Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering Qura“an
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
   

Triniteti i pakuptueshėm


Doktrina e trinitetit ėshtė njė nga mėsimet mė tė rėndėsishme tė Kishės. Ajo konsiderohet si guri i qoshes i teologjisė sė krishterė. Kjo doktrinė synon tė zbuloj thelbin e Perėndisė, pjesėn mė intime tė qenies sė Tij. Ajo priret pėr tė shkuar nė brendėsi tė Hyjnisė dhe tė na bėj tė njohur shumėsinė e personave qė gjenden nė tė. Sipas doktrinės sė trinitetit, perėndia ėshtė njė, por nė brendėsi tė tij ekzistojnė tre persona (hipostaze) hyjnorė. Kėto persona hyjnorė janė Ati, Biri dhe Shpirti i shenjtė. Sipas formulimit zyrtarė qė i ka bėrė kisha doktrinės sė trinitetit: “Ati ėshtė Zot, Biri ėshtė Zot, Shpirti i shenjtė ėshtė Zot e megjithatė nuk janė tre Zotė por njė. Nė kėtė trinitet... personat hyjnorė janė njėsoj tė pėrhershėm e tė barabartė: nė mėnyrė tė njėjtė tė gjithė janė tė pakrijuar e tė plotfuqishėm”[1]

Pra, doktrina e trinitetit mėson se ekziston njė Zot nė tre persona, secili prej tė cilėve ėshtė Hyjni, pa fillim, i plotfuqishėm, as mė i madh e as mė i vogėl se tė tjerėt. Ky formulim gjithnjė e ka hutuar lexuesin, i krishterė ose jo, i cili i habitur ka pyetur: “Si ėshtė e mundur qė Ati tė jetė Zot, Biri tė jetė Zot, Shpirti i shenjtė tė jetė Zot e ndėrkaq tė mos kemi tre zotėr por njė?” Doktorėt e teologjisė biblike ndėr shekuj janė munduar t’i japin njė pėrgjigje tė kėnaqshme kėsaj pyetje dhe shumė tė tjerave tė ngjashme me kėto tė cilat vinin nė pah pamundėsinė logjike tė njė doktrine tė tillė. Por ēdo tentativė e bėrė ka pėrfunduar duke shkaktuar gjithnjė e mė shumė tollovi.

Kundėrshtisė midis treshit dhe njėshit, e cila ėshtė nė bazė tė fjalės trinitet (tri + unitet), nuk i ėshtė shpėtuar dot. Nismat pėr ti bishtnuar kėtij ad absurdumi kanė pasur gjithnjė bazė filozofike. Teologėt e krishterė duke pėrdorur filozofitė neopagane siē ishin Stoicizmi dhe Neoplatonizmi, apo edhe filozofinė moderne siē ėshtė ajo Hegeliane janė pėrpjekur tė “qartėsojnė” mjegullinėn qė e rrethon kėtė doktrinė. Mirėpo, gjuha e vėshtirė, termat shumė teknikė, ndėrlikueshmėria e arsyetimit filozofikė, kanė bėrė qė masat tė deklarohen tė pėrjashtuara nga tė “kuptuarit” e “shpjegimit” tė dhėnė. Dėshira pėr ta shpjeguar trinitetin nė mėnyrė filozofike ka rezultuar gjithnjė e dėshtuar. Kjo falė vetė natyrės sė filozofisė e cila shpeshherė mbart me vete njė dozė tė konsiderueshme spekulimi Pėrēapjet filozofike qė prireshin tė hidhnin dritė mbi problematikat qė shfaqeshin gjatė shtjellimit qė i bėhej kėsaj doktrine nuk bėnė gjė tjetėr vetėm se konfuzionit fillestarė i shtuan edhe mė konfuzion, pyetjeve fillestare i shtuan edhe pyetje tė reja. Kjo e bėri trintitetin mė tė pakuptueshėm dhe mė enigmatikė se mė parė. Megjithėse Pali nė letrat e tij tėrheq vėmendjen pėr njė gjė tė tillė kur thotė: “Tregoni kujdes se mos ndokush ju bėn prenė e tij me anė tė filozofisė dhe me mashtrime tė kota, sipas traditės sė njerėzve, sipas elementėve tė botės dhe jo sipas Krishtit” (Kolosianėve 2: 8).

