arsye i mashtruan dhe i humbėn. Sa e keqe ėshtė ajo me ēka ngarkohen. (16:125)

Nė njė ajet tjetėr thotė:

Mos i pėrdorni betimet tuaja pėr dredhi mes jush, e tė rrėshqitni pas forcimit, e ta shijoni tė keqen (e dredhisė) pėr shkak se penguat (tė tjerėt) nga rruga e All-llahut, e ju do tė keni dėnim tė madh. (16:94)

Pra mirėsjellja, interesimi, respekti dhe toleranca janė nė zemrėn e sjelljes sė dėshiruar tė njė myslimani kundrejt jomyslimanėve.

a. Fakte kuranore pėr kuptimin e caktuar

i) Tė gjithė njerėzit kishin tė njėjtėn fe. Liria e zgjedhjes qė iu dha atyre i bėri tė ndryshojnė. Profetėt u dėrguan pėr tė qartėsuar tė vėrtetėn. Mėsimet e profetėve e sqaruan tė vėrtetėn pėrtej ēdo mundėsie dyshimi:

Njerėzit ishin njė popull (tė fesė sė natyrshme islame) e (kur u pėrēanė) All-llahu dėrgoi pejgamberėt pėrgėzues dhe qortues, dhe atyre Ai u zbriti edhe librin me fakte tė sakta pėr tė gjykuar nė atė qė u kundėrshtuan ndėrmjet veti. Nė atė (libėr) kundėrshtuan vetėm ata qė kishin libėr (ithtarėt e librit). E pėrpos atyre qė iu kishte dhėnė ai (libri) dhe u kishin ardhur argumente tė qarta, nuk kundėrshtoi kush nė te (nė librin), po edhe atė (kundėrshtim e bėnė), nga zilia ndėrmjet tyre, mirėpo All-llahu me mėshirėn e Tij i udhėzoi ata qė besuan tek e vėrteta e asaj pėr ēka ishin kundėrshtuar. All-llahu e vė nė rrugė tė drejtė atė qė dėshiron. (2:213)

ii) Islami ėshtė feja e vėrtetė e Zotit.

Feja e pranueshme tek All-llahu ėshtė Islami. (3:19)

iii) Ata qė e mohojnė mesazhin e Zotit, e bėjnė kėtė qėllimisht dhe si rrjedhim duhet tė dėnohen: Atyre qė Ne u kemi dhėnė librin, e njohin atė (Muhammedin) sikurse i njohin bijtė e tyre. Janė ata qė asgjėsuan vetveten, andaj nuk besojnė. (6:20)

E kur u erdhi atyre prej All-llahut libri (Kur’ani) qė ėshtė vėrtetues i atij, qė e kishin pranė, e qė para se t’u vinte e kėrkonin ndihmėn e tij kundėr mosbesimtarėve, e mohuan atė (Muhammedin) qė e njihnin, kur u erdhi. Pra mallkimi i All-llahut qoftė kundėr mosbesimtarėve! (2:89)

iv) Jomyslimanėt nuk mund tė quhen gjithmonė kafirė

a) Edhe gjatė njė etape tė caktuar nė prani tė profetėve, jomyslimanėt nuk janė gjithmonė kafira, derisa ata ta refuzojnė qėllimisht mesazhin e tyre.

I sheh shumė prej tyre qė i miqėsojnė ata qė mohuan. E keqe ėshtė ajo qė i pėrgatitėn vetes sė tyre, ngase All-llahu ėshtė i hidhėruar kundėr tyre dhe ata pėrjetė janė nė azab (nė vuajtje tė dėnimit). (5:80)

Shprehja e pėrdorur nė ajetin e mėsipėrm nuk ėshtė "ata qė nuk janė besimtarė" (d.m.th. ata qė janė kafirė) pėr hebrenjtė dhe tė krishterėt, por vetėm pėr ata arabė qė e kishin mohuar me qėllim Muhamedin. Njerėzit e librit akuzohen vetėm sepse janė mė shumė miqėsorė me jobesimtarėt sesa me besimtarėt (d.m.th myslimanėt). Me fjalė tė tjera, gjatė misionit predikues tė profetit Muhamed kishte njė etapė kur hebrenjtė dhe tė krishterėt qė nuk besonin nuk kategorizoheshin si jobesimtarė (kafirė).

