Home About us Contact
 
Introduceding Islam
Lessons & Lectures Lessons & Lectures
Miracles of Islam
Discovering Qura´an
Way to Islam
Topics that move
Online Library
Islamic Television
Islamic Links
 
 
 
 
 
   

Citate nga Historiane te famshem
te Shkences


Shkrimtaret perendimore shpesh here perdorin fjalet arabe ose muhamedane per te pershkruar muslimanet dhe fjalen ‘civilizimi arab’ per te pershrkuar ‘Civilizimin Islam’. Ne disa raste te tjera, fjalet Saracenis dhe maure perdoren gjithashtu per muslimanet ( arabe dhe jo-arabe) nga pjese te ndryshme te Evropes, Afrikes, Arabise dhe Azise. Sipas nje tradite te Profetit Muhamed (s) cdokush gjuha e pare e te cilit ishte arabishtja ishte nje arab pa marre parasysh origjinen e tij etnike, vendlindjen, dhe nenshtetesine. Arabishtja ishte mjeti i komunikimit ne te gjithe boten muslimane deri para disa shekujsh. Gjate 800 – 1500 e.r. te gjitha veprat shkencore shkruheshin ne arabisht. Ishte vetem pas kolonizimit te tokave muslimane qe kjo praktike u be shume me pak predominuese dhe ne shume raste edhe u eliminua fare.

Xhorxh Sarton rreth shkencetareve muslimane ne librin “Hyrje ne Historine e Shkences”

“Do te jete e mjaftueshme ketu te permendim disa emra te famshem: Xhabir ibn Haijan, el-Kindi, el-Khuarizmi, el-Razi, el-Fargani, Thabit ibn Kurra, el-Batani, Hunejn ibn Ishak, el-Farabi, Ibrahim ibn Sinan, el-Mesudi, el-Tabari, Ebul Uafa, ‘Ali ibn Abas, Abul Kasim, Ibn el-Xhezar, el-Biruni, Ibn Sina, Ibn Junus, El-Kashi, Ibn el-Haitham, ‘Ali Ibn ‘Isa el-Gazali, el-Zarkab, Omar Kajami. Nje liste madheshtore emrash e cila nuk do te ishte shume e veshtire te shtohej. Ne qofte se ndokush ju thote juve qe kohet e Mesjetes ishin te varfera shkencerisht, mjafton t’i citoni keto emra atij, emra te cilet lulezuan brenda nje kohe te shkurter, 750 deri ne 1100 e.r. Xhon Uilljam Draper ne “Zhvillimi Intelektual ne Evrope”

“Duhet te tregoj me keqardhje menyren sistematike me te cilen letersia evropiane ka vazhduar te nxjerre jashte veshtrimit detyrimet tona ndaj muhamedaneve. Sigurisht qe keto detyrime nuk mund te fshihen me. Padrejtesia e gjetur ne zemerimin fetar dhe ne mendjemadhesine nacionaliste nuk mund te vazhdoje perjetesisht. Arabet kane lene pershtypjet e tyre intelektuale mbi Evropen. Ata i kane shkruar ato ne qiell dhe cdokush qe lexon emrat e yjeve mund t’i lexoje ato.

Robert Brifolt ne “Formimi i Njerezimit”

“Ishte nen ndikimin e arabeve dhe ringjalljes se kultures prej maureve dhe jo ne shekullin e 15-te, qe nje ringjallje e vertete ndodhi. Spanja dhe jo Italia ishte djepi i rilindjes se Evropes, e cila pas zhytjes se vazhdueshme poshte e me poshte ne barbarizem, kishte arritur thellesite me te erreta te injorances dhe degjenerimit ne kohen kur qytetet e botes Sarakenike, Bagdati, Kajro, Kordova, dhe Toledo, ishin qendrat e civilizimit dhe veprimtarive intelektuale. Qe nga kohet kur ndikimi i kultures se tyre filloi te ndihet, filloi edhe tronditja e jetes se re.