Kjo doktrinė nuk arrin tė shpjegojė natyrėn e vėrtetė tė Perėndisė, tė cilėn ajo merr pėrsipėr ta sqarojė. Kush ėshtė natyra e vėrtetė e Atit, po e Birit, po ajo e Shpirtit tė Shenjtė? Si lidhen dhe ēfarė raportesh kanė kėto persona Hyjnorė me njėri- tjetrin, si i merr perėndia vendimet e tij kur dihet se brenda tij ekzistojnė tre persona me ndėrgjegje dhe vullnet tė pavarur? Pyetje si kėto, si edhe shumė tė tjera, kanė bėrė qė spekulime tė ndryshme tė marrin vendin e arsyetimeve logjike. Nė ēastin kur ideja e njė perėndie unik dhe unipersonal (shih Deutoronomi 6:4; 2 Samuel 7:22; 1 Mretėrve 8:60; Psalmet 82 [83]:19; Isaiah 26:13 etj.) u zėvendėsua, sipas besimit tė krishterė, nga koncepti i ‘njė perėndie nė tre persona’ atėherė ėshtė e detyrueshme qė tė shpjegohet nė mėnyrė tė kėnaqshme edhe natyra e kėtyre personave hyjnorė dhe marrėdhėniet qė ekzistojnė ndėrmjet tyre. Fakti qė nė Bibėl nuk ekziston asnjė pasazh qė nė mėnyrė eksplicite tė flasė pėr trinitetin dhe pėr bashkėsubstancialitetin e personave hyjnorė qė ndodhen nė tė, si dhe marrėdhėniet ndėrmjet tyre, ka bėrė qė teologėt e krishterė ti drejtohen filozofisė njerėzore duke shkaktuar mė shumė huti se mė parė dhe duke mos zgjidhur asnjė nga problematikat qė prekin kėtė doktrinė. Ne nuk pretendojmė qė doktrina e trinitetit tė na japė njė shpjegim tė plotė tė qenies sė Zotit. Por nė momentin kur ajo na detyron tė pranojmė se Ati ėshtė Zot, Biri ėshtė Zot, Shpirti i Shenjtė ėshtė Zot, kėto tė tre janė tė ndryshėm nga njėri tjetri e megjithėkėtė ato nuk janė tre por njė, ėshtė njėsoj sikur tė thuash qė njė gjė ėshtė njėkohėsisht ujė dhe zjarr, apo qė ėshtė njėkohėsisht e bardhė dhe e zezė. Kjo ėshtė njė kundėrthėnie logjike qė nuk mund tė eliminohet duke u mbėshtetur nė pamundėsinė e arsyes pėr ta kuptuar njė gjė tė tillė.

Ka njė dallim tė madh midis asaj qė ėshtė e paarritshme pėr mendjen njerėzore, por qė kjo e fundit nuk e konsideron tė pamundur, dhe asaj qė pėrbėn njė paradoks me kėtė tė fundit. Doktrina e Trinitetit i pėrket pikėrisht kategorisė sė dytė. Ajo ofron njė paradoks i cili nuk mund tė pranohet nga logjika e pastėr. Ta konsiderosh mister njė ide tė tillė (1=3) do tė thotė ti hapėsh rrugėn ē’do lloj spekulimi tjetėr mbi hyjninė qė ėshtė shfaqur nė historinė njerėzore. Ish kryepeshkopi kaldeas nė Urmiah (Iran) nė njė nga librat e njohur tė tij e shpreh, nė mėnyrė koncize, pamundėsinė logjike tė njė doktrine tė tillė me kėto fjalė: “Trinia e krishterė, meqenėse pranon shumė persona brenda Hyjnisė, i njeh secilit prej tyre cilėsi tė dallueshme vetjake dhe pėrdor emra familjarė, tė ngjashėm me ata tė mitologjisė pagane. Kjo trini nuk mund tė pranohet si njė koncept i drejtė pėr Hyjninė. Allahu nuk ėshtė as ati i ndonjė biri, as biri i ndonjė ati. Ai nuk ka nėnė dhe nuk ėshtė i krijuar. Besimi nė “Zotin Atė dhe Zotin Bir dhe Zotin Frymė tė Shenjtė” ėshtė njė mohim i hapur i Njėshmėrisė sė Zotit dhe njė pohim kokėkrisur i hyjnizimit tė tri qenieve tė papėrkryera qė as sė bashku, as tė ndarė nuk mund tė jenė Zoti i vėrtetė.