b) Pėrderisa hebrenjtė dhe tė krishterėt nuk ishin tė bindur pėr vėrtetėsinė e Islamit, ata ishin urdhėruar tė ndjekin mesazhin qė mendonin se ishte nga Zoti:

Janė ata qė i pėrgjigjen tė pavėrtetės dhe hanė shumė haramin (ryshfetin). Nė qoftė se vijnė te ti (pėr ndonjė gjykim), gjyko mes tyre ose hiqju tyre. Nėse prapsesh prej tyre (nuk gjykon), ata nuk mund tė sjellin ty kurrfarė dėmi. Po nėse gjykon mes tyre, gjyko drejtė; All-llahu i do tė drejtit. E si kėrkojnė ata gjykimin tėnd, kur ata kanė Tevratin, e nė tė cilin ėshtė vendimi i All-llahut, e pastaj ata refuzojnė mė vonė atė (vendimin tėnd)? Ata nuk janė besimtarė. (5:42-43)

Nga ajeti i mėsipėrm mund tė kuptojmė se njė individ quhet besimtar, kur ai beson me ndershmėri dhe ndjek me sinqeritet atė qė mendon se ėshtė e vėrteta. Kurani nė ajetin e mėsipėrm nuk po i dėnon njerėzit e librit se pėrse nuk po pranojnė Islamin, edhe pse profeti ishte mes tyre. Ai po i dėnon ata sepse nuk po ndjekin njė mesazh qė ata vetė pohojnė se ėshtė nga Zoti. Kjo ėshtė ajo qė e zemėron Zotin mė shumė. Kurani thotė:

O ju qė besuat, pse po e thoni atė qė nuk e punoni? Tek All-llahu ėshtė shumė e urrejtur ta thoni atė qė nuk e punoni! (61:2-3)

c) Faktikisht nė Kuran janė lavdėruar disa jomyslimanė pėr karakterin dhe qėndrimin e tyre tė mirė:

Ndėr ithtarė tė librit ka asish, qė po ia besove njė sasi tė madhe (ari), ai ta kthen ty atė, por ka tė atillė qė po ia besove njė dinar, ai nuk ta kthen ty atė, pėrveē nėse gjithnjė i rri gati (ia kėrkon pajada). (3:75)

Ata (ithtarėt e librit) nuk janė tė njėjtė. Nga ithtarėt e librit ka qė janė nė rrugė tė drejtė, gjatė natės lexojnė ajetet e All-llahut duke u lutur.I besojnė All-llahut dhe ditės sė gjykimit kėshillojnė pėr tė mirė dhe largojnė nga tė kėqijat, pėrpiqen pėr punė tė dobishme, edhe ata janė prej tė mirėve. (3:113-114)

Po edhe nga ithtarėt e librit ka qė besojnė All-llahun, e besojnė atė qė u ėshtė shpallur juve, e besojnė atė qė ėshtė shpallur atyre, janė tė bindur ndaj All-llahut, dhe argumentet e All-llahut nė shpallje nuk i shesin pėr pak send tė kėsaj jete, tė tillėt kanė shpėrblimin e vet tek Zoti i tyre, e All-llahu ėshtė qė llogarinė e bėn shpejt. (3:199)

v) Jobesimtarėt janė tė destinuar tė dėshtojnė.

S’ka dyshim se ata, tė cilėt nuk besuan nga ithtarėt e librit dhe nga idhujtarėt, do tė jenė nė zjarrin e xhehennemit, aty do tė jenė pėrgjithmonė. Tė tillėt janė krijesa mė e dėmshme. (98:6)

Deklaratat si kjo mė lart nėse nuk kuptohen nė kontekstin e duhur rezultojnė tė jenė forma ekstreme tė fanatizmit dhe ekskluzivizmit fetar.