“Ishte nen paraardhesit e tyre ne Shkollen e Oksfordit (trashegimtare te muslimaneve te Spanjes) qe Roxher Bejkon mesoi gjuhen arabe dhe shkencat arabe. As Roxher Bejkon dhe as adashe te mevonshem nuk mund te lavderoheshin si ata qe prezantuan metodat eksperimentale. Roxher Bejkon nuk ishte asgje me teper se sa nje nga apostujt e shkences dhe metodes muslimane ndaj Evropes kristiane; dhe ai asnjehere nuk deklaroi qe njohja e arabishtes dhe shkencave arabe ishte per beshkekohesit e tij rruga e vetme drejt shkences se vertete. Diskutime rreth asaj se kush ishte inisiatori i metodave eksperimentale jane pjese e keqinterpretimeve te medha te origjines se civilizimit evropian. Metoda eksperimentale e arabeve ishte qe nga kohet e Bejkonit gjeresisht te perhapura dhe te kultivuara me shume zell neper te gjithe Evropen.

“Shkenca eshte kontributi me i rendesishem i civilizimit arab ndaj botes moderne; por frytet e saj u mblodhen me vone. Vetem shume kohe me vone pasi kultura maure ishte zhytur ne erresire, gjigandi i cili i kishte dhene jete kesaj kulture filloi te ngrihej. Nuk ishte vetem shkenca ajo qe i risolli jeten Evropes. Shume influencime te tjera prej Civilizimit Islam i komunikuan shkendijat e tyre te para jetes se Evropes.

“Megjithese nuk ka asnje aspekt ne zhvillimin evropian ne te cilin ndikimi i kultures islamike te mos jete i pranishem, ne asnje vend tjeter nuk eshte kaq e qarte se sa ne gjenezen e asaj fuqie e cila perben forcen e dallueshme te botes moderne dhe forcen e fitores se saj, shkencat natyrore dhe shpirti shkencor.

“Borxhi i shkences tone ndaj asaj te arabeve nuk konsiston ne zbulimet e medha dhe teorive revolucionare. Shkenca i detyrohet shume me teper kultures arabe, i detyrohet vete ekzistences se saj. Astronomia dhe matematika e grekeve ishin nje import i huaj qe asnjehere nuk u aklimatizuan ne kulturen greke. Greket sistematizuan, gjeneralizuan, dhe teorizuan, por rruget e vrojtimeve, mbledhja e diturive pozitive, obzervimet e perzgjatura dhe te detajuara dhe kerkimet shkencore ishin te gjitha se bashku te panjohura per temperamentin grek. Vetem ne Aleksandrine Helenike mund te gjendej ndonje afrim i veprave shkencore i bere ne boten e lashte dhe klasike. Ajo qe ne quajme shkence lindi ne Evrope si nje rezultat i nje shpirti te ri kerkimor, metodave te reja eksperimentale, obzervimeve, matjeve, zhvillimit te matematikes, ne nje forme te panjohur nga greket. Ky shpirt dhe keto metoda u prezantuan ne boten evropiane nga arabet. “Ka shume mundesi qe pa arabet, civilizimi modern evropian nuk do te kishte lindur ndonjehere; eshte abolutisht e vertete qe pa ata, ky civilizim nuk do te kishte marre keto karakteristika te cilat i dhane mundesine te kalonte te gjitha fazat e meparshme te evolucionit.”

Arnold dhe Guillaume ne “Trashegimia e Islamit” mbi Shkencen dhe Mjekesine Islame

“Duke pare mbrapa ne mund te themi se shkenca dhe mjekesia islame pasqyruan driten e diellit helenik, kur dita e tij kishte mbaruar, dhe ato ndricuan si nje hene, duke i dhene drite nates me te erret te Evropes Mesjetare; disa yje te shndritshme i dhane driten e tyre dhe kjo hene dhe keto yje u veniten nen lindjen e nje dite te re – Rilindjes. Meqenese ato kishin pjesen e tyre ne drejtimin dhe prezantimin e kesaj levizjeje te madhe, mund te thuhet qe ata jane akoma me ne.”

Xhorxh Sarton ne “Hyrje ne Historine e Shkences”

Gjate sundimit te halifit El-Mamun (813 – 33 e.r.) menyra e re e te mesuarit arriti kulmin e saj. Monarket krijuan ne Bagdat nje shkolle te rregullt per perkthime. Kjo shkolle ishte pajisur me nje biblioteke, dhe nje nga perkthyesit atje ishte Hunejn ibn Ishak (809-77), nje filozof dhe fizikant me fame te madhe. Nga nje biografi e shkurter e tij e botuar kohet e fundit mesojme qe ai perktheu te gjithe vellimet e veprave Galenike.