Matematika, si shkencė ekzakte, na mėson se njė njėsi nuk ėshtė as mė shumė e as mė pak se njė; se njėshi nuk ėshtė kurrė i barabartė me njė plus njė plus njė; me fjalė tė tjera, njėshi nuk mund tė jetė i barabartė me tre, sepse njėshi ėshtė njė e treta e treshit. Nė tė njėjtėn mėnyrė, njėshi nuk ėshtė i barabartė me njė tė tretėn. Edhe nė tė kundėrtėn, treshi nuk ėshtė i barabartė me njė, as njė e treta nuk ėshtė e barabartė me njė njėsi. Njėsia ėshtė baza e tė gjithė numrave dhe njė standard pėr matjen e masave tė tė gjitha pėrmasave, largėsive, sasive dhe kohės. Nė tė vėrtetė, tė gjithė numrat janė shumė e njėsisė 1. Dhjeta ėshtė shumė e po aq njėsive tė barabarta tė tė njėjtit lloj.

Ata qė pretendojnė tek Njėshmėria e Zotit nė trininė e personave, na thonė se “ēdo person ėshtė Zot i gjithėfuqishėm, i kudondodhshėm, i pėrjetshėm dhe i pėrkryer; megjithatė nuk janė tre Zotėr tė gjithėfuqishėm, tė kudondodhshėm, tė pėrjetshėm dhe tė pėrkryer, por njė Zot i gjithėfuqishėm...!” Nėse nuk ka sofistikė nė arsyetimin e mėsipėrm, ne do ta paraqesim “misterin” e kishave nėpėrmjet njė ekuacioni:

1 Zot = 1 Zot + 1 Zot + 1 Zot; prandaj: 1 Zot = 3 Zotėr. Sė pari, njė zot nuk mund tė jetė i barabartė me tre zotėr, por vetėm me njėrin prej tyre. Sė dyti, nėse pranoni ēdo person si Zot tė pėrkryer sikurse dy shoqėruesit e tjerė tė Tij, pėrfundimi juaj se 1 + 1 + 1 = 1 nuk ėshtė matematik, por pėrbėn njė absurditet. Nėse mundoheni tė argumentoni se tri njėsi janė tė barabarta me njė njėsi, ju jeni ose tepėr arrogant, ose tepėr burracak pėr tė pranuar se tre njėsha janė tė barabartė me tre njėsha. Nė rastin e parė, ju nuk mund tė argumentoni njė zgjidhje tė gabuar tė njė problemi nėpėrmjet njė procesi tė gabuar, ndėrsa nė rastin e dytė, ju nuk keni guximin tė pranoni besimin nė tre zotėr.

Pėrveē kėsaj, ne tė gjithė, myslimanė e tė krishterė, besojmė se Zoti, me dijen dhe fuqinė e tij, ėshtė i Kudondodhshėm, se Ai mbush dhe pėrfshin ēdo hapėsirė e pjesėz. A ėshtė e konceptueshme qė tė tre personat e trinisė, nė tė njėjtėn kohė dhe tė ndarė, tė pėrfshijnė gjithėsinė, apo ėshtė vetėm njėri prej tyre nė kohė? Tė thuash “Hyjnia bėn kėtė” nuk do tė pėrbėnte aspak pėrgjigje, sepse Hyjnia nuk ėshtė Zot, por gjendja e tė qenit Zot dhe, pėr pasojė, ėshtė njė cilėsi. Ajo ėshtė njė cilėsi pėr njė Zot; nuk ėshtė e prekshme nga shumėsia apo nga pakėsimi. Nuk ekzistojnė disa hyjni, por njė Hyjni, e cila ėshtė cilėsi e njė Zoti tė vetėm.

