Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering Qura“an
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
   

Kamata


Kamata nė terminologjinė islame do tė thotė shtesė mbi kapitalin pa ndėrmjetėsinė e shitblerjes, kurse pėrkufizimi mė i njohur nė librat e fikhut ėshtė: “Shtesė pasurore e kushtėzuar nė marrėveshje, pa kompensim, gjatė kėmbimit tė njė pasurie me njė tjetėr.”

All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: “E nėse pendoheni atėherė juve ju pėrket vetėm kapitali juaj...” [Bekare: 279].


Dispozita e kamatės nė islam

Kamata pėrfaqėson fitimet mė tė pista, sepse ajo ėshtė e ndaluar nė Legjislacionin Islam, duke e konsideruar atė qė e lejon prej grupit tė jobesimtarėve, me argument fjalėn e All-llahut [xh.sh]: “All-llahu nuk e do asnjė jobesimtarė mekatarė.” [Bekare: 276].

Islami e ka ndaluar kamatėn nė tė gjitha llojet, format dhe ngjyrat e saj, sepse ajo pėrbėn njė fitim tė pisėt dhe pasuri tė ndaluar, pasuri tė cilėn tė pasurit kamatėdhėnės (apo kreditorėt) e marrin nga tė varfėrit nevojtarė pa tė drejtė, pa mundim dhe pa punė. Kamata ėshtė e ndaluar nė Kuran, Sunnet dhe sipas ixhmait tė tė gjithė dijetarėve.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: “O ju qė besuat, kini frikė All-llahun dhe nėse jeni besimtarė tė sinqert , hiqni dorė prej asaj qė ka mbetur nga kamata. E nė qoftė se nuk e bėni kėtė (nuk heqni dorė nga kamata), atėherė binduni se jeni nė luftė me All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij...” [Bekare: 278-279].

Pra, aq i madh dhe aq i shėmtuar ėshtė mėkati i kamatės, saqė ai i cili merr pjesė nė transakcionet me kamatė i ka shpallur luftė All-llahut dhe Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. E kush ėshtė ai i cili mund ta fitojė luftėn kundėr All-llahut? Pra, ēdokush qė punon me kamatė konsiderohet nė luftė kundėr All-llahut, gjė qė tregon se do tė dėnohet nė xhehennem dhe tregon se kamata ėshtė mėkat shumė shumė i madh.

Pėr ta potencuar edhe mė shumė shėmtinė e kėtij mėkati, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: “Kamata i ka 73 porta, mė e lehta ėshtė sikur ai njeri tė bėjė marrėdhėnie me nėnėn e tij...” [Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Daudi].

Poashtu All-llahu i Madhėrishėm thotė: “Ata qė e hanė kamatėn, ata nuk ngrihen ndryshe vetėm se si ngrihet ai ēmenduri nga tė prekurit e djallit. (Bėjnė) kėshtu ngase thanė: “Edhe shitblerja nuk ėshtė tjetėr, por njėsoj sikurse edhe kamata”! E All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatėn. Atij qė i ka arritur kėshillė (udhėzim) prej Zotit tė tij dhe ėshtė ndalė (prej kamatės), atij i ka takuar e kaluara dhe ēėshtja e saj mbetet te All-llahu, e kush e pėrsėrit (pas ndalimit), ata janė banues tė zjarrit, ku do tė mbesin pėrgjithmonė. All-llahu e zhduk kamatėn dhe e shton lėmoshėn, All-llahu nuk e do asnjė jobesimtarė mėkatar.” [Bekare: 275-276].