vi) Besimtarėve tė besimeve tė ndryshme tė cilėt kanė qėllime tė mira, iu ėshtė premtuar parajsa. Vėrtet, ata qė besuan, ata qė ishin jehudi, krishterėt, sabejėt (kishin lėshuar fenė e adhuronin engjėjt), kush besoi prej tyre (sinqerisht) All-llahun, dhe botėn tjetėr dhe bėri vepra tė mira, ata e kanė shpėrblimin te Zoti i tyre. Pėr ta nuk ka frikė as nuk kanė pėrse tė pikėllohen (pasi qė besuan All-llahun, librat, tė dėrguarit nė mesin e tė cilėve edhe Muhammedin). (2:62)

Ata qė nuk janė pėrfshirė nė listėn e lartpėrmendur janė ata qė e mohojnė Zotin dhe botėn e pėrtejme, ose nuk kryejnė vepra tė mira. (19) Kuptimi i kėsaj deklarate ėshtė se ndėrsa mund tė ketė arsye qė njerėzit tė mos i pranojnė mesazhet e profetėve tė drejtė pėr shkak tė mungesės sė informacionit tė saktė, besimi tek Zoti dhe jeta e pėrtejme dhe tendenca pėr tė bėrė vepra tė mira i jepen njeriut natyrshėm. T\'i refuzosh ato do tė thotė tė revoltohesh kundėr natyrės qė tė ka dhėnė Zoti.

Vėrejtje pėrfundimtare pėr metodėn islame

Edhe pse nė kohėn e profetėve, e vėrteta nga Zoti shfaqej qartė saqė asnjeri nuk kishte mundėsi ta mohonte atė dhe ata qė e bėnin kėtė e meritonin tė dėnoheshin, njė pohim i tillė nuk mund tė bėhet pėr periudhat joprofetike. Si rrjedhim myslimanėt duhet tė kryejnė vetėm njė rol: tė predikojnė fenė e tyre dhe tė respektojnė tė tjerėt pėr besimin e tyre, sepse ata nuk mund tė jenė asnjėherė tė sigurt nėse ata e kanė refuzuar apo nuk e kanė pranuar mesazhin e Islamit pavarėsisht, se e dinė se ėshtė nga Zoti.

Kjo metodė ėshtė e ndryshme nga ekskluzivizmi duke pasur parasysh se u jep besimeve tė tjera hapėsirė pėr tė vepruar, pėr shkak tė kuptimit se informacioni i plotė pėr tė vėrtetėn fetare nuk ėshtė i disponueshėm dhe nuk ėshtė e mundur ta pėrhapėsh mesazhin fetar tė Islamit tek jobesimtarėt me tė njėjtin efikasitet si profetėt. Kjo metodė nuk ėshtė as inkluzivizėm fetar si ai i miratuar nga dekreti i Vatikanit (20) dhe as pluralizėm fetar si ai i propozuar nga Rowland williams, John Hick dhe Paul Badham. Ai i lejon besimtarit tė jetė aq konfident pėr besimin e tij sa njė ekskluzivist, por kėrkon qė ai tė jetė aq tolerant kur ka tė bėjė me njerėzit e besimeve tė tjera, sa njė pluralist. Kjo ėshtė ne fakt njė thirrje pėr tolerancė fetare, pėr shkak tė mundėsisė sė mungesės sė komunikimit tė saktė tė mesazhit tė vėrtetė nga Zoti. Pėrderisa asnjeri nuk e di nėse individit tjetėr i ėshtė komunikuar mesazhi siē duhet, si rrjedhim asnjė mysliman nuk ka tė drejtė ta dėnojė njė jomysliman nė bazė tė ndryshimeve fetare.

Pasi kemi pėrmendur kėtė, mendoj se duhet tė bėhet njė pyetje e rėndėsishme: Pėr se i ka lejuar i Plotfuqishmi gjithė kėto ndryshime? John Hicks ėshtė shprehur pėr kėtė kėshtu:

Ai...na ka krijuar nė njė largėsi epistemologjike nga Ai nė mėnyrė qė reagimi ndaj Tij tė jetė krejtėsisht i lirė. (21)