Mė pas na thuhet, se ēdo person i trinisė ka disa cilėsi tė veēanta qė nuk u pėrkasin tė tjerėve. Kėto cilėsi tregojnė, sipas arsyes dhe gjuhės njerėzore, pėrparėsinė dhe posterioritetin ndėr ta. Ati mban gjithmonė anėn e djathtė dhe qėndron pėrpara Birit. Shpirti i Shenjtė jo vetėm qė ėshtė i prapmė si i treti nė numėrim, por ėshtė i vendosur edhe mė poshtė nė krahasim me dy tė tjerėt. A nuk do tė vlerėsohej si njė mėkat herezia nėse emrat e tre personave do tė pėrsėriteshin nė tė kundėrt? A nuk do tė shihej nga ana e Kishave si mungesė pėrkushtimi kryerja e shenjės sė kryqit mbi elementėt e Eukaristisė nėse formula do tė shndėrrohej kėshtu: “Nė emėr tė Shpirtit tė Shenjtė dhe tė Birit dhe tė Atit”? Nėse ata janė tė barabartė dhe tė barazvlefshėm, radha e pėrmendjes nuk ka nevojė tė vihet re me kaq kujdes.

Fakti ėshtė se Papėt dhe Konēilet e Pėrgjithshme e kanė dėnuar gjithmonė doktrinėn sabeliane qė prentedonte se Zoti ėshtė njė, por Ai e ka shfaqur Vetveten si Atė ose si Bir ose si Shpirt i Shenjtė, duke qenė gjithmonė njė dhe po i njėjti person. [...] E vėrteta ėshtė se nuk ka saktėsi matematike, as barazvlefshmėri absolute mes tre personave tė Trinisė. Nėse Ati do tė ishte nė ēdo pikėpamje i njėjtė me Birin ose Shpirtin e Shenjtė sikurse njėsia 1 ėshtė pozitivisht e barazvlefshme me njė tjetėr figurė 1, atėherė do tė duhej tė ishte pa tjetėr vetėm njė person i Zotit dhe jo tre, sepse njė njėsi nuk ėshtė njė pjesėz apo copėz, as njė shumė nė vetvete. Vetė ndryshimi dhe marrėdhėnia qė pranohet se ekziston mes personave tė Trinisė nuk lė hije dyshimi se ata as nuk janė tė njėjtė me njėri-tjetrin, as nuk mund tė identifikohen me njėri-tjetrin. Babai lind dhe nuk lindet; Biri ėshtė i lindur dhe nuk ėshtė atė; Shpirti i Shenjtė ėshtė rrjedhim i dy personave tė tjerė; personi i parė pėrshkruhet si krijues dhe rrėnues; personi i dytė si shpėtimtar ose shėlbues dhe i treti si jetėdhėnės. Rrjedhimisht, asnjėri i tė treve nuk ėshtė vetėm Krijuesi, Shėlbuesi apo Jetėdhėnėsi. Mė pas na thuhet se personi i dytė ėshtė Fjala e Personit tė parė, se bėhet njeri dhe flijohet nė kryq pėr tė kėnaqur drejtėsinė e atit dhe se mishėrimi dhe ringjallja e tij janė kryer dhe plotėsuar nga personi i tretė.

Nė pėrfundim, mė duhet t’u kujtoj tė krishterėve se nėse ata nuk besojnė nė Njėshmėrinė absolute tė Zotit dhe nuk heqin dorė nga besimi nė tre persona hyjnorė, janė, pa dyshim, jobesimtarė nė Zotin e vėrtetė. E thėnė mė ashpėr, tė krishterėt janė politeistė, vetėm me pėrjashtimin se perėnditė pagane janė tė rreme, ndėrsa tre zotėrit e Kishave kanė njė karakter tė shquar, nga tė cilėt Ati – si njė tjetėr epitet pėr Krijuesin – ėshtė Zoti Njė dhe i Vetėm, por Biri ėshtė vetėm njė Profet dhe shėrbėtor i Zotit dhe personi i tretė njė nga shpirtrat e shenjtė e panumėrt nė shėrbim tė Zotit tė Plotfuqishėm[2].