“Pervec perkthimit te veprave greke, perkthyesit bene manuale njeri nga te cilet eshte tipik i periudhes se mesimeve arabe. Keto jane ripermbledhje te te gjithe mjekesise, te cilat diskutojne semundjet e trupit, duke filluar sistematikisht me koken dhe duke vazhduar deri poshte tek kembet.

“Ideali musliman nuk ishte bukuria e jashtme, por Zoti ne Begatine e Tij; qe do te thote Zoti me te gjitha shpalljet e Tij, yjet dhe qiejt, token dhe gjithe natyren. Keshtu qe ideali musliman ishte i pafund. Por duke u marre me pafundshmerine ashtu sic perceptohet nga muslimanet, ne nuk mund te kufizojme veten tone vetem me hapesiren, por duhet te konsiderojme edhe kohen.

“Hapi i pare matematikor qe nga konceptimi grek i nje universi statik deri tek konceptimi islam i nje universi dinamik u ndermor nga el-KKhuarizmi (780-850), themeluesi i algjebres moderne. Ai zhvilloi karakterin e paster te numrave si madhesite e kufizuara duke demonstruar mundesite e tyre si elemente te manipulimeve dhe hetimeve te infinite te pronave dhe lidhjeve.

“Ne matematiken greke, numrat mund te zgjeroheshin vetem me ane te proceseve laboratorike te shtimit dhe shumezimit. Simbolet algjebrike te numrave te el-Khuarizmit permbajne mundesite e infinitit. Keshtu qe ne mund te themi qe avancimi nga aritmetika tek algjebra eshte nje hap nga te qenurit tek te berit nga universi grek tek universi i gjalle i Islamit. Rendesia e algjebres se Khuarizmit u njoh nga Perendimi ne shekullin e 12te – kur Zherardi i Kremones perktheu tezat e tij ne latinisht. Deri ne shekullin e 16te ky version u perdor ne universitet evropiane si libri matematikor kryesor. Por influenca e Khuarizmit arriti shume me larg se sa universitetet. Kete influence e gjejme ne veprat matematikore te Leonardo Fibinacit si ajo e Pizes, Mjeshtri Jakob i Firences, deri tek Leonardo da Vinci.

“Nepermjet hetimeve te tyre mjekesore ata jo vetem zgjeruan horizontin e mjekesise, por zmadhuan edhe konceptet humanitare ne pergjithesi. Keshtu qe nuk ka mundesi qe kerkimet e tyre mund ti conin ata ne perfundime qe ishin te paarritshme nga mjeshterit greke. Ne qofte se shihet si simbolike qe arritjet me spektakolare te gjysmes se shekullit te 20te si ndarja e atomit dhe bomba atomike, gjithashtu nuk do te dukej e e rastit qe perpjekjet e muslimaneve te hershem ne mjekesi mund te conin ne nje zbulim qe ishte pothuajse po aq revolucionar dhe me i vlefshem.

“Nje filozofi e perqendrimit rreth vetvetes, qofte edhe e maskuar ne cdo lloj menyre, do te ishte e pakuptimshme dhe e qortueshme per mendjen e muslimaneve. Kjo mendje ishte e paafte te shihte njeriun, si ne shendet ashtu edhe ne semundje si te vecuar prej Zotit, prej te afermve, dhe prej botes perreth tij. Ishte ndoshta e paevitueshme qe muslimanet te zbulonin qe semundja nuk ka nevoje te lindi brenda pacientit por mund te merret nga jashte, me fjale te tjera, ata duhet te kene qene te paret qe kane vendosur qarte ekzistencen e semundjeve ngjitese.