Ky kuptim i pėrafrohet pikėpamjes kuranore pėr temėn qė ka tė bėjė me lirinė. Megjithatė kuptimi kuranor nuk pėrputhet plotėsisht me sugjerimin e Hick se ne jemi nė njė largėsi epistemologjike nga Zoti. Distanca ekziston, por ndryshon nga njėri individ tek tjetri nė tė gjitha mjediset. Ajo e lejon individin ta bėjė distancėn e udhėtimit tė tij drejt Zotit lirisht brenda kufizimeve tė mjedisit tė tij dhe potencialit intelektual dhe shpirtėror. Gjėja e rėndėsishme ėshtė se ekziston njė nivel sigurie qė ėshtė i arritshėm nė kėtė botė. Kurani e quan Ilmul – Yaqin (d.m.th. siguri intelektuale) (22). Me fjalė tė tjera kėto ndryshime ekzistojnė pėr shkak tė ndryshimeve nė rrethana dhe aftėsi. Kėto ndryshime u krijuan pėr tė testuar mundėsitė reale tė individėve nė rrethana tė ndryshme. Kurani thotė:

Ai ėshtė qė ju bėri sundues (zėvendėsues) nė tokė (pas shkatėrrimit tė atyre qė ishin mė parė) dhe lartėsoi nė njė shkallė mė tė lartė disa nga ju mbi tė tjerėt, pėr t’ju sprovuar nė atė qė ju dha. All-llahu ėshtė ndėshkues i shpejtė, ėshtė qė falė e Mėshirues. (6:165)

Me fjalė tė tjera ndryshimet fetare kishin si qėllim tė shikonin se kush vepron drejt duke pasur parasysh vargun e kufizimeve tė informacionit. Nėse Ai do tė kishte vepruar ndryshe do tė arrinte tė pėrdorte forcėn nga ana e Tij, qė do ta kishte mposhtur qėllimin e provės sė lirė. Kurani thotė:

Udhėzimi pėr nė rrugė tė drejtė i takon All-llahut e ka edhe rrugė qė ėshtė e shtrembėr. Po sikur tė kishte dėshiruar Ai, do t’u kishte udhėzuar qė tė gjithėve. (16:9)

Megjithatė ndryshimet rrethanore nuk do tė lejohen tė ndikojnė tek pėrfundimi shumė i rėndėsishėm nė jetėn tjetėr tė individit. Sipas Kuranit secili individ do tė shpėrblehet ose do tė dėnohet nė jetėn tjetėr nė bazė tė njė gjykimi qė do tė bėhet sipas rrethanave tė individit.

All-llahu nuk e obligon asnjė njeri pėrtej mundėsisė sė tij. (2:286)

(Qė nė to shkruan) Se askush nuk e bartė barrėn e (mėkatit) tjetrit. Dhe se njeriut nuk i takon tjetėr vetėm se ajo qė ka punuar. (53:38-39)

Ky kuptim ndihmon gjithashtu pėr tė shpjeguar pėrse duhet tė sillen myslimanėt ndryshe nė trajtimin e tyre tė jomyslimanėve, pavarėsisht nga fakti se tė dėrguarit, tė paktėn nė disa raste, mund tė shiheshin si imponues tė njė trajtimi tė ashpėr nė dukje ndaj kundėrshtarėve tė tyre. Arsyeja sipas kėtij shpjegimi gjendet tek fakti se ata qė trajtoheshin nė atė mėnyrė ishin fajtorė pėr njė krim tė rėndė: mohimin e mesazhit tė Zotit edhe pasi e dinin se ishte nga Ai. Pėr sa u pėrket jobesimtarėve tė periudhave tė tjera asnjė nuk mund tė dėmtohet pėr besimin e tij, pėr shkak tė perceptimit tė kufizimeve tė informacionit tė njeriut tjetėr. Ky kufizim u pranua edhe nė kohėn kur vetė Muhamedi kishte predikuar me qartėsinė mė tė lartė dhe iu kėrkua tė vendoste dėnimin hyjnor tek jobesimtarėt qė e refuzonin qėllimisht mesazhin e Zotit. Edhe nė atė kohė Kurani bėn njė pėrjashtim pėr njerėzit qė mund tė mos e kishin marrė mesazhin saktėsisht. Si rrjedhim thotė:

E nėse ndokush prej idhujtarėve tė kėrkon strehim, ti strehoje nė mėnyrė qė t’i dėgjojė fjalėt e All-llahut (Kur’anin), e mandej pėrcille deri nė vendin e tij tė sigurt. Kėtė, ngase ata janė popull qė nuk e di (tė vėrtetėn e fesė islame). (9:6)

Mėsimet e Islamit theksojnė se nuk duhet tė ketė persekutim fetar dhe se individėve duhet t\'u jepet liria pėr tė zgjedhur dhe pėr tė praktikuar fenė e tyre lirisht. Njė shtet mysliman lejohet, ose nė disa raste, detyrohet fetarisht tė fillojė xhihadin (luftėn) kundėr shoqėrisė, qė po i persekuton njerėzit pėr shkak tė besimit tė tyre. Si rrjedhim Kurani i nxit besimtarėt tė:

Ē\'keni qė nuk luftoni pėr Zotin dhe pėr (t’i shpėtuar) tė paaftit: nga burrat, nga gratė e nga fėmijėt, tė cilėt luten: “Zoti ynė! nxirrna nga ky fshat (Meka), banorėt e tė cilit janė mizorė. Jepna nga ana Jote shpėtim e ndihmė!” (4:75)

Kurani pret qė njė forcė e ngjashme tė pėrdoret pėr tė mbrojtur ndėrtesat fetare tė besimeve tė tjera, ashtu si dėshirohet tė pėrdoret pėr tė mbrojtur vendet islame tė adhurimit. Ai thotė:

(U lejuan tė luftojnė) Ata, tė cilėt vetėm pse thanė: “All-llahu ėshtė Zoti ynė!” u dėbuan prej shtėpive tė tyre pa kurrfarė tė drejte. E sikur All-llahu tė mos i zbrapste disa me disa tė tjerė, do tė rrėnoheshin manastiret, kishat, havrat e edhe xhamitė qė nė to pėrmendet shumė emri i All-llahut. E All-llahu patjetėr do ta ndihmojė atė qė ndihmon rrugėn e Tij, se All-llahu ėshtė shumė i fuqishėm dhe gjithnjė triumfues. (22:40)


IV. Kritikat pėr metodėn islame

i) Pikėpamja e deklaruar mė lart ėshtė krijuar vetėm nga disa ajete tė Kuranit. Nėse merret parasysh gjithė Kurani pėr tė krijuar njė opinion, mund tė gjejmė shumė ajete qė duken shumė intolerante kundrejt jomyslimanėve. Ajo qė ėshtė paraqitur ėshtė vetėm njė tablo e njėanshme me tė cilėn shumė fundamentalistė myslimanė nuk pajtohen dhe si rrjedhim sillen me jomyslimanėt nė mėnyrė intolerante. Edhe nėse pikėpamja e pėrmendur nė kėtė artikull do tė supozohej se e pasqyron nė mėnyrė tė saktė pikėpamjen kuranore, pyetja qė mbetet akoma pa pėrgjigje ėshtė: Pėrse ėshtė pėrmendur nė kėtė mėnyrė tė paqartė, saqė as dijetarėt myslimanė nuk ishin tė aftė ta kuptonin atė?

Pėrgjigja ėshtė kjo: Nė fakt pikėpamja pretendon se shpjegon ēdo ajet tė Kuranit. Parimi ku ajo bazohet ėshtė se Kurani iu shpall profetit qė t\'ia mundėsonte atij pėrmbushjen e misionit profetik. Njė pjesė e misionit ishte dhėnia e mesazhit qė do tė ishte pėr tė gjitha kohėrat. Megjithatė njė pjesė tjetėr e mesazhit tė Kuranit kishte si qėllim tė shpallte dominimin praktik tė mėsimeve islame nė Gadishullin Arabik, si pjesė e misionit tė menjėhershėm tė profetit. Pėr shumė ajete tė Kuranit shumica e myslimanėve pajtohen se ishin specifike pėr njė kohė tė caktuar. (23) Ka disa tė tjera qė janė me dy kuptime, jo nė tekst, por nė arsyetimin e dijetarėve, tė cilėt nuk kanė qenė tė aftė t\'i shpjegojnė si duhet. Ata qė kanė njė arsyetim mė agresiv dhe ushtarak, pėr shkak tė deklarimit tė tyre se tė gjitha ajetet e Kuranit kanė vlerė praktike pėr tė gjitha kohėrat, e kanė tė vėshtirė t\'i shpjegojnė disa prej tyre. (24)

ii) Nėse pranohet mendimi i paraqitur nė artikull, duhet tė pranojmė se Zoti donte qė jomyslimanėt e kohės sė profetit tė shtypeshin ose tė nėnshtroheshin. As ky mendim nuk pajtohet me kuptimin e drejtėsisė dhe tė dashamirėsisė qė njė fe njerėzore pritet tė ketė.