Njė nga presidentėt legjendar tė Amerikės Thomas Jefferson, nė njė letėr drejtuar James Smith-it thotė: “Asnjė fakt historik nuk ėshtė i rrėnjosur mė thellė sesa doktrina e njė Zoti, Njė dhe tė Vetėm, e cila mbizotėronte nė periudhėn e hershme tė Krishterimit…Njėshmėria e Qenies Supreme nuk u pėrjashtua nga besimi i krishterė pėrmes pėrdorimit tė arsyes, por pėrmes dhunės sė sundimtarėve, vėnė nėn urdhrin e Athanasit. Truku fantazmė i njė Zoti tė ngjashėm me Cereberusin, me njė trup dhe tre kokė, lindi dhe u rrit mbi gjakun e mijėra martirėve…Paradoksi i Athanasit qė njė ėshtė tre dhe tre ėshtė njė, ėshtė kaq i pakuptimtė pėr mendjen njerėzore, saqė asnjė njeri i kthjellėt nuk mund tė sqarojė se ē’kupton me tė, e si mundet pra, qė ai tė besojė atė qė nuk paraqet asnjė ide? Ai qė mendon ndryshe, vetėm sa mashtron veten. Kjo provon gjithashtu se njeriu, kur dorėzon arsyen e tij, nuk i mbetet mė asnjė rojė kundėr absurditeteve mė tė ēuditshme, dhe ashtu si njė anije pa timon, mbetet nė mėshirė tė ēdo lloj ere. Me njė njeri tė tillė, mashtrueshmėria qė ata e quajnė besim, e merr timonin nga duart e arsyes, dhe mendja, pėr pasojė, shkatėrrohet.”[3]

Nuk do lėmė pa pėrmendur edhe teologun e njohur Hans Küng, profesor nė Fakultetin e Teologjisė Katolike nė Universitetin e Tubinga-s nga 1960 deri mė 1979, mė pas Drejtor i institutit tė Teologjisė Ekumenike nė tė njėjtin universitet, i cili pohon se: “Edhe muslimanėt e mirinformuar, ashtu si edhe hebrenjtė, nuk kanė mundur deri tani ta kuptojnė idenė e Trinitetit...Dallimet e krijuara nga doktrina e Trinitetit midis njė Perėndie dhe tri Perėndive, nuk i kėnaqin myslimanėt, tė cilėt janė mė shumė tė paqartė sesa tė sqaruar nga termat teologjike qė vijnė prej sirianėve, grekėve, dhe latinėve. Myslimanėve e gjitha kjo u ngjan me njė lojė fjalėsh...Pėrse duhet qė dikush t’i shtoj diēka konceptit tė identitetit dhe natyrės unike tė Perėndisė, gjė e cila vetėm e zvogėlon ose asgjėson kėtė identitet dhe natyrė unike tė tij”[4]

Pėr ti bishtnuar problematikave tė lartpėrmendura, teologėt e krishterė e shpallėn doktrinėn e trinitetit ‘mister’. Kardinali Xhon O’Kanėr deklaron: “E dimė se ky ėshtė njė mister mjaft i thellė tė cilin as mund ta kuptojmė dot”[5] Ndėrsa Papa Gjon Pali i II flet pėr tė si njė ‘mister i pazbėrthyeshėm tė perėndisė trinitet”[6]