“Nje nga perfaqesuesit me te famshem te universalitetit musliman dhe nje figure e shquar ne mesimet islame ishte Ibn Sina, i njohur ne Perendim me emrin Avicena (981-1037). Per 1,000 vjet ai ka ruajtur famen e tij origjinale si nje nga mendimtaret dhe dijetaret me te medhenj ne histori. Vepra e tij mjekesore me e rendesishme eshte Kanuni dhe nje permbledhje rreth ilaceve te zemres. Vepra e pare eshte nje enciklopedi e pafundme e mjekesise. Permban disa nga mendimet me te ndritura qe i perkasin dallimit te mediastinitisit nga pneumonia; natyra ngjitese e fthisis; perhapjes se semundjeve me ane te ujit dhe tokes; pershkrime te kujdesshme rreth semundjeve te lekures, semundjeve seksuale dhe shqetesimeve nervore.

“Kemi arsye te besojme qe kur gjate kryqezatave Evropa filloi te ngrinte spitalet e saj te para, ata ishin frumezuar nga arabet e Lindjes se Aferme. Spitali i pare ne Paris u themelua nga Luigji IV pas kthimit te tij nga kryqezata e vitit 1254-1260.

“Ne veprat e tij (Xhabir, Geber) gjejme disa veshtrime rreth metodave te kerkimeve kimike, nje teori rreth formimit gjeologjik te metaleve (gjashte metalet ndryshojne per arsye te permasave te ndryshme te sulfurit dhe merkurit qe permbajne); pergatitjes te substancave te ndryshme.

Veprat e Ibn Hajthamit zbulojne zhvillimet e tij ne aftesine e eksperimenteve. Tabelat e tij te kendeve te pjerresise dhe perthyerjes se drites duke kaluar nga nje mjet tek nje tjeter tregojne se sa afer i ishte afruar ai zbulimit te ligjit te qendrueshmerise se raportit te sinusit, qe me vone iu atribua Snelit. Ai llogariti saktesisht per muzgun si pasoje e perthyerjes atmosferike, duke vleresuar renien e trysnise atmosferike te diellit te ishte 19 grade poshte horizontit, tek fillimi i ketij fenomeni mengjeseve ose tek perfundimi i tij mbremjeve.

“Nje pjese e madhe e njohurive shkencore dhe atyre historike ndodhen ne volumin e 30-te, Fushat e Arta dhe Minierat e Gureve te Cmuar prej nje nga historianet me te shquar, El-Masidut. Nje veper gjeografike me e sakte eshte fjalori “Muxham el-Buldan’ nga El-Hamami (1179- 1229). Kjo eshte nje enciklopedi e vertete, qe duke shkuar pertej kufijve te gjeografise perfshin edhe shume dituri shkencore.

“Ata studiuan, mblodhen dhe pershkruan bime qe mund te kishin disa qellime te dobishme, si ne agrikulture ashtu edhe ne mjekesi. Keto prirje te shkelqyera, te pabarazuara ne kristianizem, u vazhduan gjate gjysmes se pare te shekullit te 13-te nga nje grup prej kater botanistesh. Njeri prej ketyre Ibn el-Baitar perpiloi vepren me te pershkruar arabe rreth ketij subjekti (Botanikes), ne fakt me e rendesishmja per te gjithe periudhen qe nga Dioskoridet deri ne shekullin e 16-te. Ishte nje enciklopedi e vertete rreth ketij subjekti, qe perfshinte te gjithe eksperiencen Greke dhe ate Arabe.”

“Abd el-Malik ibn Kuraib (el-Asmai; 739-831) ishte nje arab i devotshem i cili shkruajti disa libra te vlefshem rreth anatomise se njerezve. El-Xhaualiki i cili lulezoi ne gjysmen e pare te shekullit te 12-te dhe Abd el-Mumin i cili lulezoi ne gjysmen e dyte te shekullit te 13-te ne Egjypt, shkruajten traktate rreth kuajve. Zoologu me i madh midis arabeve ishte el-Damiri (1405) i Egjiptit libri i te cilit rreth jetes se kafsheve “Hajat el-Hajuan” eshte perkthyer ne anglisht nga A.S.G.Xhajakar (Londer 1906, 1908).

“Pesha e autoritetit te respektuar, per shembull ajo e Ptolemeut, rralle i frikesoi ata. Ata ishin gjithmone te etur per te provuar nje teori, dhe ata asnjehere nuk u lodhen se eksperimentuari. Megjithese te motivuar dhe pershkruar nga shpirti i fese se tyre, ata asnjehere nuk do te lejonin nje dogme sic interpretohej nga ortodokset t’u nderpriste rrugen e tyre te kerkimeve shkencore.