Nė kėto dy ajete All-llahu, subhanehu ve teala, na tregon se ngrėnėsit e kamatės janė tė ngjashėm me tė ēmendurit e xhindosur, pastaj ua zhvlerėson argumentimin e tyre se kinse kamata ėshtė njejtė me gjėrat tjera si shitblerja duke u thėnė se shitblerjen All-llahu e lejoi mirėpo kamatėn e ndaloi, pastaj All-llahu tregon se ai i cili e ndėrpret kamatėn dhe pendohet Ai do t’ia falė, e ai qė edhe pas kėsaj nuk pendohet dhe vazhdon me kamatė, All-llahu i kėrcėnohet me dėnim tė pėrjetshėm nė xhehennem. Dhe nė fund All-llahu tregon se nga kamata nuk ka bereqet, po ai haram gjithėsesi do tė zhduket dhe nuk do tė ketė bereqet nė tė.

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Do tė vijė njė kohė pėr njerėzit ku do tė hanė kamatėn.” Ebu Hurejra pyeti: “A tė gjithė njerėzit?” Ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Ai qė nuk do tė hajė prej tyre do tė marrė prej pluhurit tė saj.” [Ebu Davudi, Nesaiu, Ibn Maxhe].

Ajo qė vihet re sot ėshtė se ēdo fjalė prej fjalėve tė Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tingėllon reale dhe tregon madhėshtinė dhe vėrtetėsinė e mesazhit tė tij, sepse ai nuk flet nga vetvetja, po ėshtė shpallje nga All-llahu.

Transaksionet me kamatė janė pėrhapur shumė e nuk ka shpėtuar prej saj vetėm se ai qė e ka mėshiruar All-llahu, xhel-le sha'nunu. Ai qė konsumon kamatėn do tė dridhet ashtu siē dridhet ai qė ėshtė prekur nga shejtani, dhe kjo ėshtė lodhja, stresi dhe jostabilizimi i sotėm. Shpėrblimi ėshtė sipas punės, pėr shkak tė neglizhencės sonė dhe prishjes sė potencialeve tona…

Pa dyshim se rrjeti i kamatės sot po e rrjepė njerėzimin. Ky sistem kamate sot ka bėrė qė nė kohėt tona ta pėrqėndrojė pushtetin e vėrtetė nė duart e njė grupi njerėzish qė nuk kanė aspak mėshirė pėr njerėzimin, po qė e shikojnė vetėm interesin e tyre dhe mundohen t’i rrjepin njerėzit.

Shtetet janė borxhli tė kėtyre njerėzve, borxhe me kamata aq tė larta, saqė shteti nuk ka mundėsi ta paguajė as kamatėn, e mos tė folim pėr borxhin. Nė kėtė mėnyrė shteti shkatėrrohet ekonomikisht dhe bėhet rob i kėtyre njerėzve. Ata e udhėheqin politikėn e atij shteti, ata vendosin pėr luftė apo pėr paqe, krejt kėtė duke u bazuar nė grykėsinė e tyre dhe duke mos pasur aspak mėshirė pėr tė varfėrit.

Urtėsia nė ndalimin e kamatės. Urtėsia e parė nė ndalimin e njė gjėje ėshtė sprovimi qė All-llahu ua bėn robėrve tė Tij, qė ta sheh se a janė tė dėgjueshėm apo jo? All-llahu e ka ndaluar kamatė dhe ai ėshtė i Urti.

Argumentet e ndalimit tė kamatės janė nė Kuran, Sunnet dhe Ixhma, andaj duhet tė jemi tė prerė nė ndalimin e kamatės edhe nėse nuk i dimė tė gjitha urtėsitė e ndalimit tė saj.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: “Kur All-llahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare. E kush e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg sė vėrtetės.” [Ahzab: 36].

Sidoqoftė, do t’i pėrmendim disa prej efekteve negative tė kamatės:

1. Kundėrshtimi i All-llahut nė vendimin e Tij, andaj ai qė e bėn kėtė i nėnshtrohet hidhėrimit dhe dėnimit tė All-llahut.