Nė kėtė mėnyrė ēdo pėrēapje pėr tė shpjeguar trinitetin apo pėr tė zbuluar kundėrshtitė dhe boshllėqet qė hasen gjatė studimit tė kėsaj teorie u mbytėn duke pėrdorur konceptin e “misterit”. Mund tė themi me bindje se kjo metodė ėshtė e padrejtė duke qenė se i vė fre ēdo mundėsie pėr tė kritikuar kėtė teori. Ėshtė njė fenomen me tė vėrtetė i rrallė nė llojin e tij qė tė ideosh njė teori, tė nxisėsh tė tjerėt pėr ta besuar atė dhe nė momentin kur kjo teori shfaq kundėrshti tė hapura me atė qė deklaron, ta shpallėsh atė “misterin mė tė rėndėsishėm tė fesė”. Tė njėjtėn gjė mund tė bėjnė edhe hinduistėt trinitarė, ose tė gjithė ata tė cilėt fillimisht propozojė njė paradoks e duke mos qenė nė gjendje ta shpjegojnė e shpallin ‘mister’. Kjo do ti jepte tė drejtė njė hinduisti i cili beson se zoti i tij ėshtė njė lopė, qė ta vėrtetonte tezėn e tij, duke u mbėshtetur nė teorinė e misterit. Ē’do pėrpjekje e bėrė pėr tė shpalosur pamundėsinė e kėsaj teorie, do tė shkėrmoqej pėrballė kėtij qėndrimi. Mund tė themi me bindje se njė qasje e tillė nuk ėshtė e ndershme, duke qenė se shpall pėr tė vėrtetė njė mendim dhe ndalon ēdokėnd qė ta analizoj vėrtetueshmėrinė e tij. Shpallja e kėsaj doktrine si mister, si dhe pamundėsitė pėr ta kuptuar atė, kanė sjellė si pasojė qė nė kohėt moderne doktrina e trinitetit tė jetė gjithnjė e mė pak qendrore nė jetėn praktike tė krishterit tė zakonshėm. Sot teologė tė shquar dhe historinanė tė dogmės pohojnė se doktrina e trinitetit e ka humbur postin e doktrinės qendrore tė Krishterimit. Ky ėshtė njė nga rastet e rralla kur doktrina qendrore e nje besimi nuk ėshtė aspak qendrore pėr praktikuesin e kėtij tė fundit.

Nė njė nga fjalorėt teologjikė nė gjuhėn italiane i cili ėshtė fryt i punės sė mėse 114 specialistėve nga fakultetete tė ndryshme katolike realiteti i lartpėrmendur shprehet me kėto fjalė: “Duhet konstatuar se argumenti trinitar nuk duket se gėzon dhe aq rėndėsi nė jetėn e Krishtėrimit bashkėkohor. Besimtarėt mė tė ditur [d.m.th. ekleziastėt specialist], tė zhytur nė ēėshtje qė duken mė urgjente, nuk arrijnė tė fshehin njė lloj sikleti pėrballė njė doktrine tė cilėn vėrtetė e konsiderojnė si njė sėnduk tė ēmuar, por ama tė mbyllur [...] Vazhdohet tė pėrsėritet qė triniteti ėshtė e vėrteta themelore e fesė, por nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptosh qė ajo nuk ėshtė e vėrteta themelore nė bindjen e shumicės sė besimtarėve. Mund tė guxojmė tė hedhim hipotezėn se triniteti ėshtė tashmė njė e vėrtetė e ‘fshirė’ nga ndėrgjegjja e pėrbashkėt e besimit, nė tė cilėn mbijeton, pėrkundrazi, njė monoteizėm dobėsish i krishterizuar [...] ai monoteizėm i padallueshėm, i cili karakterizon sot pjesėn dėrrmuese te “besimtarėve” [...] e dėrgon sot krishterimin nė krizėn e tij tė identitetit, duke qenė se krijon gjithnjė kushtet e nevojshme pėr lindjen e njė ateizmi proteste”[7]


------------------------------------------------------------------------------

Referenca
[1] "The Catholic Encyclopedia", 1912, Vėll. XV, (The Encyclopedia Press, Inc., NY) f. 47.
[2] Benjamin Keldani, Muhamedi nė Bibėl, botuar nga Qendra Erasmus
[3] Thomas Jefferson: Letėr dėrguar James Smith-it, 8 dhjetor, 1822.
[4] Christianity and the World Religions." by Hans Kung, 1986, (Doubleday & Co., Inc., Garden City, NY) f. 113.
[5] " The New Yorker", (magazine; New York, NY) 23 Mark, 1987, f. 64.
[6] "L'Osservatore Romano", (newspaper; Vatican City) 10 Gusht, 1987, f. 4; shih edhe Dictionary of Doctrinal and Historical Theology, f. 765; si edhe The Voice of Prophecy radio broadcast, H. M. S. Richards, speaker, Los Angeles, Dec. 20, 1958.
[7](Dizionario Teologico Interdisciplinare della Marieti, f. 472-73; shih edhe The Promise of the Trinity, Gunton, f.31 ).

Rrezart Beka
Burimi: bibladhekurani.com