De Laci O’Liri ne “Mendimi Arab ne Histori”

“Materiali grek i mare prej Arabeve nuk i’u kalua thjesht te tjereve qe erdhen pas tyre. Ky material ka nje jete te vertete dhe nje zhvillim ne rrethinat arabe. Ne astronomi dhe matematike, veprat e shkencetareve greke dhe atyre indiane u perpiluan dhe keshtu ndodhi nje perparim i madh. Arabet jo vetem qe zgjeroj ate cfare kishin mare nga greket por kerkuan dhe korrigjuan edhe regjistrime te vjetra.”

Karra ce Voks ne “Trashegimia e Islamit”

“Aritmetika dhe algjebra gjithashtu lulezuan pergjate astronomise. Kjo ishte periudha e el-Khuarizmit emri i te cilit, i kurruptuar nga shkrimtaret latine te perendimit, na japin neve termin Algorizem (disa here i shkruar Algoridhm).”

Silberbergu ne “Zeitschrift Fuer Assyriologie” Strasburg

“Megjithate eshte habitshme qe e gjithe letersia antike botanike na jep neve vetem dy paralele te librave tane (ate te ad-Dinauari, vdiq ne 895 e.r.). Si ka mundesi qe muslimanet, gjate nje periudhe kaq te hershme te jetes letrare, te arrinin nivelin e njerezve kaq gjeniale sic ishin Helenet, madje edhe t’a kalonin ate. (Ad-Dinari ka shkruajtur “Botanika Enciklopedike” ne gjashte volume te trasha. Eshte shkruar perpara se te perkthehej ndonje veper greke ne arabisht.”

F.G.Alfalo ne “Ribashkimi i Gjysmehenezes”

“Veprat e Khuarizmit ne artmetike dhe algjeber u perkthyen ne latinisht me emrin Algoridhem (i cili duhej te ishte Algorizem). Emri i tij eshte origjina e emrit Logarithem.

Zhozef Hell ne “Civilizimi Arab”

“Ne fushen e trigonometrise, teoria e Sinusit, Kosinusit dhe tangeteve eshte e lene trashegim brez pas brezi tek Arabet. Epokat e shndritshme te Peurbashit, te Regiomontanusit, te Kopernikut, nuk mund te permenden pa na sjelle ndermend punen pergatitese dhe fundamentale te matematicieneve arabe.”

“Adoptimi i shenjes se zeros ishte nje shkalle e rendesise se larte, qe te udhehiqte tek e ashtuquajtura aritmetika e pozicioneve. Me ndihmen e sistemit arab te numrave, metodat elementare te llogaritjes u perfeksionuan; doktrinat e pronave, dhe lidhjes midis te barabartes dhe jo te barabartes dhe numrave primare, katroreve dhe kubave, u zhvilluan; algjebra u pasurua prej zgjidhjes te grades se trete dhe asaj te katert, me ndihmen e gjeometrise dhe keshtu me radhe. Rreth vitit 820 e.r matematicieni al-Khuarizmi shkruajti nje liber rreth Algjebres, dhe trajtimit te saj elementar- e perkthyer ne latinisht- u perdor nga dijetaret Perendimore deri ne shekullin e 16-te.”

Orientalisti Francez Dr. Gustav Lebon

“Duhet te sjellim ndermend qe asnje shkence, as ajo e kimise as ndonje shkence tjeter, nuk eshte zbuluar papritmas. Arabet kishin vendosur 1,000 vjet me pare laboratoret e tyre ne te cilat ata kryenin eksperimentet dhe publikonin zbulimet e tyre pa te cilat Lavoisier (te cilit i jepet merita si themelesi i kimise) nuk do kishte qene i afte te prodhonte asgje ne kete fushe. Mund te thuhet pa patur frike per ndonje kontradikte se duke i patur borxh kerkimeve dhe eksperimenteve te shkencetareve muslimane, kimia moderne erdhi ne ekzistence dhe prodhoi rezultate te medha ne formen e zbulimeve te medha, elektricitetin, telegrafin, telefonin, radion, fotografie, kinematografine dhe keshtu me radhe.”


Burimi: http://geocities.com/alcislam/