Pėrgjigje: Pėrfundimi i arritur pėr jomyslimanėt e kohės sė profetit ėshtė i vėrtetė. Islami nuk ėshtė shfajėsues pėr kėtė. Arsyeja ėshtė se Zoti donte qė tė shpalleshin me siguri faktet e tė vėrtetės fetare dhe pastaj njerėzit tė lejoheshin tė vendosnin lirisht pėr fenė e tyre. Nėse tė dėrguarve (resulėve) nuk do t\'u jepej mundėsia tė dominonin, mesazhi i tė vėrtetės nuk do tė pėrhapej. Pėr mė tepėr Kurani nuk do qė besimtarėt tė ndiejnė keqardhje pėr kriminelėt tė cilėt e morėn mesazhin e Zotit shumė qartė, por prapėseprapė e refuzuan atė. Asnjė sistem nuk do t\'i toleronte veprimet e njė krimineli, i cili pavarėsisht se ėshtė informuar herė pas here se ajo qė po bėn ėshtė e papranueshme, ai vazhdon akoma tė kryejė veprime tė tradhtisė sė lartė kundėr shtetit. Nėse njė individ ishte i bindur se i ėshtė dėrguar njė letėr nga Krijuesi dhe ai e gris atė pėr shkak tė arrogancės, asnjė dėnim nuk mund tė konsiderohet tepėr i ashpėr pėr tė. Nga ana tjetėr nėse myslimanėt janė tė padrejtė nė arsyetimin e tyre ose nė zbatimin e Islamit, dhe ata nuk mund t\'i largohen dhėnies sė llogarisė. Kurani thotė:

Nuk ėshtė (shpėtim) sipas shpresave tuaja as sipas shpresave tė ithtarėve tė librit. Kushdo qė bėn keq, do tė ndėshkohet me te dhe, pos All-llahut, nuk ka pėr t’i gjetur vetes as mbrojtės as ndihmės. (4:123)

iii) Kush do ta marrė pėrgjegjėsinė pėr vuajtjet qė janė shkaktuar pėr shkak tė kuptimit tė pasaktė tė disa myslimanėve?

Pėrgjigja: Zoti i Plotfuqishėm e ka dhėnė jetėn nė kėtė botė si sprovė. Jeta e vėrtetė ėshtė ajo qė do vijė dhe do tė jetė e pėrjetshme. Nėse kėrkojmė drejtėsi tė plotė nė kėtė botė, atėherė po jetojmė nė parajsėn e njė tė marri. Kjo botė ėshtė e padrejtė dhe do tė mbetet kėshtu pėr aq kohė sa liria njerėzore do tė lejohet tė ndikohet nga dėshira, paragjykimi, urrejtja dhe dobėsi tė tjera. Arsyeja e vetme pse njė mysliman po kėrkon drejtėsi kėtu ėshtė sepse ajo do t\'i sjellė sukses nė botėn e pėrtejme. Ata qė vuajnė nė kėtė botė pa faj do tė kompensohen mirė nė botėn tjetėr. Vuajtja nė kėtė botė ėshtė pjesė e sprovės. Ne mundemi vetėm ta zvogėlojmė vuajtjen nė kėtė botė dhe tė gjithė myslimanėt duhet tė pėrpiqen ta arrijnė kėtė objektiv. Megjithatė nga mėnyra se si ėshtė ndėrtuar kjo jetė, padrejtėsia dhe vuajtjet nuk mund tė eliminohen. Pėr kėtė arsye, sipas Kuranit nuk ka kuptim qė tė mos besojmė nė botėn e pėrtejme. Faktikisht njeriu nuk mund t\'i bėjė dėm mė tė madh mirėqenies njerėzore se sa t\'i heqė njerėzimit shpresėn e sigurt pėr njė jetė tė gjatė pas vdekjes, duke u bazuar nė parimet e drejtėsisė.