2. Shkakton prishje tė ndjesisė dhe mirėkuptimit njerėzor, sepse qėllim kryesor bėhet grumbullimi i pasurisė nė kurriz tė tė varfurve. Sa e sa njerėzve u janė rrėmbyer shtėpiat pėr shkakė tė kamatės, sa e sa fėmijė kanė mbetur pa kulm mbi krye pėr shkak tė kamatės.

3. Shkakton urrejtje ndėrnjerėzore, tė varfėrit i urrejnė tė pasurit.

4. Shkakton dėshpėrim nė shpirtin e tė varfėrve dhe e rrit hendekun ndėrmjet atyre qė kanė dhe atyre qė nuk kanė, kurse islami na e mėson tė kundėrtėn e kėsaj, nėpėrmjet zekatit dhe sadakasė.

5. Shkakton qė pasuria tė grumbullohet nė duart e disa personave, qėllimi kryesor i tė cilėve ėshtė interesi i tyre personal. Kėshtu shtetet dhe shtetasit bėhen robėr tė tyre. Njėri prej tyre ka thėnė: “Ma jepni sistemin bankar tė njė shteti, pastaj zgjidheni kryetar kė tė doni.” D.m.th. politika e atij shteti do tė jetė nė dorėn time. …

6. Shumė ekonomistė bashkohorė e kundėrshtojnė kamatėn dhe tregojnė pėr dėmet e saj nė ekonominė e njė shteti, bile dėmet e saj reflektohen edhe te populli, nė formė tė taksave dhe ēmimeve tė larta.

7. Kamata shkaktoi qė kapitalistėt ta ndienin veten zot, kurse punėtorėt tė ndihen si robėr, i bėri pasuritė e popullit plaēkė pėr shtetet kapitaliste, tė cilat i pėrdorėn pėr prodhim tė armėve, pėr luftė dhe shkatėrrime.


Zgjidhja islame

Tash do tė flasim mbi zgjidhjen islame, e cila zgjidhje padyshim se ėshtė nė dobinė e tė gjithėve.

Islami i ka dhėnė hapėsirė kapitalit qė tė shfrytėzohet nė tregėti me afat tė gjatė ashtu siē ka lejuar pėrzierjen e tij me punėn, duke ndarė me tė fitimet dhe humbjet. Prej kėtu legjislacioni evropian gjatė zhvillimit tė tij mori idenė e ngritjes sė shoqėrisė aksionare, tė cilat ishin fara e zhvillimit mbi tė cilat ngrihen bazat e prodhimit dhe transaksioneve nė ekonominė bashkohore.

Si dihet, e ndaluara ėshtė e qartė dhe e lejuara ėshtė gjithashtu e qartė, e nuk do tė ketė shpėtim vetėm nėse mėsojmė prej thėnies sė All-llahut, subhanehu ve teala: “... e nėse pendoheni, atėherė juve ju pėrket vetėm kapitali juaj, kėshtu nuk bėni dhe nuk ju bėhet padrejtėsi.” [Bekare: 279]


Bankat islame

Mėsuam se kreditimi dhe marrja e kredisė me kamatė ėshtė vepėr e ndaluar, tė cilėn nuk e bėn tė lejueshme as edhe nevoja. Kėtu lind nevoja e korigjimit tė funksionimit tė kapitalit, duke e pėrshtatur me Legjislacionin Islam. Kėshtu lindi ideja e bankave islame, ngritja e tė cilave pėrfaqėson vetėm se njė hap mbi rrugė nė krahasim me hapat tjerė pėr ngritjen e sistemit ekonomik islam nė formėn e tij mė tė plotė, kur dihet se sistemi bankar konsiderohet boshti i tė gjithė aktivitetit ekonomik.


