Ne kemi mbledhur një kolleksion histori të prominentëve prej gjithë anëve të botës për ju, të cilet tregojnë rrugën e tyre drejt Islamit dhe japin shkaqe se pse e kanë zgjedhur Islamin si fe dhe si menyrë jete.
Islami do të thotë se Zoti i udhëzon njerëzit. Nuk është fe e një kombi të vecantë. Nuk është fe e lidhur në një vend. Të gjithë profetet e Zotit në të gjithë kohërat dhe vendet e kanë shperndarë dhe ligjëruar ketë fe.
Shpallja më e fundit i është shpallur Muhammedit a.s në Arabi. Ai e mbaroi misionin e tij dhe hapi civilizim nën fundamentet e Islamit. Populli arab ishte ndjekës më i madh i kësaj menyre jete. Ata u kthyen prej erresire në dritë dhe u bënë një popull të cilet u përmenden. Duke filluar nga Arabia, Feja islame filloi të shperndahet edhe neper shtete dhe popuj të ndryshem. Por kur arabet e neglizhuan fenë e tyre dhe i lanë mbas obligimet e tyre qe i kishin ndaj Zotit, popujtë tjerë e moren fronin dhe e ngriten flamurin e Islamit si p.sh Egjipti, Spanja, Turqia, India, etj, erdhen së bashku në Islam dhe e ngriten flamurin islam.
Islami nuk është eksluzive për ndonjë person apo një grup personash, por i takon gjithë njerëzimit. Zoti e din më se miri se njerëzit e lindjes apo ato te perendimit do të kapen per Islam.