V. Pėrfundim

Metoda e saktė islame kundrejt jomyslimanėve ėshtė tė supozojė se tė gjithė ata nuk janė bindur akoma pėr vėrtetėsinė e origjinės hyjnore tė mėsimeve tė Islamit. Myslimanėve u takon t\'i ndihmojnė jomyslimanėt ta vlerėsojnė vėrtetėsinė e mėsimeve islame. Kjo kėrkon jo vetėm predikimin me zgjuarsi nga ana e tyre, por edhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, tregimin e respektit pėr qeniet e tjera njerėzore, pavarėsisht nga besimi i tyre. Nė rast se ėshtė nevoja tė kritikohen pikėpamjet e tjera fetare, ata duhet tė kritikojnė vetėm ide dhe kėtė duhet ta bėjnė me zgjuarsi.

Mungesa e sjelljes sė dėshiruar nga ana e disa myslimanėve ka qenė njė arsye e rėndėsishme nė dėshtimin e paraqitjes sė Islamit si njė mesazh qė e meriton tė merret seriozisht nga jomyslimanėt. Ai do tė konsiderohet seriozisht nga ata, nėse myslimanėt janė paqėsorė, tolerantė dhe i respektojnė besimet e tjera, ndėrsa vazhdojnė luftėn e tyre paqėsore pėr t\'i bindur jomyslimanėt me mirėsjellje.


------------------------------------------------------------------------------

Referenca

(1). Artikulli nuk pretendon se metoda e pėrmendur kėtu ėshtė rruga e vetme islame pėr tė trajtuar ēėshtjet e diversitetit fetar. Megjithatė autori mendon se pavarėsisht nga fakti se shumė myslimanė preferojnė metodat e tjera qė janė kritikuar nė kėtė artikull, ajo qė ėshtė pėrmendur kėtu mbėshtetet fort nga Kurani. Autori e pranon ndikimin e gjerė tė ideve tė Ahmad Ghamidi dhe Wahiduddin Khan pėr formulimin e mendimeve tė shprehura kėtu.

(2). Shih Badham, Paul; Ēėshtja e Pluralizmit Fetar: Njė leksion pėrurimi i mbajtur nė David’s University College, Lampeter; 1991; f. 5

(3). Me poshtė nė kėtė artikull kam treguar se kjo pikėpamje nuk ėshtė nė pėrputhje me kuptimin e saktė tė Kuranit.

(4). E pranoj se ka ekskluzivistė tė cilėt janė tė interesuar qė jo besimtarėt tė pranojnė besimin e tyre. Por ky interesim do t\'i hapte rrugėn mungesės sė interesimit ose urrejtjen sapo ta kuptonin se personi nuk ka gjasa ta pranojė besimin e ekskluzivistit.

(5). Khan, Wahiduddin, Monthly Tadhkir, Daru’l- Tadhkir; Lahore, Pakistan; Shkurt 2002; Urdu

(6). Shih ‘The Islamic Approach’, f. 33

(7). Badham, vepėr e cituar.

(8). Badham, e njėjta, f. 9

(9). Shih Badham, e njėjta.

(10). Gjoni, 3:16

(11). Badham vepėr e cituar; 9-10

(12). Hick, John; ‘Rational Theistic Belief Without Proofs’ in Paul Badham, John Hick’s Global Understanding of Religion; Tokyo Honganj: Qendra Ndėrkombėtare e Studimit Budist; 1992; f.2-3

(13). Khan; vepėr e cituar; f. 43

(14). Shih Ungjillin e Gjonit, vepėr e cituar. Pretendimi i disa dijetarėve tė krishterė se ky kuptim ėshtė me natyrė metaforike, nuk e ndryshon faktin se teksti e pėrmend atė shumė qartė dhe se njė numėr i madh tė krishterėsh e besojnė atė me kuptimin e parė.