Objektivat e bankave islame

Bankat islame, pėr dallim nga ato tjerat, ngrihen mbi parimin e mosndarjes midis anės materiale, njerėzore dhe natyrės humane. Objektivat kryesore tė bankave islame janė:

1- Pėrputhja e veprimeve tė saja bankare me dispozitat islame, duke siguruar kėshtu alternativėn islame pėr ēdo veprim. Kjo nuk realizohet vetėm nėse banka islame pastron veprimet e saja nga ēdo gjė e ndaluar dhe hap i parė nė kėtė drejtim do tė jetė shpėtimi i muslimanėve nga kėneta e kamatės, nga kjo e keqe pėr tė cilėn All-llahu i ka shpallur luftė atyre qė pėrzihen nė tė, e mė pas sigurimi i fitimit hallall, vėnia e pasurisė nė shėrbim tė muslimanėve e shoqėrive tė tyre nėpėrmjet aktiviteteve tė ndryshme tė lejuara.

2- Zhvillimi i ndėrgjegjes sė kursimit, nxitja e investimeve dhe ndalimi i bllokimit tė pasurive, sepse banka islame ka pėr qėllim mbledhjen e kursimeve tė muslimanėve nė tė gjithė botėn dhe orientimi i tyre nė atė mėnyrė qė realizon dobi pėr vendet islame. Padyshim se lėnia e parave nė bankat islame i ndalon muslimanėt nga bėrja e gjynaheve duke i lėnė paratė nė banka tjera, tė cilat punojnė me kamatė dhe tė cilat i shfrytėzojnė kėto para pėr politikat e tyre tė cilat janė nė kundėrshtim me interesat e muslimanėve.

3- Paraqitja e metodave tė reja tė financimit dhe investimit, tė cilat janė nė pėrputhje me islamin, nė formė tė partneritetit tė plotė, i cili rrjedh nga bashkimi i kapitalit, punės dhe ndarjes sė fitimit dhe humbjes. Nuk ka dyshim se tė gjitha tė ardhurat nga projektet me partneritet, janė mė tė larta se tė ardhurat e realizuara nga kamata.


Format e financimit tek Bankat islame

Format e financimit tek bankat islame burojnė nga Legjislacioni Islam, i cili ndalon marrjen dhe dhėnien e kamatės. Do t’i pėrmendim disa prej kėtyre formave:

1- Mudarebeja (bashkimi i kapitalit me punėn).

Te kamata, dhėnėsi i kamatės ėshtė nė fitim tė sigurtė, kurse ai qė e merr kamatėn i nėnshtrohet edhe punės edhe rrezikut tė humbjes. Kurse Mudarebeja ėshtė bashkimi i kapitalit tė njėrės palė me punėn e palės tjetėr, duke e ndarė fitimin dhe humbjen. Fitimi ndahet nė bazė tė njė pėrqindjeje tė caktuar mė parė.

2- el-Anan (partneriteti me kapital tė pėrbashkėt)

Partneriteti i quajtur el-Anan ėshtė njė marrėveshje midis dy apo mė shumė partnerėve pėr tė bėrė biznes me kapitalin e tyre tė pėrbashkėt, me kusht qė fitimi tė ndahet midis tyre sipas njė pėrqindjeje tė pėrcaktuar. Dallimi mes kėsaj dhe Mudarebesė ėshtė se te Mudarebeja kemi kapitalin te njėra palė dhe punėn te pala tjetėr, kurse nė kėtė rast kapitali dhe puna janė nga tė dy palėt.

Poashtu ka edhe shumė forma tjera, tė cilat nuk do t’i cekim kėtu. Qėllimi ėshtė tė tregojmė se kamata ėshtė rreptėsisht e ndaluar dhe se ne si musliman duhet tė organizohemi qė ta bėjmė biznesin tonė nė mėnyrė hallall. Bankat islame ekzistojnė nėpėr shumė vende islame, po bile edhe nė shumė vende perėndimore, si shkak i kėrkesės sė muslimanėve.

Lusim All-llahun tė na udhėzojė nė rrugėn e drejtė dhe tė na largojė nga fitimi me haram.


Omer Islami, 23.2.2007
Burimi: albislam.com