(15). Kurani thotė: Thuaj: Ai, All-llahu ėshtė Njė! All-llahu ėshtė Ai qė ēdo krijesė i drejtohet (i mbėshtetet) pėr ēdo nevojė. As s’ka lindur kė, as nuk ėshtė i lindur. Dhe Atij askush nuk i ėshtė i barabartė. (112:1-4)

(16). Badham, vepėr e cituar, f. 6-7

(17). Saleem ka deklaruar tė njėjtin kuptim si vijons: … Pjesa mė e madhe e direktivave tė Islamit qė pėrshkruajnė armiqėsinė dhe antagonizmin kundėr jomyslimanėve i drejtohet njė kategorie specifike tė jomyslimanėve qė mund tė ekzistojnė sot, por nuk mund tė gjenden me lehtėsi. Nė tė vėrtetė, kjo kategori e jomyslimanėve u dėnua nga i Plotfuqishmi nė kohėn e Muhamedit alej selam dhe e shokėve tė tij. Armiqėsia dhe antagonizmi qė pėrshkruan Kurani kundėr kėtyre jomyslimanėve janė shprehje tė ndryshme tė dėnimit qė duhet tė jepet atyre. Nė gjuhėn fetare kėta myslimanė quhen kuffar (njėjės kafir) ose jobesimtarė. Me fjalė tė tjera, direktivat qė pėrshkruajnė armiqėsinė dhe antagonizmin kundėr jomyslimanėve nuk kanė lidhje me myslimanėt e sotėm pėrderisa kafirėt mes tyre nuk mund tė pėrcaktohen. (Saleem, Shehzad; Islam and Non-Muslims: A Neė Perspective; Monthly ‘Renaissance’; Lahore: Dar-ul-Ishraq; Mars, 2002; f. 8)

(18). Ndėrsa tė gjithė resulėt ishin nebi, tė gjithė nebitė nuk ishin resulė.

(19). Kuptimi ėshtė shumė i afėrt me tekstin vijues tė Dhiatės sė Re: Atėherė Pjetri hapi gojėn dhe tha: ``Nė tė vėrtetė unė po e marr vesh se Perėndia nuk tregohet i anshėm; por, nė ēfarėdo kombi, ai qė ka frikė prej tij dhe qė vepron drejtėsisht, ėshtė i pranuar nga ai". (Veprat e Apostujve; 10: 34-5)

(20). Dekreti i Vatikanit thotė: ‘Providenca hyjnore nuk do t\'ua mohojė ndihmėn e nevojshme pėr shpėtim atyre, qė pa pasur faj, nuk kanė arritur akoma tė marrin njohuri tė qarta pėr Zotin". (Shih Badham, vepėr e cituar, f. 9) Kjo deklaratė e dekretit i pėrafrohet metodės islame qė kam paraqitur nė kėtė artikull. Megjithatė fryma e kėsaj metode ėshtė nė njė farė mėnyrė e kompromentuar kur bėhen deklarata tė qarta pėr tė mbrojtur pozicionet e besimeve tė tjera. Gjithashtu pėrmendja me pozitivitet e ateistėve nė dekret nuk mund tė ndihmojė pėr ta qartėsuar qėndrimin e vėrtetė tė krishtėrė.

(21). E njėjtė.

(22). Kuran, 102:5

(23). Pėr shembull shih Kuran: 2:180, 2:184, 4:15, 8:65-6, and 58:12

(24). Pėr shembull Kurani thotė: "Luftoni idhujtarėt kudo qė t’i gjeni" (9:5). Nėse ky ajet do tė zbatohej nė shkallė universale atėherė myslimanėt duhej t\'i luftonin tė gjithė njerėzit qė i konsiderojnė politeistė sot. Shumė dijetarė myslimanė nuk janė dakord me kėtė. Megjithatė nėse dallimi kryesor mes ajeteve tė zbatueshme nė njė kohė tė caktuar dhe universalisht nuk sqarohet siē duhet, kuptimi i drejtpėrdrejtė i kėtij apo ajeteve tė ngjashme mund tė kenė pasojė shumė tė rrezikshme.


Njė perspektive islame: Dr. Khalid Zaheer

Burimi: vizion-islam.com